Turizmi i trumbetuar nga qeverisja Rama si pika më e fortë e suksesit ka dështuar. Shifrat e raportuara nga qeveria, Instat dhe Mirela Kumbaro tregojnë se ky sezon do të jetë më problematiku i të gjithë sezoneve.
Nëse qeveria pretendoi për vitin 2024 se do të priste rreth 15 milionë turistë, një pritshmëri alucinante, në fakt u konkretizua me 11.7 milionë hyrje pro që një pjesë ishin tranzit, pasi duke zbritur tranzitin dhe ekskursionistët llogaritej që numri të ishte diku te 7 milionë turistë. Ky numër në raport me shtretërit e okupuar sërish nuk tregon të vërtetën reale mbi turizmin, ndërkohë që numri i shtretërve ishte diku te 5.3 milion.
Gjithsesi pa i hyrë lojës së shifrave, qeveria shqiptare këto dy vite ka bërë politikë antikombëtare për turizmin duke mbjellë terror në radhët e bizneseve turistike, dhe në radhët e turistëve që janë lemerisur nga tritolet dhe prishjet e objekteve në zonat turistike. Edi Rama në mënyrë misterioze gjatë 2 viteve 2024 dhe 2025, në nisje të sezonit ka filluar aksionet antiinformalitet, për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje. E filloi me Thethin, Velipojën, Vlorën dhe e mbylli ditën e djeshme me tritolin në Orikum. Fakti që Edi Rama mbjell terror në kulm të aktivitetit turistik tregon qartazi se axhenda e tij ka tjetër objektiv. Shkatërrimin e turizmit dhe krijimin e imazhit negativ në rang internacional për Shqipërinë që është nën goditjet e fadromave dhe zhurmën e tritolit. Kush është axhenda e Edi Ramës me këtë antireklamë që po i bën turizmit shqiptar? A po favorizon fqinjët për interesat personale? Apo ka diçka më të thellë?
Një gjë është e sigurt në këtë lojë të pisët që masakra e turizmit e ka emrin Edi Rama.
Tag: masakra
-

Masakra e turizmit e ka emrin “mister tritoli” Edi Rama
-

FOTO TË RRALLA: Kur grekët masakruan çamët më keq se Hitleri hebrenjtë(Foto)
Masakra ndaj çamëve, është një pjesë e historisë së Shqipërisë që nuk harrohet dhe nuk kapërdihet. Kanë kaluar mbi 70 vjet nga masakra greke ndaj çamëve, ku i prenë, vranë, përzunë nga shtëpia e tyre dhe i torturuan për faktin pse ishin shqiptarë. Këto foto të rralla tregojnë vuajtjet e çamëve që u strehuan në kampe në Shqipëri, pas eksodit të tyre nga Greqia e sotme. Prej shekujsh ata ishin autoktonë të trojeve të tyre, por masakrat greke, ku nuk kursyen as fëmijë dhe as pleq, i detyruan që të largohen drejt Shqipërisë. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, nga shteti grek nuk është bërë për këtë gjenocid, qoftë edhe një kërkesë faljeje.
LAJME TË NGJASHME
Kolonizatorët “malazezë” përreth kufirit të…Jan 13, 2021
EJANI TË SHFRYTËZOJMË QYMYRIN E BARDHË NË SHQIPËRI! Letra e…Jan 13, 2021
SHQIPËRIA DËSHIRON TË JETË E PAANSHME NË ÇËSHTJET E…Jan 11, 2021
188S
-

Srebrenica, 30-vjet nga gjenocidi, Begaj: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore
Presidenti Bajram Begaj kujtoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë masakrën tragjike që ndodhi 30 vite më parë, ku mbi 8,000 djem dhe burra boshnjakë u vranë nga ushtria serbe, ndërsa mijëra të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ai theksoi rëndësinë e përkujtimit të kësaj ngjarjeje dhe theksoi përgjegjësinë e përditshme të secilit për të ruajtur paqen.
