Tag: masave

  • Masat shtrënguese për kreditë, ekspertët: Do duhet kohë që kufizimet e BSH të japin efekt

    Masat shtrënguese për kreditë, ekspertët: Do duhet kohë që kufizimet e BSH të japin efekt

    Me hyrjen në fuqi të masave shtrënguese të Bankës Qendrore për kreditë për banesa, pyetja që shumë individë bëjnë është: Të vijojnë me shit-blerjet apo të presin se si do të reagojë tregu? Eksperti i ekonomisë Adrian Civici thotë se efekti masave nuk do të jetë i shpejtë, po qëllimi i tyre është një kontroll më i mirë i ofertës në treg.

    “Tregu nuk pritet të reagojë mënyrë të shpejtë. Do kohë që të ndihet efekti i këtyre masave. Synimi i tyre është frenimi dhe kontrolli më i mirë i ofertës në treg. Kërkesa vijon të jetë shumë e lartë dhe vet tregu do të kërkojë kohë ti rikorrigjojë çmimet, pse jo dhe me ulje” -tha Civici
    Sipas Civicit heqja e mundësisë për të marrë 100 % të vlerës së pronës kredi, nuk është një shtrëngim që vjen nga ndonjë krizë në horizont. Janë masa që kanë efekt parandalues.

    “Këto konsiderohen masa parandaluese që Bankat Qendrore i marrin herë pas here për të eliminuar mundësinë e krijimit të një flluske në rastin e tregut të pasurive të patundshme. Nuk janë masa të ndikuara nga një krizë reale aktuale. Ideja është që të ketë një ndarje të riskut në mënyrë proporcionale, mes bankave dhe klientëve.”
    Por eksperti i ekonomisë jep dhe një tjetër arsye pse u morën këto masa?
    “Është edhe një mënyrë për të kufizuar orientimin e kapitaleve dhe investimeve në sektorin imobiliarë. Eksperienca ka treguar që krizat vijnë kur orientohen kapitalet kaq shumë në një sektor.”
    Që pas pandemisë, ndërtimi dhe tregu i shitjes së pronave janë dy nga tre sektorët që po udhëheqin rritjen ekonomike. Ndërsa tregu i pasurive është sektori i parë që po dominon në investimet e huaja për disa vite rresht. Viti 2024 u mbyll me 380 mln euro.
    /vizionplus.tv

  • FIFA “fal” FSHF-në, rikthehet një pjesë e tifozëve për ndeshjen me Serbinë

    FIFA “fal” FSHF-në, rikthehet një pjesë e tifozëve për ndeshjen me Serbinë

    Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin ndaj Andorrës, FSHF-ja ka zhvilluar negociata intensive me qeverinë botërore të futbollit për mënyrën e zbatimit të vendimit dhe lehtësimin e masave të stadiumit.
    Burime për “Panorama Sport”, bëjnë me dije se FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për të vendosur përsëri tifozë në tribunat pas porte për ndeshjen e madhe Shqipëri-Serbi më 7 qershor. Kjo pas përgatitjes së një plani të përmirësuar kundër diskriminimit dhe angazhimit të FSHF-së për të parandaluar çdo sjellje të papranueshme.
    Sipas marrëveshjes, tribunat që ishin parashikuar për mbyllje 20% do të mbushen me një përzierje të grupeve të komunitetit dhe organizatave kundër diskriminimit, si dhe tifozëve tradicionalë shqiptarë, duke siguruar një ambient ku mbështetja për Kombëtaren shoqërohet me mesazhe të forta kundër diskriminimit.

  • FIFA ‘fal’ FSHF-n, rikthehet një pjesë e tifozëve

    FIFA ‘fal’ FSHF-n, rikthehet një pjesë e tifozëve

    Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin ndaj Andorrës, FSHF-ja ka zhvilluar negociata intensive me qeverinë botërore të futbollit për mënyrën e zbatimit të vendimit dhe lehtësimin e masave të stadiumit.
    Burime bëjnë me dije se FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për të vendosur përsëri tifozë në tribunat pas porte për ndeshjen e madhe Shqipëri-Serbi më 7 qershor. Kjo pas përgatitjes së një plani të përmirësuar kundër diskriminimit dhe angazhimit të FSHF-së për të parandaluar çdo sjellje të papranueshme. Sipas marrëveshjes, tribunat që ishin parashikuar për mbyllje 20% do të mbushen me një përzierje të grupeve të komunitetit dhe organizatave kundër diskriminimit, si dhe tifozëve tradicionalë shqiptarë, duke siguruar një ambient ku mbështetja për Kombëtaren shoqërohet me mesazhe të forta kundër diskriminimit.

