Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje lidhur me hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
E ftuar në emisionin një emision televiziv, Lala tha se SPAK po zgjeron hetimet edhe për procedura të tjera tenderuese, ku dyshohet se është përfshirë Balluku.
Gjithashtu gazetaria tha se do të ishte më e moralshme që Balluku të jepte dorëheqjen në vend që t’i shpallë luftë drejtësisë.Lala tha se SPAK duhet të hetojë gjithashtu pasuritë e Ballukut dhe vartësve të saj.
Klodiana Lala: Në gjykimin tim marrja e një vendim për pezullimin nga ushtrimi i funksionit dhe ndalimi për të dalë jashtë shtetit patjetër që është hapi më pozitiv i institucioneve të drejtësisë së re në raport me zyrtarët e lartë të cilët dyshohen të përfshirë në afera korruptive.
Mënyra se si gjyqtari ka interpretuar çështjen duke argumentuar ndër të tjera se zonja Balluku mund të prishë prova për shkak të influencës që ka, mund të intimidojë dëshmitarët që janë kryesisht vartës të saj, për shkak të pozitës që ka, ose mund të kryejë vepra të reja penale të së njëjtës natyrë për shkak se është duke kryer procedura të tjera tenderuese.
Do preferoja si qytetare që një zyrtar i lartë prezumohet e pafajshme deri sa ta vendoset, do të ishte e moralshme që Balluku të jepte dorëheqjen. A duhet që SPAK të hetojë dhe pasurinë e zonjës Balluku dhe vartësve të saj? Patjetër që po.
Kujtojmë se GJKKO konfirmoi sot pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures.
Gjithashtu, ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie”.
E para që u largua nga ambientet e GJKKO-së ishte Belinda Balluku, e cila vendosi të kyç gojën para mediave.
Menjëherë pas saj është larguar edhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, që gjithashtu nuk foli për gazetarët.
“Belinda Balluku patjetër do të ankimojë masën sepse nuk mund të paraqitet në zyrë. A do të japë dorëheqjen dhe nëse jo, a do e shkarkojë Kryeministri? Dhe pyetja tjetër është se çfarë do të vendosë Kushtetuesja”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.
Zv.kryeministrja e pezulluar, përveç tunelit të Llogarasë është nën hetim edhe për tenderin abuziv në Unazën e Madhe.
SPAK sqaroi se ndaj të pandehurës Belinda Balluku rëndojnë akuzat për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim sa i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim sa përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
Seanca nisi rreth orës 09:00, por u ndërpre për dy orës pas gati 40 minutash. Gjatë kësaj kohe, Belinda Balluku u largua nga GJKKO për t’u rikthyer sërish më vonë.
Ajo u largua rreth orës 14:40, ku gjyqtari Erion Çela vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë.
Gjyqi u zhvillua për marrjen në pyetje të 3 të pandehurve, si edhe verifikimin e kushteve, kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit Belinda Ballukun, Gentian Gjylin e Erald Elezin.
Vendimi i GJKKO:
Kërkuesi Prokuroria e Posaçne kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 120, datë 22.11.2025, vendosi:Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e **** me adresë: ****Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.Tiranë, më datë 22.11.2025Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Tag: masës
-

“SPAK po zgjeron hetimet edhe për procedura të tjera tenderuese”, Lala: Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen
-

Pezullim nga detyra, e ndalim i daljes jashtë vendit/ Mbeten në fuqi masat ndaj Ballukut e 2 bashkëpunëtorëve
GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për numrin 2 të qeverisë, Belinda Ballukun dhe dy bashkëpunëtorët e saj, kreu i ARRSH-së dhe kreu i KESH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Gjyqtari Erjon Çela ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e masës së sigurisë të marrë më 19 nëntor, atë të pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe minister e Infrastrukturës e Energjisë si dhe i ndalohet dalja jashtë shtetit, pra i bllokohet pasaporta.
Ndërkohë mbetet në fuqi dhe masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreu i ARRSH-së dhe kreu i KESH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Balluku dhe dy bashkëpunëtorët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal në dy raste, atë tenderit të “Ndërtimi i tunelit të Llogarase”² dhe “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4 me vlerë 210 mln euro.
5 orë seancë
Ka zgjatur 5 orë seanca e vlerësimit të masës së sigurisë. Seanca e nisur në orën 09:00 u mbyll pas 5 orësh, rreth orës 14:00, ku palët përballën argumentet pro e kundër ndryshimit të masës së sigurisë.
SPAK u përfaqësua nga vetë prokurori i dosjes, Dritan Prençi. Balluku u mbrojt nga dy avokatë, Pamela Qirko, motra e saj dhe Ardian Kalia.Në orën 14:37 minuta zv/kryeministrja e pezulluar Belinda Balluku u largua nga GJKKO së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj pa pranuar të prononcohen për median.
-