“30 vite më parë në Srebrenicë ndodhi masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 8000 djem dhe burra boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicës, jemi pranë familjeve që vijojnë të mbajnë dhembjen e thellë për njerëzit e tyre të dashur viktima të këtij gjenocidi.
30 vjet më pas, Srebrenica na kujton për rëndësinë që ka veprimi i përditshëm i çdonjërit prej nesh në shërbim të paqes”, ka shkruar Presidenti Begaj. -

Zbulohet masakra siriane, mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Ushtria siriane ka vrarë rreth 1 mijë e 500 civilë të sektit alevitë vetëm në muajin mars. Investigimi është bërë publik nga Agjencia Ndërkombëtare e lajmeve Reuters bazuar në dokumentet e gjetura nga Reuters dhe ku bëhet fjalë për tre ditët e masakrave sektare pas një kryengritjeje besnike të Asadit.
Zinxhiri i komandës drejtohej nga sulmuesit direkt tek burrat që shërbenin përkrah udhëheqësve të rinj të Sirisë në Damask. Hetimi zbuloi 40 vende të dallueshme të vrasjeve për hakmarrje, të masakrave dhe të plaçkitjeve kundër pakicës fetare, e cila është lidhur prej kohësh me regjimin e rrëzuar të Asadit.
Pyetja e parë e luftëtarëve që mbërritën u bënë banorëve ishte, sipas më shumë se 200 dëshmitarëve dhe të mbijetuarve: “A jeni sunitë apo alavitë?”
Në Jableh, pjesë e zonës bregdetare që formon zemrën e sektit minoritar alavit, Samira Khadour kujtoi me lot në sy se si dy djemtë e saj, Majd 47-vjeçar dhe Bishr 46-vjeçar, bashkëshorti i saj Abdel Latif, kushërira e saj Suzanne dhe fqinjët e saj, u vranë nga burra të armatosur.
Pas sulmeve, shumë alavitë ikën nga fshatrat e tyre në të gjithë rajonet e Latakisë, Tartusit dhe Hamës dhe ngritën kampe me mijëra në bazën ruse aty pranë nga frika e masakrave të reja. Umm (nëna e) Aymanit ishte njëra prej tyre. Rreth perëndimit të diellit më 6 mars, pikat e kontrollit dhe postet e tjera të Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme në të gjithë provincat Latakia dhe Tartous u sulmuan dhe dhjetëra forca sigurie vdiqën.
Qeveria e re e Sirisë ka thënë se kishte frikë se mos humbiste kontrollin e bregdetit për shkak të kryengritjes së mbështetësve të Bashar al-Assad. Ajo lëshoi urdhra të qartë më 6 mars për të shtypur një grusht shteti të tentuar nga “fuloul” ose “mbetjet” e regjimit, sipas gjashtë luftëtarëve dhe komandantëve dhe tre zyrtarëve qeveritarë. Shumë burra që morën komandat kishin veshur uniforma qeveritare vetëm për disa muaj dhe ndanin një interpretim të Islamit Sunit të njohur për brutalitetin e tij.
Qeveria e Sirisë nuk iu përgjigj një përmbledhjeje të detajuar të gjetjeve të këtij raporti ose pyetjeve të lidhura nga Reuters në lidhje me rolin e forcave qeveritare në masakra. Në një intervistë me Reuters vetëm disa ditë pas vrasjeve, Presidenti i ri Ahmed al-Sharaa e denoncoi dhunën si një kërcënim për misionin e tij për të bashkuar vendin. Ai premtoi të ndëshkonte ata që janë përgjegjës, përfshirë ata të lidhur me qeverinë nëse është e nevojshme. -

Masakra në Austri/ Shkon në 10 numri i personave të vr*rë në një shkollë
Bota E Martë, 10 Qershor 2025 14:19
– Detaje të reja nga masakra në Austri, të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën ditën e sotme gjatë një të shtënë me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, kur policia mori një telefonatë për një situatë emergjente në një shkollë të mesme dhe dëgjimin e të shtënave.Forcat speciale u dislokuan menjëherë në vendngjarje dhe shkolla u evakuua dhe u kontrollua plotësisht nga forcat e sigurisë.
