Vajza e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka dhënë dorëheqjen si deputete pas akuzave se kishte mashtruar 17 burra për të luftuar si mercenarë për Rusinë në Ukrainë.
Duduzile Zuma-Sambudla, e cila u bë anëtare e parlamentit vitin e kaluar për partinë kryesore të opozitës uMkhonto weSizwe (MK), ka deklaruar se ajo mendonte që burrat po shkonin në Rusi për trajnim “të ligjshëm”.
Partia MK tha se dorëheqja ishte vendim i saj, pasi Duduzile Zuma-Sambudla dëshiron të përqendrojë përpjekjet për kthimin e atyre që janë të bllokuar në rajonin e shkatërruar nga lufta në Donbas të Ukrainës.
Vëllai i njërit prej burrave, i cili ka dërguar mesazhe zanore të dëshpëruara për gjendjen e tij, i tha BBC-së se familja kërkon përgjegjësi dhe kthimin e tij të sigurt.
“Gjërat që i sheh në filma, ne po i shohim drejtpërdrejt,” tha 40-vjeçari në një prej mesazheve të ndara me BBC-në nga familja e tij, për tmerret që po përjetonin në Ukrainë.
Transmetuesi publik britanik nuk e ka zbuluar identitetin e tij për arsye sigurie, duke e quajtur Sipho, ndërsa vëllain e tij, që ndodhet në Afrikën e Jugut, Xolani.
“Jeton me frikë sepse nuk e di çfarë e pret, apo çfarë do t’i ndodhë kur bie nata, pasi ata janë gjithmonë në zonë lufte,” tha Xolani për të vëllanë, duke shtuar se dorëheqja e Zuma-Sambudla, e cila ka babanë lider të MK-së, nuk ka asnjë kuptim për familjen.
“Ajo thjesht po përpiqet të shpëtojë reputacionin e partisë politike të të atit… Familjet duan përgjegjësi dhe kthimin e burrave që u mashtruan për të luftuar për Rusinë.”
Sipho thotë se ishte rekrutuar nga dy persona, njëri prej tyre Zuma-Sambudla.
“Ata (e ka fjalën për rekrutuesit) madje na blenë biletat e avionit për të ardhur këtu (në Rusi),” thotë Sipho në një prej mesazheve. Zuma-Sambudla ka mohuar se ka mashtruar dikë me qëllim dhe thotë se është “thellësisht e tronditur”, duke shtuar se edhe vetë është viktimë e mashtrimit dhe manipulimit.
Xolani thotë se vëllai i tij u largua nga Afrika e Jugut më 8 korrik, duke menduar se do të trajnohej si truprojë për MK-në. Por i ndodhi krejt e kundërta.
Në deklaratën e saj, Zuma-Sambudla thotë se ajo vetë kishte marrë trajnim joluftarak në Rusi, të organizuar nga një burrë që ajo thotë se nuk e njihte derisa e kontaktoi. Kur ai sugjeroi rekrutimin e më shumë njerëzve për të marrë pjesë në atë që ajo mendonte se ishte program i ngjashëm, Zuma-Sambudla “e shpërndau informacionin në mënyrë të pafajshme” me të tjerë, përfshirë familjarë.
“Nuk do t’i ekspozoja në asnjë rrethanë familjarët e mi, apo këdo tjetër, ndaj rrezikut,” shton ajo.
Zbulimi se njerëzit ishin mashtruar për t’u dërguar në luftë i ka “shkaktuar tronditje dhe shqetësim të thellë,” thotë Zuma-Sambudla. “Edhe unë jam viktimë e mashtrimit, keqinterpretimit dhe manipulimit,” shton ajo në deklaratë.
Më herët këtë muaj, qeveria e Afrikës së Jugut konfirmoi se kishte marrë thirrje urgjente nga 17 shtetas të saj të bllokuar në Donbas, të cilët ishin joshur të bashkoheshin me forca mercenare në këmbim të kontratave fitimprurëse. Qeveria e Afrikës së Jugut nuk ka dhënë asnjë informacion të ri që prej deklaratës së saj të fundit. Ajo kishte premtuar se do të përdorte “kanalet diplomatike” për t’i kthyer këta burra në atdhe, por ende nuk ka bërë diçka konkrete.
Tag: mashtruar
-

