Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar një plan të posaçëm masash për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë disa zona të vendit që prej mbrëmjes së kaluar. Siç bëhet me dije përmjes një njoftimi për mediat, strukturat në varësi të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë dhe po monitorojnë situatën në kohë reale.
Sipas njoftimit zyrtar, janë ndërmarrë një sërë masash parandaluese dhe reaguese në institucionet shëndetësore për të garantuar ofrimin e pandërprerë të shërbimeve për qytetarët. Këto masa përfshijnë:
-Monitorim i vazhdueshëm i situatës nga operatorët rajonalë të kujdesit shëndetësor & njësitë vendore
– Verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave të medikamenteve
-Koordinim i ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave civile
-Aktivizim i plotë i shërbimeve spitalore të urgjencës
Po ashtu spitalet rajonale e bashkiake raportojnë se rezervat kritike (medikamente, material mjekësor, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë) janë të siguruara dhe gati për përdorim.
Zonat më të prekura nga reshjet e dendura përfshijnë Kurbinin, Matin, Lezhën, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Tropojën, Kukësin dhe Hasin. Megjithatë, sipas raportimeve nga terreni, aktualisht nuk ka problematika në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në këto zona dhe strukturat funksionojnë normalisht.
OSHKSH mbetet në komunikim të pandërprerë me të gjitha njësitë për çdo rast emergjent që mund të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme, duke garantuar një reagim të shpejtë dhe të koordinuar në çdo skenar të mundshëm.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të kontaktojnë shërbimet e urgjencës në rast nevoje.
Tag: masash
-

Moti i keq përfshin vendin/ Ministria e Shëndetësisë harton plan masash për menaxhimin e situatës
-

Krijohet Operatori Kombëtar i Ujit, gati faza e dytë e reformës, plan masash për abuzimet
Qeveria synon të krijojë një Operator Kombëtar të Shpërndarjes së Ujit i cili synon të transformojë sektorin duke qendërzuar menaxhimin e kompanive në një skemë të ngjashme siç funksionon sot sektori i energjisë.Në fjalën e tij të mbajtur gjatë prezantimit të kësaj nisme Kryeministri Edi Rama tha se kjo është faza e dytë e reformës që nisi në vitin 2021 për agregimin e 58 shoqërive në 15 të tilla.“Një hap i rëndësishëm që do të hedhim së shpejti lidhet me krijimin e Operatorit Kombëtar të Shpërndarjes së Ujit. Sektori i ujit është një sektor që kërkon investime të mëdha dhe administrim të përgjegjshëm. Kemi bërë në këto vite investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit, por tanimë jemi të bindur, duke parë edhe ecurinë e një reforme që u mor para disa viteve për përfshirjen e qeverisë në aksionet e ndërmarrjeve të ujësjellësit, se nuk kemi më asnjë arsye të humbasim kohë të mëtejshme dhe të besojmë në ndonjë zgjidhje tjetër, përveçse në një zgjidhje që, për hir të së vërtetës, na është sugjeruar disa vite më parë nga disa prej ekspertëve dhe eksperiencave që kemi analizuar në vende të suksesshme.Fragmentimi, në emër të decentralizimit, i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë. Borxhet e larta, paaftësia në menaxhim, e lidhur shumë edhe me politizimin ekstrem të burimeve njerëzore në këto ndërmarrje, si dhe mungesa e ekspertizës që është shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata shumë të pajustifikueshme. Ndërkohë, që paralelisht ne, nga ana jonë, kemi bërë investime masive”, tha Rama.Kreu i qeverisë nënvizoi se objektivi i Shqipërisë për të pasur një turizëm me standard nuk mund të arrihet nëse nuk plotëson kërkesat bazike.