Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka larguar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës. Kledian Llaho ndërkohë ishte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe kërkesë të SPAK, i cili ka nisur hetim ndaj tij mbi dyshimet për korrupsion.
Sipas SPAK, magjistrati ka kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij. Gjithashtu, ka dyshime për veprime të kundërligjshme edhe në raport me persona të tjerë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje në të njëjtin institucion, për veprime e sjellje, që përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e drejtuesit Ll.
Tag: masën
-

Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës
-

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona/ GJKKO cakton masën…
Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”. Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar. Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim.
1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. -

Kryemadhi do paraqitet më 15 prill për masën e sigurisë, sot GJKKO shqyrton kërkesën e saj për informacion…
Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet sot për shqyrtimin e masës së sigurisë në SPAK, pasi seanca për këtë çështje është shtyrë dhe do të zhvillohet më 15 prill.
Sot, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë një kërkesë të paraqitur nga ajo, e cila lidhet me kërkimin e informacionit për periudhën dy mujore dhe me kërkesën për revokimin e masës së sigurisë që i është caktuar. Kjo kërkesë ka të bëjë me përpjekjen e Kryemadhit për të marrë informacione rreth hetimeve që po zhvillohen ndaj saj dhe për të arritur një ndryshim në masën e sigurisë. -

Formularët në KQZ / Berisha deklaron masat për ‘Partizanin’, Meta arrestin me burg! PD kandidon shoferë me shkelje. Në PS, armëmbajtje pa leje…
4 vite më parë askush nuk do ta mendonte se Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy prej shtetarëve në të lartë në vend, ish-kryeministra e ish-presidentë, do të futeshin në zgjedhje me ngarkesën e çështjeve penale dhe akuza konkrete nga drejtësia e re për korrupsion e shpërdorim detyre.
Kryetarët e dy partive më të mëdha opozitare në vend, njëri me detyrimin për t’u paraqitur e tjetri në arrest me burg, në zgjedhjet e 11 majit, për herë të parë janë detyruar që të plotësojnë, në formularin e dekriminalizimit, edhe pjesën që ka të bëjë me problemet me ligjin.
Ndaj Sali Berishës nuk ka ende një vendim gjyqësor. Megjithatë, ai nuk ka mundur të shmangë dosjen e privatizimit të ish Klubit Partizani. Sepse në formular është parashikuar dhe pasqyrimi i të dhënave për masa të mundshme sigurie. Dhe në fakt Berisha, ka plotësuar tabelën, duke treguar të gjitha masat e marra ndaj tij, përfshirë ato të cilat u revokuan më pas, nga detyrimi për paraqitje, ndalimi i lëvizjes jashtë vendit, e më pas arrestin në shtëpi.
Arrestimin që prej tetorit për llogari të SPAK pasi dyshohet për 3 vepra penale “Korrupsion Pasiv”, pastrim të produkteve penale dhe mos-deklarim pasurie e ka deklaruar edhe kreu i PL Ilir Meta.
Por jo vetëm Berisha e Meta! Lista e kandidatëve me “njollë” është më e gjatë se kaq.
Edi Paloka ka deklaruar vendimin e formës së prerë për shpifje të vitit 2015 dhe atë të organizimit të tubimeve të paligjshme në 2001.
Luçiano Boçi drejtuesi politik i PD në Shkodër ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin me gjobë për shpifje ndaj ish ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Shpërdorimi i detyrës është njolla e disa kandidatëve të tjerë demokratë.
Salvador Kacaj ka deklaruar detyrimin për t’u paraqitur për shkak se akuzohej për “Shpërdorim Detyre” në 2014. Çështja është pushuar nga Prokuroria e Lezhës. Xhelal Mziu ka deklaruar dënimin nga shkalla e parë të shpërdorimit të detyrës në 2015, dënim që më pas është prishur nga gjykata e apelit. Adriana Kalaja ka deklaruar masën sigurie arrest në shtëpi në 2010 për falsifikim e shpërdorim detyre për të cilën sqaron se vendimi “është prishur”
