Tag: masën

  • GJKKO: Ilir Meta mbetet në qeli

    GJKKO: Ilir Meta mbetet në qeli

    Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lejë në fuqi masën “arrest në burg” për ish-presidentin Ilir Meta.
    Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, nën akuzat për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

    Sipas avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakran, kërkesa e klientit të tij bazohet në mungesën e provave të mjaftueshme nga ana e prokurorisë për ta mbajtur atë në masën më të rëndë të sigurisë. Avokati theksoi se prokuroria ka shkelur procedurat ligjore, pasi nuk ka zhvilluar të paktën katër seanca të informimit mbi ecurinë e hetimeve çdo dy muaj.
    Ndërkohë, në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”. Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg.

  • EMRI – Ndërron jetë në burgun e Lezhës 36- vjeçari, vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”…

    EMRI – Ndërron jetë në burgun e Lezhës 36- vjeçari, vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”…

    Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, mëngjesin e sotëm, më datë 25.06.2025, rreth orës 07:00, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, i datëlindjes 12.09.1989.
    I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor. Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
    Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23.01.2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
    Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjes Hysa.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • U ekstraduan nga Dubai, Gjykata e Posaçme e Tiranës jep masën e sigurisë ndaj tre personave

    U ekstraduan nga Dubai, Gjykata e Posaçme e Tiranës jep masën e sigurisë ndaj tre personave

    Gjykata e Posaçme në Tiranë la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur më herët në mungesë ndaj Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku.

    E njëjta masë u vendos edhe ndaj Ervis Dakës dhe Maksim Koçit, të cilët u ekstraduan pak ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tone, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
    3 shtetasit e ekstraduar u kapën disa javë më parë, nga Policia e Dubait, si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit.
    Ervis Dakës, 38 vjeç, GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;
    Maksim Koçit, 39 vjeç, GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;
    Aldo Xhikës, 40 vjeç, GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

    Top Channel

  • Gjykata lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për miqtë e Talo Çelës

    Gjykata lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për miqtë e Talo Çelës

    Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, ndaj Ervis Dakës dhe Maksim Koçit, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.
    Të shumëkërkuarit nga drejtësia shqiptare, Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika (alias Elkier Cërriku, alias Ado Cërriku), janë ekstraduar mbrëmjen e 19 qershorit, nga Dubai.
    Gjykata Kundër Korrupsionti dhe Krimit të Organizuar, i ka akuzuar këta tre shtetas si përkrahës të shumëkërkuarit Talo Çela, si dhe për lidhjen e tyre me disa ngjarje kriminale në vend.
    Ndërkohë kujtojmë se për Ervis Dakën, GJKKO-ja ka caktuar masën “arrest me burg”, pasi akuzohet për disa vepra të rënda penale.
    Ndër to se ka informuar personat që kanë tentuar të vrasin 28-vjeçarin Kei Piku për të gjitha lëvizjet e tij, si dhe ka siguruar kushtet për vrasjen e Arjan Spahiut.
    38-vjeçari gjithashtu akuzohet se ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, të shumëkërkuarit Talo Çela.
    Sa i përket Maksim Koçit, akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjet e Klevis Kapllanit dhe të një tjetër personi. Gjithashtu, sipas SPAK, akuzohet se ka siguruar kushtet për vrasjen edhe të dy personave të tjerë. Një tjetër akuzë ndaj tij është dhe se ka ndihmuar të fshihet Talo Çelën.
    Ado Xhika nga ana tjetër akuzohet se ka ndihmuar për t’u fshehur për dy vite me radhë Talo Çelën.

  • U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

    U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

    Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për tre të ekstraduarit nga Dubai, miqtë e Talo Çelës. Bëhet fjalë për; Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku- 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
    Ervis Daka- 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;
    Maksim Koçi- 39 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

  • GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë, Erion Veliaj mbetet në qeli

    GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë, Erion Veliaj mbetet në qeli

    Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

    Veliaj do të vijojë të qëndrojë në qeli.
    Biznesmeni Elman Abule u la “arrest shtëpie”.

    vijon…

  • Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, zbulohet arsyeja

    Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, zbulohet arsyeja

    Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha, ka anuluar “takimin” e përmuajshëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ai është i detyruar të paraqitet si shkak i masës së vendosur nga GJKKO-ja, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partixani” në Tiranë.

    Arsyeja e mosparaqitjes së tij, sipas gazetarit Edison Vatnikaj, ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore, ku Berisha ka depozituar një vërtetim si i prekur nga vilazat e stinës.

  • Çfarë i ka ndodhur Berishës? Kryedemokrati nuk paraqitet në SPAK, shkak arsyet shëndetësore

    Çfarë i ka ndodhur Berishës? Kryedemokrati nuk paraqitet në SPAK, shkak arsyet shëndetësore

    Sali Berisha

    TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të hënën e parë të çdo muaji, Berisha duhet që të shkojë në SPAK për të respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Raportohet se Berisha nuk është paraqitur në SPAK për arsye shëndetësore, për shkak të një gjendjeje virale që po kalon.
    Edhe pse u montua podiumi dhe u vendos mikrofoni, për të mbajtur fjalimin e zakonshëm pas daljes nga godina, Berisha nuk u duk askund.
    Në SPAK u paraqit vetëm avokati i Berishës, i cili shpjegoi arsyen e mosparaqitjes së kryedemokratit.
    Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë në lidhje me çështjen Partizani. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë zyrtarisht të pandehur bashkë me të akuzuarit e tjerë në lidhje me dosjen si: biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë ‘Homeplan’, Andia Pustina.
    Të pandehurit e dosjes “Partizani” dhe akuzat:
    -Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.-Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”-Xhimi Begeja – Trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” akuzohet për “Pastrim Parash”-Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të “Homeplan sh.p.k” – akuzohet për “Pastrim Parash”
    Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’./ZËRI

  • Vrau me thikë kushëririn, Hazbi Velsula “kyç” gojën në gjykatë, 31-vjeçari lihet në burg

    Vrau me thikë kushëririn, Hazbi Velsula “kyç” gojën në gjykatë, 31-vjeçari lihet në burg

    Hazbi Velsula, 31 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij, Selim Velsula, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë për motivin e krimit, duke kërkuar prani të avokatit mbrojtës dhe duke refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit.
    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 qershorit në fshatin Xibër të Matit, ku 65-vjeçari Selim Velsula u gjet i pajetë pak metra larg banesës së tij, me plagë të shumta të shkaktuara nga një mjet prerës. Trupi u zbulua nga një bashkëfshatar, ndërsa brenda pak orësh, policia arrestoi në zonën e Alliasit në Tiranë të dyshuarin e vetëm për ngjarjen, Hazbi Velsula.
    Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, Gjykata e Dibrës pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin, i cili do të mbahet në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.
    Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe për të kuptuar motivin pas kësaj ngjarjeje të rëndë brenda familjes.

  • “Emigrantët sollën 251 mln euro në 3 muajit e parë”, Banka e Shqipërisë: 362 mln euro investime të huaja

    “Emigrantët sollën 251 mln euro në 3 muajit e parë”, Banka e Shqipërisë: 362 mln euro investime të huaja

    Rritja e numrit të emigrantëve, po shton edhe volumin e remitancave në vend. Vetëm në tre muajit e parë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë sjellë 251 milionë euro për të afërmit e tyre që jetojnë këtu nga 242 milionë euro në të njëjtën periudhë vjet.
    “Prurjet valutore të emigrantëve, shënuan rreth 251 milionë euro, në rritje vjetore (4%). Gjatë periudhës është vërejtur zgjerim jo vetëm në volumin e dërgesave përmes kanaleve formale (sistem bankar), por edhe prurjeve në cash”, thotë Banka e Shqipërisë.
    Por nga ana tjetër zhvlerësimi i euros po ndikon negativisht në këto transferta, pasi qytetarët kur bëjnë konvertimin e eurove në lekë, po marrin më pak para në dorë se vjet.
    Investimet e huaja edhe pse në rritje e kanë ngadalësuar ritmin e tyre. Banka e Shqipërisë thotë se në tre muajit e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën në 362 milionë euro nga 354 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë.
    “Fluksi hyrës nga investimet e huaja direkte shënon 362 milionë euro, i zgjeruar në terma vjetorë me 2%. Injektimi me kapital të ri dhe riinvestimi u zgjeruan me 8 milionë euro në terma vjetorë”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
    Edhe gjatë kësaj periudhe pjesën më të madhe të investimeve e kanë rrëmbyer pasuritë e paluajtshme me 97 milionë euro të hedhura në këtë sektor. Investimet në këtë sektor janë kryesisht në formën e blerjes së pronave.
    “Gjatë tremujorit të parë 2025, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme (në masën 27%), sektorin e ndërmjetësimit financiar (në masën 21%), hidrokarbureve (në masën 14%), energjitikës (në masën 6%), si dhe komunikacionit (në masën 4%)”, thotë Banka e Shqipërisë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!