Tag: masën

  • S’ka më shpresë për Erion Veliajn, Apeli i GJKKO e lë në burg, Tirana dhe 3 bashki të tjera drejt zgjedhjeve…

    S’ka më shpresë për Erion Veliajn, Apeli i GJKKO e lë në burg, Tirana dhe 3 bashki të tjera drejt zgjedhjeve…

    Rigels Seliman
    Erion Veliaj nuk do ta rifitojë më lirinë, të paktën jo së shpejti. Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) vendosi dje të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke zhbërë çdo përpjekje të avokatëve të tij për lirimin me garanci pasurore. Veliaj nuk ishte në sallë, por në vend të tij foli heshtja që rëndon mbi Partinë Socialiste. Që nga 10 shkurti, Tirana është pa kryetar. Një boshllëk institucional që po kthehet në krizë politike. Por me kalimin e tre muajve nga mungesa e tij në detyrë, ligji hap rrugën për shkarkimin e tij zyrtar. Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet, ku ka zërë se ai mund të mblidhet sot, ose në ditët në vijim për të çuar përpara këtë vendim të rëndë.
    Mirëpo ndërsa Veliaj endet në labirintin e drejtësisë, PS duket se po përgatitet për një tjetër goditje: zgjedhjet e parakohshme në 4 bashki. Tirana është e para, ku ministrat Ogerta Manistriliu dhe Blendi Gonxhja janë emra që lakohen për të kandiduar në zgjedhjet e parakohshme lokale, por edhe Tepelena, Berati dhe Mati janë pas saj. Ish-kryebashkiakët Tërmet Peçi, Ervin Demo dhe Agron Malaj tashmë janë deputetë, ca do të thotë se për këto njësi duhet të votohet.
    Presidenti i Republikës do të shpallë datën e zgjedhjeve menjëherë pas shkarkimit të Veliajt, dhe sipas Kodit Zgjedhor, ato duhet të mbahen brenda 60 ditëve, ndërkohë që e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me tre bashkitë e tjera, gjithmonë nëse mazhoranca socialiste qeverisëse vë në lëvizje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). PPra kjo panoramë tregon se Partia Socialiste do të përballet me një sfidë të shumëfishtë, ku jo vetëm do të synojë ruajë bastionet, por edhe të menaxhojë imazhin e goditur rëndë.
    Prapaskenat
    Ndërkohë sa i takon ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai nga një fitues serial në zgjedhje, sot është simbol i krizës. Nga posterat me buzëqeshje dhe pemë të mbjella, në qeli me dyer të mbyllura dhe dosje hetimore që rëndojnë çdo ditë. Por nga ana tjetër, burime brenda PS flasin për tension të brendshëm. Disa kërkojnë ndarjen e shpejtë nga figura që po e fundos partinë, të tjerë druajnë se kjo mund të përshpejtojë përçarjen.
    Madje ka prej tyre që e lidhin këtë krizë me një fazë të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku goditjet politike nuk do të ndalen më në prag, por do të shkojnë deri në fund. Megjithatë çfarëdo që të ndodhë, një gjë është e qartë: ora politike e Erion Veliajt ka ndaluar. Ndërsa ajo e zgjedhjeve të parakohshme në katër bashki (Tiranë, Mat, Tepelenë dhe Berat) ka nisur të tik-takojë me ritmin e një tronditjeje të thellë. Sidoqoftë referuar kësaj situate, theksojmë se në Partinë Socialiste s’ka më vend për iluzione. Pasi nëse nuk lëviz shpejt, Tirana, simboli i fitores, mund të kthehet në simbolin e humbjes. Dhe ajo humbje, do të tingëllojë shumë më fort sesa fitorja e 2023-it. Sepse një zinxhir i thyer nga Veliaj, po fundos qetësinë e një partie të tërë.
    Situatat e Veliajt
    Ndërkaq kujtojmë se ditën e djeshme Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës, i cili kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Por gjyqtari Engert Pëllumbi rrëzoi kërkesën, ndërsa la në fuqi edhe masën e arrestit shtëpiak për biznesmenin Elman Abule, i cili ishte vetë në sallë.
    Përmes avokatëve të tij, Veliaj ankimoi vendimmarrjen e 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të pranojë informacionin periodik të SPAK, bashkë me vazhdimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt. Veliaj ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese. Kryebashkiaku është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit. Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 episode dhe pastrim parash.
    Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe që prej asaj kohe ka kërkuar disa herë lirimin nga paraburgimi, pa sukses. Nga ana tjetër Ajola Xoxa është paraqitur ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në vijim të masës detyrim paraqitje. Bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim të parave e fshehje të pasurisë dhe po hetohet nën masën detyrim paraqitje.

  • Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për Veliajn

    Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për Veliajn

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj.

    Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, por u përfaqësua nga avokati i tij, Ermir Beta. Përmes mbrojtjes, ai kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke propozuar një garanci pasurore, pa caktuar një shumë konkrete, por duke ia lënë vlerësimin gjykatës.
    Pavarësisht kësaj kërkese, gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi të mos ndryshojë masën, duke konfirmuar “arrestin me burg” të dhënë më herët nga Shkalla e Parë.

    Erion Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet nga SPAK për nëntë episode të dyshuara të korrupsionit pasiv dhe pastrim parash. Prej arrestimit të tij, Veliaj ka bërë disa kërkesa për lirimin nga qelia, por të gjitha janë refuzuar nga gjykatat.
    /vizionplus.tv

  • Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për Erion Veliajn

    Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për Erion Veliajn

    Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
    Veliaj nuk ishte i pranishëm personalisht në gjykatë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Ermir Beta.
    Ndërkohë, në sallën e gjyqit ndodhej Elman Abule, i cili u shoqëru nga avokatja Romina Zano.
    Seanca u zhvillua në prani të palëve dhe avokatëve përkatës, ndërsa gjykata pritet të marrë vendim në lidhje me çështjen.
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Ai aktualisht është nga gjykata nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ka kërkuar masë më të butë.

  • Ajola Xoxa sërish në SPAK, zbaton masën e sigurisë

    Ajola Xoxa sërish në SPAK, zbaton masën e sigurisë

    Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

    Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

    Top Channel

  • Falsifikonin veshjet markë/ Mbetet në burg ish-kandidati i Bashës, në qeli edhe turku…

    Falsifikonin veshjet markë/ Mbetet në burg ish-kandidati i Bashës, në qeli edhe turku…

    Luan Haka, ish-kandidati për deputet i Lulzim Bashës në zgjedhjet e kaluara parlamentare, do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë arrest në burg, pasi u arrestua nga policia për akuzën e “Kontrabandimit të mallrave” dhe “falsifikimit të logove dhe stampave”.
    Vendimi është marë nga Gjykata e Tiranës, e cila përveç lënies në burg të ish-kandidatit të Bashës, Luan Haka, ka caktuar masën e arrestit në burg për Ali Bushatin dhe shtetasin turk Okzan Sulun.
    Për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tre personave, gjykata u mbështet dhe tepretendimet apo provat, e paraqitura në sallën e gjyqit nga prokurori i çështjes.

    Ndërsa për dy personat e tjerë të arrestuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Lindon Haka dhe Xhuljo Lecaj, gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, duke bërë që hetimi ndaj tyre të zhvillohet në gjëndje të lirë.

    Sipas hetimit, materialet kontrabandoheshin kryesisht në Turqi dhe të gjitha magazinoheshin në 2 fabrika në fshatin Brar, në periferi të Tiranës, ku më pas treftoheshin në tregun e brendshëm.