Zëdhënësi i policisë, Sabri Yorgun, konfirmoi se operacioni ishte në zhvillim dhe autoritetet po punonin për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Mediat austriake kanë raportuar se deri më tani janë 10 viktima, por numri mund të rritet sërish pasi ka edhe disa të plagosur.
Autori i dyshuar pasi kreu masakrën, kreu vetëvrasje në banjot e shkollës.
Ngjarja ka tronditur qytetin e Grazit, qyteti i dytë më i madh në Austri, me rreth 300,000 banorë.
Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e sulmit. -

Seanca në GJKKO, i penduari Erion Alibej rrëfen për masakrën e Bradasheshit
Ditën e sotme u zhvillua në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seanca e radhës e dosjes “Plumbi i Artë”.
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka dhënë dëshminë e tij, ku ka rrëfyer momentin kur ka ndodhur masakra e Bradasheshit, në të cilën humbën jetën vëllai i tij, Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe një person tjetër me nënshtetësi turke, Erdal Durunay.
Ngjarja në fjalë ndodhi në dhjetor të 2018-ës, vit në të cilin, Erion Alibej dëshmoi se kishte vendosur që të vinte në Shqipëri përfundimisht.
Para togave të zeza, ai ka rrëfyer se çfarë ndodhi natën e 29 Dhjetorit 2018 në Elbasan. Fillimisht para se të shkonte në vendin e ngjarjes ka hasur Mikael Qosen, i dyshuar më vonë për vrasjen e Endrit Alibejt.
“Sa ishim larguar nga gëzimi familjar kur më telefonuan. Unë në atë moment pashë një [BMW] “X5” të bardhë të Mikael Qoses para “fast food”-it të Dine Çamit. Kur u shkëmbyem i thashë Mikaelit, a ke hekur aty. Jo, më tha, çfarë ka ndodhur. I thashë, që i kanë gjuajtur Endritit. Bashkë me të në makinë ishte edhe Ervis Çopja, që i thërrisnin “Liçe””, tregoi Erion Alibej.
Erion Alibej ka treguar se ishte i pari që ka shkuar në skenën e krimit. Dyshimi i tij i parë ka lindur pasi nuk gjeti një patrullë policie, e cila çdo natë ishte aty. Fillimisht familjarët që po i shoqëronin me një makinë mbrapa kanë pandehur për një aksident, por kur kanë hapur derën e mjetit kanë parë të plagosurit.
“Aty ishte errësirë. Aty gjithmonë rrinte një patrullë policie, por atë natë nuk ishte, ç’ka më ngriti dyshime. Gjeta aty familjarët e mi në një situatë që nuk e shpjegoj dot. E para që ka hapur derën e “Range Rover”-it ishte bashkëshortja ime. Pastaj motra ime. Kishin pandehur një aksident fillimisht. E gjeta të ngrohtë Endritin. Shtetasi turk po ashtu. Edhe xhaxhai pas ishte i pajetë. Erdhi pastaj policia dhe ambulanca. Endriti i kishte plumbat nën krah. E çuam Endritin në spital, por më pas mësuam që ishte pa jetë”, u shpreh Alibej.
Pas përhapjes së lajmit për ngjarjen, në shtëpinë e tij për ngushëllim kanë shkuar edhe anëtarë të familjes tjetër të njohur në Elbasan si të përfshirë në veprime kriminale, Çapjat. Këta të fundit i kanë sugjeruar që masakrën e ka kryer Suel Çela.
