Tag: masën

  • Ilir Meta sfidon “arrestin në burg”, apelon vendimin e GJKKO-së që refuzoi ta lironte

    Ilir Meta sfidon “arrestin në burg”, apelon vendimin e GJKKO-së që refuzoi ta lironte

    TIRANË- Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar në GJKKO vendimin e dhënë nga shkalla e parë për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest me burg”. Më 19 shtator, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) refuzojë kërkesën për lirimin me kusht të Metës dhe la në fuqi masën e “arrestit me burg”. 

    Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

  • Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

    Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

    Ish-presidenti Ilir Meta, ka ankimuar masën e sigurisë, e cila e mban në arrest me burg, në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Ankimi u dorëzua nga avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cajrani, dhe pritet që brenda pak ditësh të caktohet data për shqyrtimin e kësaj kërkese.
    Në shtator të këtij viti, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë dhe la të pandryshuar vendimin për “arrest me burg”. Avokatët e Metës argumentuan se tani që dosja ka kaluar për gjykim, nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave, por prokurorët kundërshtuan, duke kërkuar që Meta të vazhdojë të mbetet në paraburgim.
    Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024 dhe ka bërë gjithashtu ankim edhe në Gjykatën e Lartë, e cila do ta shqyrtojë kërkesën më 9 tetor të këtij viti. Dosja e tij përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

  • Nuk heq dorë lehtë/ Ish-presidenti Ilir Meta bën veprimin e rradhës…

    Nuk heq dorë lehtë/ Ish-presidenti Ilir Meta bën veprimin e rradhës…

    Ish-presidenti Ilir Meta ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg” në Gjykatën e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion. Ankesa është dorëzuar nga avokati i tij në sekretarinë e shkallës së parë, ndërsa pritet që brenda pak ditësh të caktohet data për shqyrtimin.
    Ndërkohë, më 8 tetor, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë një tjetër kërkesë të Metës për të rrëzuar vendimet e GJKKO dhe Apelit të GJKKO, të cilat kanë lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij. Meta ndodhet në këtë masë sigurie që nga tetori i vitit të kaluar, si pjesë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij nga SPAK për çështje korrupsioni dhe pasurimi të paligjshëm.

  • Rama: Për shtesat mbi 10%, sekuestrohet e gjithë ndërtesa/ Ja çfarë do të ndodhë me objektet e ‘braktisura’

    Rama: Për shtesat mbi 10%, sekuestrohet e gjithë ndërtesa/ Ja çfarë do të ndodhë me objektet e ‘braktisura’

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kush ndërton pa leje në masën 10%, ajo pjesë do të sekuestrohet. Ndërkohë, nëse masa është më e madhe, atëherë ajo do t’i kalojë e gjitha shtetit.
    Po ashtu ai tha se rregulla të reja do të ketë dhe për ndërtesat e braktisura.
    “Deri në masën 10% konfiskohet ajo shtesë dhe përdoret ajo sipërfaqe i jepet shtetit, ose të pastrehëve, Mbi masën 10%, konfiskohet e gjithë nga shteti. Sipas këtij akti ligjor, të gjitha këto ndërtesa e lëna në harresë, të braktisura, do të prishën apo konfiskohen apo do të përfundojnë procedurat për ata që i kanë lënë në atë gjendje. Muret rrethuese janë një problem i këtij vendi. Ato do të duhen t’i nënshtrohen modeleve tip”, tha ai.

  • Disiplina me tolerancë zero, gjobiten 2 klube të Superiores

    Disiplina me tolerancë zero, gjobiten 2 klube të Superiores

    Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet për ngjarjet e javës së fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.
    Për sjellje të gabuar të tifozëve, Disiplina ka gjobitur klubet e Elbasanit dhe Flamurtarit. Klubi nga Elbasani dhe vlonjatët janë të detyruar të paguajnë gjobën në masën 100 mijë lekë. Vendimet e tjera, i përkasin kategorive më të ulëta.

