Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian kundër Kosovës janë bërë sinonim i një dënimi të zgjatur – sipas disave pa arsye.
Ndryshe nga koha kur janë vendosur, komuniteti serb ka marrë pjesë në zgjedhjet e sivjetme parlamentare dhe lokale në Kosovë, duke ndryshuar ndjeshëm kushtet që dikur i kanë justifikuar.
“Besojmë se tani nuk ka asnjë kusht që i arsyeton masat kundër Kosovës. Me mbajtjen e zgjedhjeve, serbët kanë përfaqësuesit e tyre politikë në nivel lokal dhe qendror.
Kjo, në njëfarë forme, shënon rikthimin e jetës politike normale të komunitetit serb në Kosovë”, thotë Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Ky grup është një nga 12 organizatat e shoqërisë civile që i kërkuan javën e kaluar BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës, duke argumentuar se rrethanat fillestare nuk vlejnë më dhe se masat po dëmtojnë procesin e integrimit evropian.
Radio Evropa e Lirë pyeti në BE nëse është duke u diskutuar heqja e tyre, por nuk mori përgjigje.
Mediat cituan vetëm konfirmimin e një zëdhënëseje se BE-ja ka pranuar letrën nga shoqëria civile në Kosovë.
Këto masa, që përfshijnë ngrirjen e një pjese të fondeve të BE-së dhe pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët kosovarë, u vendosën në mesin e vitit 2023, pas përshkallëzimit të tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe dhe disa veprimeve të Qeverisë, të cilat BE-ja i përshkroi si të pakoordinuara dhe në dëm të komunitetit serb.
Disa shenja të zbutjes, megjithatë, nisën të shihen së voni, përfshirë edhe nga takimet e ndara që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi më 15 tetor në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në komunikatën që lëshoi në X, von der Leyen tha vetëm se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta, t’i ulë tensionet dhe t’i finalizojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së.
Në shkurt të këtij viti, Radio Evropa e Lirë raportoi se një projekt i Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës, “Termokos”, për dyfishimin e kapaciteteve të ngrohjes në kryeqytet, ishte pezulluar, për shkak të ngrirjes së një granti prej mbi 17 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian.
Lagjet që do të përfitonin nga ky projekt, përfshijnë: Prishtinën e Re, Kalabrinë, Matin 1 dhe Rrugën C.
Tetë muaj pas atij raportimi, “Termokos”-i konfirmon se gjendja mbetet e njëjtë.
“Projekti nuk ka filluar me fazën e zbatimit, për shkak se granti nga Bashkimi Evropian është pezulluar përkohësisht, si rezultat i masave të BE-së ndaj Kosovës.
Për rrjedhojë, procesi i përparimit të projektit mbetet në pritje derisa këto masa të hiqen”, thuhet në përgjigjen e ndërmarrjes dërguar Radios Evropa e Lirë.
Si ky rast, ka edhe të tjerë. Një raport i publikuar në maj nga Instituti për Studime të Avancuara GAP në Prishtinë nxori në pah se masat ndëshkuese të BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro për projekte të pezulluara ose të shtyra për një afat të pacaktuar.
Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht, ndërsa sektorët më të prekur janë: mjedisi, energjia, digjitalizimi dhe kultura.
Toby Vogel, analist nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit, me seli në Bruksel, thotë se Bashkimi Evropian ka muaj që është i zënë me kriza madhore në botë – nga Ukraina në Lindjen e Mesme – dhe politikën ndaj Kosovës e ka lënë në “autopilot”.
“Mendoj se ky është një nga ata shembujt e politikave të BE-së që funksionojnë thjesht në mënyrë automatike. Aktualisht, BE-ja nuk ka udhëheqje të qartë sa i përket çështjes së Kosovës ose të Serbisë, të cilat lidhen me njëra-tjetrën përmes dialogut.
Askush – as lider kombëtar, as zyrtar, as komisionar – nuk dëshiron të investojë kapital politik në një çështje që shihet si relativisht e parëndësishme”, thotë Vogel për Exposenë.
Për të, këto masa kanë qenë të padrejta ndaj Kosovës që nga fillimi, sidomos duke pasur parasysh se Serbia nuk është përballur me diçka të ngjashme, pavarësisht dyshimeve për përfshirjen e saj në sulmin e armatosur në Banjskë në vitin 2023.