“Shumë shpejt erdhën Çapjat, Florenc Çapja, Bledar Muça, Ervis Çaushllari (Korçari). I ndaj veç e i dëgjoj. Bledar Muçën e takoja për herë të parë, Florenc Çapjen për herë të dytë. Më thotë Bledar Muça, i pata thënë Endritit të bënte kujdes. Nga kush i them. Suel Çela, tha, askush tjetër, ai i bën këto masakra”, tha Erion Alibej.
Alibej ka treguar se kur ishte në kërkim ka qëndruar për disa kohë në Durrës. Më pas ka qenë në një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit. Ai dëshmoi se vendosi që të dorëzohej në momentin që i vranë djalin e xhaxhait, Andi Zylyfi.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar se masakra e Bradasheshit u porosit nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja dhe u pasua me urdhërimin e vrasjeve të disa personave të afërm të Endrit Alibejt. -

“Veç Suel Çela i bën këto masakra”, Erion Alibej para GJKKO zbulon bisedën me Bledar Muçën pas vrasjes së vëllait
I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka dëshmuar në GJKKO momentin e vrasjes së vëllait të tij Endrit Alibej.
Ai ka treguar se sapo kanë dalë nga një gëzim familjar e kanë telefonuar se në Bradhashesh i kanë bërë atentat Endriti dhe e kanë vrarë. Sapo ka mbërritur aty mënjëherë kanë shkuar edhe Florenc Çopja dhe Bledar Muça, madje ky i fundit i ka rrëfyer edhe se kush mund të ishte atentatori.
Sipas Alibejt, Muça i ka thënë se pas masakrës fshihet Suel Çela, pasi vetëm ai mund të bëjë masakra të tilla.Pjesë nga biseda:
Sa ishim larguar nga gëzimi familjar kur më telefonuan. Unë në atë momënt pashë një X5 të bardhë të Mikael Qoses para fast-food të Dine Çamit. Kur u shkëmbyem i thashë Mikaelit, a ke hekur aty. Jo, më thë, ça ka ndodh. I thashë, që i kanë gjuajtur Endritit. Bashkë me të në makinë ishte edhe Ervis Çopja, që i thërrisnin Liçe.
Shkova në Bradashesh. Atje ishin veç familjarët e mi, asnjë tjetër. Kur u nisëm nga xhaxhai, ishim tre makina. E para Range Roveri me targa rumune, që përdorej nga Endriti. Dy makinat e tjera ishin me gra dhe fëmijë. Endriti edhe pak i dehur, në momentin e nisjes i thotë kunatës sime, ik tek makina e grave. Ajo ishte në muajin e fundit të shtatzanisë.
Në Bradashesh i bëjnë atentat. Unë isha i pari që shkova në vendngjarje. Aty ishte errësirë. Aty gjithmonë rrinte një patrullë policie, por atë natë nuk ishte, ç’ka më ngriti dyshime. Gjeta aty familjarët e mi, në një situatë që nuk e shpjegoj dot.
E para që ka hapur derën e Range Rover ishte bashkëshortja ime. Pastaj motra ime. Kishin pandehur një aksident fillimisht. E gjeta të ngrohtë Endritin. Shtetasi turk po ashtu. Edhe xhaxhai pas ishte i pajetë. Erdhi pastaj policia dhe ambulanca. Endrit i kiashte plumbat nën krah. E çuam Endritin në spital, por më pas mësuam që ishte pa jetë.
Shkova në shtëpi, po vinin shumë miq, të afërm. Shumë shpejt erdhën Çapjat, Florenc Çapja, Bledar Muça, Ervis Caushllari (Korçari).
I ndaj veç e i dëgjoj.
Bledar Muçën e takoja për herë të parë, Florenc Çapjen për herë të dytë.
Më thote Bledar Muça, i pata thënë Endririt të bënte kujdes. Nga kush i them. Suel Çela, tha, askush tjeter, ai i bën këto masakra.
