Gjykata Kushtetuese ka caktuar 23 dhjetorin për mbajtjen e seancës për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00, ndërsa Beqaj ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Ish-ministri u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK e masë të GJKKO, për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi.
Beqaj ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit.
Tag: masës
-

Beqaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, Kushtetuesja cakton 23 dhjetorin për mbajtjen e seancës
-

Meta kërkon ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO-së cakton datën 11 nëntor
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 11 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, pasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë ‘në burg’.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në të njëjtën datë Meta ka edhe gjyqin paraprak.
Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë. -

Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtim
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Ish-presidenti Meta kërkon ndryshimin e masës ‘arrest në burg’, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtim
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 11 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, pasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë ‘në burg’.
Në të njëjtën datë Meta ka edhe gjyqin paraprak.
Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë. -

Në burg prej një viti, Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ankimin e Ilir Metës
Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim ankimin e ish-presidentit, Ilir Meta, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”. Sot mbledhja e gjyqtarëve ka vendosur ta kalojë në seancë mbi baza dokumentesh.
Ilir Meta mbahet në burg prej 21 tetorit 2024 dhe në Kushtetuese kërkon shfuqizimin e masës arrest me burg, kërkesë e cila i është rrëzuar në të treja shkallët e gjyqësorit. Meta pretendon se vendimet e 3 shkallëve të gjyqësorit që e kanë lënë në qeli, janë antikushtetuese, pasi shkelin Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se po mbahet në qeli pa akuzë.
Po ashtu, kreu i Partisë së Lirisë thotë se arrestimi i tij me forcë ka qenë joproporcional dhe jo i nevojshëm, pasi nuk ka prova që ai ka rezistuar apo përbënte rrezik, dhe se në momentin e arrestimit nuk i është komunikuar asnjë arsye, duke shkelur standardet procedurale të një ndalimi të ligjshëm.
Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë. -

Ilir Meta apelon kundër masës së sigurisë, Gjykata e Lartë regjistron kërkesën
Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për kundërshtimin e masës së sigurisë. Rekursi është regjistruar më 3 nëntor, ndërsa përmes shortit është caktuar gjyqtari relator Ilir Panda.
Kjo kërkesë vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e Metës, duke refuzuar kundërshtimin ndaj masës së sigurisë. Me këtë lëvizje, ish-presidenti synon që të shqyrtohet sërish vendimi në instancën më të lartë gjyqësore të vendit.
-

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, gjykata jep masat për të akuzuarit
Gjykata e Lezhës ka shqyrtuar masat e sigurisë për 9 personat që akuzohen nga prokuroria për ndërtimet pa leje në tokat e tjetërsuara.
Gjykata ka zbutur disa nga masat dhe lënë në fuqi masat për ish drejtuesit e ASHK dhe IKMT.
Njoftimi i plotë
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë nisur nga interesi i medias njofton se pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore verifikimin e masave të sigurisë, caktuar me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025, sot me datë 31.10.2025 me vendimin nr.53- 2025-2791 ka vendosur si më poshtë:
Ndryshimin e masës së vendosur ndaj personit nën hetim P . T nga masa e sigurimit “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal, “Falsifikim i vulave stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal, në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P. T nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.Urdhërohet personi nën hetim P . T të qëndrojë në banesën e tij të ndodhur në adresën: fshati Shënkoll, Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë e të mos largohet prej saj pa autorizimin e prokurorit të çështjes dhe gjykatës.Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit G . M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit ndaj shtetasit A . Sh i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit A . M i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim L . B nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për dalje jashtë shtetit” (parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P) si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.Personi nën hetim L . B urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 10:30.Urdhërohet personi nën hetim L . B të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim H . Xh nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për daljejashte shtetit” parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.
Personi nën hetim H . Xh, urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:30.Urdhërohet personi nën hetim H . Xh të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit F . GJ i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit K . M i dyshuar për kryerjen e veprëspenale“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Vijueshmërinë e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233, për shtetasin M . N i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Revokimin e masës ndaluese atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” caktuar ndaj personit nën hetim M . N nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025.Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Gjyqësore, për zbatimin e këtij vendimi.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.U shpall sot në Lezhë, më datë 31.10.2025.
Gjykatës e Shkallës -

