Tag: mashtrimet

  • Projekti i hekurudhës së Durrësit,  si Rama dhe Balluku mashtruan edhe Presidenten Von der Leyen!

    Projekti i hekurudhës së Durrësit, si Rama dhe Balluku mashtruan edhe Presidenten Von der Leyen!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një denoncim të radhës për mashtrimet e  Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
    Në video krerët e qeverisë shqiptare që një pjesë, tashmë janë vënë nën akuzë nga SPAK mashtrojnë pa pikën e turpit Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen për hekurudhën e Durrësit.
    Balluku i thotë se do të përfundojmë në fund të vitit 2024, por është  fundi i 2025 e akoma nuk ka asnjë shenjë që një vepër e tillë do të përfundojë ndonjëherë. Dhe Rama që tund kokën duke dëgjuara mashtrimet e zëvendëses së tij.

  • Projekti i hekurudhës së Durrësit, Berisha: Gënjejnë shqiptarët, por edhe Presidenten Von der Leyen!

    Projekti i hekurudhës së Durrësit, Berisha: Gënjejnë shqiptarët, por edhe Presidenten Von der Leyen!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një denoncim të radhës për mashtrimet e paskrupullta të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

    Në video krerët e qeverisë shqiptare që një pjesë, tashmë janë vënë nën akuzë nga SPAK mashtrojnë pa pikën e turpit Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen për hekurudhën e Durrësit.

    Balluku i thotë se do të përfundojmë në fund të vitit 2024, por është  fundi i 2025 e akoma nuk ka asnjë shenjë që një vepër e tillë do të përfundojë ndonjëherë. Dhe Rama që tund kokën duke dëgjuara mashtrimet e zëvendëses së tij.

    Postimi:

  • Projekti i hekurudhës së Durrësit,  si Rama dhe Balluku mashtrojnë edhe Presidenten Von der Leyen!

    Projekti i hekurudhës së Durrësit, si Rama dhe Balluku mashtrojnë edhe Presidenten Von der Leyen!

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një denoncim të radhës për mashtrimet e  Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
    Në video krerët e qeverisë shqiptare që një pjesë, tashmë janë vënë nën akuzë nga SPAK mashtrojnë pa pikën e turpit Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen për hekurudhën e Durrësit.
    Balluku i thotë se do të përfundojmë në fund të vitit 2024, por është  fundi i 2025 e akoma nuk ka asnjë shenjë që një vepër e tillë do të përfundojë ndonjëherë. Dhe Rama që tund kokën duke dëgjuara mashtrimet e zëvendëses së tij.

  • Policia paralajmëron: Mashtrimet online po marrin forma të reja, apel qytetarëve për kujdes

    Policia paralajmëron: Mashtrimet online po marrin forma të reja, apel qytetarëve për kujdes

    Policia e Shtetit ka bërë një apel publik për të gjithë qytetarët, duke i paralajmëruar të tregojnë kujdes maksimal ndaj mashtrimeve online, që shpesh paraqiten si mundësi investimi me fitim të shpejtë. Sipas njoftimit, këto skema shfaqen kryesisht si firma piramidale dhe investime të rreme në kriptomonedha.
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Fierit, po vijon hetimet në kuadër të operacionit “XUEX”, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të personave që fshihen pas këtyre skemave mashtruese. Po ashtu, po ndiqen edhe lëvizjet e kriptovalutave të përdorura nga grupet kriminale, shkruan A2 CNN.
    Edhe pse disa prej këtyre skemave janë goditur, autorët po përpiqen të përdorin forma të reja për të mashtruar qytetarët. Sipas Policisë, në platforma komunikimi si Viber dhe Telegram janë krijuar grupe që ofrojnë “mësime falas” për kriptovalutat, por që në fakt synojnë të fitojnë besimin e njerëzve për t’i tërhequr më pas në platforma mashtruese.
    Policia fton të gjithë qytetarët që kanë humbur para duke investuar në skema të tilla, përfshirë platformat “Xuex”, “Txex” apo të ngjashme, të paraqiten në Drejtorinë e Krimeve Kibernetike ose në drejtoritë vendore përkatëse për të denoncuar rastet.
    “Denoncimet tuaja janë thelbësore për dokumentimin e këtyre aktiviteteve dhe për mbrojtjen e qytetarëve të tjerë nga mashtrimet online”, thekson Policia e Shtetit.