Vogel nuk e përjashton mundësinë që BE-ja të vazhdojë t’i përdorë masat si mjet presioni edhe për çështje të tjera politike në Kosovë.Por, pavarësisht kësaj, ato nuk duket se kanë ndikuar në orientimin properëndimor të qytetarëve të Kosovës.
Një anketë e zhvilluar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në periudhën maj-korrik të këtij viti nxori në pah se 85 për qind e qytetarëve të anketuar në Kosovë mbështesin një politikë të jashtme pro-BE dhe properëndimore, krahasuar me vetëm 9 për qind në Serbi.
Gërgi thotë se një pjesë të përgjegjësisë për vazhdimin e masave të BE-së e mbajnë edhe institucionet vendore, të cilat prej muajsh kanë qenë jofunksionale ose në detyrë.
“Ne, si shoqëri civile, mund ta hedhim hapin e parë, mund ta bëjmë atë që është në kuadër të veprimtarisë sonë, porse, padyshim, pesha kryesore në këtë aspekt u ngarkohet institucioneve shtetërore. E, nëse ato janë me mandat të kufizuar, kjo domosdo ka efekt në politikën e jashtme”, thotë Gërgi.
Pas takimit me von der Leyenin në Prishtinë, presidentja Osmani shkroi në Facebook se kishte diskutuar edhe për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës, por nuk zbuloi detaje të tjera.
Vogel thotë se një moment i përshtatshëm për heqjen e masave të BE-së mund të vijë nëse Kosova formon një qeveri të qëndrueshme dhe legjitime, dhe shmang veprimet që BE-ja dhe partnerët e saj i konsiderojnë provokuese ose të njëanshme.
“Kosova, sigurisht, po kalon një periudhë të vështirë në aspektin e brendshëm, për shkak të pamundësisë për të formuar qeverinë dhe gjithë situatës që lidhet me të. Mendoj se, aktualisht, qëndrimi në Bruksel është ‘të presë dhe të shohë’. Ekziston një ndjenjë e përgjithshme se ‘na duhet një lloj zgjidhjeje për ngërçin politik në Prishtinë përpara se të merret ndonjë vendim i rëndësishëm”, thotë Vogel.
Por ai, gjithashtu, paralajmëron se mungesa e vëmendjes nga BE-ja është e rrezikshme, pasi rrit mundësinë e paqëndrueshmërisë dhe dhunës në Ballkanin Perëndimor. Pa një përqendrim politik të BE-së, rajoni mund të përballet me sfida serioze të sigurisë, sipas tij.
“Mendoj se BE-ja ka pasur fat që nuk ka pasur më shumë dhunë, apo dhunë më serioze në Kosovë. Po ashtu, ka qenë me fat që, deri më tani, nuk ka pasur incidente të dhunshme në Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo ka misione të vendosura në të dyja vendet.
Në letër i ka mjetet për t’u përgjigjur ndaj çdo sfide të sigurisë, por politikisht i mungon vëmendja dhe gatishmëria. Kjo është një situatë e rrezikshme, sepse ajo që po ndodh në lindje të BE-së, në Ukrainë, ka ndikim zinxhiror edhe në Ballkanin Perëndimor”, thotë Vogel.
Më herët këtë vit, Parlamenti Evropian kërkoi heqjen e masave ndëshkuese kundër Kosovës. Ministrat e Jashtëm të BE-së i sugjeruan gjithashtu Komisionit Evropian heqjen graduale të masave.
Por, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në prill, komsionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha se jo të gjitha shtetet e BE-së janë dakord për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Për një vendim të tillë kërkohet konsensusi i të 27 shteteve anëtare, e mes tyre janë edhe pesë vende që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.
Megjithatë, edhe përpara vendosjes së masave, nuk është vërejtur ndonjë gatishmëri reale për ta avancuar Kosovën në procesin e integrimit evropian.
Ajo mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati për anëtarësim në BE. Aplikimin për t’u bërë pjesë e bllokut e ka dorëzuar në fund të vitit 2022, por, pothuajse tre vjet më vonë, kërkesa ende nuk është marrë në shqyrtim.