  • Turi në Ballkan, Kallas njofton heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, “i tërheq veshin” Vuçiçit

    Turi në Ballkan, Kallas njofton heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, “i tërheq veshin” Vuçiçit

    Marsela SHYTIA
    Në një vizitë të ngarkuar diplomatikisht në Ballkanin Perëndimor, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, nuk i kurseu tonet e ashpra ndaj Serbisë, duke theksuar qartë se nuk ka rrugë të shkurtra drejt Bashkimit Evropian dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën është një domosdoshmëri. Ndryshe nga qëndrimi ndaj Beogradit, Kallas u shfaq më përkrahëse ndaj Kosovës, duke dhënë një lajm të shumëpritur: nisjen e procesit të heqjes së masave ndëshkuese të BE-së.
    Takimet në Serbi
    Gjatë qëndrimit të saj në Serbi, ajo u takua me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, Kryeministrin Gjuro Macut, kryetaren e Kuvendit Ana Brnabiç, përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe përfaqësues të të rinjve. Kallas tha se është thellësisht e përkushtuar për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të përfitojë nga momenti aktual në çështjen e zgjerimit të BE-së, se në një bisedë me udhëheqësit politikë mori informacion se BE mbetet qëllimi strategjik i Serbisë, por theksoi se duhen parë edhe veprimet që do ta shoqërojnë atë dhe se reformat janë mënyra për ta bërë këtë. “Momenti politik është tani”, tha ajo. Ajo shtoi se “reformat janë një mënyrë që Serbia të përparojë, se nuk ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit”.
    Dialogu me Kosovën
    Ajo vetë përmendi çështjen e Kosovës, se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtines është gjithashtu i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, dhe u bëri thirrje të dyja palëve që “të kapërcejnë të kaluarën dhe të përqendrohen në të ardhmen”. “Planifikoj t’i ftoj përfaqësuesit e Beogradit dhe të Prishtines në Bruksel sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të diskutojmë hapat përpara”, tha Kallas. Kur u pyet nga “Blic” nëse BE-ja do ta ndryshojë kornizën e saj të ndërmjetësimit, pasi formati aktual i dialogut nuk po jep rezultate, ajo tha se po punojnë për normalizimin e marrëdhënieve. “Kemi një të dërguar të ri special për dialogun, Peter Sorensen, i cili është emëruar për një vit. Kemi përcaktuar se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ajo që është e nevojshme është normalizimi i marrëdhënieve dhe pikërisht për këtë po punojmë, është e nevojshme për të ardhmen e të dyjave”, tha Kallas.
    Vizita në Moskë
    Kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis Serbisë dhe Rusisë, ajo tha se diskutoi largimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Moskë më 9 maj në takimin e fundit të Unionit Politik Evropian në Tiranë dhe se shprehu pikëpamjen e saj, dhe se Presidenti Vuçiç shprehu pikëpamjen e tij. “Nuk e kuptoj pse është e nevojshme të qëndrosh krah për krah me dikë që po zhvillon një luftë themelore në Ukrainë. Presidenti Vuçiç shpjegoi arsyet e kësaj vizite në një bisedë të hollësishme”, tha Kallas. Ajo tha se kandidatët pritet të zbatojnë politikën e BE-së, sepse “është një shenjë se ata duan të jenë me ne në BE”. “Sepse e dini çfarë mesazhi dërgon, a doni të jeni me ne? Nëse doni të jeni në BE, atëherë ne do të punojmë së bashku dhe kështu funksionojmë, dhe kjo është ajo që duam të shohim edhe nga vendet kandidate”, tha Kallas.
    Heqja e masave ndaj Kosovës
    Më e butë ishte “Zonja e Hekurt” e BE-së me Kosovën, të cilës i dha një lajm të shumëpritur. Ajo ka njoftuar se BE-ja ka filluar procesin e heqjes graduale të masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023. Këto masa u imponuan për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës dhe veprimeve të konsideruara të pakoordinuara nga qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Gjatë një konference shtypi për mediat në Prishtinë, Kallas theksoi se heqja e masave do të jetë graduale dhe e kushtëzuar nga përparimi i Kosovës në uljen e tensioneve në veri dhe angazhimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Masat ndëshkuese, të cilat përfshinin pezullimin e fondeve të BE-së, ngrirjen e takimeve të nivelit të lartë dhe kufizimin e vizitave bilaterale, kanë ndikuar ndjeshëm në ekonominë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

  • REL: Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    REL: Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Foto ilustruese