Ka qenë një benz gri, më tha. -

Alibej zbulon detaje nga masakra e Bradasheshit
Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme për shqyrtimin e dosjes ”Plumbi i Artë”, ka nxjerrë në pah shumë të vërteta. Alibej flet për ngjarjet që paraprinë atentatin e Bradasheshit në vitin 2019, ku mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dhe një shtetas turk dhe lidhjet mes grupeve kriminale. Sipas tij konflikti kishte nisur më herët dhe pohon se kishte qenë në kërkim nga policia pas një përplasjeje me armë me Xhoni Rustën, të cilin pretendon se e ka qëlluar në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
“Mbaja armë në makinë. Kur më doli paralel, ishte Xhoni Rusta në timon. I qëllova”, deklaroi ai. Sipas Alibejt gjatë kësaj periudhe ai strehohej në zona të ndryshme, mes Durrësit dhe një fshati midis Elbasanit dhe Peqinit, ku banonin vëllezërit Aldo dhe Kevi Baho. Një tjetër element kyç është përmendja e një shtetasi turk, i cili ishte bashkë me Endritin gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, dhe që më pas mbeti i vrarë në atentatin në Bradashesh.Sipas dëshmisë, kur ndodhi atentati, Endriti kishte qenë duke udhëtuar me një Range Rover me targa rumune, bashkë me familjarë dhe shtetasin turk. “E gjeta Endritin të ngrohtë, por pa shenja jete. Po ashtu dhe turku, dhe xhaxhai im. Ishte errësirë. Aty zakonisht ka patrullë policie, por atë natë nuk ishte”,-shprehet ai.
Në banesën e viktimave mbërritën një sërë personash të njohur për drejtësinë, përfshirë Florenc Çapjan, Bledar Muçën dhe Ervis Caushllarin. ”Muça më tha se i kishte thënë Endritit të bënte kujdes nga Suel Çela, ai i bën këto masakra”,-deklaroi ai. /A2cnn/ -

26 vjet nga masakra në Mejë të Kosovës
Sot mbushen 26 vjet nga masakra në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.Mw 27 prill 1999 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës.Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit.Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Slobodan Millosheviqit më 27 prill 1992.Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi. Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë./KosovaPress / Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Sot mbushen 26 vjet nga masakra në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.Mw 27 prill 1999 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës.Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit.Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Slobodan Millosheviqit më 27 prill 1992.Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi. Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë./KosovaPress /
-

Masakra e Tivarit, raporti i Haxhi Lleshit dhe dëshmitarët
“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht në masë si gjatë luftës dhe pas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë dhe agjenti i Qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë shqiptare, tradhtari Koci Xoxe”, shkruhet në dokumentin e Sigurimit të Shtetit që akuzon Koçi Xoxen për Masakrën e Tivarit. Gjithashtu në dosjen hetimore depozitohet një raport i Ministrit të Mbrojtjes Haxhi Lleshi ku i raportohet Qeverisë Shqiptare vrasja e 1000 kosovarëve nga forcat e OZNA-s në territorin shqiptar. Dëshmi e gjallë është ajo e Azem Hajdinit. Dëshmitë e qytetarëve të Tivarit japin detaje të mizorisë së ushtruar nga popullsia serbo-malazeze në përkrahje të masakrës. Akte të tilla si Masakra e Tivarit nuk kanë zënë vend në Historinë e Shqipërisë, mbasi shkrimi i historisë shtetërore është trajtuar si akt ideologjik dhe kundër historisë kombëtare
Mbi Masakrën e Tivarit nisja e kolonave nga Kosova me 4000 rekrutë të paarmatosur nisi në datat 17 dhe 18 mars 1945, njoftimet e para të kësaj ngjarjeje vijnë kryesisht nga dëshmitarët okularë si narrativë e burimeve gojore.
