Tag: masën

  • GJKKO cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për babain e kandidates së PSD në Fier/ U ndalua për shit-blerje vote…

    GJKKO cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për babain e kandidates së PSD në Fier/ U ndalua për shit-blerje vote…

    I arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për Pandeli Bozhën. Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar erdhi për shkak të moshës së shtyrë dhe gjendjes së rënduar shëndetësore të Bozhës.
    70-vjeçari dyshohet se ka blerë vota në qytetin e Fierit për vajzën e tij, Limonera Bozha, e cila kandidoi në zgjedhjet vendore nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur më 8 maj, kur Bozha i ka ofruar një shtetasi një shumë parash dhe një fletë votimi të ngjashme me atë zyrtaren, ku ishte theksuar me ngjyrë portokalli emri i së bijës, duke i kërkuar mbështetje në zgjedhje.
    Ndaj personit me të cilin ka komunikuar Bozha është marrë masa e procedimit në gjendje të lirë, ndërsa organi i akuzës po heton nëse kemi të bëjmë me një rast të mirëorganizuar të shitblerjes së votës. Nga ana tjetër, vetë kandidatja e PSD-së, Limonera Bozha, ka mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme, duke e cilësuar rastin si një sulm të qëllimshëm ndaj saj.

  • Me kapele në kokë, dhëndri i Berishës del nga ‘arresti shtëpiak’ për të votuar

    Me kapele në kokë, dhëndri i Berishës del nga ‘arresti shtëpiak’ për të votuar

    Dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në një prej qendrave të votimit në kryeqytet.
    Malltezi është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por është lënë i lirë për pak çaste për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese me leje të miratuar nga prokurori Arben Kraja.

    Kujtojmë se Malltezi është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej muajit nëntor të vitit 2023, pas hetimeve të nisura për dosjen “Partizani”.

  • Masakra në Laç, Gjykata e Lezhës lë në burg dy të arrestuarit

    Masakra në Laç, Gjykata e Lezhës lë në burg dy të arrestuarit

    Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin, të dy të dyshuar për përfshirje në përplasjen e armatosur të ndodhur në Laç, ku humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj në rrugë.
    Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Martin Marku, Klevis Ndreca u paraqit personalisht në seancë për t’u njohur me masën, ndërsa Gjeloshi, i cili ndodhet në spital për shkak të plagëve, u përfaqësua nga avokati i tij.
    Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Lirim Buluca vendosi të konsiderojë të ligjshëm arrestimin dhe caktoi ndaj tyre masën “arrest në burg”, për akuzat e “vrasjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
    Ndërkohë nga hetimet paraprake rezulton se përplasja nisi pas një konflikti banal në trafik, ku automjetet e të rinjve preken në pasqyra. Ata ranë dakord të ndalojnë dhe të sqarohen në një segment tjetër rruge, por takimi degjeneroi në përdorim armësh. Sipas hetimit, sapo dolën nga mjetet, Klevis Ndreca hapi zjarr në drejtim të makinës tjetër.
    Nga të shtënat mbetën të plagosur tre persona, përfshirë Gerald Bitrin, i cili më vonë ndërroi jetë në spital, Amarildo Ndoj,  shoku i Ndrecës, si dhe një kalimtare që ndodhej në vendin e ngjarjes. Edhe Daniel Gjeloshi është kundërpërgjigjur me armë, por nuk ka plagosur askënd./tvklan.al

  • Përplasja me armë në Laç, Gjykata e Lezhës lë në burg dy autorët

    Përplasja me armë në Laç, Gjykata e Lezhës lë në burg dy autorët

    Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin, të dy të dyshuar për përfshirje në përplasjen e armatosur të ndodhur në Laç, ku humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj në rrugë.
    Klevis Ndreca u paraqit personalisht në seancë për t’u njohur me masën, ndërsa Gjeloshi, i cili ndodhet në spital për shkak të plagëve, u përfaqësua nga avokati i tij. Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Lirim Buluca vendosi të konsiderojë të ligjshëm arrestimin dhe caktoi ndaj tyre masën “arrest në burg”, për akuzat e “vrasjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
    Nga hetimet paraprake rezulton se përplasja nisi pas një konflikti banal në trafik, ku automjetet e të rinjve preken në pasqyra. Ata ranë dakord të ndalojnë dhe të sqarohen në një segment tjetër rruge, por takimi degjeneroi në përdorim armësh. Sipas hetimit, sapo dolën nga mjetet, Klevis Ndreca hapi zjarr në drejtim të makinës tjetër.