    TIRANË- Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me kusht që ajo t’i ulë tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kështu paralajmëroi në Prishtinë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.
    Derisa Kallasi nuk shpjegoi se kur ka filluar heqja e masave dhe çfarë masash mund të jenë hequr deri tani, Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të saj në Bruksel masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
    Sipas burimeve, tani ka filluar puna e disa nën-komiteteve të MSA-së, si dhe ofrimi i ndihmës teknike në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor është iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
    Kosova mbështetet nga ky mekanizëm që nga viti 2009. Deri në vitin 2021, në Kosovë ishin mbështetur 30 projekte në vlerë prej 1.8 miliard eurosh nga ky mekanizëm. Projektet përfshijnë ndërtimin e rrugëve, rehabilitimin e hekurudhave, sistemet e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza.
    Për vitet 2023-2030, në kuadër të këtij mekanizimi, në Kosovë janë paraparë edhe projekte të tjera, si: Autostrada e Paqes Prishtinë – Nish, rruga hekurudhore Beograd – Prishtinë, ngrohja diellore për Prishtinën, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën e të tjera. Këto masa filluan të hiqen nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) dhe Komisioni Evropian pas diskutimeve në Këshillin e Punëve të Jashtme në prill, thotë burimi.
    “Vendimi vjen pas zhvillimit paqësor të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë në fillim të këtij viti. Siç tha Përfaqësuesja e Lartë [Kallas], ky proces është gradual dhe i kushtëzuar me përparim të vazhdueshëm drejt shtensionimit”, thekson burimi.
    EEAS dhe Komisioni tani po e zbatojnë këtë vendim, duke i mbajtur të informuara shtetet anëtare. Baza për këtë vendim ishin konkluzionet e Këshillit të BE-së nga dhjetori 2024, sipas të cilave BE-ja do të ishte e gatshme të fillonte heqjen graduale të masave, paralelisht me hapat e shtensionimit në veri të Kosovës, sipas burimit.Kallas paralajmëroi gjatë vizitës së saj në Prishtinë se, derisa ky vendim hap derën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës edhe për lidhje më të ngushta me Evropën, ai varet nga ulja e tensioneve në veri.
    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.
    Kallas tha se mbyllja e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare “po minon” përpjekjet drejt shtensionimit të situatës.
    Autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur një sërë institucionesh paralele serbe në javët e fundit, për të cilat thonë se janë të jashtëligjshme.
    Cilat janë masat e BE-së ndaj Kosovës?
    Masat e BE-së ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale. Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Programi IPA, sipas Komisionit Evropian, është paraparë si “mënyrë përmes së cilës BE-ja përkrah reforma në ‘vendet në procesin e zgjerimit’ me ndihmë financiare dhe teknike”.
    Kosova ka përfituar gjithsej 1.21 miliard euro nga ky program që nga viti 2007 deri në fund të vitit 2022. Ndërsa, nga programi Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka përfituar rreth 1.8 miliard euro nga viti 2009 deri më 2021.
    Por, pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit 2023, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh./REL

  • Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me kusht që ajo t’i ulë tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kështu paralajmëroi në Prishtinë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.
    Derisa Kallasi nuk shpjegoi se kur ka filluar heqja e masave dhe çfarë masash mund të jenë hequr deri tani, Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të saj në Bruksel masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
    Sipas burimeve, tani ka filluar puna e disa nën-komiteteve të MSA-së, si dhe ofrimi i ndihmës teknike në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
    Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor është iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
    Kosova mbështetet nga ky mekanizëm që nga viti 2009. Deri në vitin 2021, në Kosovë ishin mbështetur 30 projekte në vlerë prej 1.8 miliard eurosh nga ky mekanizëm.
    Këto masa filluan të hiqen nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) dhe Komisioni Evropian pas diskutimeve në Këshillin e Punëve të Jashtme në prill, thotë burimi.
    “Vendimi vjen pas zhvillimit paqësor të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë në fillim të këtij viti. Siç tha Përfaqësuesja e Lartë [Kallas], ky proces është gradual dhe i kushtëzuar me përparim të vazhdueshëm drejt shtensionimit”, thekson burimi.
    Baza për këtë vendim ishin konkluzionet e Këshillit të BE-së nga dhjetori 2024, sipas të cilave BE-ja do të ishte e gatshme të fillonte heqjen graduale të masave, paralelisht me hapat e shtensionimit në veri të Kosovës, sipas burimit.
    Kallas paralajmëroi gjatë vizitës së saj në Prishtinë se, derisa ky vendim hap derën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës edhe për lidhje më të ngushta me Evropën, ai varet nga ulja e tensioneve në veri.
    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.
    Kallas tha se mbyllja e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare “po minon” përpjekjet drejt shtensionimit të situatës.
    Autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur një sërë institucionesh paralele serbe në javët e fundit, për të cilat thonë se janë të jashtëligjshme.
    Hollësitë mbi masat nuk janë bërë të ditura asnjëherë, as kur janë komunikuar ato.
    Por, ndër masat e tjera të BE-së ishin edhe mos ftesat për Kosovën në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
    Masat tjera janë suspendimi i programit të fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 (Fondet e Para-Anëtarësimit). /REL