Mashtrimi që çoi afrikanët në frontin e Ukrainës, jep dorëheqjen vajza e ish-presidentit të Afrikës së Jugut
-

Përfitoi mbi 33 mijë euro duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, ekstradohet nga Gjermania 37-vjeçarja rumune
Një 37-vjeçare nga Rumania është vënë në pranga, pasi dyshohet se përfitoi rreth 33,500 euro duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive.
Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Gjatë periudhës mars-prill, 2019, Aurelia Bratianu, mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar e-maile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
“Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune.
Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua me bashkëpunim të Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar.Top Channel
-

Bleu makinën por nuk ia dha paratë pronarit dhe u zhduk, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë
makina e sekuestruar
TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar një 37-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se 37-vjeçari i ka shitur makinën tip “Hyundai Tucson”, 28-vjeçarit të arrestuar, ndërsa ky i fundit e ka mashtruar për pagesën duke i thënë se do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare. Automjeti në fjalë është gjetur dhe sekuestruar nga policia.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta”.
Mashtroi shtetasin që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës, vihet në pranga 28-vjeçari.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Hyundai Tucson”.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”.
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Mashtroi 37-vjeçarin që do t’i transferonte paratë e blerjes së makinës në llogarinë e bankës, arrestohet i riu
‘Blutë’ e kryeqytetit bëjnë me dije se i riu ka mashtruar një 37-vjeçar se do t’i kalonte parë e blerjes së makinës nëpërmjet llogarisë bankare.
Ndërsa është sekuestruar edhe automjeti tip “Hyundai Tucson”.
“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”.
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Hiqej si prokuror për të mashtruar qytetarët, arrestohet 49-vjeçari në Sarandë, në pranga dhe një i ri që e strehonte
Policia e Sarandës ka arrestuar një 49-vjeçar nga Tirana, i cili prezantohej si prokuror për të përfituar shërbime dhe dokumente në mënyrë të paligjshme.
Edhe në momentin e ndalimit, ai iu prezantua punonjësve të Policisë si përfaqësues i Prokurorisë.
Shtetasi A. M. ishte në kërkim, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata për të njëjtën vepër penale – mashtrim duke u paraqitur si funksionar publik. Ai rezulton i dënuar më parë për mashtrim të disa shtetasve, të cilëve u ka marrë para duke u premtuar punësime apo zgjidhje ligjore në emër të institucioneve shtetërore.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Deceiver”, u arrestua edhe shtetasi E. Ç., 19 vjeç, i cili strehonte 49-vjeçarin në banesën e tij në Sarandë. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike tip “Shars”, municion luftarak, dokumente zyrtare, një kompjuter dhe radio komunikimi të ngjashme me ato të Policisë.
Sipas hetimeve, A. M. u prezantonte qytetarëve si prokuror, duke i mashtruar se do të punësoheshin në institucione shtetërore dhe se do të paguheshin nga Prokuroria. Në këtë mënyrë ai ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm ekonomik ndaj disa personave, duke u marrë para dhe përfituar në mënyrë të paligjshme.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar raste të tjera ku mashtruesi mund të ketë vepruar.Top Channel
-

Tebas hedh akuza të rënda: Manchester City ka mashtruar për 10 vite, edhe PSG ka…
3 Tetor 2025
8:05
Alfred Lleshi
Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka sulmuar ashpër Manchester City dhe PSG, duke i akuzuar për mashtrime dhe humbje të qëllimshme ekonomike. “Manchester City ka mashtruar për 10 vite. Ka humbur para dhe ka bërë trampa që nga ardhja e pronarëve të rinj… Po kështu PSG, që ka pasur humbje prej 200 milionë eurosh për 7 vite radhazi”, – deklaroi ai në një aktivitet të organizuar nga “Expansión” dhe “PKF Attest”.
Tebas mbrojti modelin ekonomik të futbollit spanjoll, duke theksuar se klubet në La Liga janë nën kontroll të rreptë financiar, ndryshe nga ato në Angli apo Francë: “Futbolli është global, por në garat europiane përballemi me ekipe që nuk kanë kontrolle të tilla”.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për më shumë vende VIP në stadiumet spanjolle për të rritur të ardhurat, duke e krahasuar me Premier League dhe Bundesligën. Sipas tij, diferenca arrin në 600 milionë euro në sezon: “Kontrolli ekonomik është thelbësor. Dikur klubet kishin 700 milionë borxhe tatimore, sot kjo nuk ndodh më”. -