    Vendimet:

    AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
    Flamurtari FC për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
    AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
    Zyrtari i KF Iliria, Arber Jata, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    Lojtari i FK Shiroka Shkodër, Henri Cela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    Zyrtari i FK Shiroka Shkodër, Ergin Axhani, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
    KF Valbona, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Naftëtari, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
    Lojtari i FK Apolonia U-15, Rei Shuli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    Lojtari i KF Shënkolli U-15, Arlind Xhixha, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

     
    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
     
    © BalkanWeb

  • Disiplina gjobit klubet e Superiores, masa dhe në inferiore

    Disiplina gjobit klubet e Superiores, masa dhe në inferiore

    Disiplina gjobit klubet e Superiores, masa dhe në inferiore – Sporti im

    Skip to content

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 02.10.2025

    AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

    Flamurtari FC për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

    AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

    Zyrtari i KF Iliria, Arber Jata, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Lojtari i FK Shiroka Shkodër, Henri Cela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Zyrtari i FK Shiroka Shkodër, Ergin Axhani, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

    KF Valbona, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Naftëtari, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

    Lojtari i FK Apolonia U-15, Rei Shuli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Lojtari i KF Shënkolli U-15, Arlind Xhixha, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Gjykata e Lartë refuzon rekursin e dytë, Erion Veliaj mbetet në burg

    Gjykata e Lartë refuzon rekursin e dytë, Erion Veliaj mbetet në burg

    erion veliaj

    TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e dytë rekursin e dytë të paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës. Veliaj kërkoi ndryshim të masës, por SPAK pretendon se ai duhet të mbahet në burg, pasi dëshmitarët ende nuk janë rrëfyer të gjithë para togave të zeza. Ata pretendojnë se përsa kohë që zoti Veliaj ka qenë zyrtar i lartë, ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët. Ndaj SPAK kërkon që të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’.
    Erion Veliaj u shkarkua nga detyra e Kryetarit të Bashkisë pas gati 8 muajsh në burg, vendim që e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa Presidenti Bajram Begaj i hapi rrugë zgjedhjeve të reja më 9 nëntor, pavarësisht kundërshtimin të Veliajt që e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij.
    Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg që prej datës 10 Shkurt të këtij viti. Kryebashkiaku së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI 
     

  • Regjistroi fiktivisht të arrestuarin që kishte thyer masën e sigurisë, vihet në hetim infermieri në Memaliaj

    Regjistroi fiktivisht të arrestuarin që kishte thyer masën e sigurisë, vihet në hetim infermieri në Memaliaj

    Një infermier në Memaliaj, është marrë nën hetim nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    Sipas policisë, infermieri 39-vjeçar dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, ku ka regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit një shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se më datë 13.09.2025, ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, duke regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”).”, thuhet në njoftimit e policisë.
    Materialet procedurale për rastin i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

  • Theu masën e sigururisë “arrest me burg”, shpallet në kërkim 35- vjeçari nga Melgusha, procedohen dy shoferë

    Theu masën e sigururisë “arrest me burg”, shpallet në kërkim 35- vjeçari nga Melgusha, procedohen dy shoferë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasin J. M., 35 vjeç, banues në Melgushë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
    -A. B., 48 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
    -V. S., banuese në fshatin Grudë e Re dhe I. T., banues në fshatin Lepurosh, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ryshfet 1 mijë euro, lihet në burg edhe ish-inspektori tjetër i IMT-së

    Ryshfet 1 mijë euro, lihet në burg edhe ish-inspektori tjetër i IMT-së

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin G.F., pas një vendimi të shpallur sot nga gjyqtarja Igerta Hysi.
    Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se trupa gjykuese shqyrtoi ankimin e paraqitur nga i pandehuri G.F., i cili kishte kundërshtuar vendimin nr. 88, datë 30.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

    Ky vendim kishte vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe kishte caktuar masën e sigurisë personale “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

    Apeli vendosi të rrëzojë ankesën dhe të miratojë vendimin e mëparshëm, duke e lënë në fuqi masën e arrestit për G.F. Vendimi mund të ankimohet më tej në Gjykatën e Lartë, brenda një afati 45-ditor nga dita e njoftimit.
    Ndërkohë, në një vendim të mëhershëm, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte konfirmuar gjithashtu masën e arrestit me burg për ish-inspektorin e IMT-së, shtetasin K.Zh., i cili është gjithashtu nën hetim për veprimtari të dyshuar kriminale në kuadër të korrupsionit në detyrë.