Pjesa më e madhe e të hetuarve, ndaluarve apo dënuarve nga radhët e demokratëve janë për protestat që opozita ka organizuar ndër vite, dhe kryesisht për përplasjet që i kanë shoqëruar ato.
Grigels Muçollari, ka deklaruar një ndalim të 2016 në protestë. Bardh Spahia deklaron masën “arrest në shtëpi” në 2019 për shkak të përplasjeve në zgjedhjet vendore në Bashkinë e Shkodrës. Çështja ndaj tij është pushuar. Ndaj Aurel Bylykbashit për thirrje publike për veprime të dhunshme, çështja vijon në Apel.
Ka mes tyre që kanë preferuar të dëshmojnë shpirtin e tyre opozitar dhe në plotësimin e formularit. Muçollari, ndalimin në një protestë në vitin 2016 e ka shoqëruar me mbishkrimin “arrest politik” në kutinë ku i kërkohet të japë arsyen.
Ndërsa, për një masë sigurie arrest në shtëpi për 20 ditë në vitin e largët 1995, Myslym Murrizi, si arsye, nuk jep vepër penale por shkruan se “Nuk kam qenë spiun i SHIKUT”.
Demokratët rezultojnë të mos jenë as shoferë të mirë. Të paktën 3 prej tyre kanë një dënim të formës së prerë për shkelje që lidhen me drejtimin e automjetit.
Shkëlqim Shehu, sipas deklarimit të tij, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë me burgim 1 vit për shkak të një aksidenti rrugor.
Ilirjan Alliu, në 2014 është dënuar me punë publike për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt, ndërsa në 2002 ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest për largim nga vendi i aksidentit. Më pas çështja është pushuar.
Shofer jo i bindur duket të ketë qenë edhe kandidati tjetër i PD Lisandër Hoxha i cili është ndaluar për drejtim të pa-rregullt të mjetit në 2021 dhe dënuar me 50 orë punë në interes publik.
Socialistët me njollë në formularin e dekriminalizimit duket të jenë më të pakët në numër, por me vepra më të rënda penale: nga armëmbajtja pa leje, falsifikim dokumentesh, e po ashtu shkelje të rregullave të qarkullimit apo kundërshtim të punonjësve të policisë.
Ish-deputeti i PD Alban Zeneli, aktualisht kandidat nën logon e Partisë Socialiste në Kukës ka deklaruar 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe gjobë për kundërshtim të punonëjsit të rendit dhe prishje të qetësisë publike.
Halil Koloshi, kandidati për deputet në qarkun e Tiranës ka deklaruar një gjobë prej 50 mijë lekësh në 2010 për mosbindje ndaj efektivëve të policisë.
Gjobë dhe falsifikim dokumentesh ka deklaruar kandidati tjetër i Tiranës Ylli Shehu. Deklaron gjobë në 2007, neni 174 pa specifikuar kodi penal apo rrugor. Nëse është kodi penal është “kontrabandë mallrash” dhe në 2008 gjobë për falsifikim dokumentesh.
Kryetari i Bashkisë së Tepelenës për tre mandate, aktualisht kandidat për deputet në Gjirokastër, Tërmet Peçi, rezulton i gjobitur për përdorim të dokumenteve të falsifikuara në 2007-ën.
Për armëmbajtje pa leje dhe kanosje është ndaluar kandidati i Shkodrës Ervin Doda, por vendimi gjykatës së Pukës e ka shpallur atë të pafajshëm.
Ndërsa me 10 muaj burg rezulton kandidati i Dibrës Agron Malaj, për veprën e armëmbajtjes pa leje në 1999-ën dhe masën “Detyrim paraqitje” në 2011-ën për shpërdorim detyre.
Rast interesant është ai i Deputetit aktual të Shkodrës, Frrok Gjini që ka deklaruar masën e arrestit me burg dhe atë në shtëpi për dy vepra të ngjashme pjesëmarrje në protestën e Partisë Demokratike të 14 shtatorit 1998, ndërsa 8 vite më vonë në protestën e socialistëve kundër qeverisë demokrate.
Një tjetër kandidat i Shkodrës, Shkëlqim Stërkaj deklaron masën e detyrimit të paraqitjes për një vepër të pa specifikuar qartë, për të cilën ka fituar pafajësi në 2009-ën.
Masën detyrim paraqitje e ka deklaruar kandidati i Fierit Avdi Snalla në 1997, pa specifikuar veprën, çështje tashmë e pushuar nga prokuroria.
Blendi Klosi, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës rezulton i ndaluar nga autoritetet në vitin 1994 për një vepër të paspecifikuar, e cila në fakt është shfuqizuar në Kodin Penal të miratuar më 27 janar 1995.
Formulari i dekriminalizimit të Ilir Metaj dhe Sali Berishës
Formulari i dekriminalizimit të Ilir Metaj
Formulari i dekriminalizimit të Sali Berishës -

