Tag: masën

  • Berisha sot në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’, pritet shorti për trupën gjykuese

    Berisha sot në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’, pritet shorti për trupën gjykuese

    Sali Berisha

    TIRANË-Sot kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga GJKKO, “detyrim paraqitje”. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka njoftuar strukturat dhe mbështetësit për të qenë para ambienteve të SPAK.
    Ndërkohë, po sot, në GJKKO do të hidhet shorti për përzgjedhjen e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen “Partizani”. Më 19 maj u mor vendimi për kalimin e dosjes në gjykim. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë zyrtarisht të pandehur bashkë me të akuzuarit e tjerë në lidhje me dosjen si: biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë ‘Homeplan’, Andia Pustina.
    Të pandehurit e dosjes “Partizani” dhe akuzat:
    -Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.-Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”-Xhimi Begeja – Trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” akuzohet për “Pastrim Parash”-Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të “Homeplan sh.p.k” – akuzohet për “Pastrim Parash”
    Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë. Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’./ZËRI

  • Berisha nesër në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

    Berisha nesër në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka lajmëruar anëtarët e Këshillit Kombëtar që kryedemokrati Sali Berisha do të jetë në SPAK nesër në orën 9:30.

    Berisha do të jetë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.
    Më poshtë është mesazhi i Nokës në grupin e Whatssap të Këshillit Kombëtar.

    Top Channel

  • Apeli lë në fuqi masën e arrestit me burg për Florenc Çapjan

    Apeli lë në fuqi masën e arrestit me burg për Florenc Çapjan

    Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, i ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai.
    Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, në dosjen “Plumbi i Artë”.
    Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur Sky ECC dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm mbi bazën e një deklarimi të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Në të njëjtën kohë, Florenc Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

  • I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Apeli i GJKKO nuk zbut masën për Florenc Çapjan! E lë në burg

    I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Apeli i GJKKO nuk zbut masën për Florenc Çapjan! E lë në burg

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi  masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, i cili u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai, nën dyshimin se është përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’.

    Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm te Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit te ish-kryebashkiakut te Elbasani Qazim Sejdini.
    Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur ‘Sky ecc’ dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.
    Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg për jetë si një nga porositësve të vrasjes së Gentian e Nezir  Beqirit në 2012 në Elbasan.

    Top Channel

  • PAMJET- Xhevdet Plaku njihet sot me masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Durrësit

    PAMJET- Xhevdet Plaku njihet sot me masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Durrësit

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    DURRËS-Po zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Durrësit për të arrestuarit e operacionit policor të koduar “Enigma”. 
    I shumëkërkuari Xhevdet Plaku, Voltan dhe Jugert Xhanin, Fatjon Qesjan, Oltion Hasanin, Alfred Hasanaj dhe Flobenc Meçja (Gega) kanë mbërritur në Gjykatë e Durrësit nën masa të rrepta sigurie me praninë edhe të FNSH, për t’u njohur me masën e sigurisë. 
    Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili” nga Durrësi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti. 45-vjeçari ishte dënuar në shtetin fqinj për trafik droge. Ndërsa Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 -vjecari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

  • I riu thyen masën e arrestit dhe e plagos me thikë!  34-vjeçari ‘hakmerret’, i shkon me armë në shtëpi (EMRI)

    I riu thyen masën e arrestit dhe e plagos me thikë! 34-vjeçari ‘hakmerret’, i shkon me armë në shtëpi (EMRI)

    ARMA E SEKUESTRUAR

    VLORË-Një plagosje me thikë është raportuar në Vlorë, ku Kejvi Bendaj, 28 vjeç, ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ka goditur një34-vjeçar, e më pas i ka dëmtuar automjetin. I plagosuri nuk e ka lënë me aq, por pas konfliktit ka shkuar te banesa e Kejvi Bendajt dhe i ka dëmtuar makinën duke e kërcënuar me një armë gjahu.
    34-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u procedua penalisht nga Policia pasi kërcënoi me armë të riun, si edhe i dëmtoi mjetin.
    Njoftimi i policisë:
    Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, vihet në pranga 28-vjeçari. Procedohet penalisht edhe 34-vjeçari, sepse kanosi me armë gjahu 28-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin.
    Sekuestrohet arma e gjahut e përdorur për kanosjen.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në fshatin Panaja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë në kohë dhe parandaluan përshkallëzimin e tij, që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 28 vjeç, banues në Panaja, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B (H)., 34 vjeç.
    Shtetasi K. B. dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin B. B. dhe i ka dëmtuar automjetin atij. Më pas, shtetasi B. B ka shkuar te banesa e shtetasit K. B., i ka dëmtuar automjetin dhe e ka kanosur atë, me një armë gjahu të cilën e posedonte pa leje. Shtetasi B. B. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • “URA”/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit, ja masat

    “URA”/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit, ja masat

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për verifikimin e masave të sigurimit të 14 të arrestuarve gjatë operacionit “URA”.
    Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest me burg për 11 të dyshuarit dhe masën detyrim paraqitje tre të tjerë, mes tyre dhe për avokatin, Armand Tragaj.
    GJKKO ka vendosur masën arrest me burg për Orgest Molla, Altin Morina, Akil Ndrejaku, Musa Koça, Rando Aliu, Sokol Isteri Tatani, Ligor Çombashi, Altin Pjetri, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori dhe Alfred Hysa.