Operacioni te Rana e Hedhun “firmosi” 9 masa sigurie, gjykata ndryshon 4 prej tyre, “arrest shtëpie” për pronarin
Prokuroria e Lezhës-rana e hedhun
LEZHË- Operacioni në zonën e “Rana e Hedhun” çoi në sekuestrimin e 4 objekteve pa leje dhe 9 masa sigurie, mes tyre zyrtarë dhe policë, të akuzuar për “Shpëdorim Detyre”, “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Ndërtim i Paligjshme”. Ata akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në Ranë të Hedhun.
Nga 9 masat e sigurisë, u caktua “arrest shtëpie” për 5 prej të dyshuarve, 3 me “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe vetëm për njërin “arrest me burg”.
Ndërkohë, në seancën e sotme të mbajtur me dyer të mbyllura, gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Pjeter Tucin nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Masa e sigurisë ndryshoi edhe për inxhinieret Luiza Bala dhe Hekuran Xhina nga “Arrest në Shtëpi” në “Detyrim Paraqitje”, ndërsa për Ndihmës specialistin e Policimit në Komunitet në Shëngjin Martin Ndoka u vendos rikthimi i tij në detyre.
Njoftimi i plotë:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë nisur nga interesi i medias njofton se pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore verifikimin e masave të sigurisë, caktuar me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025, sot me datë 31.10.2025 me vendimin nr.53- 2025-2791 ka vendosur si më poshtë:
Ndryshimin e masës së vendosur ndaj personit nën hetim P . T nga masa e sigurimit “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal, “Falsifikim i vulave stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal, në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P. T nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.Urdhërohet personi nën hetim P . T të qëndrojë në banesën e tij të ndodhur në adresën: fshati Shënkoll, Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë e të mos largohet prej saj pa autorizimin e prokurorit të çështjes dhe gjykatës.Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit G . M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit ndaj shtetasit A . Sh i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit A . M i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim L . B nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për dalje jashtë shtetit” (parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P) si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.Personi nën hetim L . B urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 10:30.Urdhërohet personi nën hetim L . B të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim H . Xh nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për daljejashte shtetit” parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.
Personi nën hetim H . Xh, urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:30.Urdhërohet personi nën hetim H . Xh të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit F . GJ i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit K . M i dyshuar për kryerjen e veprëspenale“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Vijueshmërinë e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233, për shtetasin M . N i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Revokimin e masës ndaluese atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” caktuar ndaj personit nën hetim M . N nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025.Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Gjyqësore, për zbatimin e këtij vendimi.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.U shpall sot në Lezhë, më datë 31.10.2025.
Gjykatës e ShkallësKonkretisht, masa sigurie janë lëshuar për:
Pjetër Tuçi – “arrest në burg”
Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”
Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Luiza Bala – “arrest në shtëpi”
Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”
Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”. -

Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Ilir Metës për revokimin e masës së sigurisë
Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për revokimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila i ishte vendosur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij nga SPAK.
Burime nga GJKKO bëjnë me dije se trupi gjykues nuk ka gjetur arsye ligjore për ndryshimin apo heqjen e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë.
Meta kishte kërkuar revokimin e masës, duke argumentuar se ajo ishte e pajustifikuar dhe se nuk ekzistonin më kushtet që e arsyetonin mbajtjen në fuqi të saj. Por Apeli i GJKKO ka vlerësuar se hetimet e SPAK-ut vijojnë dhe masa është ende e nevojshme për garantimin e procesit.
Kujtojmë se Ilir Meta po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për disa çështje që lidhen me pasuritë dhe financimet e dyshuara të Partisë së Lirisë. Ai i ka cilësuar akuzat politike dhe të fabrikuara, ndërsa ka deklaruar se është viktimë e “përndjekjes nga regjimi i Edi Ramës”. -

Kërkoi revokimin e masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO “rrëzon” Metën, kreu i PL mbetet në burg
Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranon ankimimin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë
Kreu i PL do të vazhdojë të qëndrojë në qeli.
Apeli vendosi mospranim të ankimimit nga ana e avokatëve të Presidentit të PL.