  • “Shtensiononi situatën”/ Kaja Kallas nesër në Kosovë: Para heqjes së masave të BE-së: Shtohen thirrjet për…

    “Shtensiononi situatën”/ Kaja Kallas nesër në Kosovë: Para heqjes së masave të BE-së: Shtohen thirrjet për…

    Në kuadrin e një turi në Ballkanin Perëndimor që e çon shefen e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë edhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut, politikanja Kaja Kallas qëndron nesër në Kosovë.
    Vizita e kryediplomates europiane në Prishtinë vjen në një kohë kur autoritetet kosovare i kanë shtuar thirrjet për heqjen e masave shtrënguese të Brukselit, madje tani pretendojnë që kjo gjë të ndodhë përpara vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.
    “Në Kosovë, Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, theksohet në njoftimin e BE-së. Bashkimi Europian vetë insiston që të ketë shtensionim situate në Kosovë, qeveria e së cilës ka vazhduar mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, duke nxitur reagimin e bllokut. Në Prishtinë, Kallas pritet të vizitojë edhe Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), si dhe komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, Enrico Barduani.
    Përpara vizitës në Kosovë, Kallas ndalon në Serbi ku planifikon takime me presidentin Aleksandar Vuçic, kryeministrin Gjuro Macut, si dhe ministrin e Jashtëm, Marko Gjuric. Në Shkup ndërkohë, ajo do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski, e do të hapë në kryeqytetin maqedonas “ Dialogun e parë për Siguri dhe Mbrojtje ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut”.

  • Hyn në fuqi shfuqizimi i gjobave nga 1 janari 2015 deri më 2024

    Hyn në fuqi shfuqizimi i gjobave nga 1 janari 2015 deri më 2024

    Hyn në fuqi vendimi “Për përcaktimin e procedurave që ndiqen për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara” për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 30 Nëntor 2024. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga institucionet për realizimin e procesit të shfuqizimit të masave administrative të paekzekutuara, të përcaktuara te ligji nr.127/2024, i miratuar në dhjetor të 2024-s.
    Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë në nenin 3 të ligjit 127/2024 përcaktohej si afat miratimi i tij 10 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit. Në vendim përcaktohet se të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë Inspektoratet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Policinë Bashkiake, IKMT-në, AKU-në, Inspektoratin Shëndetësor dhe Policinë e Shtetit, kanë detyrimin që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit të përgatisin dhe dërgojnë listat e subjekteve ndaj të cilëve janë vendosur masa administrative të paekzekutuara dhe që përfshihen në falje.

