Tag: mascherano

  • I inatosur nga humbja, Mascherano zbulon çfarë bisedoi “vesh më vesh” me Messin

    I inatosur nga humbja, Mascherano zbulon çfarë bisedoi “vesh më vesh” me Messin

    4 Tetor 2025

    9:39

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano, tha se diskutimi me Leo Messin pas humbjes 5-3 kundër Chicago Fire ishte thjesht taktike. “Asnjë problem me Leon, diskutuam për bllokun e ulët të Chicago. Pas dy golave të parë ata i mbyllën mirë hapësirat, diskutuam për mënyrën si të gjenim hapësira mes linjave”, – shpjegoi Mascherano.
    Ai pranoi përgjegjësinë për humbjen: “Nuk më shqetëson as humbja, as fitorja. Kur gaboj nuk kam problem ta them. Nuk është e pazakontë të shpreh atë që ndjej”.
    Mascherano vlerësoi edhe Rodrigo De Paul në muajt e tij të parë në MLS, pas ardhjes nga Atlético Madridi: “E shoh mirë. Nuk iu japim rëndësi të tepruar të statistikave, performanca në fushë është kryesore. Rodrigo ka dhuntinë se mbulon shumë hapësira dhe na jep fleksibilitet, më shumë në mes sesa në krah, sipas strategjisë së ndeshjes”.
    Trajneri përfundoi: “Më e rëndësishme nuk është sa vrapon, por si vrapon”.

  • “Do ishte fantastike”, trajneri i Inter Miamit flet për rinovimin e mundshëm të Messit

    “Do ishte fantastike”, trajneri i Inter Miamit flet për rinovimin e mundshëm të Messit

    Lajmi për një rinovim të mundshëm të kontratës së Lionel Messit përtej dhjetorit me Inter Miamin po qarkullon shumë së fundmi.
    Për këtë temë ka folur vetë trajneri i Inter Miami, Mascherano.

    “Nuk do të diskutoj thashetheme dhe nuk është detyra ime ta ndaj këtë lajm.
    Do të ishte një histori e jashtëzakonshme për futbollin amerikan nëse Leo Messi do të luante këtu më gjatë.
    Është unike për historinë e klubit dhe e rëndësishme për futbollin e vendit” – tha Mascherano.
    © BalkanWeb

  • A do të rinovojë Messi me Inter Miami? Flet Mascherano: Futbollist unik, do të ishte fantastike

    A do të rinovojë Messi me Inter Miami? Flet Mascherano: Futbollist unik, do të ishte fantastike

    20 Shtator 2025

    12:04

    Alfred Lleshi

    Shtohen spekulimet për një rinovim të mundshëm të Lionel Messi me Inter Miami, kontrata aktuale e të cilit skadon në dhjetor të këtij viti. Klubi i MLS dëshiron ta mbajë fituesin e Kupës së Botës 2022 edhe për disa sezone. Trajneri Javier Mascherano nuk ka dhënë detaje të reja mbi negociatat, por shprehu dëshirën e tij:
    “Nuk do të flas për thashetheme, nuk është puna ime të merrem me këto lajme. Megjithatë, nëse Leo rinovon, do të ishte një moment fantastik. Do të ishte një histori e jashtëzakonshme për futbollin amerikan, nëse Messi do të luante më gjatë këtu. Ai është unik për historinë e klubit dhe i rëndësishëm për futbollin e vendit”.
    Mesazhi i Mascheranos tregon qartë se klubi dhe stafi teknik e konsiderojnë Messin një element kyç për të ardhmen e Inter Miami dhe për rritjen e ndikimit të futbollit amerikan.

  • Mascherano zbulon të ardhmen e Messi-t: “Ka gjetur vendin ideal”

    Mascherano zbulon të ardhmen e Messi-t: “Ka gjetur vendin ideal”

