Tag: masave

  • “Paralizohet” Tirana/ Sot ndeshja Shqipëri-Letoni, nis zbatimi i masave: Rrugë të bllokuara dhe kontrolle ndaj tifozëve

    “Paralizohet” Tirana/ Sot ndeshja Shqipëri-Letoni, nis zbatimi i masave: Rrugë të bllokuara dhe kontrolle ndaj tifozëve

    Foto ilustruese

    TIRANË- Kjo e martë do të ‘paralizojë’ kryqytetin, me rrugë të bllokuara dhe kontrolle të imtësishme, në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Letoni. Sifa e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 do të luhet në mbrëmje, ora 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare. Për këtë event sportiv, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, të cilin e publikoi ditën e djeshme, ndërkohë sot që në orët e para të paradites ka nisur zbatimi i tyre me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.
    Siç njoftoi më herët policia, plani i masave nis që me ardhjen e ekipit letonez në Rinas. Ekipi i tyre do të shoqërohet dhe mbrohet nga forcat e rendit, gjatë qëndrimit në hotel dhe stadium, deri në largimin nga vendi. Po ashtu, masat e sigurisë do të zbatohen edhe për ekipin shqiptar gjatë gjithë kohës që do të ndodhet në stadium. 
    Sipas njoftimit të policisë, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit. Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, duke ndaluar hyrjen e sendeve të rrezikshme dhe objekteve që mund të shkaktojnë probleme. 

    Rrugët e bllokuara
    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, gjatë datës 9 shtator 2025, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:
    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.
    Kontrolle ndaj tifozëve
    Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta.
    Kontrolle për biletat e falsifikuara
    Gjithashtu, apelojmë për ta dhe për sportdashësit që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.
    Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë./ZËRI

  • Presidentja Osmani: Mbështesim ndërtimin e urave të reja mbi Ibër, kërkojmë heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

    Presidentja Osmani: Mbështesim ndërtimin e urave të reja mbi Ibër, kërkojmë heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin René Troccaz, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet politike në vend, sigurinë rajonale dhe proceset integruese të Kosovës.

    Në fjalën e saj, Presidentja Osmani ritheksoi orientimin strategjik të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin për Këshillin e Evropës, duke nënvizuar se reformat, sundimi i ligjit dhe përputhja me standardet evropiane mbeten prioritetet kryesore të institucioneve.

    Një pjesë e diskutimit u përqendrua tek urat mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Presidentja u shpreh se mirëpret ndërtimin e një ure të re dhe hapjen e urës kryesore, duke i cilësuar ato si ura integrimi, bashkimi dhe lëvizjeje të lirë për qytetarët. Ajo theksoi se pengesat nuk janë vetë urat, por strukturat kriminale të mbështetura nga Serbia, të cilat kanë krijuar frikë e tensione për dekada me radhë.

    Sa i përket masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Presidentja Osmani i quajti ato “të padrejta dhe të dëmshme”, pasi sipas saj, ndikojnë drejtpërdrejt në qytetarët, zhvillimin demokratik dhe kredibilitetin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

    Në përfundim të takimit, Presidentja riafirmoi se Kosova do të mbetet një partner i besueshëm në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal./KultPlus.com

  • “Paketa e re e masave do të ndëshkojë edhe ata që tolerojnë shkelësit”, Rama poston tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    “Paketa e re e masave do të ndëshkojë edhe ata që tolerojnë shkelësit”, Rama poston tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.

    Në postimin e tij kreu i qeverisë thekson se kjo video ëhstë për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri.
    Postimi i Ramës:

    🔴 Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit👊
    Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve🇦🇱🖐️🇪🇺

  • “Paketë e re e masave do të ndëshkojë edhe ata që tolerojnë shkelësit”, Rama poston tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    “Paketë e re e masave do të ndëshkojë edhe ata që tolerojnë shkelësit”, Rama poston tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.