    Këto lista miratohen nga titullarët përkatës dhe i kalohen njësive të vetëqeverisjes vendore ose strukturave përgjegjëse për fshirjen e detyrimeve nga regjistrat dhe sistemet zyrtare. Vendimi përcakton se procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e tij, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3, të kreut III, për të cilin afati i përfundimit të procesit është 80 ditë.
    Shpenzimet administrative për realizimin e procesit të heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara dhe të shfuqizuara me ligjin nr. 127/2024, të kryera sipas këtij vendimi, përballohen nga secili institucion.
    VENDIM Nr. 274, datë 9.5.2025 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE QË NDIQEN PËR SHFUQIZIMIN E MASAVE ADMINISTRATIVE TË PAEKZEKUTUARA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 3, të ligjit nr. 127/2024, “Për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
    VENDOSI: I. TË PËRGJITHSHME
    1. Përcaktimin e procedurave që ndiqen për realizimin e procesit të shfuqizimit të masave administrative të paekzekutuara, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 127/2024, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (në vijim “IKMT”), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (në vijim “AKU”), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
    2. Procedurat e këtij vendimi, në kuptim të ligjit nr. 127/2024, zbatohen për realizimin dhe përfundimin e procesit të shfuqizimit dhe heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga: a) inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit; b) Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; c) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; ç) Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; d) Policia e Shtetit; dh) Policia Bashkiake.
    3. Procesi i heqjes/fshirjes së masave administrative, të shfuq 127/2024, dhe të paekzekutuara, sipas këtij vendimi, zbatohet vetëm për masat që janë vendosur ndaj individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë, të cilët: a) kanë bërë ndërtime dhe/ose ndërhyrje pa leje apo njoftim paraprak, në: i. ndërtime për qëllime banimi; ii. objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; iii. objekte që shërbejnë për mbajtjen e mjeteve të punës e input-eve bujqësore dhe blegtorale. b) kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale; c) nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës COVID-19 gjatë periudhës së pandemisë.
    4. Procedurat e heqjes/fshirjes së masave administrative, të shfuqizuara me ligjin nr. 127/2024, dhe të paekzekutuara, ndiqen dhe zbatohen nga organet që kanë vendosur këto masa, përkatësisht, për: a) subjektet në shkelje, sipas përcaktimeve në shkronjën “a”, të pikës 3, të këtij vendimi, nga: i. inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit; ii. Policia Bashkiake; iii. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. b) subjektet në kushtet e përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të këtij vendimi, nga: i. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; ii. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. c) subjektet në shkelje, sipas përcaktimeve në shkronjën “c”, të pikës 3, të këtij vendimi, nga Policia e Shtetit
    II. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA INSPEKTORATET VENDORE TË MBROJTJES SË TERRITORIT DHE POLICIA BASHKIAKE
    Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit dhe policia bashkiake e çdo njësie të vetëqeverisjes vendore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listën e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë ndaj të cilëve nga ky organ është vendosur, përkatësisht, masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar dhe që është shfuqizuar me ligjin nr. 127/2024.
    2. Një kopje e listës së hartuar sipas pikës 1 të këtij kreu, nënshkruar nga titullari i organit procedues, i përcillet menjëherë drejtorisë përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore, përgjegjëse për taksat dhe tarifat vendore, për kryerjen e procedurave për heqjen/fshirjen nga sistemi të masave administrative, të shfuqizuara.
    3. Drejtoria përkatëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore për taksat dhe tarifat vendore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga administrimi i listës, kryen heqjen/fshirjen nga sistemi të masës administrative, sipas listës së përcjellë për secilin individ dhe/ose person fizik apo juridik. 4. Drejtoria përkatëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pas përfundimit të heqjes/fshirjes nga sistemi, njofton, sipas listës së përcjellë, Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë Bashkiake për fshirjen e detyrimit në sistem. 5. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr. 127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 6 të këtij kreu, paraqet kërkesë, përkatësisht, pranë Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit ose Policisë Bashkiake për heqjen/fshirjen e masës. 6. Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ose Policia Bashkiake përkatëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr. 127/2024 dhe në këtë vendim, procedon me dërgimin menjëherë të të dhënave pranë drejtorisë përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore për taksat dhe tarifat vendore për heqjen/fshirjen e detyrimit nga sistemi. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ose Policia Bashkiake njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative, subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.