Përfitoi 17 mijë euro duke mashtruar klientët, dëshmia e pronarit të “SunnyTravel”
Policia e Tiranës arrestoi dje 63-vjeçarin Ardi Gjuzi, sepse agjencia turistike që administronte kishte mashtruar qytetarët, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.
Ndërkohë, detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni “Rezervimi”, ku agjencia turistike e përfshirë në këtë skemë mashtrimi është “SunnyTravel”.
63-vjeçari kryente vetëm pagesat e udhëtimit ndërsa pagesat e rezervimit të hoteleve nuk i kryente duke mashtruar qytetarët.
Kur është pyetur nga grupi hetimor pronari i agjencisë Ardi Gjuzi ka dëshmuar se ka mashtruar klientët sepse ishte në krizë financiare dhe në prag falimentimi.
Në një rast një familje që kishte udhëtuar drejt Francës kanë kuptuar që hoteli nuk ishte rezervuar edhe pse e kishin bërë pagesën në agjencinë turistike. Kanë qenë rreth 20 qytetarë që kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi dhe kishin ngelur rrugëve pa hotel të rezervuar dhe të paguar.
Pronari i agjencisë i ka marrë nëpërmjet mashtrimit rreth 17 mijë euro qytetarëve. Madje pasi u bë publik rasti nga policia, kanë shkuar edhe qytetarë të tjerë të bëjnë denoncime për “SunnyTravel”.
63- vjeçari është arrestuar nga policia e Tiranës i akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nën hetim është vendosur edhe bashkëshorja e tij, E. Gj., 51 vjeçe, punonjëse në këtë agjenci, për të njëjtat veprat penale.
gijotina.com/ -

Akuzohen se kanë mashtruar klientët, duke i marrë rreth 17 mijë €, arrestohet administratori i një agjencie turistike
Pronari i një agjencie turistike në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për mashtrim. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Ardi Gjuzi akuzohet se ka mashtruar disa klientë duke i marrë rreth 17 mijë euro, ndërsa është proceduar e shoqja.
NJOFTIMI I POLICISEFinalizohet pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Rezervimi”. Vihet në pranga administratori i një agjencie turistike dhe procedohet penalisht punonjësja e agjencisë (bashkëshortja e tij), pasi dyshohet se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”.
Si rezultat i operacionit:-u ndalua shtetasi Ardi Gjuzi., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike;-nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”. -