    Në postimin e tij kreu i qeverisë thekson se kjo video ëhstë për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri.
    Postimi i Ramës:

    🔴 Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit👊
    Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve🇦🇱🖐️🇪🇺

  • Shqipëria përditëson sanksionet kundër terrorizmit, bashkohet me vendimet e BE-së

    Shqipëria përditëson sanksionet kundër terrorizmit, bashkohet me vendimet e BE-së

    Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim, i cili përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë. Ky vendim, i cili bën disa shtesa në vendimin ekzistues, ka si qëllim kryesor zbatimin e plotë të vendimeve të reja të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) për vendosjen, ndryshimin dhe shfuqizimin e masave shtrënguese.
    Me propozimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, qeveria shqiptare ka vendosur të inkorporojë në legjislacionin e saj katër vendime të reja të BE-së (CFSP), duke shfaqur angazhimin e saj për të ndjekur politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së bllokut. Vendimi specifikon shtimin e disa vendimeve (CFSP) 2025 në anekset përkatëse, të cilat, sipas ligjit, do të detyrohen të zbatohen menjëherë.
    Termi “CFSP” në vitin 2025 i referohet Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian. Në mënyrë specifike, ka referenca për Vendimet e Këshillit (CFSP) 2025, të cilat përditësojnë listën e individëve dhe subjekteve të sanksionuara sipas masave të BE-së kundër terrorizmit, shkruan rtsh.al.
    Këto ndryshime janë të rëndësishme pasi sigurojnë që Shqipëria të jetë në linjë me sanksionet ndërkombëtare të vendosura nga Bashkimi Evropian, si pjesë e procesit të integrimit dhe angazhimeve ndërkombëtare. Zbatimi i këtij vendimi do të monitorohet nga organet e parashikuara në ligjin Nr. 72/2019, i cili rregullon masat shtrënguese ndërkombëtare në vend.
    Vendimi konfirmon shpejtësinë me të cilën Shqipëria po reagon ndaj ndryshimeve në politikën e jashtme të BE-së.

  • SYRI TV/ GJKKO lë në fuqi vendimin për kreun e KPP, Jonaid Myzyri mbetet i pezulluar dhe me masë

    SYRI TV/ GJKKO lë në fuqi vendimin për kreun e KPP, Jonaid Myzyri mbetet i pezulluar dhe me masë

    Gjykata e Posaçme vendosi vijimin e masave detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri i akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim. Në dalje të Gjykatës Myzyri si gjithnjë refuzoi të komentonte për mediat.

    Në seancën me dyer të mbyllura, Myzyri ka pretenduar që vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera, nuk mund ti atribuohet anëtarëve të Komisionit të Prokurimeve Publike pasi KPP, është kuazi-gjykatë.

    Ai kërkoi revokimin e masave të sigurisë ndërkohë prokurori i çështjes Elvin Gokaj i tha gjykatës së KPP nuk ka marrë në konsideratë konstatimin e procedurës tenderuese dhe dëmin në buxhetin e shtetit, pasi një kompani tjetër kishte ofruar të njëjtin shërbim me të njëjtat specifikime teknike me vlerë shumë më të ulët. 

    Të pandehur nga SPAK përveç Jonaid Myzyrit janë marrë edhe 7 zyrtarë te tjerë si dhe 3 përfaqësues të kompanive të ndërtimit.

    Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

    Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

  • Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit

    Sezoni turistik/ Task-Forca Ndërinstitucionale aksion në bregdetin e Durrësit

    Task-Forca Ndërinstitucionale pranë Prefekturës së Durrësit ka nisur një aksion në vijën bregdetare të Durrësit sot.
    Sipas tvklan, në fokus të kontrolleve të tyre janë siguria dhe respektimi i masave të vendosura gjatë sezonit turistik.

    Task-Forca Ndërinstitucionale asiston Komitetin për Menaxhimin e Sezonit Turistik dhe është përgjegjëse për ndjekjen dhe zbatimin në afat të masave përgatitore të përcaktuara në planin e masave për këtë vit.
    Ajo u ngrit me qëllimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik duke menaxhuar fluksin e lartë të turistëve dhe shërbimet në këtë periudhë.
    Kujtojmë se në Durrës rreth dy javë më parë humbi jetën një turist nga Anglia në një aksident me Jet Ski.
    Ndërkohë gjatë kësaj jave në Shkëmbin e Kavajës u plagos një turist belg, i cili kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski në det.
    Për këto raste ka patur edhe të arrestuar.
    Kontrolle të rrepta për zbatimin e rregullave ka paralajmëruar edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
    Ajo kërkoi nga policia që të ndëshkojë këdo që i shkel ato.

  • Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

    Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

    Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që prekin fusha si energjia, infrastruktura e të tjera.

    Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe nga vetë Unioni Evropian për KosovaPress, por theksojnë se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen, sipas tyre, nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm në veri të vendit.

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë më 21 maj, bëri të ditur se kanë filluar gradualisht të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

    Heqja graduale e masave është një lajm i mirë për Klisman Kadiun, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili tregon se, cilat do të jenë masat e para që do të hiqen. Megjithatë, ai shton se ato duhet të hiqen plotësisht sa më parë, pasi janë vendosur padrejtësisht.

    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

    ‘Masat ndaj Kosovës u vendosën padrejtësisht në fund të qershorit të para dy viteve. Ka pothuajse një vit që kemi gjithashtu një rekomandim nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, për heqjen e tyre. Është një lajm i mirë, edhe pse i vonuar, që Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç është komunikuar edhe nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, ato po hiqen në mënyrë graduale. Nga ana jonë, ritheksojmë se masat duhet të hiqen sa më parë dhe plotësisht. Në kuadër të këtij procesi, BE-ja do të fillojë së shpejti me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të MSA-së me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që përfshijnë fusha si energjia, infrastruktura e të tjera’, thuhet në përgjigjen me shkrim të tij për KosovaPress.

    Ndërkohë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, deklaron për KosovaPress se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes së disa masave.

    Ajo deklaron se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen nga përparimi në terren në përputhje me pritshmëritë e BE-së për situatën në veri.

    ‘Në dhjetor 2024, Këshilli deklaroi se BE-ja do të heqë gradualisht masat, paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Në këtë drejtim, Komisioni ka ndërmarrë tashmë hapat e parë drejt heqjes së disa prej masave. Hapat e ardhshëm varen nga përparimi në terren dhe janë të kushtëzuar me një de-përshkallëzim të qëndrueshëm në veri’, thekson ajo.

    Në anën tjetër, njohësja e çështjeve të integrimeve evropiane dhe ish-diplomatja, Alma Lama, thotë për KosovaPress se ekziston vullneti i shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, mirëpo vendi duhet të lobojë intensivisht për largimin e tyre të plotë. Sipas saj, kriza politike aktuale mund të përbëjë pengesë për një gjë të tillë.

    ‘Ka vullnet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së për heqjen e këtyre masave. Por sytë e BE-së janë tashmë të drejtuar nga Kuvendi i Kosovës, për të parë se si funksionon demokracia dhe pse ekziston ky ngërç politik. Pse këto shkelje të mëdha të frymës demokratike? Si pasojë, nuk priten veprime të rëndësishme politike’, thekson ajo.

    Javë më parë, edhe Parlamenti Evropian miratoi raportin për Kosovën, në të cilin, ndër të tjera, kërkohet edhe heqja e menjëhershme e masave ndëshkuese ndaj saj.

    Në qershor të vitit të kaluar, ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave ndaj Kosovës, por disa vende anëtare të BE-së mbetën skeptike për heqjen e plotë të tyre.

    Në fund të muajit qershor bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe deri më tani është raportuar se vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme, për shkak të bllokimit të projekteve të ndryshme.

  • BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, priten hapat e radhës në varësi të situatës në veri

    BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, priten hapat e radhës në varësi të situatës në veri

    Qeveria në detyrë e Kosovës është në pritje që Bashkimi Evropian të fillojë zbatimin e hapave të parë drejt heqjes së masave ndëshkuese, përfshirë rifillimin e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe projektet e asistencës teknike në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor. Këto projekte prekin fusha strategjike si energjia dhe infrastruktura.
    Nga BE-ja është konfirmuar se procesi ka nisur, por heqja e plotë e masave do të varet nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm i tensioneve në veri të vendit. Këtë e ka theksuar zyrtarisht edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, duke shtuar se çdo hap i ardhshëm do të jetë i kushtëzuar me përparimin konkret në terren.
    Heqja e pjesshme e sanksioneve është mirëpritur nga Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimi, i cili ka theksuar se masat janë vendosur padrejtësisht dhe duhet të hiqen sa më parë. Ai konfirmoi se ndër hapat e parë është rikthimi i funksionimit të nënkomiteteve të MSA-së dhe projekteve investuese të BE-së.
    Ndërkohë, ish-diplomatja Alma Lama vlerëson se pavarësisht vullnetit të shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave, Kosova duhet të lobojë më shumë dhe të shmangë ngërçin politik që, sipas saj, po dëmton besueshmërinë demokratike të vendit në sytë e Brukselit.
    BE vendosi masat ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor 2023, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri. Sipas raporteve, Kosova ka pësuar mbi 300 milionë euro humbje për shkak të ndërprerjes së projekteve dhe mbështetjes financiare të bllokuar. Pavarësisht rekomandimit të ish-shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për heqjen e tyre, disa vende anëtare mbetën skeptike, duke kërkuar më shumë stabilitet nga autoritetet kosovare.
    Përfaqësuesja e Lartë aktuale, Kaja Kallas, konfirmoi më 21 maj gjatë vizitës në Prishtinë se heqja e masave ka nisur gradualisht.