  • Mashtrimet online për punësim po shtohen, ekspertët japin alarmin: Ja si t’i dalloni kurthet

    Mashtrimet online për punësim po shtohen, ekspertët japin alarmin: Ja si t’i dalloni kurthet

    Mashtrimet kibernetike dhe në rrjetet sociale janë kthyer në një trend që gjeneron miliona euro përfitime, por edhe një punë e vështirë për autoritetet për t’i gjurmuar, parandaluar dhe njëkohësisht këshilluar qytetarët që të mos bien pre.
    Prindërve dhe të rinjve u është kërkuar të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve “të punës” që po qarkullojnë së fundmi në mediat sociale dhe veçanërisht në Britaninë e Madhe, ku janë shtuar denoncimet, informon BBC.
    Policia e Yorkshire tha se në gjashtë muajt e fundit kishte marrë 40 raportime për këto lloje mashtrimesh që vepronin në zonë. Policia tha se ato përfshijnë postime në mediat sociale që ofrojnë qindra paund në këmbim të pëlqimit ose ndarjes së përmbajtjes, dhe viktima më e re ishte vetëm 15 vjeç.
    “Nëse hasni një ofertë të tillë, ju lutemi injorojeni atë, mos klikoni në asnjë lidhje që ofrojnë dhe definitivisht mos u dërgoni para”, tha Detektivja Janine Mitchell. Ajo shtoi: “Të rinjtë janë shumë të aftë në rrjetet sociale. Ata dëgjojnë se influencuesit mund të fitojnë para në internet, kështu që nëse kontaktohen nga mashtrues duke u thënë se kjo është një mënyrë për të fituar para, duket krejtësisht e realizueshme”.
    Si funksionon mashtrimi dhe joshjet me TikTok
    Ajo tha se viktimat raportuan se kishin marrë një mundësi pune, shpesh nëpërmjet Telegramit, nga një person që pretendonte të ishte nga ekipi i Burimeve Njerëzore i TikTok duke u ofruar atyre para për të pëlqyer dhe ndarë postimet në TikTok.
    Pastaj ata u drejtuan në një numër WhatsApp ose në një link të dyshimtë dhe më vonë u thanë të dërgonin para, me premtimin e një rimbursimi në të ardhmen. Ata nuk morën kurrë asgjë pasi e bënë këtë.
    Ky lloj aktiviteti është tregues i rrjeteve të “kontrabandistëve të parave” dhe mund të konsiderohet vepër penale, sipas Policisë së Yorkshire të Veriut. Kjo gjithashtu mund të çojë në mbylljen e llogarive bankare të viktimave.
    “Mediat sociale janë të shkëlqyera kur përdoren në mënyrë legjitime, por për fat të keq përdoren edhe nga kriminelët që synojnë njerëz të pasigurt dhe të besueshëm.
    “Ju lutem, jini gjithmonë në gatishmëri,” tha Detektivi Mitchell.
    Por ky fenomen duket se është i përhapur edhe në vende të tjera, pasi ‘deep apo dark internet’ ua mundëson kundravajtësve që të operojnë pa frikë dhe të përfitojnë s më shumë me një hartë më të gjerë shtrirjeje, duke shfrytëzuar teknikat e kibernetikës.

  • DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

    DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

    Foto ilustruese

    Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mbarë botën, sipas një studimi mbi prirjet kriminale të kohëve të fundit, kryer nga agjencia ndërkombëtare policore, Interpol. Fillimisht skema e qendrave të trafikimit, ku viktimat detyroheshin me forcë të merrnin pjesë në mashtrimet në internet, u krijua në shtetet e Azisë Juglindore, por hetuesit kanë zbuluar së fundi të njëjtën skemë edhe në rajone të tjera.
    Si ka ndryshuar shtrirja në hartë?
    Sipas Interpolit viktimat janë nga 66 vende të ndryshme të të gjitha kontinenteve, duke bërë që fenonemi të shndërrohet në “krizë botërore” dhe duke përfshirë mijëra vetë. Qendrat e mashtrimit po rriten me shpejtësi edhe në Lindjen e Mesme, Afrikën Perëndimore – rajoni me rritjen më të shpejtë – dhe Amerikën Qendrore. Viktimat shpesh joshen nga oferta të rreme pune dhe mbahen peng përmes mashtrimeve. Shumë prej tyre shantazhohen me borxhe, dhunohen, shfrytëzohen seksualisht dhe në disa raste torturohen ose përdhunohen. Brenda këtyre qendrave ata detyrohen të ushtrojnë mashtrime online, kryesisht duke shenjestruar njerëzit jashtë vendit, me qëllimin për t’u vjedhur paratë. 
    Në vitin 2024, një operacion i Interpol zbuloi dhjetëra raste ku viktimat detyroheshin të kryenin mashtrime në internet, përfshirë këtu edhe bastisjen e një “industrie” mashtrimi në Filipine. Në të njëjtin vit, policia zbërtheu një bazë trafikimi në Namibi, ku 88 të rinj detyroheshin me forcë që të mashtronin të tjerë. Teknologjitë e reja po “furnizojnë” këtë tendencë të re të botës së krimit. Inteligjenca Artificiale po krijon reklama të rreme punësimi dhe profile “deepfake” për shantazhet me natyrë seksuale.
    Cilat janë viktimat?
    Interpol thotë se numri i atyre që bien pré e këtij rrjeti është rritur ndjeshëm. Nëse më parë viktimat e trafikimitishin kryesisht njerëz që flisnin gjuhën kineze, dhe origjina e vendeve ishte Kina, Malajzia, Tajlanda apo Singapori, tani të trafikuarit vijnë edhe nga vende si Amerika Latine, Afrika Lindore dhe Europa Perëndimore.
    “Lufta ndaj këtij rreziku botëror që po rritet shumë shpejt, kërkon përgjigje të koordinuar ndërkombëtare,” – tha shefi në detyrë i shërbimeve policore pranë Interpol, Cyril Gout.
    Cilët janë trafikantët?
    Sipas raportit, rreth 90% e trafikantëve janë nga Azia, dhe pjesa tjetër nga Amerika Latine dhe Afrika. Rreth 80% e tyre janë meshkujt, 61% prej të cilëve të moshës 20-39 vjeç. Qendrat e mashtrimit online fillimisht ishin të përqendruara në Kamboxhia, ndërsa më vonë u zbuluan baza trafikimi edhe në Laos dhe Myanmar. Ditët e sotme, aktivitete të paligjshme të ngjashme janë identifikuar edhe në të paktën 4 shtete aziatike. Provat tregojnë se e njëjta skemë po përhapet në rajone të tjera si Afrika Perëndimore, ku krimi kibernetik financiar vepron rëndom. Në gjetjet e Interpol paralajmërohet se përhapja e rrjeteve të tilla kriminale kërkojnë veprim urgjent dhe të koordinuar, në mënyrë që të ndërpritet itinerari i trafikimit dhe të ndihmohen viktimat.
    Një tjetër risi e këtij trafiku, sipas Interpol, është ndërthurja e këtyre bazave me krimet të tjera madhore transnacionale, duke kërkuar kështu edhe një përgjigje të koordinuar në shkallë botërore. Shtigjet e trafikimit të përdorura për qendrat e mashtrimit përdoren gjithashtu për trafik droge dhe armësh zjarri, duke vënë kështu në rrezik edhe botën e egër, veçanërisht për specie si tigri dhe pangolinët./DW

  • Meta: 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐫𝐢𝐬𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐜𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞, 𝐪𝐞̈ 𝐜𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ “𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞” 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐳𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭

    Meta: 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐫𝐢𝐬𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐜𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞, 𝐪𝐞̈ 𝐜𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ “𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞” 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐳𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭

    Meta: 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐫𝐢𝐬𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐜𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞, 𝐪𝐞̈ 𝐜𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ “𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞” 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐳𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭

  • Mashtrimet telefonike nëpërmjet Inteligjencës Artificiale

    Mashtrimet telefonike nëpërmjet Inteligjencës Artificiale

    Duhet shumë kujdes pasi po përballemi me një alarm të vërtetë, prandaj duhet të jemi të vëmendshëm duke rritur nivelin e sigurisë dhe vigjilencës, veçanërisht kur komunikojmë dhe dyshojmë për pyetjet dhe vërtetësinë e telefonuesit, zëri i të cilit mund të jetë përpunuar me programet e Inteligjencës Artificiale. MSc Roland TashiInteligjenca Artificiale tashmë është e pranishme kudo, megjith…

  • Mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare

    Mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ju nuk do të binit kurrë pre e një mashtrimi online, apo jo? Gabim, pohojnë ekspertët e sigurisë kibernetike. Mashtruesit përdorin taktika të provuara ndër vite, të cilat mund të funksionojnë te çdokush, pavarësisht moshës apo inteligjencës. Kriminelët kibernetikë shfrytëzojnë manipulimin psikologjik për t’ju mashtruar dhe për t’ju marrë paratë dhe strategjitë e tyre po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara…
    Në qershor të vitit 2024, autoritetet shqiptare dhe italiane zbuluan një skemë mashtrimi që operonte nëpërmjet call center-ave në Tiranë dhe Itali. Kjo skemë synonte kryesisht shtetas italianë, duke i mashtruar ata për të nënshkruar kontrata të reja për furnizimin me energji elektrike dhe gaz.
    Mashtruesit përdornin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për të imituar zërat e viktimave, duke regjistruar përgjigje pozitive “po” dhe më pas duke i përdorur këto regjistrime për të falsifikuar pranimin e kontratave të reja.
    Në vetëm tre muaj, mbi 1,000 italianë u mashtruan duke shkaktuar një dëm financiar prej rreth 9 milionë eurosh. SPAK kreu kontrolle në tre call center-a në Tiranë, të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ky është vetëm një nga rastet e shumta të ndodhura vitet e fundit në vendin tonë.
    Mashtrimet online po kthehen në një fenomen shqetësues në Shqipëri, duke ndikuar si qytetarët e thjeshtë, ashtu edhe bizneset. Në një kohë kur dixhitalizimi është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, rreziqet në hapësirën kibernetike po shtohen me shpejtësi.
    Përdorimi i internetit për blerje, komunikim dhe investime ka sjellë përfitime të mëdha, por njëkohësisht ka hapur dyer për mashtrues, të cilët shfrytëzojnë mungesën e informacionit dhe sigurisë për të manipuluar viktimat e tyre.
    Rritja e përdorimit të rrjeteve sociale, transaksioneve online dhe platformave dixhitale ka krijuar një terren të volitshëm për skema të ndryshme mashtruese, duke përfshirë skemat e investimeve të rreme, vjedhjen e të dhënave personale dhe sulmet kibernetike që synojnë individët dhe bizneset.
    Mashtrimet dixhitale nuk janë më një problem sporadik, por një fenomen në rritje që po prek një numër gjithnjë e më të madh njerëzish.
    Sipas raportimeve të Policisë së Shtetit dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri i rasteve të mashtrimeve dixhitale ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Kjo tregon se, pavarësisht përpjekjeve për rritjen e ndërgjegjësimit dhe masave mbrojtëse, sfidat për sigurinë kibernetike mbeten të mëdha.