“Ne duam të shkëlqejmë në turizëm, dhe volumi i kërkesës për ujë në pikut turistik rritet në mënyrë marramendëse, ndërkohë që kapaciteti për furnizim është tërësisht i pamjaftueshëm dhe niveli i papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë në pushtetin vendor është i rrezikshëm. Ju sjell shembullin e Vlorës, që nisi sezonin këtë vit me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra të bashkisë për furnizim me ujë.Nuk është se bëmë ndonjë investim në ato ditë, por thjesht dhe vetëm komandimi me një mision të posaçëm me një ekip nga Tirana dhe me vëmendjen e posaçme nga ministria, sidomos nga ministrja, për ta vënë në vijë me ato që gjendeshin në administrim, solli një përmirësim të jashtëzakonshëm të asaj situate dhe hoqi ankthin, pasigurinë dhe ndjesinë e emergjencës. Si mund të ndodhë kjo? Raporti i bërë nga ai ekip për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës ishte i frikshëm” the Kryeministri.Ai nënvizoi se borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje, të administruara nga pushteti vendor, në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë lekë. “Në vitin 2021 morëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të ndërmarrjeve dhe, nga 58 shoqëri, krijuam 15 shoqëri rajonale. Natyrisht, që qëllimi ishte përmirësimi i performancës dhe përgjegjshmërisë në administrim, dhe sot kemi rezultate domethënëse që na tregojnë një gjë: përgjigjja ndaj kësaj sfide është bashkimi, jo copëzimi. Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE. Është një hap i jashtëzakonshëm”, tha Rama.Kreu i qeverisë nënvizoi se në këtë fazë të dytë do të ketë një plan masash që synon të ulë abuzimet në rrjetin e ujit.“Kështu që nisim këtë fazë të dytë të reformës, ndërkohë që po ju them një gjë: nga faza e parë e reformës janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës, jemi shumë të qartë se çfarë do të bëjmë, nga prodhimi tek shpërndarja, furnizimi, siç bëjmë me energjinë – njësoj. Ama, njësoj siç kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me plan masash për të ndaluar abuzimet.Ndryshe nga energjia, këtu nuk kemi qytetarë që abuzojnë, por kemi abuzues për qëllime fitimi: abuzues me lavazhe nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet në rrugët kombëtare, abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë, të cilët do të jenë target i planit të masave, në mënyrë që pjesa e qytetarëve që paguajnë ujin të marrin shërbim të drejtë. Kjo është koha të nisë puna për heqjen e depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate. Hap pas hapi, natyrisht, dhe duke u shpjeguar njerëzve që heqja e depozitave përmirëson furnizimin”, nënvizoi ai. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Krijohet Operator Kombëtar për ujin, Rama: Kemi bërë investime masive! Plan masash për të ndaluar abuzimet
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Belinda Balluku, prezantoi sot Operatorin e Ujit, një strukturë të re kombëtare që do të merret me menaxhimin e burimeve ujore në vend. Rama theksoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se reforma synon shërbim më cilësor për qytetarët.
Rama: Kemi pasur një trashëgimi shumë dramatike në sektorin e ujit, i cili është një sektor që kërkon investime të mëdha dhe administrim të përgjegjshëm. Kemi bërë në këto vite investime të mëdha, por tani jemi të bindur, duke parë edhe ecurinë e një reforme që u ndërmorr para disa vitesh për përfshirejn e qeverisë në aksionet e kompanive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësit, që përfundimisht nuk kemi aryse të humbasim kohë dhe të besojmë në ndonjë zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhjeje që na është sugjeruar shumë vite më parë nga disa prej ekspertëve dhe eksperiencave që kemi analizuar në vende të suksesshme. Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë dhe borxhet e larta, paaftësia në menaxhim, e lidhur edhe me politizimin e burimeve njerëzore në këto ndërmarrje si dhe mungesa e ekspertizës, sollën situata të pajustifikueshme.