  • ​Këto do të jenë sanksionet e para që Bashkimi Evropian do t’i heqë Kosovës

    ​Këto do të jenë sanksionet e para që Bashkimi Evropian do t’i heqë Kosovës

    Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që prekin fusha si energjia, infrastruktura e të tjera.
    Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe nga vetë Unioni Evropian për KosovaPress, por theksojnë se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen, sipas tyre, nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm në veri të vendit, raporton KosovaPress.

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë më 21 maj, bëri të ditur se kanë filluar gradualisht të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
    Heqja graduale e masave është një lajm i mirë për Klisman Kadiun, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili tregon për KosovaPress, se cilat do të jenë masat e para që do të hiqen. Megjithatë, ai shton se ato duhet të hiqen plotësisht sa më parë, pasi janë vendosur padrejtësisht.
    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.
    “Masat ndaj Kosovës u vendosën padrejtësisht në fund të qershorit të para dy viteve. Ka pothuajse një vit që kemi gjithashtu një rekomandim nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, për heqjen e tyre. Është një lajm i mirë, edhe pse i vonuar, që Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç është komunikuar edhe nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, ato po hiqen në mënyrë graduale. Nga ana jonë, ritheksojmë se masat duhet të hiqen sa më parë dhe plotësisht. Në kuadër të këtij procesi, BE-ja do të fillojë së shpejti me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të MSA-së me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që përfshijnë fusha si energjia, infrastruktura e të tjera”, thuhet në përgjigjen me shkrim të tij për KosovaPress.
    Ndërkohë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, deklaron për KosovaPress se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes së disa masave.
    Ajo deklaron se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen nga përparimi në terren në përputhje me pritshmëritë e BE-së për situatën në veri.
    “Në dhjetor 2024, Këshilli deklaroi se BE-ja do të heqë gradualisht masat, paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Në këtë drejtim, Komisioni ka ndërmarrë tashmë hapat e parë drejt heqjes së disa prej masave. Hapat e ardhshëm varen nga përparimi në terren dhe janë të kushtëzuar me një de-përshkallëzim të qëndrueshëm në veri”, thekson ajo.
    Në anën tjetër, njohësja e çështjeve të integrimeve evropiane dhe ish-diplomatja, Alma Lama, thotë për KosovaPress se ekziston vullneti i shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, mirëpo vendi duhet të lobojë intensivisht për largimin e tyre të plotë. Sipas saj, kriza politike aktuale mund të përbëjë pengesë për një gjë të tillë.
    “Ka vullnet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së për heqjen e këtyre masave. Por sytë e BE-së janë tashmë të drejtuar nga Kuvendi i Kosovës, për të parë se si funksionon demokracia dhe pse ekziston ky ngërç politik. Pse këto shkelje të mëdha të frymës demokratike? Si pasojë, nuk priten veprime të rëndësishme politike”, thekson ajo.
    Javë më parë, edhe Parlamenti Evropian miratoi raportin për Kosovën, në të cilin, ndër të tjera, kërkohet edhe heqja e menjëhershme e masave ndëshkuese ndaj saj.
    Në qershor të vitit të kaluar, ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave ndaj Kosovës, por disa vende anëtare të BE-së mbetën skeptike për heqjen e plotë të tyre.
    Në fund të muajit qershor bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe deri më tani është raportuar se vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme, për shkak të bllokimit të projekteve të ndryshme./KP/