    Ndërkohë për Bexhet Mema, Ervis Deti dhe Armand Tragaj ka dhënë masën detyrim paraqitje.
    Kujtojmë që gjatë seancës avokati Tragaj ka dekaruar se ai nuk ka lidhje me grupin kriminal, duke theksuar se dyshimet e arsyeshme të ngritura nga pala italiane nuk lidhen me asnjë provë të vetme.
    “Në pyetjet e ushtruara nga ana ime si mbrojtje, ndaj prokurorëve, ishte të percaktojnë shprehimisht pjesmarrësit e grupit, rolin e secilit dhe episodet. Por në asnjë moment nuk ju dha përgjigje kësaj pytje, të bërë nga ana ime për shtetasin Altin Morina, pasi një fakt i tillë nuk ekziston, nuk ka asnje rast ku Altini të ketë rol aktiv në Trafikimin e Narkotikeve apo të ketë qenë pjestar e ndonjë grupi . Ky fakt pohoet edhe nga materialet e përcjella nga autoritetet Italiane, të cilat janë të vetmet prova ku mbështet dyshimi i arsyeshëm, që jane komunikimet e kryera në SKY ECC pa i lidhur me asnjë provë tjetër të vetme”, dekalroi Tragaj.
    Më tej ai ka kërkuar që të jetë pranë familjes, për shkak se është mjaft i rënduar psikologjikisht, dhe po ashtu ka njeërz të sëmurë..
    “Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndoj situatat e mia familjare, ku unë jam me dy prindër të sëmurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten më femijë të vogël. Dhe për këtë fakt kërkoj të jem pranë familjes”, ka deklaruar Tragaj para gjykatësve.

  • Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

    Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

    Në fillim të marsit të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli rastin e një familjeje prej 4 anëtarësh nga Shkafana e Durrësit që jeton mes Shqipërisë dhe Italisë, por po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje denoncoi të atin, Skënder Kurtin, për abuzim seksual me të, ndërsa jetonin të dy në Itali në pritje për ardhjen e nënës dhe vëllait.
    Kur ishte 14-15 vjeçe, vajza iu drejtua organeve kompetente dhe për të u kujdes Shërbimi Social në Itali, ndërsa babai vuajti 7 vjet burgim. Mamaja dhe vëllai i vogël e morën vesh ngjarjen pas disa javësh nga një fqinj në Itali, pasi motra nuk po përgjigjej në telefon. Djali i familjes, tani 19 vjeç, tha se e ka parë të atin vetëm 3 herë. Edhe në ato raste, Skënderi ishte i dhunshëm.
    Pas dënimit, Skënderi u deportua në Shqipëri, ku filloi përndjekjen dhe dhunën ndaj familjarëve. Në vitin 2024, djali i Skënderit, Xhemal Kurti, shkoi te gjyshja nga babai, ku u sulmua nga i ati dhe u detyrua t’i gjuajë me një tullë për t’u mbrojtur. Për këtë arsye, i riu u la në qeli për 3 muaj dhe gjykata e dënoi me 1.5 vjet burg. Babai agresor Skënder Kurti, shprehte hapur hakmarrjen, përndjekjen dhe inskenimin që i ka bërë djalit të tij vetëm për t’u hakmarrë për denoncimin që i bëri vajza e tij në vitin 2015 në Itali për ngacmim seksual.
    Pas publikimit të këtij rasti, Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë që rëndonte mbi të riun dhe Xhemal Kurti mori pasaportën dhe u bashkua me të ëmën në Itali./ Tv Klan

  • I akuzuar për trafik droge, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Farrukun

    I akuzuar për trafik droge, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Farrukun

    Gjykata e Lartë ka pranuar sot rekursin e të arrestuarit Kreshnik Farruku dhe të mbrojtësit avokatit Arbër Hoxha, ku ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë Durrës.
    Nëpërmjet këtij vendimi, Farruku lirohet nga qelia dhe lihet me masën e sigurimit arrest shtëpie.
    Ai u arrestua më 11 janar 2025 nga forcat RENEA në Manzë, Durrës, me urdhër të SPAK-ut dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, për qëllime ekstradimi në Itali.

     
    Më 2 prill 2025, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) vendosi të revokojë masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Farrukut. Kjo erdhi pas zbulimit se komunikimet në aplikacionin SKY ECC, të cilat ishin përdorur si prova kundër tij, në fakt i përkisnin vëllait të tij, Roland Farruku.
    Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, Farruku nuk u lirua nga burgu. Kjo për shkak se Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “arrest në burg” për qëllime ekstradimi në Itali, ku ai përballet me akuza për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
    Kështu, përfundimisht, ditën e sotme, datë 20.05.2025, Farruku ka lënë ambientet e paraburgimit duke u lënë të qëndrojë me masë sigurimi arrest shtëpie deri në përfundim të procedurës së ekstradimit.
    /vizionplus.tv

  • Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

    Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

    Ajola Xoxa u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

    Top Channel