    Pasi mori pjesë në Kupën e Botës për klube, skuadra e Inter Miami iu rikthye rutinës në MLS pa asnjë pushim. Trajneri Javier Mascherano u përball me një nga temat më të nxehta të momentit në konferencën për shtyp: e ardhmja e Lionel Messi.
    Trajneri argjentinas dëshironte të fikte thashethemet për një lamtumirë të mundshme të lojtarit, duke nënvizuar qetësinë që kampioni duket se ka gjetur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    “Unë e shoh atë shumë të lumtur këtu. Unë mendoj se ai gjeti vendin ideal për të qëndruar i qetë dhe të shijonte shumë gjëra që ai nuk mund të jetonte diku tjetër”, deklaroi Mascherano.
    Më tej, trajneri i Inter Miami komentoi: “Në fund do të jetë Messi ai që do të vendosë, por sot për sot unë e shoh atë me të vërtetë të qetë dhe të lumtur në Majemi”.
    Në nivelin atletik, Messi është në gjendje të mirë, por prania e tij nuk është ende e sigurt. Mascherano do të vlerësojë me kujdes situatën, duke marrë parasysh gjithashtu kalendarin intensiv që pret Miami.
    “Këtë vit ne kemi zhvilluar disa ndeshje pa të dhe të gjithë kemi ndërmarrë një hap përpara për të bërë që mungesa e tij të ndihet sa më pak. Messi nuk e zëvendëson dot askush”, tha Mascherano.

  • Mascherano sfidon Luis Enrique: Privilegj, por edhe sfidë e madhe të luaj ndaj tij

    Mascherano sfidon Luis Enrique: Privilegj, por edhe sfidë e madhe të luaj ndaj tij

    “Është një sfidë”. Kështu e ka cilësuar Javier Mascherano, trajneri i Inter Miami dhe kundërshtari i Luis Enrique (dhe PSG-së) sot, në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube. Pikërisht kundër atij që e ka stërvitur për tri sezone te Barcelona:
    “Do të jetë shumë bukur ta shoh sërish. Vetë fakti që mund ta testosh veten kundër trajnerëve të këtij niveli është një sfidë”, – deklaroi Mascherano në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes ndaj kampionëve të Europës.
    “El Jefecito” pranoi se Luis Enrique e ka “shënjuar thellë”: “Për ne që vijmë nga shumë më poshtë në trajning, të kesh mundësinë të përballesh me një skuadër dhe një trajner të tillë është privilegj, por edhe sfidë e madhe”, – theksoi argjentinasi i Inter Miami, pjesë e MLS-së.
    Në ndeshjen e sotme në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës (ora 18:00, sipas orës shqiptare), pritet të jenë titullarë Messi, Suarez dhe Busquets. Jordi Alba, i cili deri tani nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar, “është në gjendje për të luajtur”, bëri të ditur trajneri Mascherano.

  • Luis Enrique kujton anekdotën pikante me Mascherano: As i dehur nuk ikën nga Barça…

    Luis Enrique kujton anekdotën pikante me Mascherano: As i dehur nuk ikën nga Barça…

    29 Qershor 2025

    10:36

    Alfred Lleshi

    “Një gjë e kisha të qartë; që Mascherano dhe Busquets do të bëheshin trajnerë të mirë”. Ky është kujtimi i bukur që Luis Enrique ruan për të dy lojtarët, gjatë periudhës së tij si trajner i Barcelonës. Asturiani do të përballet sonte me Inter Miami, i drejtuar nga argjentinasi, ndaj ka përfituar nga rasti për të treguar një episod kur “El Jefecito” ishte nën urdhrat e tij te Barça.
    “Bisedën e parë që kam pasur me Mascherano, kur unë isha trajner i Barçës, e kam bërë në ‘British School’ të Barcelonës, sepse vajzat tona shkonin bashkë në të njëjtën klasë. Ia bëra aty, sepse kishte një situatë pak të çuditshme rreth mundësisë që ai të largohej nga Barça. Më kujtohet që i thashë se as i dehur nuk do të ikte…
    Nëse ishin dy lojtarë për të cilët nuk kisha asnjë dyshim se do të bëheshin trajnerë të mirë, sepse ata tashmë ishin trajnerë në fushë, ishin Javier Mascherano dhe Sergio Busquets. Prandaj, nuk kam asnjë dyshim se Busquets do të bëhet trajner i mirë, nëse ai do vetë”.

  • Mascherano dhe Beckham i “përulen” Messit: Më i miri në histori, askush tjetër si ai

    Mascherano dhe Beckham i “përulen” Messit: Më i miri në histori, askush tjetër si ai