    Ky trend ka sjellë humbje financiare të konsiderueshme, përveç pasojave psikologjike dhe ligjore për viktimat. Mashtrimet variojnë nga skemat klasike të “phishing” deri te sulmet më komplekse si “ransomware” dhe skemat e investimeve fiktive.
    Format më të zakonshme të mashtrimeve online
    Të pyetur nga “Monitor”, Policia e Shtetit nuk dha detaje mbi rastet e ndodhura vitet e fundit në Shqipëri, veçse ofroi shifrat më të fundit të totalit të mashtrimeve online. Për periudhën janar-shtator 2024, ishin në total 146 raste.
    “Gjatë periudhës janar-shtator 2024, janë evidentuar 146 raste të veprave penale në fushën e mashtrimeve kompjuterike. Të dëmtuarit prej tyre rezultojnë të grupmoshës 35-70 vjeç. Nga hetimet ka rezultuar se autorët e këtyre rasteve kanë vepruar kryesisht nga vende jashtë Shqipërisë”, – bën të ditur Policia e Shtetit.
    Sipas të dhënave të marra në terren, format e mashtrimeve, mund të jenë:
    -Mashtrimet me “phishing” dhe vjedhja e të dhënave
    Mashtruesit dërgojnë email-e ose mesazhe në emër të institucioneve financiare, kompanive të njohura apo madje edhe organeve shtetërore. Qytetarët orientohen të klikojnë në linke të rreme, ku iu kërkohet të fusin të dhënat personale dhe bankare, të cilat më pas përdoren për qëllime mashtruese.
    Platforma të rreme reklamojnë produkte cilësore me çmime të ulëta, por pasi klientët kryejnë pagesat, produktet nuk dërgohen kurrë. Rrjetet sociale janë bërë një nga mjetet kryesore që mashtruesit përdorin për këto skema.
    -Investimet fiktive dhe skemat “Ponzi”
    Reklama që premtojnë fitime të larta në kriptovaluta, bursë apo startup-e të dyshimta janë në rritje. Shumë qytetarë bien pre e premtimeve për kthime të larta financiare dhe humbasin shuma të konsiderueshme.
    -Mashtrimet me shërbime financiare dhe kredi
    Disa individë dhe faqe interneti ofrojnë kredi të shpejta me interesa minimale, por pasi qytetarët paguajnë “tarifat administrative”, mashtruesit zhduken.
    -Sulmet me “malware” dhe “ransomware”
    Bizneset dhe institucionet janë shpesh në shënjestër të sulmeve me viruse që enkriptojnë të dhënat e tyre. Pasi sistemi bllokohet, mashtruesit kërkojnë pagesa në kriptovaluta për të rikthyer aksesin.
    Si mund të mbrohen qytetarët dhe bizneset?
    -Verifikoni faqet online para se të kryeni pagesa. Përdorni vetëm dyqane dhe platforma të besuara.
    -Mos ndani të dhëna personale dhe bankare. Bankat nuk kërkojnë kurrë informacion konfidencial përmes email-it apo mesazheve.
    -Përdorni fjalëkalime të forta dhe aktivizoni verifikimin me dy faktorë.
    -Ruani vëmendjen ndaj skemave që premtojnë fitime të larta.
    -Raportoni rastet e dyshimta tek institucionet kompetente.
    Nevoja për masa më të forta
    Duke parë rritjen alarmante të mashtrimeve online, është e nevojshme që institucionet të forcojnë rregulloret dhe bashkëpunimin me sektorin privat për të rritur sigurinë kibernetike. Njëkohësisht, qytetarët dhe bizneset duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të informuar mbi rreziqet dixhitale. Vetëdija dhe edukimi për sigurinë online janë kyçe për të shmangur humbjet dhe manipulimet e mundshme.
    Mashtrimet dixhitale nuk janë vetëm një problem teknologjik, por edhe një sfidë që kërkon përballje të gjerë sociale dhe institucionale. Vetëm me masa të koordinuara dhe një strategji afatgjatë mund të minimizohen rreziqet dhe të sigurohet një mjedis më i sigurt dixhital për të gjithë qytetarët dhe bizneset shqiptare. A janë mashtrimet me kriptovaluta më të vështira për t’u gjurmuar dhe për t’u ndëshkuar krahasuar me mashtrimet tradicionale financiare?
