Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për shtetasin turk Emre Baris Serkan Ates, i arrestuar rreth një muaj më parë në Kukës me 12 cigare që përmbanin lëndë narkotike të dyshuar si hashash.
Në vendimin e saj, Apeli ka zëvendësuar masën e “arrestit me burg”, të caktuar më herët nga Gjykata e Kukësit, me atë të “garancisë pasurore”, duke u bazuar në nenin 236 të Kodit të Procedurës Penale.
Sipas vendimit, Emre Ates do të qëndrojë i lirë gjatë hetimeve, me kusht që të depozitojë rreth 50 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë, brenda pesë ditëve nga shpallja e vendimit. Nëse nuk përmbush këtë detyrim, masa mund të zëvendësohet sërish me ndalim më të ashpër.
Tag: masën
-

12 cigare hashashi, turku i shpëton burgut me 50 mijë euro
-

‘50 mijë dollarë për 12 cigare hashash’, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për shtetasin turk
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur garanci pasurore prej 50 mijë për shtetasin turk Emre Baris Serkan Ates, i cili u kap me 12 cigare me hashash rreth një muaj më parë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se sipas dokumentit gjyqësor, Apeli ndryshoi masën e sigurisë të vendosur më herët nga Gjykata e Kukësit, nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”, të parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale.
Sipas vendimit, i pandehuri duhet të depozitojë shumën prej 5 milionë lekësh në një bankë të nivelit të dytë brenda 5 ditësh nga shpallja e vendimit, si kusht për të qëndruar i lirë gjatë procesit hetimor.Top Channel
-

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili është kapur në shkelje të masës së sigurisë, gjatë një kontrolli rutinë të kryer nga Policia Rrugore në qytetin e Elbasanit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”.
Efektivët e qarkullimit rrugor kanë ndaluar për kontroll një automjet tip Audi, drejtuar nga shtetasja E. S., ndërkohë që në makinë ndodhej si pasagjer edhe Valter Bami. Ky i fundit mësohet se u ka thënë oficerëve të policisë që të mos e vononin me procedurat e kontrollit, pasi ishte në hasmëri.
Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se Bami ndodhej në kundërshtim me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila i ishte caktuar më herët nga autoritetet gjyqësore. Si pasojë e shkeljes së masës, Valter Bami është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, së bashku me shtetasen E. S dhe automjetin me të cilin po udhëtonin.
Valter Bami është një nga të dyshuarit për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas – një tjetër emër i përfolur në botën e krimit.
-

Valter Bami thyen masën e arrestit shtëpiak/ U kap nga policia në një makinë ku ishte pasagjer
Valter Bami ka thyer masën e arrestit shtëpiak, teksa është kapur nga policia në një makinë ku ishte pasagjer.
Punonjësi i qarkullimit rrugor gjatë rutinës së punës ka ndaluar një mjet tip Audi i drejtuar nga një shtetase dhe pasagjer ishte Valter Bami.
Bami i ka kërkuar të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri.
Pas identifikimit të plotë nga Punonjësi i policisë rrugore të elbasanit, ka shoqëruar për në drejtorinë vendore të policisë Valter Bami.
Valter Bami, i cili është vëllai i Durim Bamit, akuzohet si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas që dyshohet se ishte shënjestra -

Nuk ka liri për Ilir Metën, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg”, kush është gjyqtarja e “hekurt” që është kthyer…
Rigels Seliman
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën. Ish-Presidenti do të vijojë të qëndrojë në qelinë e paraburgimit. Për rreth 90 minuta, gjyqtarja Irena Gjoka dëgjoi argumentet e avokatëve të Metës që kërkuan lirimin me pretendimin se tashmë dosja ka kaluar për gjykim dhe nuk përbën rrezik për prishjen e provave dhe të prokurorëve që e kundërshtuan dhe kërkuan të ngelet në fuqi masa e arrestit me burg. Gjyqtarja pasi u tërhoq në Dhomë Këshillimi, vendosi rrëzimin e kërkesës, vendim, i cili për avokatët e Metës është arsye për të kërkuar largimin e saj. Megjithatë vetë gjyqtarja Gjoka e kishte dhënë vetë dorëheqjen nga dosja si gjyqtare e seancës paraprake, por nuk iu pranua nga kryetari në detyrë i GJKKO, Erjon Bani.
Reagon avokati Cakrani
Ndërkohë menjëherë pas vendimit të dhënë nga gjyqtarja politike e GJKKO, Irena Gjoka, e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Presidentin e PL, Ilir Meta, avokati mbrojtës, Kujtim Cakrani u shpreh se nuk kishte asnjë pritshmëri se gjyqtarja Gjoka do të jepte një masë lehtësuese apo të pranonte kërkesën. Pas përfundimit të seancës gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë, avokati Cakrani tha para gazetarëve se kreut të PL, Ilir Meta i janë shkelur të gjitha të drejtat politike, madje duke mos pranuar që të bënte fushatë qoftë dhe në paraburgim, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për Cakranin, vendimi i kësaj të premteje, ishte politik, duke shtuar se të gjitha dosjet e liderëve të opozitës për çudi i bien vetëm gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka. Sipas avokatit, beteja do të vijojë në shkallën tjetër ë gjyqësorit, Apelin e GJKKO. Në kërkesën tonë kemi parashtruar disa vendime të gjykatës evropiane. Të gjithë liderët e opozitës i bien për shqyrtim gjyqtares Irena Gjoka, e prisja këtë dhe e dija që do ta rrëzonte kërkesën. I janë shkelur të drejtat politike, s’i është lejuar të bëjë fushatë edhe në ambientet e paraburgimit. Gjyqtarja s’dëgjon. Ne do vazhdojmë në Apelin e GJKKO, shpresojmë që kjo gjykatë të ngrihet në lartësinë e duhur. Ne do i shterojmë të gjitha gjykatat. Gjykata e Lartë është inekzistente në Republikën e Shqipërisë. S’ka dhenë asnjë vendim, as shqyrtim, vetëm mospranim rekursi”, deklaroi Cakrani.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë që Ilir Meta ndodhet i arrestuar që prej 21 tetorit 2024. Ish-Presidenti Meta ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa e tij do të shqyrtohet më 9 tetor. Ai ka bërë ankimim për masën arrest në burg, të caktuar prej rreth 1 viti nga GJKKO dhe të lënë në fuqi nga Apeli. Ndërkohë që, Irena Gjoka do të jetë edhe gjyqtarja e seancës paraprake më 25 shtator në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, që janë marrë të pandehur nga SPAK. SPAK mbylli hetimet për dosjen ‘Meta’ më 28 korrik, ndërsa e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një; aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. -

Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ policin e burgut Lushnje
GJKKO ka lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” punonjësin e burgut të Lushnjes, Irakli Leka, i cili ishte arrestuar nga SPAK-u nën akuzën e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Leka dyshohet se ka marrë para në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për të burgosurit. Ky veprim është parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal. Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca.
Polici akuzohet se ka përdorur funksionin e tij për të përfituar në mënyrë të paligjshme.
-

Lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu/ Akuzat për lidhje me krimin e organizuar
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fethau, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet për grupin e Suel Çelës.
Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela, i cili vendosi që Pajtime Fetahu të lirohet menjëherë nga qelitë dhe të kalojë nën masën e sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’. Ekspertët mjeko ligjor, kolauduan që vazhdimi i paraburgimit, ish-gjyqtares i rrezikon jetën për shkak të sëmundjeve nga të cilat vuan.
“Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën hetim Pajtime Fetah me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale. ”, thuhet në njoftimin e GJKKO.
Ndërsa në njoftim theksohet se ky vendim hynë në fuqi menjëherë dhe gjyqtarja Pajtime Fetahu urdhërohet që të mos largohet nga banesa.
Kujtojmë që një ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë.
Pajtime Fetahu ndodhej në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024 në kuadër të një urdhër arresti të lëshuar nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan. Fetahu akuzohet se ka favorizuar dhe ka pasur komunikime me Suel Çelën, të zbuluara nga përgjimet në aplikacionin Sky Ecc.
Po ashtu emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilëve u ka dhënë informacione sekrete.
Ish-gjyqtarja dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. -

Meta kërkon lirim nga burgu/ Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e çështjes, ja kur do mbahet
Gjykata e Lartë ka vendosur datën për shqyrtimin e kërkesës për heqjen e masës së arrestit me burg ndaj Ilir Meta. Bëhet me dije se çështja për kreun e PL-së do të shqyrtohet më 9 tetor 2025. Vendimi i Gjykatës pritet të jetë vendimtar për fatin e ish-presidentit në lidhje me masën e arrestit që i është caktuar.
Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK. -

Nën masën arrest shtëpie, 46-vjeçari shkel urdhrin e gjykatës/ Largohet nga banesa dhe dhunon barbarisht një të ri
Një 46-vjeçar i cili ishte nën masën e arrestit shtëpie të lëshuar nga Seksioni i Tretë i Gjykatës së Apelit të Palermos për tentativë vrasje, është arrestuar nga policia italiane, pasi ka shkelur urdhrin e gjykatës dhe ka dhunuar barbarisht një të ri.
Sipas mediave italiane, më 8 shtator, 46-vjeçari shqiptar shkeli masën e arrestit shtëpiak pasi është larguar nga banesa. Gjatë largimit, shqiptari ka sulmuar një të ri 22-vjeçar, duke e lënë të dëmtuar rëndë. Është dashur ndërhyrja e kalimtarëve që të shmangte një ngjarje më të rëndë.
Ndërsa më tej, pas denoncimit në komisariat të 22-vjeçarit, karabinierët mblodhën prova kundër të akuzuar shqiptar. Ndërsa dinamika e sherrit, raportohet të ketë ndodhur, pasi shqiptari e ka ngatërruar të riun, më një oficer policie.
Ndërsa në fund, gjykata vendosi që 46-vjeçari të dërgohet në burg, duke zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak.