  • Falsifikonin veshjet markë/ Mbetet në burg ish-kandidati i Bashës, në qeli edhe turku dhe një tjetër

    Falsifikonin veshjet markë/ Mbetet në burg ish-kandidati i Bashës, në qeli edhe turku dhe një tjetër

    Luan Haka, ish-kandidati për deputet i Lulzim Bashës në zgjedhjet e kaluara parlamentare, do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë arrest në burg, pasi u arrestua nga policia për akuzën e “Kontrabandimit të mallrave” dhe “falsifikimit të logove dhe stampave”.

    Vendimi është marë nga Gjykata e Tiranës, e cila përveç lënies në burg të ish-kandidatit të Bashës, Luan Haka, ka caktuar masën e arrestit në burg për Ali Bushatin dhe shtetasin turk Okzan Sulun.

    Për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tre personave, gjykata u mbështet dhe tepretendimet apo provat, e paraqitura në sallën e gjyqit nga prokurori i çështjes.

    Ndërsa për dy personat e tjerë të arrestuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Lindon Haka dhe Xhuljo Lecaj, gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, duke bërë që hetimi ndaj tyre të zhvillohet në gjëndje të lirë.

    Sipas hetimit, materialet kontrabandoheshin kryesisht në Turqi dhe të gjitha magazinoheshin në 2 fabrika në fshatin Brar, në periferi të Tiranës, ku më pas treftoheshin në tregun e brendshëm.

  • Theu masën e sigurisë, arrestohet i riu nga Memaliaj

    Theu masën e sigurisë, arrestohet i riu nga Memaliaj

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky shtetas u lokalizua dhe kap në Tiranë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e DVP Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Theu masën e arrestit në shtëpi, kanosi vjehrrin dhe kunatin, ndalohet nga policia Vau Dejës 33 vjeçari

    Theu masën e arrestit në shtëpi, kanosi vjehrrin dhe kunatin, ndalohet nga policia Vau Dejës 33 vjeçari

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin A. P., 33 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur shtetasit F. G., 58 vjeç, dhe A. G., 24 vjeç (ish-vjehrri dhe djali i tij).
    Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit A. P.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Kërkoi masën “arrest shtëpie” për të akuzuarin/ Të afërmet e të miturës kërcënojnë prokuroren brenda zyrës në Sarandë

    Kërkoi masën “arrest shtëpie” për të akuzuarin/ Të afërmet e të miturës kërcënojnë prokuroren brenda zyrës në Sarandë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë, ku një prokurore është kanosur brenda zyrës së saj nga dy shtetase.
    Sipas burimeve paraprake, dy gratë identiteti i të cilave nuk bëhet ende publik, janë të afërme të një të miture, viktimë e një vepre penale të ndodhur pak ditë më parë në qytet. Mësohet se prokurorja, e cila ka pasur në ngarkim çështjen, kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për autorin e dyshuar.
    Të pakënaqura me vendimin, dy të afërmet janë paraqitur në ambientet e institucionit dhe kanë kërkuar takim me prokuroren. Aty, sipas burimeve, ato kanë përdorur gjuhë fyese dhe e kanë kanosur atë brenda në zyrë.
    Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilat kanë shoqëruar dy të dyshuarat dhe kanë marrë dëshmitë e tyre. Për shkak të konfliktit të interesit, çështja i është kaluar për hetim Prokurorisë së Gjirokastrës, e cila do të vijojë procedurat për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal.
    Prova kryesore në këtë hetim pritet të jenë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së Prokurorisë së Sarandës, të cilat tashmë janë sekuestruar nga autoritetet.

    Top Channel

  • Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”

    Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në orën 10:00 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitjeje” të vendosur nga gjykata.
    Kujtojmë se Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas qëndrimit për rreth një vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohet si i përfshirë në dosjen “Partizani”.
    Kjo dosje, për të cilën hetohet ish-kryeministri, kaloi më 19 maj për gjykim, pas shtatë muajsh qëndrimi në seancë paraprake.
    Në këtë dosje janë dërguar për gjykim pesë të pandehur.