5 orë seancë! GJKKO le në fuqi masat për Belinda Ballukun, zv.kryeministrja: S’keni kompetencë të më largoni nga detyra
Belinda Balluku
TIRANË-Pas seancës që zgjati më shumë se 5 orë GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi për të cilët është lënë në fuqi masa e arrestit shtëpiak. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i Zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Balluku doli e para dhe nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Pak minuta më vonë u larguan edhe Gjyli dhe Elezi, të cilët kishin qenë në seancë për t’u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.
VENDIMI:
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin 120, datë 22.11.2025, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e me adresë:
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
Çfarë ndodhi në seancë
Balluku u parqit rreth orës 09:00 në Gjykatën e Posaçme për marrjen në pyetje, ku dhe iu komunikua masa e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Pasi qëndroi për rreth 45 minuta, Balluku doli nga ambientet e GJKKO-së, pasi Gjykata shtyu seancën me 2 orë për tu njohur me aktet. Në GJKKO u paraqitën për verifikim të masës së sigurisë edhe kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH Erald Elezi.
Ka qenë Prokurori i SPAK ai që ka kërkuar mbajtjen në fuqi të masës së pezullimit ndaj zv.kryeministres me argumentet se ajo rrezikon të largohet nga vendi, mund të intimidojë dëshmitarët për shkak se i ka vartës në institucionin që drejton dhe mund të prishë provat. Nga ana e saj zv.kryeministrja Balluku është shprehur e hapur për hetimet, por ka kundërshtuar masën e pezullimit për shkak të detyrimeve që ajo ka si deputete e qarkut të Fierit. Balluku është shprehur se masa është e paligjshme dhe Gjykata e Posaçme nuk ka kompetencat për ta pezulluar nga detyra.Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.
Ndërkohë, më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) komunikoi zyrtarisht se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim./ZËRI -

Berisha sot në SPAK, në zbatim të masës “Detyrim paraqitje”
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Nuk iu përgjigj thirrjes për “21 Janarin”, Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje
Tre ditë pas refuzimit për t’u paraqitur në SPAK lidhur me hetimin për ngjarjet e 21 janarit, Sali Berisha ka shkuar sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ishte i thirrur në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për aferën e njohur si “Partizani”.
Berisha ka pretenduar se nuk ka marrë fletëthirrje për çështjen e 21 janarit dhe ka sulmuar SPAK-un, por Prokuroria e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë, duke theksuar se Berisha e ka refuzuar paraqitjen dy herë më parë. Kryedemokrati tashmë ka bërë “traditë” sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj, Altin Dumani.
Dosja për aferën “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj. Sipas SPAK, Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi gjatë kohës që ishte kryeministër ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat, sipas prokurorisë, ka përfituar edhe dhëndri i tij në projektin e ndërtimit të 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”./vizionplus.tv
-

Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme rrëzon Ilir Metën
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për shuarjen e masës sigurimit.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha vendimi u dha nga apeli i posaçëm që e hodhi poshtë si të pabazuar kërkesën e Metës për ndryshim mase.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.” dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. U shpall në Tiranë, me datë 14.11.2025″-thuhet në vendim.
Seanca e mëparshme u shty pasi avokatët kërkuan largim nga çështja të gjyqtares Saida Dollani.Top Channel
-

Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e Metës, mbetet në fuqi masa ‘arrest me burg’
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës.
Vendimi u mor sot, nga gjyqtarja Saida Dollani, e cila shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Meta, i cili kërkonte shuarjen e masës së sigurisë të caktuar më herët nga shkalla e parë.
Sipas njoftimit zyrtar, Apeli ka miratuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke konfirmuar se masa e “arrestit në burg” për Metën do të vazhdojë të jetë në fuqi.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.” dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, me datë 14.11.2025.
-

Kërkon lirinë/ Apeli i GJKKO, shqyrton sot kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë
Apeli i GJKKO do të shqyrtojë sot kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë.
Seanca u shty për sot, në 09:00, për shkak të kërkesës së avokatit të Metës për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani me argumentin se muajin e kaluar kishte gjykuar çështjen për revokimin e masës, e cila vendosi mospranimin. Avokati Kujtim Cakrani tha se gjyqtarja nuk mund të gjykojë të njëjtin person për dy kërkesa të ndryshme.
Kreu i PL i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë. Meta pretendon se vendimet e 3 shkallëve të gjyqësorit që e kanë lënë në qeli, janë antikushtetuese, pasi shkelin Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se po mbahet në qeli pa akuzë.
Më 11 nëntor u mbajt në GJKKO edhe seanca e radhës paraprake por sërish u shty. Shkak u bë kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Avokati i Metës tha se do të kërkojnë që dosja të kthehet për hetim pasi sipas tij, SPAK ka shkelur procedurën duke paraqitur prova të reja ndërkohë që ka mbyllur hetimet.
Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë. -

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, shtyhet seanca për Ilir Metën
Seanca në Apelin e Posaçëmpër shqyrtimin e kërkesës së presidentit të PL-së, Ilir Meta për shuarjen e masës së sigurisë, është shtyrë. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 14 nëntor në orën 09:00.
Shkak u bë paraqitje e një kërkese nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares, Saida Dollani me argumentin se muajin e kaluar ka gjykuar çështjen për revokimin e masës e cila vendosi mospranimin.
Avokati Kujtim Cakrani u shpreh se njëjta gjyqtare nuk mund të gjykojë të njëjtin person mbi dy kërkesa të ndryshme.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike. Sipas akuzave dyshohet se ata kanë favorizuar kompani private si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin.
Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.