    Denisa Kele, eksperte kriptovalutave, thotë se shumë kriptovaluta, si Bitcoin, funksionojnë në një blockchain publik, ku të gjitha transaksionet regjistrohen në mënyrë të palëvizshme. Megjithatë, identitetet e përdoruesve mbeten zakonisht të lidhura me adresa kriptografike, jo me identitetin e tyre të vërtetë. Sipas saj, kjo metodë me “pseudonime” e bën më të vështirë lidhjen e transaksioneve me individët specifikë, edhe pse përdorimi i teknologjive për analizë të blockchain mund të ndihmojë në gjurmimin e disa aktiviteteve të paligjshme.
    “Në mjediset tradicionale financiare, bankat dhe institucionet e tjera të rregulluara veprojnë brenda një kornize ligjore të fortë që mundëson ndjekjen dhe ndëshkimin e mashtrimeve. Në kontrast, kriptovalutat operojnë në një rrjet decentralizuar, ku nuk ka një autoritet qendror që mbikëqyr të gjitha transaksionet. Kjo e bën ndëshkimin më të vështirë, pasi nuk ekziston një autoritet qendror që të marrë përgjegjësi për gabimet apo abuzimet”, – thotë znj. Kele.
    Sipas saj, në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, po hasen disa skema mashtruese specifike në fushën e kriptovalutave: si skemat “Ponzi”, platforma dhe faqe të rreme tregtimi të cilat duket se ofrojnë mundësi të tregtimit me kriptovaluta, por që në realitet janë krijuar për të vjedhur fondet e përdoruesve; si dhe ofertat Fillestare të Monedhave (ICO) të rreme, ku mashtruesit promovojnë projekte “inovative” që premtojnë kthime të mëdha investimi, por pas mbledhjes së fondeve, ata zhduken me paratë e investuara.
    Sipas ekspertes, për të mbrojtur veten, investitorët duhet të kenë parasysh disa masa praktike: si edukimi mbi tregun e kriptomonedhave, verifikimi i platformave, si dhe konsultimi me profesionistë.
    “Përpara se të investoni, kontrolloni nëse platforma është e regjistruar dhe e rregulluar nga autoritetet kompetente. Kërkoni komente dhe vlerësime nga përdorues të tjerë dhe ekspertë të industrisë. Gjithashtu, konsultohuni me ekspertë financiarë dhe ligjorë para se të ndërmerrni investime të konsiderueshme. Kjo ju ndihmon të merrni këshilla të personalizuara dhe të informuara”, – thotë znj. Kele, duke shtuar se, mungesa e një kuadri të qartë ligjor për kriptovalutat është një nga arsyet kryesore pse mashtrimet po rriten.
    Ekspertja shpjegon për “Monitor” një “hile” se si të kuptohen skemat mashtruese me kriptomonedhat. “Nëse një ofertë duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, është një shenjë paralajmëruese. Kthimet e larta dhe të shpejta shpesh janë shenja të mashtrimeve, ndaj duhet bërë kujdes i vazhdueshëm”, – përfundon znj. Kele./ Monitor

  • Meta: Më 11 Maj, qytetarët ndëshkojnë me votë  masive, mashtrimet e përbindshme të Ramës e rilindasve

    Meta: Më 11 Maj, qytetarët ndëshkojnë me votë masive, mashtrimet e përbindshme të Ramës e rilindasve

    Presidenti i PL dhe kandidanti për deputet i PD-ASHM, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, u bëri thirrje shqiptarëve të mblidhen ne mbylljen e fushtatës elektorale në Tiranë dhe të marrin pjesë masivisht në votimet e 11 majit.

    Meta u kërkoi qytetarëve, që me votën e tyre, t të ndëshkojnë mashtrimet e përindëshme të Ramës dhe të Rilindasve.

    Postimi i plotë:
    Në 11 Maj do të ndëshkohen me votën masive të qytetarëve mashtrimet e përbindshme të Ramës dhe rilindasve.

    Këto mashtrime larguan 1 milionë shqiptarë, i lanë shqiptarët vetëm edhe përballë Covidit dhe i vodhën pa meshirë.

    Mos i harroni mashtrimet e tyre dhe dërrmojini me votën tuaj plebishitare.