Për shkak të vonesës në formimin e institucioneve qendrore, Kosova mbetet edhe jashtë Planit të Rritjes së BE-së dhe nuk mund të përfitojë nga fondet e parapara. Kjo, sepse marrëveshja ndërkombëtare që mundëson qasjen në ato mjete duhet të miratohet paraprakisht nga Kuvendi.
Gërgi thekson rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ato të nisin një fushatë të koordinuar lobimi në qendrat evropiane.
Por topi, edhe atëherë, do të mbetet në anën e tyre, për të vendosur nëse do ta shpërblejnë Kosovën për përpjekjet e saj, apo thjesht do ta mbajnë në pritje./REL
Tag: masave
-

Analiza e REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”
-

Zgjedhjet lokale dhe vizita e Von der Leyen mund të ndihmojnë në heqjen e mëtejme të masave
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë do të mund të ndihmojë drejt hapave të mëtejmë të Bashkimit Evropian për heqjen graduale të masave ndaj Kosovës. Por për momentin nuk ka ndonjë veprim konkret në këtë drejtim.
Burimet diplomatike në BE thonë se mirëvajtja e zgjedhjeve lokale ka qenë një sinjal i mirë, sidomos pjesëmarrja e madhe e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje. Por të njëjtat burime kanë shtuar se disa qarqe duan të presin dhe të shohin se si do të bëhet bartja e pushtetit lokal tek ata që kanë fituar në zgjedhjet lokale. Një zëdhënës i BE-së ka thënë se Von der Leyen ka qenë e inkurajuar pas bisedave që ka pasur në Kosovë. “Presidentja Von der Leyen ka pasur diskutime konstruktive me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti gjatë turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo ishte e inkurajuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale paqësore, konkurruese dhe inkluzive, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. Ky është një sinjal i rëndësishëm për depërshkallëzim në veri i cili do të konsiderohet në kontekstin e heqjes së mëtejme të masave. Ne presim që raundi i dytë i zgjedhjeve të zhvillohet në mënyrën e njëjtë dhe i gëzohemi një tranzicioni të rregullt të qeverisjes lokale“, ka thënë për Kohën një zëdhënës i BE-së. Në BE moti ishte miratuar vendimi për heqjen graduale të masave ndaj Kosovës por në të njëjtin vendim ishte thënë se kjo duhet të bëhet paralelisht me masat e Kosovës drejt uljes së tensioneve në veri.
Me përjashtim të disa hapave simbolikë, masat nuk kanë ndryshuar. Para disa ditëve heqjen e masave e kanë kërkuar edhe disa organizata të shoqërisë civile nga Kosova. -

12 organizata kosovare i bëjnë thirrje BE-së: Hiqni masat ndëshkuese ndaj Kosovës,pengojnë integrimin
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.
12 organizata të shoqërisë civile në Kosovës, me anët të një letre të hapur dërguar liderëve të Bashkimin Evropian (BE), kanë kërkuar heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës.
Letra u është dërguar presidenti të Këshillit Evropian (KE), Antonio Costa, Presidnetes së komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas si dhe ambasadorit të BE-së në Kosovës Aivo Orav.
“Përderisa e kuptojmë se Bashkimi Evropian ka pasur arsyet e veta për vendosjen e atyre që u përshkruan si masa të përkohshme dhe të kthyeshme, si organizata të shoqërisë civile të përkushtuara në avancimin e integrimit evropian të vendit tonë, jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në letër.
Në letër thuhet se më shumë se dy vjet më vonë, “kemi parë se këto masa nuk rezultuan të jenë as të kthyeshme e as të përkohshme”.
“Ato e kanë sfiduar, por jo edhe thyer, besimin dhe partneritetin që lidh Kosovën me Bashkimin Evropian dhe idealet e tij të parimeve, drejtësisë, solidaritetit dhe shpresës.
Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim.
Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.
Në letër thuhet se këto organizata besojnë që heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme.
“Ndërsa tensionet janë ulur dhe pjesëmarrja politike është përmirësuar, situata në veri mbetet e ndërlikuar dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ndërtim të besimit.
Pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale është një hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit. Sulmi terrorist në Banjskë dhe aktakuzat ndaj përgjegjësve shënuan një moment të rëndësishëm në përballjen me strukturat kriminale në veri.