    III. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË SË TERRITORIT (IKMT)
    1. Strukturat përgjegjëse në nivel qendror dhe rajonal, në përbërje të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), sipas ndarjes së tyre të përgjegjësive, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë, ndaj të cilëve nga struktura përkatëse është vendosur masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar, plotësisht ose pjesërisht, dhe që është shfuqizuar me ligjin nr. 127/2024, dhe ia përcjellin për miratim Kryeinspektorit.
    2. Lista e përgatitur sipas pikës 1 të këtij kreu, konsiderohet përfundimtare, kur për çdo subjekt kundërvajtës dhe për masën administrative përkatëse, të evidentuar për çdo subjekt, aktet administrative të mbajtura nga strukturat inspektuese të IKMT-së, përfshirë procesverbalet e konstatimit të kundërvajtjes (në vijim “PVKK”), relacionet shpjeguese bashkëlidhur tij, si dhe vendimin e masës administrative dhe vendimin e prishjes, kanë të evidentuar qartësisht tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak, të cilat, në çdo rast, duhet të pasqyrojnë qartë se përmbushen kushtet për shfuqizimin e masës administrative, sipas kërkesave të nenit 2, të ligjit nr. 127/2024.
    3. Përjashtimisht nga sa përcaktohet në pikën 2 të këtij kreu, për rastet e masave administrative të paekzekutuara, plotësisht apo pjesërisht, për të cilat aktet administrative të mbajtura nga strukturat inspektuese të IKMT-së, siç janë PVKK-të, relacionet shpjeguese bashkëlidhur tij, si dhe vendimi i masës administrative dhe vendimi i prishjes, nuk kanë të evidentuar qartësisht tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak, e cila në çdo rast duhet të jetë sipas përcaktimit të nenit 2, të ligjit nr. 127/2024, dokumenti shtesë që do të vërtetojë tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak do të jetë akti i ekspertimit të ndërtimit pa leje, i nënshkruar nga 3 (tre) ekspertë të licencuar të fushës. Në mungesë të këtij akti ekspertimi, vlerësimi për tipologjinë e ndërtimit pa leje apo njoftim paraprak, për masën administrative që shqyrtohet dhe vërtetimi i përmbushjes së kushteve për shfuqizimin e saj, sipas ligjit nr. 127/2024, bëhet nga një komision i posaçëm, i krijuar me urdhër të Kryeinspektorit, që përbëhet nga punonjës të IKMT-së, specialistë të fushës dhe juristë.
    4. Vendimet e Kryeinspektorit të nxjerra sipas pikave 1 dhe 3 të këtij kreu, për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr. 127/2024, administrohen nga strukturat përgjegjëse për ndjekjen e ekzekutimit të masave administrative, si dhe nga strukturat përgjegjëse për mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative të vendosura nga IKMT-ja, të cilat përkatësisht bëjnë heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat, që ato disponojnë.
    5. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr. 127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse në nivel qendror e rajonal, në përbërje të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për heqjen/fshirjen e masës. 6. Struktura përgjegjëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr. 127/2024 dhe në këtë vendim, procedon me dërgimin menjëherë të vendimit për shfuqizimin e masës administrative Kryeinspektorit. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, struktura përgjegjëse njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë
    IV. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT DHE INSPEKTORATI SHTETËROR SHËNDETËSOR
    1. Strukturat përgjegjëse, në nivel qendror e rajonal, në përbërje të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ose të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, sipas ndarjes së përgjegjësive të tyre, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë ndaj të cilëve, nga struktura përkatëse, është vendosur masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar, plotësisht ose pjesërisht, dhe që është shfuqizuar me ligjin nr. 127/2024.
    2. Lista e subjekteve kundërvajtëse shoqërohet me kopjen e vendimeve përfundimtare të vendosjes së masës administrative, relacionin shpjegues për çdo masë të vendosur, si dhe informacionin për fazën, në të cilën ndodhet procesi i ekzekutimit, duke e shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
    3. Lista e përgatitur sipas pikave 1 dhe 2 të këtij kreu përcillet për miratim, përkatësisht, në Drejtorinë e Përgjithshme e AKU-së ose te Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Listat përfundimtare miratohen nga titullari institucionit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përcjelljes për miratim.