    Nga të shtënat mbetën të plagosur tre persona, përfshirë Gerald Bitrin, i cili më vonë ndërroi jetë në spital, Amarildo Ndojn, shoku i Ndrecës si dhe një kalimtare që ndodhej në vendin e ngjarjes. Edhe Daniel Gjeloshi është kundërpërgjigjur me armë, por nuk ka plagosur askënd.
    /vizionplus.tv

  • Paraqitet në SPAK Monika Kryemadhi

    Paraqitet në SPAK Monika Kryemadhi

    Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, në përputhje me masën “detyrim paraqitje” që është vendosur ndaj saj.
    Gjatë ardhjes së saj në SPAK, ajo çfarë ka rënë në sy të mediave është veshja e Kryemadhit. E pyetur se “pse me të zeza”, Monika preferon të mos komentojë duke lënë hapësirë për t’u përgjigjur mbas daljes së saj nga SPAK.

    “Ju them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, e kam në një kështu… Por do ua them pastaj kur të dal”, u shpreh Kryemadhi.
    Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.

  • Kryemadhi paraqitet në SPAK për masën e sigurisë! Pyetet për veshjen, ish-deputetja: Me thënë të drejtën…

    Kryemadhi paraqitet në SPAK për masën e sigurisë! Pyetet për veshjen, ish-deputetja: Me thënë të drejtën…

    Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme SPAK për të zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

    E veshur me një fustan të zi, Kryemadhi u pyet nga gazetarët se pse ka zgjedhur këtë ngjyrë.
    “Me thënë të drejtën, jo se kam ndonjë gjë të keqe. Ua them pasi të dal”-tha ajo shkurtimisht para se t’i drejtohej SPAK-ut.

    Top Channel

  • Nën masën detyrim paraqitje, Ajola Xoxa në SPAK

    Nën masën detyrim paraqitje, Ajola Xoxa në SPAK

    Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, iu drejtua këtë mëngjes ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, për të respektuar masën ‘detyrim paraqitje’.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

    Top Channel

  • Afera korruptive 1.1 mln euro/ Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK…

    Afera korruptive 1.1 mln euro/ Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK…

    Ajola Xoxa bashkëshortja e kreut të arrestuar të Bashkisë së Tiranës është paraqitur në SPAK për masën e sigurisë.

    Fillimisht ndaj Xoxës gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie.

    Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit.

  • U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj Drejtorit të AMP

    U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj Drejtorit të AMP

    Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra ndaj drejtorit të Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani.
    Me kërkesë të prokurorit Valentin Preçi, gjyqtarja Armela Hasantari vendosi të heqë masën e pezullimit, të caktuar nga Gjykata e Beratit për Sulejmanin, me dyshimin se ka transferuar 2 oficerë të policisë gjyqësore në kundërshti me ligjin.
    Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi.
    Tashmë hetimet ndaj kreut të AMP do të vijojne për akuzën e shpërdorimit të detyrës, po pa asnjë masë sigurie.

  • Drejtori i AMP-së u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj tij

    Drejtori i AMP-së u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj tij

    Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka dhënë vendim për heqjen e masës së pezullimit nga detyra ndaj Florian Sulejmanit, kreut të AMP-së. Vendimi erdhi pas kërkesës së paraqitur nga organi i akuzës, i cili argumentoi se nuk ekzistonin më kushtet për të mbajtur në fuqi masën ndaluese.
    Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfaqësuesi i prokurorisë sqaroi se veprimet e mëparshme të zyrtarit nuk kishin sjellë pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e institucionit.
    Gjykata vendosi në favor të kërkesës por ka theksuar se hetimi ndaj të dyshuarit do të vijojë pa ndërprerje.
    Prokuroria e Beratit njoftoi të mërkurën e 16 prillit caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Florian Suljemani, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar ndaj tij për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas prokurorisë, çështja penale në ngarkim të Sulejmanit ka të bëjë me transferimin e vartësve të Sulejmanit.