Në gjyqin e Koçi Xoxes 1949-1950 do të jepeshin dëshmi nga disa ish-drejtues të Sigurimit të Shtetit mbi karvanët e drejtuara nga veriu i Shqipërisë për në Tivar. Gjithashtu në dosjen hetimore depozitohet një raport i Ministrit të Mbrojtjes Haxhi Lleshi ku i raportohet Qeverisë Shqiptare vrasja e 1000 kosovarëve nga forcat e OZNA-s në territorin shqiptar.Dokumenti i Sigurimit të Shtetit që akuzon Koçi Xoxen për Masakrën e Tivarit të 30-31 marsit të vitit 1945, në atë kohë Ministër i Brendshëm ishte Haxhi Lleshi. Ndërsa Koçi Xoxe, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit – akronimi përkthim i OZNA-s jugosllave.
Haxhi Lleshi, dokumenti 19 shtator 1950
“Tepër sekret”, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë: “E frymëzuar nga ndjenjat nacionaliste dhe shoviniste, Qeveria jugosllave ka terrorizuar në mënyrën më barbare pakicat nacionale dhe veçanërisht, popullsinë shqiptare të Kosovës dhe Metohisë të përbërë prej 1 000 000 shqiptarësh. Kjo popullsi shqiptare është masakruar me metoda shumë më të egra dhe barbare nga ato të përdorura nga kralët e Serbisë dhe Gestapoja hitleriane. Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht në masë si gjatë luftës dhe mbas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë dhe agjenti i Qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë shqiptare, tradhtari Koci Xoxe, i cili me cilësinë e tij si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, në fillimin e vitit 1945, autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm” (AMPB, F. 1, Hetimor-Gjyqësor, Dosja e hetimit dhe Procesi kundër Koçi Xoxes, 1949, fl.1-2)
Monopoli i Duhanit, vendi ku u krye Masakra e Tivarit
Raporti i Islam Kadeshit, shifrant i Komiteti Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë për masakrat e Tivarit
Në Artikullin “Për Masakrat e Tivarit faji është edhe i KQ të PKSH”, botuar në revistën “Zëri” të Prishtinës, më 16 dhjetor 1995, Islam Kadeshi gjatë detyrës së tij të shifrimit pranë UNCL, në Kosovë jep dëshminë e tij për dhënien e informacionit Komandës së Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë për plojën e Tivarit, të fundmarsit dhe fillimit të prillit 1945.
“Atë ditë erdhi një telegram, një shifër nga komisari i Divizionit të Pestë, Ramiz Alia, i cili njoftonte se sot herët në mëngjes, një turmë e madhe disa mijëra njerëzish, shqiptarë të Kosovës, pasi u grumbulluan në mes të dy kodrave, në një luginë, u pushkatuan dhe u likuiduan që të gjithë. Në momentin kur unë e dorëzova këtë telegram, në zyrë e gjeta Koçi Xoxën dhe Enver Hoxhën. Ua dhashë telegramin në shifër të përkthyer. Isha i tronditur, sepse tjera gjëra kishin thënë, e tjera dolën, që u bënë me popullin shqiptar të Kosovës. Për këtë ngjarje u hesht. Turp dhe krim i madh për ta. Më vonë, në një tubim të ngushtë, u mor vesh për këtë masakër. Popullit nuk iu dha asnjë njoftim, nuk dihej se sa ishin vrarë, në ç’rrethana, ku dhe sidoqoftë fakt ishte se 8 000 shqiptarë u vranë me miratimin e krerëve të Partisë Komuniste të Shqipërisë.”
Raporti Zyrtar i Ushtrisë Jugosllave mbi Masakrën e Tivarit
Në dokumentin shkruar në serbisht për Masakrën e Tivarit, shënohet ndërprerja e masakrës nga ardhja e disa forcave të misionit ushtarak amerikan pajisur me makina “Jeep”.