    4. Listat e miratuara nga titullarët e institucioneve, sipas pikës 3 të këtij kreu, për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr. 127/2024, administrohen nga strukturat përgjegjëse për ndjekjen e ekzekutimit të masave administrative dhe nga strukturat përgjegjëse për mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative të vendosura përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ose Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Strukturat përgjegjëse, përkatësisht, bëjnë heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat që ato disponojnë.
    5. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik, që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr. 127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse, në nivel qendror e rajonal, në përbërje të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ose të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, sipas ndarjes së tyre të përgjegjësive për heqjen/fshirjen e masës.
    6. Struktura përgjegjëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr. 127/2024 dhe në këtë vendim, procedon me dërgimin menjëherë të vendimit për shfuqizimin e masës administrative për miratim në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së ose te Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, struktura përgjegjëse njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.
    V. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA POLICIA E SHTETIT
    1. Drejtoritë vendore të policisë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve dhe/ose të personave fizikë apo juridikë, ndaj të cilëve, nga struktura e tyre policore është vendosur masë administrative, të cilat rezultojnë të paekzekutuara, plotësisht ose pjesërisht, dhe që janë shfuqizuar me ligjin nr. 127/2024.
    2. Lista e subjekteve kundërvajtëse shoqërohet me kopjen e vendimeve përfundimtare të vendosjes së masës administrative, relacionin shpjegues për çdo masë të vendosur, si dhe informacionin për fazën, në të cilën ndodhet procesi i ekzekutimit për çdo masë.
    3. Listat e përgatitura nga drejtoritë vendore të policisë, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij kreu, së bashku me dokumentet shoqëruese, përcillen për miratim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
    4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pasi verifikon e konstaton plotësimin e kushteve ligjore për shfuqizimin e masave administrative të listuara, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përcjelljes së tyre, për miratim, me vendim të drejtorit të Përgjithshëm ose të autorizuarit prej tij, miraton listat përfundimtare të masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr. 127/2024.
    5. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgon në secilën drejtori vendore të policisë listat përfundimtare së bashku me vendimet përkatëse miratuese për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara.
    6. Listat përfundimtare dhe vendimet miratuese për heqjen/fshirjen e masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr. 128/2024, administrohen nga strukturat e drejtorive vendore të policisë, përgjegjëse për ndjekjen e ekzekutimit të masave administrative, si dhe nga strukturat përgjegjëse për mbajtjen e regjistrave, ku evidentohen masat administrative të vendosura nga Policia e Shtetit, të cilat përkatësisht, bëjnë heqjen ose fshirjen e tyre nga evidencat apo regjistrat që ato disponojnë
    7. Çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr. 127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse në nivel vendor, për heqjen/fshirjen e masës.
    8. Struktura përgjegjëse verifikon pretendimet në kërkesë dhe, nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr. 127/2024 e në këtë vendim, procedon sipas pikave 3 dhe 4 të këtij vendimi. Në rast se nuk plotësohen kriteret për shfuqizimin e masës, sipas ligjit dhe këtij vendimi, struktura përgjegjëse njofton brenda 5 (pesë) ditëve individin dhe/ose personin fizik apo juridik për refuzimin e kërkesës për heqje/fshirje nga sistemi, duke parashtruar edhe arsyet përkatëse. Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë.
    VI. DISPOZITA TË FUNDIT
    1. Institucionet e përmendura në pikën 2, të kreut I të këtij vendimi, kryejnë njoftimin për heqjen/ fshirjen e masave administrative të shfuqizuara nëpërmjet njoftimit publik me shpallje, në përputhje me parashikimet në Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.
    2. Procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve, sipas këtij vendimi, përfundon brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3, të kreut III, për të cilin afati i përfundimit të procesit është 80 (tetëdhjetë) ditë. 3. Shpenzimet administrative për realizimin e procesit të heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara dhe të shfuqizuara me ligjin nr. 127/2024, të kryera sipas këtij vendimi, përballohen nga secili institucion.
    4. Ngarkohen inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Policia Bashkiake dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./Monitor/