Shefi i qeverisë deklaroi se investimet e bëra nga qeveria kanë ndryshuar ndjeshëm situatën e furnizimit me ujë, por sfidat mbeten të mëdha. Ai solli shembullin e Vlorës, ku falë një ndërhyrjeje emergjente të qeverisë, u shmang një krizë e rëndë gjatë sezonit turistik.Rama: Ne nga ana jonë kemi bërë investime masive dhe po të shohim hartën sot, nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë në 2013 dhe me humbje në rrjte që shkonin afro 70%, kemi një panoramë tërësisht ndryshe, por është ndryshe në raport me atë që ishte. Nuk është tërësisht ndryshe me sfidën që kemi, aq më tepër në kushtet kur ne duam të shkëlqejmë në turizëm. Vlora e nisi sezonin turistik të këtij viti me një situatë të paparanueshme të alarmte të zonave të tëra për furnizimin me ujë. Nuk është se ne bëmë ndonjë investim në ato ditë, por thjesht dhe vetëm komandimi me një mision të posaçëm i një ekipi nga Tirana dhe me vëmendjen e posaçme nga ministria këtu për ta vënë në vijë administrimin solli një përmirësim të jashtëzakonshëm të asaj situate dhe hoqi ankthin dhe alarmin se s’kemi ujë. Si mund të ndodhë kjo? Raporti i bërë nga ai ekip për situatën në Vlorë është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie e frikshëm. Ka dhe plot raste të tjera. Borxhet e akumuluara nga këtko ndërmarrje, në vitin 2020 arritën në 13.6 miliard. Harxho, shpërdoro, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe. Në 2021 ne ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në porcesin e bahskimit të kompanive. Nga 58 shoqëri, çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Qëllimi ishte përmirësimi i situatës. Sot kemi rezultate domethënëse të cilat na tregojnë që përgjigjja ndaj kësaj sfide është bashkimi, nuk është copëzimi. Njerëzit në rubinet duan ujë. Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime nga OSHEE-së. Është një hap i jashtëzakonshëm.
Kryeministri tha se reforma e ujit po hyn në fazën e dytë, duke theksuar se deri tani janë lidhur në rrjet mbi 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë mijëra lidhje të paligjshme.
Rama theksoi se qeveria do të ndërhyjë me një plan masash për të ndalur abuzimet në furnizimin me ujë, duke përfshirë lavazhet, lidhjet e paligjshme nëntokë dhe shpërdorimet për qëllime fitimi.
Sipas kreut të qeverisë, qytetarët nuk janë përgjegjës për problemet në sistem, por abuzuesit me qëllim përfitimi. Ai paralajmëroi se këta raste do të jenë në qendër të planit të masave që nis së shpejti.
Rama: Ka një pikë ku duhet të ndalemi dhe që është thelbi i reformës. Uji në qiell është diçka tjeytër, në rubinet është diçka tjetër. Nisim këtë fazë të dytë të reformës. Nga faza e parë janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshmë lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës jemi shumë të qartë se çfarë do të bëjmë, nga prodhimi te shpërndarja, furnizimi njësoj siç bëjmë me energjinë. Do të dërhyjmë me një plan masash për të ndaluar abuzumin. Këtu nuk abuzojnë qytetarët, jemi në kustet kur kemi abuzues për qëllime fitimi, kemi abuzues me lavazhe nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet rrugëve kombëtare, abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë që do të jenë target i planit të masave. -

“Plan masash për të ndaluar abuzimet me ujin”, Rama: Do të heqim depozitat nëpër pallate, mund të bëhen burim katastrofash
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë disa prej pikave të reformës së ujit.
Ai u shpreh se do të ketë plan masash për të ndaluar abuzimet me ujin, ndërsa përmendi lavazhe nëpër lagje apo persona që kryejnë lidhje të paligjshme nëntokë, shkelje të cilat do të ndëshkohen.
Pjesë e reformës do të jetë edhe heqja e depozitave nëpër pallate, theksoi kryeministri, duke shtuar se vendosja e tyre në pallate është rrezik për qytetarët.
“Do të ndërhyjmë me një plan masash për të ndaluar abuzimet, këtu s’kemi kushtet që të kemi qytetarët që abuzojnë, kemi abuzues në radhë të parë për qëllime fitimi, me lavazhe nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme po ta shikoni, me lidhje të paligjshme nëntokë që do të jenë target i planit të masave në mënyrë që shumica dërrmuese e qytetarëve të marrin shërbim të drejtë, kjo është koha për të nisur punën me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara ku e ku më parë që mund të bëhen burim katastrofash, hap pas hapi duke u shpjeguar njerëzve që heqja e depozitave përmirëson”, tha Rama.Top Channel
-

Turi i 82-të Çiklistik Ndërkombëtar, policia e Elbasanit plan masash, ja cilat akse rrugore do të bllokohen
Policia e Elbasanit ka dalë me një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të Turit të 82-të të Çiklistit Ndërkombëtar.
Etapa e parë do të zhvillohet sot, dhe do të nisë në orën 15:30. Ndërsa etapa e dytë do të zhvillohet të mërkurën, në orën 12:00.
Njoftimi:
DVP Elbasan/ Plan Masash për Turin e 82-të Çiklistik Ndërkombëtar.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik.
Në territorin e qarkut Elbasan, aktiviteti do të zhvillohet në dy etapa, sipas itinerareve dhe orareve si më poshtë:
Etapa e parë– E martë, datë 27.05.2025 – Ora 15:30Itinerari përshkon:•Peqin (15:30)•Bradashesh (15:50)•Unaza e Elbasanit (16:00)•Kthim majtas në përfundim të varrezave të qytetit•Në drejtim të stadiumit “Elbasan Arena”•Kthim djathtas përballë stadiumit dhe •hyrje në Bulevardin Qendror (Finish – ora 16:50).
Etapa e dytë – E mërkurë, 28.05.2025 – Ora 12:00Itinerari përfshin:•Nisja nga Kalaja e Elbasanit (12:00)•Rrethrrotullimi “Lulet” – Bradashesh (12:04)•Rrethi i Bradasheshit (12:07)•Ura e Zezë – Kthesa e Cërrikut (12:24)•Kthesa e Belshit (12:28)•Fshati Kajan (12:55)•Kthesa e Kuçovës (13:20).
Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës, për kufizimet e përkohshme të qarkullimit gjatë zhvillimit të aktivitetit.Respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë për sigurinë tuaj dhe të sportistëve pjesëmarrës.Top Channel
-

Turi i 82-të Çiklistik Ndërkombëtar/ Policia e Elbasanit plan masash, ja cilat akse rrugore do të bllokohen
Policia e Elbasanit ka dalë me një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të Turit të 82-të të Çiklistit Ndërkombëtar.
Etapa e parë do të zhvillohet sot, dhe do të nisë në orën 15:30. Ndërsa etapa e dytë do të zhvillohet të mërkurën, në orën 12:00.
Njoftimi:
DVP Elbasan/ Plan Masash për Turin e 82-të Çiklistik Ndërkombëtar.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik.
Në territorin e qarkut Elbasan, aktiviteti do të zhvillohet në dy etapa, sipas itinerareve dhe orareve si më poshtë:
Etapa e parë– E martë, datë 27.05.2025 – Ora 15:30
Itinerari përshkon:
•Peqin (15:30)
•Bradashesh (15:50)
•Unaza e Elbasanit (16:00)
•Kthim majtas në përfundim të varrezave të qytetit
•Në drejtim të stadiumit “Elbasan Arena”
•Kthim djathtas përballë stadiumit dhe •hyrje në Bulevardin Qendror (Finish – ora 16:50).Etapa e dytë – E mërkurë, 28.05.2025 – Ora 12:00
Itinerari përfshin:
•Nisja nga Kalaja e Elbasanit (12:00)
•Rrethrrotullimi “Lulet” – Bradashesh (12:04)
•Rrethi i Bradasheshit (12:07)
•Ura e Zezë – Kthesa e Cërrikut (12:24)
•Kthesa e Belshit (12:28)
•Fshati Kajan (12:55)
•Kthesa e Kuçovës (13:20).Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës, për kufizimet e përkohshme të qarkullimit gjatë zhvillimit të aktivitetit.
Respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë për sigurinë tuaj dhe të sportistëve pjesëmarrës.