Këto zhvillime, megjithëse të brishta, nënvizojnë se llogaridhënia dhe dialogu janë thelbësorë për siguri dhe bashkëpunim të qëndrueshëm. Angazhimi konstruktiv dhe i balancuar i BE-së mbetet vendimtar për të ruajtur këtë përparim dhe për të mbështetur stabilitetin për të gjitha komunitetet”.
Në letër thuhet se organizata nënshkruese besojnë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më.
“Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon. Prandaj, me respekt ju bëjmë thirrje që Bashkimi Evropian të shqyrtojë heqjen e plotë të masave të mbetura.
Hapat e parë për t’i tërhequr ato janë dëshmuar të suksesshëm, dhe një rikthim i plotë në normalitet do të ndërtonte mbi momentumin pozitiv të krijuar me organizimin e zgjedhjeve lokale.
Populli i Kosovës vazhdon të përballet me sfida, dhe heqja e këtyre masave do të ofronte optimizëm të ri për rrugën tonë evropiane. Jemi të bindur se udhëheqja juaj do të bashkojë të gjitha shtetet anëtare rreth së mirës së përbashkët të BE-së dhe Kosovës”, thuhet në letër.
Organizatat nënshkruese:
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti i Politikave Evropiane të Kosovës (EPIK)
Instituti GAP për Studime të Avancuara
Fondacioni i Shoqërisë Civile të Kosovës (KCSF)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF)
Rrjeti i Grave të Kosovës (KËN)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)
Lëvizja FOL
Qendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC)
Demokracia për Zhvillim (D4D)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) -

12 organizata të shoqërisë civile i kërkojnë BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.12 organizata të shoqërisë civile në Kosovës, me anët të një letre të hapur dërguar liderëve të Bashkimin Evropian (BE), kanë kërkuar heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës.Letra u është dërguar presidenti të Këshillit Evropian (KE), Antonio Costa, Presidnetes së komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas si dhe ambasadorit të BE-së në Kosovës Aivo Orav.“Përderisa e kuptojmë se Bashkimi Evropian ka pasur arsyet e veta për vendosjen e atyre që u përshkruan si masa të përkohshme dhe të kthyeshme, si organizata të shoqërisë civile të përkushtuara në avancimin e integrimit evropian të vendit tonë, jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në letër.Në letër thuhet se më shumë se dy vjet më vonë, “kemi parë se këto masa nuk rezultuan të jenë as të kthyeshme e as të përkohshme”.“Ato e kanë sfiduar, por jo edhe thyer, besimin dhe partneritetin që lidh Kosovën me Bashkimin Evropian dhe idealet e tij të parimeve, drejtësisë, solidaritetit dhe shpresës.Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim.Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.Në letër thuhet se këto organizata besojnë që heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme.“Ndërsa tensionet janë ulur dhe pjesëmarrja politike është përmirësuar, situata në veri mbetet e ndërlikuar dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ndërtim të besimit.Pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale është një hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit. Sulmi terrorist në Banjskë dhe aktakuzat ndaj përgjegjësve shënuan një moment të rëndësishëm në përballjen me strukturat kriminale në veri.Këto zhvillime, megjithëse të brishta, nënvizojnë se llogaridhënia dhe dialogu janë thelbësorë për siguri dhe bashkëpunim të qëndrueshëm. Angazhimi konstruktiv dhe i balancuar i BE-së mbetet vendimtar për të ruajtur këtë përparim dhe për të mbështetur stabilitetin për të gjitha komunitetet”.Në letër thuhet se organizata nënshkruese besojnë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më.“Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon. Prandaj, me respekt ju bëjmë thirrje që Bashkimi Evropian të shqyrtojë heqjen e plotë të masave të mbetura.Hapat e parë për t’i tërhequr ato janë dëshmuar të suksesshëm, dhe një rikthim i plotë në normalitet do të ndërtonte mbi momentumin pozitiv të krijuar me organizimin e zgjedhjeve lokale.Populli i Kosovës vazhdon të përballet me sfida, dhe heqja e këtyre masave do të ofronte optimizëm të ri për rrugën tonë evropiane. Jemi të bindur se udhëheqja juaj do të bashkojë të gjitha shtetet anëtare rreth së mirës së përbashkët të BE-së dhe Kosovës”, thuhet në letër.Organizatat nënshkruese:Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)Instituti i Politikave Evropiane të Kosovës (EPIK)Instituti GAP për Studime të AvancuaraFondacioni i Shoqërisë Civile të Kosovës (KCSF)Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF)Rrjeti i Grave të Kosovës (KËN)Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)Lëvizja FOLQendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC)Demokracia për Zhvillim (D4D)Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.