Disiplina/ Gjobë AF Elbasanit e Tiranës
Disiplina/ Gjobë AF Elbasanit e Tiranës – Sporti im
Skip to content
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 04.04.2025
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.FK Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.KS Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2/b 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.Lojtari i KS Butrinti, Florian Selmani, për sulm ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritëLojtari i KS Butrinti, Indrit Sejko, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.Lojtari i KF Turbina, Redin Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Lojtari i KF Turbina, Markovanbasten Cema, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.Lojtari i KF Turbina, Orsi Ageja, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.KF Shkumbini, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.Zyrtari i KF Maliqi, Ervis Avdolli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.KF Oriku, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.Lojtari i KF Delvina, Donald Mehmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.Olimpic Shkodra, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër UET, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.AFF Elbasani Femra U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore Femra U-17, kundër FC Kinostudio Femra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Jerli Hatellari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Driand Dushku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL 2018, Henri Likaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Gaia Triumph, Klaidi Shala, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Alojs Vernozi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-17, Klaus Qefalia, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Pranimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC U-17, Hizidjon Sulejmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Antonio Brisku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Alkid Toska, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Ramon Tafa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari U-19, Daut Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Vazhdo leximin
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!
-

U la nën masën “detyrim paraqitje”, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK
Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sula është një nga biznesmenët e përfshirë në hetimet për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku dyshohet se ka përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës në mënyrë të paligjshme.
Sipas SPAK, hetimet kanë grumbulluar prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se biznesmenët ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie, përfshirë Sulën, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
SPAK thotë se ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se biznesmenët me masa sigurie, përfshirë Sulën, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.
“Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim GENTIAN SULA., FATMIR BEKTASHI. SOKOL KRYEZIU, SHKELQIM FUSHA dhe MERIMAN PALUSHI përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi”, thotë SPAK. -

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj u paraqit këtë të premte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje të vendosur nga GJKKO.
Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie.
Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit. Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’. -

“S’jam ai që pretendoni”, GJKKO heq masën e arrestit me burg për Kreshnik Budllën
GJKKO pranon Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ditën e sotme, date 02.04.2025, ka pranuar kërkesën e Mbrojtjes se personit te arrestuar Kreshnik Budlla Farruku dhe te Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke hequr masën e sigurisë së arrestit me burg.
Kjo erdhi pas verifikimit ku kodi pin Sky Ecc nuk i përkiste atij, por të vëllait Roland Farruku. Megjithatë Kreshnik Budlla (Farruku) nuk lirohet pasi ka masë sigurie për llogari të ekstradimit në Itali.
Kreshnik Farruku u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit javën e parë të janarit, por Gjykata e Durrësit vendosi ta lirojë atë me masën e siguris të “arrestit në shtëpi.”
Ndërkohë, pas një operacioni të koordinuar, RENEA e arrestoi Kreshnik Farrukun në Durrës për llogari të SPAK-ut.
SPAK tha se ka gjetur prova të reja për grupin kriminal për të cilin ka regjistruar procedim penal. Kollçaku e Ndoci u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar në bazë të një urdhri ndërkomnëtar të lëshuar nga drejtësia italiane, ndërsa këtë të hënë u njohën me një masë të dytë
Kreshnik Budlla (Farruku) dhe vëllai i tij, Erneo Farruku, akuzohen për përfshirjen në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike jashtë territorit shqiptar. Ata janë ndaluar për qëllimin e ekstradimit drejt Italisë, lidhur me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të një organizate të strukturuar ndërkombëtare që ata drejtojnë. -

Disiplina me “dorë të hekurt”, pezullohet për 1 vit Kokëdhima! Gjoba për dy ekipe të Superiores, paralajmërohet Teuta
Komisioni i Disiplinës, pasi mori në shqyrtim rastet, mori vendimet përkatëse për ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar.
Nuk mund të mungonte një dënim për episodin në futbollin e femrave në ndeshjen ndaj Gramshit, teksa Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima është pezulluar me një vit nga aktiviteti.
Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj është pezulluar me 4 ndeshje, pasi për disa minuta tërhoqi ekipi nga fusha në shenjë proteste për gjykimin, në ndeshjen ndaj Tiranës. Për sjellje të gabuar të tifozëve janë gjobitur me nga 50 mijë lekë Egnatia dhe Vllaznia, ndërsa Teuta është paralajmëruar në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit Niko Dovana.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 28.03.2025
1.KF Teuta, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit Niko Dovana, ku zhvillohen ndeshjet zyrtare, duke shkelur nenin 38/2 të Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.2. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.4. KF Bylis, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.5. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe shekelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.6. FK Apolonia Femra, për mos marrjen e masave të nevojshme për rendin dhe sigurinë në ndeshje duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 8, 17/1 dhe 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.7. Zyrtari i FK Apolonia Femra, Maringlen Kule, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.8. Zyrtari i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.9. Zyrtari i FK Apolonia, Kiri Mundija, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.10. KF Bylis U-17 Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore Femra U-17, kunder KF Lushnja Femra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.11. Lojtari i KF Devolli, Agudelo Gaviria Juan Diego, për provokim të spektatoreve, në bazë të nenit 14/1/f, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.12. KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kunder Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.13. KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-19, kunder Flamurtari FC U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.14. Akademia e Futbollit U-15, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masaveorganizative shkelur Rregulloren e Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.15. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Arbër Shytani,pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Endi Suloj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Alojs Vernozi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.18. Rrëzimin e kërkesës së KFF Gramshi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. -

EMRAT/ Shfrytëzuan të miturën për prostitucion në Sarandë,” arrest me burg” për dy shtetaset
Me masën “Arrest në burg” ka qëndruar paraditen e sotme edhe Gjykata e Apelit në Tiranë për 42 vjeçaren Silvana Osmani dhe 39 vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara në flagrancë nga policia e Sarandës pas një operacioni të koduar “Silent Watch”.
Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetimesh për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Luftfije Celami në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për “Vleftesim dhe caktim mase sigurimi” e ka vlerësuar të drejtë masën “Arrest në burg” dhënë nga gjyqtari Fatmir Ndreu në Gjykatën e Sarandës në seancën e datës 26 shkurt 2025.
Ndalimi i 42 vjeçares Silvana Osmani dhe 39 vjeçares Luljeta Doda u bë në flagrancë në 24 shkurt 2025 nga blutë e Sarandës pas rreth dy muaj hetimesh me metoda proaktive.