  • Heqja e masave ndaj Kosovës, “gishti i fajit” po drejtohet nga Kallas, ja çfarë po pret Brukseli nga Prishtina

    Heqja e masave ndaj Kosovës, “gishti i fajit” po drejtohet nga Kallas, ja çfarë po pret Brukseli nga Prishtina

    Marsela SHYTIA
    Edhe pse kanë kaluar shumë muaj pas vendosjes së masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, përfshirë ngrirjen e fondeve dhe pezullimin e vizitave të nivelit të lartë, rezulton se këto sanksione nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin e saj politik. Megjithatë, ndikimi i tyre është ndjerë ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve. Në mungesë të një konsensusi të qartë brenda vetë Bashkimit Evropian mbi heqjen e këtyre masave, pasiguria vazhdon të mbizotërojë dhe të formësojë klimën politike dhe institucionale. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga autoritetet e Prishtinës dhe përkrahjes nga Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë drejt lehtësimit të masave.
    Mungesa e konsensusit Brenda BE-së
    Aleksandar Šljuka, bashkëpunëtor i organizatës joqeveritare “Nisma e Re Sociale”, vlerësoi se nuk ka konsensus brenda Bashkimit Evropian nëse duhet të hiqen masat ndëshkuese për Kosovën apo të ndëshkohet shtesë për shkak të veprimeve të njëanshme. Në të njëjtën kohë, ky analist paralajmëron se grupi aktual i sanksioneve kundër Prishtinës zyrtare nuk është zbatuar në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht në pjesën politike. “Tani është më shumë një lojë rreth konsensusit brenda BE-së, se si vende të ndryshme e shohin të gjithë çështjen e dialogut dhe çështjen e marrëdhënies së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. A janë ata për lehtësimin e këtyre masave apo janë për ndëshkimin e Kosovës deri në një farë mase për gjithçka që qeveria bëri në periudhën e mëparshme, përkatësisht për veprime të shumta të njëanshme që kontribuan në përshkallëzimin në terren”,  tha Aleksandar Šljuka për Kosova Online.
    Heqja e masave
    Ai shton se për njëfarë kohe, si në Kosovë ashtu edhe brenda BE-së, është shqyrtuar heqja e masave ndëshkuese kundër Prishtinës, por se ende ka mendime të ndryshme brenda Unionit. “Disa vende janë kundër kësaj, domethënë, ka më shumë konsensus drejt një heqjeje graduale dhe me faza dhe kjo ndoshta do të thotë që disa masa që lidhen me çështjet financiare dhe teknike do të hiqen së pari, dhe pastaj masa të tjera”, tha Šljuka. Ai e sheh selektivitetin në zbatimin e masave të futura si një problem shumë më të madh. “Gjatë gjithë kohëzgjatjes, që nga futja e masave, ato kanë pasur selektivitet në zbatimin e tyre. Ato nuk u zbatuan kurrë plotësisht. Në aspektin politik të këtyre masave, mohimi i takimeve në nivelin më të lartë të zyrtarëve të BE-së, vendeve të BE-së dhe Kosovës nuk u respektua kurrë plotësisht . Ne dëshmuam se u zhvilluan takime të shumta dhe se ato ende po zhvillohen, kështu që pyetja është se sa të besueshme ishin këto masa në fund dhe sa efektive ishin”, sqaroi Šljuka.
    Masa të njëanshme
    Ai kujton se në periudhën e mëparshme, zyrtarët e Prishtinës deklaruan vazhdimisht se Kosova i plotësonte të gjitha kriteret dhe kushtet në mënyrë që masat ndëshkuese të hiqeshin. Megjithatë, kjo tregon se në praktikë ndodh krejt e kundërta.  Një nga kriteret ishte organizimi i zgjedhjeve të reja në katër komuna në veri, dhe Šljuka kujton se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pretendoi se ky kusht u përmbush duke lëshuar një “udhëzim administrativ”, por që rezultoi në një referendum që u bojkotua nga serbët. Sakaq, Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka deklaruar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë shumë të padrejta dhe duhet të hiqen.
    Në një intervistë ai mes tjerash theksoi se ato janë edhe të njëanshme. “Ne e kemi përmendur disa herë dhe po përpiqem ta mbaj presionin për heqjen e këtyre masave. Në njërën anë ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian e në anën tjetër po e ndalim këtë përkrahje ndaj strukturave në Kosovë dhe kjo nuk është e mirë. Andaj në vërtetë kemi nevojë të punojmë për këtë”. Terras konsideron se Kosova nuk është fajtore për mosheqjen e masave por sipas tij, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas duhet të bëjë presion tek vendet anëtare për largimin e tyre.

  • Shpërndanin kokainë, arrestohet grupi italo-shqiptar i drogës

    Shpërndanin kokainë, arrestohet grupi italo-shqiptar i drogës

    Një operacion i kryer në agim nga Policia e Shtetit të Astit, në emër të Zyrës së Prokurorit Publik, çoi në ekzekutimin e tetë masave paraprake personale kundër individëve të përfshirë në një rrjet aktiv të trafikimit të kokainës në qendër të qytetit.

    Në detaje, gjashtë persona u arrestuan dhe u dërguan në burgjet e Alessandrias dhe Torinos, një grua nga Torino përfundoi në arrest shtëpiak, ndërsa një i dyshuar tjetër iu nënshtrua detyrimit për të qëndruar në komunën e Astit. Të dyshuarit, të gjithë italianë dhe shqiptarë, akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik narkotikësh, kryesisht kokainë.

    Në qendër të aktivitetit hetimor ishte një italian 35-vjeçar, tashmë nën mbikëqyrje të posaçmeme detyrimin për të qëndruar në shtëpi midis orës 21:00 dhe 07:00.

    Pavarësisht kësaj, burri menaxhonte një trafik intensiv droge nga apartamenti i tij, duke marrë kokainë me kredinga tregtarë të tjerë dhe më pas duke e rishitur atë me çmime të fryra, duke nxjerrë kështu fitim dhe duke siguruar doza për konsum personal. Në shumë raste, dërgesat kryheshin nga palë të treta në këmbim të drogës.

    Gjatë hetimit, u hetuan 11 persona dhe tre subjekte u arrestuan në flagrancë . Gjithashtu u sekuestruan mbi një kilogram kokainë dhe më shumë se 5.000 euro para cash.

    Gjatë ekzekutimit të masave paraprake, u kryen bastisje të shumta shtëpish. Brenda shtëpive të të dyshuarve u gjetën dhe sekuestruan telefona inteligjentë, peshore precize, materiale paketimi për drogë dhe, në një rast, mbi 100 gramë kokainë, gjë që çoi në një tjetër arrestim në flagrancë.

    Operacioni përfaqëson një goditje të rëndë për tregun vendas të drogës, duke konfirmuar angazhimin e vazhdueshëm të forcave të rendit në luftën kundër trafikimit të drogës.