Fermerë e bujqë investonin lekët në lokalin e tij! ‘Profesori’ kalon ‘topin’: Jam i mashtruar, se di çfarë bënin kamarierët
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Qindra qytetarë në Lushnjë e Divjakë ranë pre e mashtrimit të platformave piramidale online, duke humbur mijëra euro me shpresën e një investimi të përjetshëm. ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku ishte hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale. Të paktën 900 qytetarë që kanë rënë pre e mashtrimit në Lushnje, Divjake, e Fier.
Në dosjen hetimore siguruar nga redaksia, bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, figuron në pronësi të 38-vjeçarit Arbër Çela, i njohur si ‘Profesori’, i arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar në lidhje me firmat piramidale online TXEX dhe XEUX. Lokali i tij ishte kthyer në bazën e mashtrimit ku familjarë e fermerë, investonin shumat e majme të joshur nga reklamat në derën e biznesit. Kamarierët e tij përveç shërbimit, bënin dhe rolin e agjentit për të udhëzuar pjesëmarrësit e rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve në aplikacione si Telegram.
Por në dëshminë e dhënë para hetuesve vetë pronari e kalon ‘topin’ tek kamarierët dhe rrëfen se platformën ja ka sugjeruar nipi i tij që ndodhet jashtë shtetit. Profesori deklaron se ai është po ashtu viktimë e këtij mashtrimi dhe mohon akuzat edhe lokali i tij ishte baza e firmës piramidale. 38-vjeçari pohon se ai vetë bashkë me motrën dhe bashkëshorten kanë investuar në platforma rreth 2 mijë dollarë dhe kanë përfituar 6 mijë. Lekët i ka tërhequr në Kosovë. Pronari i “La Bonta” thekson se platformën e ka menaxhuar vetë.
Arbër Çela: Unë kam investuar vetëm në platformën Xuex, në Txex jo dhe më ka sugjeruar nipi im Veiz Cani i cili jeton jashtë shtetit. Të gjitha ti mëson vet Joana dhe profesor Smith. Dua të them se të gjitha procedurat unë i kam mësuar nga grupi ku i dërgonin Joana dhe Leo Smith, me video. Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim dhe se kjo është shuma që unë kam investuar vetëm 2300 dollarë. Unë kam investuar rreth datës 10 ose 11 Prill të këtij viti, pra 2025 dhe kam tërhequr, rreth 8-9 mijë USD. Unë këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vet të hyjnë. Këta persona janë familjarët e mi motra Amarilda Cela, bashkëshortja Manjola Dakaj, kushëri imi shtetasi Xhulio Doko. Dua të them se unë kam fituar në total aq diku tek 6 mijë dollarë, nga ky investim prej 2 000 dollarë që kam futur. Unë e kam menaxhuar vet platformën dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër.
Në dosjen e siguruar nga ZËRI, Çela zbërthen gjithë skemën, duke sqaruar se të dhenat i mori në aplikacionin Telegram, ku tregohej qartë se si investohej nëpërmjet videove ilustruese. Sipas tij ai nuk ka mashtruar dhe detyruar askënd të investojë lekë në platformat piramidale dhe nuk ishte në djeni se çfarë bënin kamarierët e tij gjatë orarit të punës, apo bisedat e tyre mes qytetarëve.
Arbër Çela: Dua të them se siç e shpjegova edhe në deklarimin tim të mëparshëm, unë rashë në dijeni nga njerëz të ndryshëm, që në qytetin e Divjakës ekzistonte një platformë e quajtur “Xuex”, që hapej nëpërmjet aplikacionit Telegram. Mënyra e instalimit të kësaj platforme në telefon dhe vazhdimësia e saj, unë i mora nga sqarimet që jepeshin në aplikacionin Telegram, se si hapeshin dhe se si investohej në to, nëpërmjet videove ilustruese. Sinjalet vinin dy herë në ditë në orare të caktuara nga profesor Leo Smith, ku pasi të shpjegonte mënyrën dhe të bënte moralin e vet, njoftonte në një farë mënyre se sinjali tregëtar kishte ardhur dhe ne thjesht bënim konfirmimin, në platformën Xuex. Duke më parë mua familjarët e mi, që isha pjesë në këto platforma, shprehën dëshirën dhe kërkuan që të futeshin dhe ato në këtë aplikacion me llogaritë e tyre personale. Theksojë se nuk jam unë personi që mund të kem mashtruar të tjerët, por unë jam i mashtruar vet nga kjo platformë, pasi unë as kam detyruar dhe as kam pasur mundësi që të implikoja persona të tjerë për ti bërë pjesë të kësaj platforme. Përsa i përket veprimit të simuluar që ju po më citoni se është kryer në ambientet e biznesit tim, me kamarierët e lokalit, dua të sqaroj se unë nuk kam asnjë dijeni për veprimet që bëjnë ata në telefonat e tyre, apo biseda që bëjnë me klient të ndryshëm që frekuentojnë lokalin tim, në këtë rast edhe me agjentët e policisë, sepse mendoj se ata bëjnë punën e tyre dhe shesin produktet e lokalit. Unë ndihem shumë keq që ndodhem këtu, sepse unë jam një ndër personat që jam i gënjyer dhe i mashtruar nga kjo platformë.
Në pranga bashkë me Arbër Çelën janë vendosur edhe Emanuel Taullau 21 vjeç, Flavio Mukaj 23 vjeç, Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Në kërkim janë shpallur Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku (burrë e grua).
Dy platformat TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para raportohet të jetë gati 6 mijë. ZËRI u interesua nga afër ku banorët e Divjakës treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra si i tërheqin lekët. Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar./ZËRI -

Mashtroi klienten e saj dhe i mori një shumë të madhe eurosh, shpallet në kërkim avokatja nga Lushnja
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Fierit kanë shpallur në kërkim një avokate, pasi dyshohet se ka marrë një shumë eurosh nga një klientë duke e mashtruar.
Sipas policisë në kërkim është shpallur shtetasja me iniciale K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë.
Ajo është kallëzuar nga një tjetër shtetase, e cila ka deklaruar se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj.
Policia bën me dije se po punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit.Top Channel