POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj ekzekutuan masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë infermier dhe Sh. M., 62 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë mjek, në një qendër shëndetësore, pasi nga hetimet dyshohet se më datë 13.09.2025, kanë regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: masën
-

Regjistruan fiktivisht në librin e shërbimit një person që theu masën e sigurisë, pezullohet nga detyra mjeku dhe infermieri në Memaliaj
-

“Arrestimi i Metës lë për të dëshiruar, por s’jam përgjegjës”/ Dumani: S’marr urdhra as nga Rama, e as…
alitn dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, po vijon prej orësh raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, ndëra u është përgjigjur edhe pyetjeve të palëve, të pranishëm. Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta, ishte ndër çështjet për të cilat deputeti i PL-së Tedi Blushi, renditi për shefin e SPAK-ut.
Dumani u përgjigj shkurtimisht, teksa fillimisht sqaroi se prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra nga askush, as nga Edi Rama. Për arrestimin e Metës, drejtuesi i SPAK thotë se nuk ndihen përgjegjës për shkelje e ligjit, duke theksuar se nuk është ai që e ka ekzekutuar masën e sigurimit.
“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama, as nga askush, për këtë të jesh i sigurt. Sa i përket arrestimit të Metës, nuk ndihem përgjegjës për shkeljen e ligjit sepse nuk e kam ezkektuar unë masën e sigurimit. Kjo mënyrë lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër asaj mënyre, e kam deklaruar dhe herë të tjera. Prokuroria nuk është përgjegjëse. Nuk e ekzekutuam ne masën e sigurimit”, u shpreh Dumani. -

Theu masën e sigurisë, arrestohet 44-vjeçari në Lushnjë
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se ka thyer masën e arrestit në shtëpi.
Policia bën me dije se Aurel Ymeri, është kapur nga efektivët jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte në masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
-

Theu masën e sigurisë, bie në pranga 44-vjeçari në Lushnjë
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se ka thyer masën e arrestit në shtëpi.
Policia bën me dije se Aurel Ymeri, është kapur nga efektivët jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte në masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”;”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. -

Gjykata lë në burg ‘prokurorin’ e SPAK, Alban Muço akuzohet për mashtrim
49-vjeçari Alban Muço, që shtirej si prokuror i SPAK në qytetin e Sarandës, do të qëndrojë në burg me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të titullit. Gjykata e Sarandës e ka lënë në qeli, pasi Muço kishte ngritur një grup, të cilët hiqeshin si agjentë dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme.
SYRI TV
Alban Muço, i arrestuar dy ditë më parë nga blutë e Sarandës, ka dalë para Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, e cila ka vendosur ta lërë në masën “arrest në burg” për akuzën e “mashtrimit dhe përvetësimit të titullit”.
49-vjeçari kishte ngritur një grup pune me disa djem, të cilët i mashtronte se ishte prokuror i SPAK, ndërsa ata i kishte punësuar si agjentë. Muço, pak kohë më parë, ishte dënuar me arrest shtëpie për të njëjtën vepër të ushtruar në Berat. Pasi thyeu masën e sigurisë, nisi të ushtronte veprimtarinë e tij të mashtrimit në Sarandë, ku edhe u arrestua nga efektivët e policisë. Avokati Armand Caushi pretendon se klienti i tij është në gjendje deluzionare dhe nuk ka dëmtuar asnjë qytetar.
49-vjeçari do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa prokuroria do të vazhdojë hetimet për të zbardhur veprimtarinë e Alban Muços, nëse ka përfituar apo jo pasuri nëpërmjet mashtrimit.
-

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI
Gjykata e Sarandës ka marrë vendimin këtë të shtunë, 11 tetor, lidhur me masën e sigurisë për një 49-vjeçar, i cili akuzohet se mashtronte qytetarët me qëllim marrjen e parave duke u hequr si prokuror i SPAK-ut.
49-vjeçari me Alban Muço doli sot para Gjykatës së Sarandës, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa u deklarua i pafajshëm.
Hetimet kanë zbuluar se Alban Muço ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë. Ai u kishte premtuar një pagë mujore prej 2 mijë e 800 eurosh, plus dieta dhe shpenzime të tjera. -

GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën/ Ish-drejtori i Bashkisë Tiranë lihet në arrest shtëpie
GJKKO ka zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë Redi Mollën. Masa e sigurisë u zbut nga GJKKO për arsye shëndetësore, pasi Molla ndodhej më herët në masë më të rreptë sigurie, arrest në burg.
Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.
Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”. -

Theu masën e sigurisë dhe dhunoi një person, në pranga 34-vjeçari në Tropojë
Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tropojë. Arrestimi i 34-vjeçarit ka ardhur pasi ai ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai gjithashtu ka dhunuar me grushte një 31-vjeçar.
Një 35-vjeçar është proceduar penalisht pasi sipas policisë ai ka parkuar automjetin në mënyrë të gabuar në Kukës dhe ka penguar lëvizjen e mjeteve të tjera.
“DVP Kukës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin G. N., 34 vjeç, banues në fshatin Llugaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka goditur me grushte shtetasin B. N., 31 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në Kukës, pasi duke parkuar automjetin në mënyrë të gabuar, në qytetin e Kukësit, ka penguar lëvizjen e lirë të përdoruesve të tjerë të rrugës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia. -

Shtyhet sërish seanca për Ilir Metën, ja arsyeja
Seanca paraprake në GJKKO për dosjen ndaj Ilir Metës është shtyrë sërish këtë të enjte, për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Në këtë dosje janë të pandehur: ish-presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Metës, Kujtim Cakrani, për arsye shëndetësore.
Gjyqtarja e çështjes është Irena Gjoka, e cila pritet që në një seancë tjetër në ditët në vazhdim të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme. Po sot, në Gjykatën e Lartë, do të shqyrtohet edhe rekursi i Ilir Metës për masën e “arrestit në burg”. Ankimi i tij vjen pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, i cili la në fuqi masën e sigurisë së dhënë më 13 gusht nga Shkalla e Parë.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik dhe në fund të gushtit dorëzoi dosjen për gjykim. Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën e “detyrimit për paraqitje”. Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu. Kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi janë tashmë ligjërisht të divorcuar. -

Sot seanca paraprake e dosjes “Meta”, pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim
ilir meta
TIRANË- Seanca paraprake për dosjen “Meta” në ngarkim të do të zhvillohet këtë të enjte, në orën 09:00, në Gjykatën e Posaçme. Pak ditë më parë, seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për arsye shëndetësore.
Gyqtarja Irena Gjoka, e caktuar pas shortit të hedhur në GJKKO, do të vendosë nëse dosja në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, do të kalojë apo jo për gjykim apo nëse do ta kthejë për hetime të mëtejshme. Gjithashtu, pritet që sot të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë edhe rekursi i kreut të PL-së për masën e arrestit në burg. Ankimi i Metës erdhi pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion që la të pandryshuar masën.SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI