E mbijetuara më e vjetër e masakrës së Tuslës në Oklahoma, ndërroi jetë në moshën 111 vjeçare, njoftoi të hënën kryebashkiaku i qytetit.
Viola Ford Fletcher, ishte vetëm shtatë vjeç në pranverën e vitit 1921, kur një turmë e njerëzve të bardhë sulmuan lagjen Greenwood në Tulsa ku jetonte një komunitet afro-amerikan.
Në vitin 1921, më 31 maj dhe 1 qershor, Tulsa u përfshi nga trazirat racore dhe vrasjet. Vlerësohet se rreth 300 banorë humbën jetën gjatë trazirave racore.
Ajo dhe të mbijetuar të tjerë kaluan vitet e mëvonshme duke kërkuar njohjen zyrtare të masakrës dhe dëmshpërblime, por padia e tyre u rrëzua nga Gjykata e Lartë e shtetit.
Kryebashkiaku Monroe Nichols e përshkroi jetën e zonjës Fletcher si “një dritë që tregoi rrugën përpara”. I vetmi i mbijetuar i njohur ende në jetë nga masakra është Lessie Benningfield Randle, 111 vjeç.
Masakra e Tulsës-s, e cila ndodhi mes 31 majit dhe 1 qershorit 1921, konsiderohet si një nga episodet më të rënda të dhunës racore në historinë e SHBA-së. Ajo u shkaktua nga një akuzë se një adoleshent i zi, Dick Roëland, kishte sulmuar një grua të bardhë në ashensor, shkruan BBC.
E gjitha filloi kur një i ri afrikano-amerikan, me emrin Dick Roëland, u akuzua për sulm ndaj një gruaje të bardhë – një pretendim që nuk u dëshmua kurrë – dhe pas thashethemeve se një turmë e njerëzve të bardhë planifikonte ekzekutimin e tij.
Një turmë e afrikano-amerikanëve – shumë prej tyre të armatosur – në përpjekje për të parandaluar ekzekutimin, u përball me një turmë të njerëzve të bardhë – disa gjithashtu të armatosur – në gjykatën ku po mbahej Roëland, duke çuar në një konfrontim vdekjeprurës, që la të vdekur dhjetë të bardhë dhe dy afrikano-amerikanë.
Pastaj, protestuesit e bardhë vranë afrikano-amerikanë, plaçkitën shtëpi dhe u vunë flakën blloqeve të lagjes Grinvud të Tulsas.
Në vitin 2001, një komision shtetëror i Oklahomës regjistroi zyrtarisht 36 të vdekur: 26 afrikano-amerikanë dhe dhjetë të bardhë.
Por, disa historianë thonë se numri i të vdekurve arrin deri në 300 njerëz – shumica e tyre afrikano-amerikanë.
Gati 10,000 njerëz mbetën të pastrehë dhe biznese të panumërta u shkatërruan, duke i dhënë fund një qendre ekonomike dhe kulturore afrikano-amerikane.
Të mbijetuarve nuk iu dha asnjë kompensim dhe kompanitë e sigurimeve mohuan shumicën e pretendimeve të afrikano-amerikanëve.
Ngjarjet kryesisht munguan në librat e historisë deri në vitet e fundit.