    Pas fitores 2-1 të Inter Miami ndaj Portos, që ka rilindur ambiciet e skuadrës amerikane në Botërorin për Klube, Javier Mascherano ka rezervuar fjalë të veçanta për protagonistin absolut të mbrëmjes, Lionel Messin.
    “Përtej golit, e keni dëgjuar nga unë shumë herë: Leo është lojtari që na udhëheq në rrugën e duhur. Uria e tij, rezistenca, dëshira për të vazhduar të luajë në nivelet më të larta, me të vërtetë po na tregon rrugën që duhet ndjekur”,  tha trajneri në konferencë për shtyp.
    Mascherano, ish-shok skuadre me Leon te Argjentina dhe Barcelona, tani trajneri i tij në Florida, nuk hezitoi ta riafirmojë admirimin: “Futbollistikisht, çfarë mund të thuhet më? Është lojtari më i mirë në histori. Ajo që vazhdon të na habisë është dëshira e tij për të fituar”.
    Edhe David Beckham, bashkëpronari i Inter Miami, e nderoi yllin argjentinas me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm në Instagram: “Askush si ai”. Bashkangjitur me mesazhin në fjalë edhe një foto e Messit, duke festuar në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës. Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte edhe një herë vendimtar ndaj Portos, teksa duket i vendosur të forcojë më tej statusin e tij si legjendë.

  • Mascherano “përulet” para Messit: Është pasqyra ku të gjithë duhet të shohim veten

    Mascherano “përulet” para Messit: Është pasqyra ku të gjithë duhet të shohim veten

    Trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano, nuk i kurseu superlativat për Messin, pas fitores 4-2 ndaj Montreal. Me këtë sukses, skuadra nga Florida ndaloi krizën, pasi kishte fituar vetëm një ndeshje në 8 përballjet e fundit. Trajneri argjentinas lartësoi patriotin e vet, i cili shënoi 2 gola: “Leo Messi është lojtari që çdo gjë që bën duket e lehtë, edhe në këtë fazë të karrierës.
    Realiteti është se unë përpiqem të fokusohem jo vetëm tek ajo që bën në fushë, por edhe te dëshira për të luajtur. Shikoni se si përçon energji te skuadra, si konkurron. Është pasqyra ku të gjithë duhet të shohim veten. Ai na tregon rrugën për të konkurruar. Futbollistikisht, nuk ka më fjalë vlerësuese për të”.
    Mascherano foli edhe për Luis Suárez, që gjithashtu shënoi dopietë: “Jam shumë i lumtur për të. Është një lojtar që ka shënuar shumë gola në karrierë. Kur kalojnë disa ndeshje pa shënuar, për të është e pazakontë. Sidoqoftë, ai nuk dorëzohet kurrë dhe kjo është cilësi që përçon te gjithë skuadra”.
    Fitorja shënon fundin e një periudhe të vështirë për Inter Miami: “Pushoi stuhia dhe doli dielli. Në Miami stuhitë zakonisht nuk zgjasin shumë, por kjo zgjati pak më tepër. Kishim nevojë ta ndalonim këtë seri negative. Kisha ndjesi pozitive që nga pjesa e dytë në Filadelfia, jo vetëm për përmbysjen, por edhe mënyrën se si luajtëm kundër një kundërshtari të fortë. Jam shumë i lumtur për fitoren e sotme”.

  • Përgjigje me tri fjalë “të thata”, Messi ngjall dyshime për të ardhmen e tij

    Përgjigje me tri fjalë “të thata”, Messi ngjall dyshime për të ardhmen e tij

    20 Maj 2025

    9:48

    Alfred Lleshi

    Leo Messi ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij, pas kësaj deklarate shumë të shkurtër dhe të paqartë, bërë mbas humbjes së thellë që Inter Miami pësoi ndaj Orlando City. Pas ndeshjes, një gazetar i MLS e pyeti kapitenin argjentinas nëse do të vazhdojë me ekipin e Javier Mascherano, pasi kontrata e tij skadon në dhjetor të këtij viti, 2025.
    Përgjigjja e Messit ishte sa e shkurtër, aq edhe shqetësuese për tifozët. “Nuk di asgjë”, – tha ai me një buzëqeshje të lehtë, përpara se të largohej shpejt drejt dhomave të zhveshjes.
    E vetmja shenjë e mundshme vjen nga vetë trajneri Mascherano, i cili pas ndeshjes u shpreh: “Firmosja me Jordi Alba për dy vitet e ardhshme është e rëndësishme për të treguar stabilitet. Shpresojmë të kemi lajme në javët në vijim edhe për Leon, sepse do të ishte me shumë rëndësi për klubin, tifozët dhe vetë MLS-në”.

    “¿LA RENOVACIÓN? NO SÉ NADA”.
    Lionel Messi, post partido. 🗣️🇦🇷pic.twitter.com/c95C1G58zq
    — Sudanalytics (@sudanalytics_) May 19, 2025