Tag: masës

  • Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

    Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

    Në zbatim të masës së sigurisë për t’u paraqitur të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në SPAK mbërrin bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa.Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.
    Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

  • “Do të kërkojmë ndryshimin e masës për Metën”/ Avokati Gjokutaj: Do të shkojmë në Kushtetuese, por destinacioni…

    “Do të kërkojmë ndryshimin e masës për Metën”/ Avokati Gjokutaj: Do të shkojmë në Kushtetuese, por destinacioni…

    Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se do të kërkohet ndryshimin e masës për presidentin e Partisë së Lirisë Ilori meta. Në fjalën e tij për mediat ndërsa fliste për shtyrjen e seancës për dosjen Partizani, Gjokutaj ka sqaruar se hapi i radhës është çuarja e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, por se “destinacioni final” do të jetë Strasburgu.
    “Do të kërkojmë ndryshimin e masës për zotin meta. Jemi kushinete sepse historitë janë binjake. Do të shkojmë në Kushtetuese por destinacioni përfundimtar do të jetë Strasburgu”, tha ai.

  • Dosja e Suel Çelës/ Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetah

    Dosja e Suel Çelës/ Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetah

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) rrëzoi kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetah për zëvendësimin e masës së sigurisë.

    Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi rrëzimin e kërkesës së Fetahut, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Apeli ka lënë në burg Fetahun pasi i jepte Suel Çelës vendime gjyqësore në favor apo duke ndikuar tek të tjerët për favorizime.
    Njoftimi:
    Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:
    1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah
    2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

    Top Channel