Në një letër drejtuar bllokut evropian, 12 organizata nënshkruese thanë se “jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”.
“Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim. Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.
Në maj të këtij viti, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas njoftoi në vizitën e saj të parë në Kosovë se kishte filluar heqja graduale e masave.
Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime të saj në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Organizatat kosovare të shoqërisë civile thanë në letrën e tyre se “besojnë fuqishëm” se heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave “në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme”.Ato e përmendën pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të këtij muaji në veriun e banuar me shumicë serbe si hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e ktheu pushtetin në katër komunat me shumicën serbe duke i fituar secilën prej tyre në zgjedhjet e 12 tetorit, tri vjet pasi i kishte bojkotuar institucionet kosovare dhe i kishte braktisur zgjedhjet e mëparshme lokale.
“Besojmë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më. Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon”, thuhet tutje në letrën e organizatave kosovare të shoqërisë civile.
Këto masa ndëshkuese i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara, sipas një raporti nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.Udhëheqësit e Kosovës i kanë bërë vazhdimisht thirrje BE-së t’ia heqë masat vendit të tyre, përfshirë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë ditë më parë. /REL
-

Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së, heqjen e masave ndëshkuese
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.
Në një letër drejtuar bllokut evropian, 12 organizata nënshkruese thanë se “jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”.
“Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim. Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.
BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.
Në maj të këtij viti, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas njoftoi në vizitën e saj të parë në Kosovë se kishte filluar heqja graduale e masave.
Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime të saj në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Organizatat kosovare të shoqërisë civile thanë në letrën e tyre se “besojnë fuqishëm” se heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave “në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme”.
Ato e përmendën pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të këtij muaji në veriun e banuar me shumicë serbe si hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e ktheu pushtetin në katër komunat me shumicën serbe duke i fituar secilën prej tyre në zgjedhjet e 12 tetorit, tri vjet pasi i kishte bojkotuar institucionet kosovare dhe i kishte braktisur zgjedhjet e mëparshme lokale.
“Besojmë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më. Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon”, thuhet tutje në letrën e organizatave kosovare të shoqërisë civile.
Këto masa ndëshkuese i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara, sipas një raporti nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.
Udhëheqësit e Kosovës i kanë bërë vazhdimisht thirrje BE-së t’ia heqë masat vendit të tyre, përfshirë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë ditë më parë. REL/ -

Protesta kundër masave shtrënguese të qeverisë në Belgjikë, greva e përgjithshme anulon qindra fluturime
Aeroportet e Brukselit (Zaventem) dhe Charleroi janë ndërprerë sot nga një grevë kombëtare në Belgjikë, e thirrur nga sindikatat kundër reformave ekonomike dhe sociale të qeverisë federale të koalicionit, të udhëhequr nga kryeministri Bard de Wever.
Në aeroportin Zaventem, të gjitha fluturimet nisëse dhe pothuajse gjysma e mbërritjeve janë anuluar, duke prekur rreth 48,000 pasagjerë, sipas një zëdhënësi të aeroportit. Aeroporti i Charleroit, i dyti më i madh në vend, deklaroi se nuk do të mund të operojë fluturimet e planifikuara, si nisjet ashtu edhe mbërritjet.
Përveç aeroportit, transporti publik në Bruksel, Flandër dhe Wallonia është ndërprerë në mënyrë të konsiderueshme, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët.
Sipas sindikatave, më shumë se 100,000 protestues kanë marshuar në rrugët e Brukselit që nga mëngjesi, ndërsa policia raporton për rreth 80,000 pjesëmarrës. Demonstratat janë kundër masave shtrënguese të qeverisë së koalicionit, e cila synon të kufizojë përfitimet e papunësisë brenda dy vjetësh dhe të zbatojë një reformë të gjerë të pensioneve.
Qeveria belge po planifikon gjithashtu shkurtime të konsiderueshme në buxhetin shtetëror të vitit 2026, çka ka shtyrë prezantimin e tij për javën e ardhshme.
Kërkesat kryesore të tre sindikatave më të mëdha – CSC, FGTB dhe CGSLB – janë të natyrës socio-ekonomike, kërkojnë krijimin e vendeve të punës cilësore dhe sigurimin e pensioneve të drejta për qytetarët.Top Channel
-

“S’do të bojkotojmë garën për Tiranën!”, Berisha komenton planin e masave të Ramës: Po tenton të mbulojë skandalet
Pas planit të masave për ndërtimet të bëra publike nga Edi Rama, vjen një koment nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai theksoi se kjo gjë zhurmë bëhet për të hequr vëmendjen nga skandalet.
“Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi.Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate.Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre.Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot.E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di. I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di. I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi. Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera. Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani.”, tha Berisha.
Mes të tjerash ai tha se PD nuk do të bojkotoi zgjedhjet. “PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet. Ndaj ne do të rrimë dhe në këtë hapësirë të ngushtuar. -

Paketë ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama prezanton masat: Arkitektët subjekt i ligjit, s’ka ujë dhe drita në ndërtesë pa certifikatën e përdorimit
Në kuadër të forcimit të rendit dhe ligjshmërisë në territorin e vendit, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një paketë të re masash gjatë një konference për mediat. Sipas tij, një pjesë e këtyre masave tashmë kanë marrë fuqi ligjore, ndërsa të tjerat do t’i nënshtrohen konsultimit publik, pasi përfshijnë ndryshime në Kodin Penal. Kryeministri theksoi se këto ndërhyrje synojnë të ngrejnë në një nivel tjetër përpjekjet për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të paligjshme të çdo natyre në territorin e vendit. Ai e përshkroi këtë si një qasje “360 gradë”, që përfshin të gjitha drejtimet problematike dhe angazhon aktorë të ndryshëm në këtë proces.
Rama: Një pjesë e masave kanë marrë fuqi ligjore. Një pjesë tjetër do të dain për konsultim publik pasi janë masa që lidhen me Kodin Penal. Tërësia e këtyre masave lidhen me atë që e kam paralajmëruar, domosdoshmërinë e ngritjes në një nivel tjetër të përpjekjes për t’i dhënë fund një herë e mirë ndërhyrjeve të paligjshme të të gjitha natyrave në territorin e vendit. Kjo është një qasje 360 gradë që shtrihet në të gjitha drejtimet e konstatuara si problematike dhe kam bindje se do të na japë rezultate.
Janë masa që i drejtohen edhe aktorëve të ndryshëm në këtë proces.Për shkak se arkitektët janë në trysni të madhe nga ndërtuesit kemi parë deformime të vazhdueshme në procesin e ndërtimit. Duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit dhe duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ndjekjes së projektit dhe me përgjegjësinë për çdo devijim nga projekti, bëhet e pamundur që presioni nga ana e ndërtuesit të funksionojë mbi arkitektin.
Më tutje është përcaktimi i fazave të kontrollit. Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot. Më tutje është forcimi i mekanizmave të kontrollit duke përcaktuar 6 faza të detyrueshme.
Pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës. Kemi shtuar dhe detyrimin që uji dhe dritat të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit.Nuk do të lejohet më të që merren njerëzit, të futen nëpër apartamente pa u pajisur me hipotekën. Futen në apratmanet me shtëpinë që e kanë paguar, por nuk janë pronarë me letra. Një gjë e papranueshme. E gjithë kjo pjesë lidhet me procesin ku janë të përfshirë aktorët institucionalë, që nga arkitekti deri te agjencia e zhvillimit të territorit apo bashkitë./vizionplus.tv
-

Të arrestuarit në Elbasan/ Shtyhet seanca e masave të sigurimit
Shtyhet seanca e masave të sigurimit për operacionin “First Day” për shkak se avokatët kërkuan gjatë seancës të njihen me aktet e hetimit në mënyrë që të përgatisin mbrojtjen për mbajtjen e qëndrimit të tyre.
Seanca e ardhshme u caktua nesër më datë 11.09.2025 ora 09:30.
Dy ditë më parë Forcat RENEA zhvilluan një megaoperacion në 7-të bashkitë e qarkut të Elbasanit.
U ekzekutuan 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj personave të përfshirë në veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 persona të tjerë dhe u procedua penalisht një shtetas. Gjatë operacionit kanë rënë në pranga disa shtetas me banim në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Belsh dhe Cerrik.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan, sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.