Raporti Zyrtar i Shtabit të Divizionit të 46-të të Serbisë, datë 8. 4. 1945, dërguar Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, lidhur me depërtimin e Eshalonit të dytë në Tivar
“…nga të gjitha anët binin bombat, shtihej nga të gjitha armët, kurse në qitje kanë marrë pjesë edhe këshilltarët, infermierët me një fjalë, të gjithë ata të cilët rastësisht në atë çast u gjenden aty dhe të cilët kishin armë. Qitja u ndërpre atëherë kur asnjëri nga turma e njerëzve nuk u ngrit ose nuk lëvizte. Në gjithë këtë ishin të pranishëm edhe komandanti dhe komisari i brigadës X dhe gati të gjitha entet ushtarake dhe civile, të cilat gjendeshin në Tivar. Shumë prej tyre kanë marrë pjesë aktive në këtë pushkatim të njerëzve. Sipas fjalëve të dëshmitarëve ngjarja ishte më tepër se trishtuese … Që kjo të jetë edhe më keq, në çastin e qitjes ka ardhur një xhip automobil me amerikanë deri në afërsi ku ka ndodhur e tërë ngjarja. Fatmirësisht disa nga udhëheqësit tanë janë gjetur aty dhe i kanë kthyer në drejtim të Ulqinit. Janë parë edhe disa civilë të cilët gjithë këtë e kanë fotografuar, por më vonë janë tretur në këtë rrëmujë, prandaj për gjithë këtë janë duke u bërë hetime ( dr. Hakif Bajrani. Arkivi i Kosovës, Vjetar XVII XIX, Prishtinë, 1994)
Dëshmitë e gjalla: Azem Hajdini pohon se janë 4310 shqiptarë të zhdukur
Dëshmitë e qëmtuara janë dy llojesh; dëshmi aktuale, marrë në kohën e ngjarjes (1945) dhe botuar postume në vepra të veçanta si te vepra e Prenk Grudës, (Eurorilindja, 1997), dëshmi okulare të Veli Arifit dhe të Azem Hajdini-Xani: në librin e botuar nga shqiptarët e diasporës politike në Gjermani më 1991 “The Bar Tragedy”. Në botimin e dytë Prishtinë 1998, Azem Hajdini – viktimë dhe protagonist i dëshmisë më të qartë të Masakrës së Tivarit, i mbijetuar i Eskalionit të dytë të nisur nga Prizreni për në Tivar jep këtë statistikë për numrin e rekrutëve të nisur nga Kosova në Tivar dhe numrin e viktimave sipas tre Eskalioneve (kolonave me rekrutë kosovarë të nisur për në frontin e Kroacisë për të luftuar nazifashistët).
“Pas numërimit një nga një gjatë hyrjes në ndërtesë është konstatuar se të gjallë kemi mbetur vetëm 810 veta, kurse sa i përket numrit që janë nisur nga Kosova oficeri më regjistër në dorë na ka komunikuar se nga Kosova jemi nisur 4.700 veta, gjë që do të thotë se gjatë rrugës dhe në plojën e Tivarit janë mbytur, vrarë, masakruar dhe zhdukur 3.890 shqiptarë të Eshalonit {Kolonës} të dytë,
420 të Eshalonit të parë; gjithsej 4310.
AMPB, Haxhi Lleshi: “Relacion mbi terrorin dhe persekutimet në Kosovë”, fl.1-2.
Edhe pse gjakatarët e kishin në plan likuidimin e të gjithëve, në mënyrë që nga kjo plojë të mos mbetej asnjë dëshmitarë i gjallë për të dëshmuar, për fat këta 810 të rinj shqiptarë e mbijetuan plojën. Nga likuidimi i përgjithshëm shpëtuam në sajë të disa vëzhguesve amerikanë, që në atë çast, me një xhip u dukën atypari, afër vendit të ngjarjes, si dhe të disa njerëzve të paidentifikuar civilë, që u dukën dhe e fotografuan tërë ngjarjen. Nga frika se do të zbulohet krimi, ata u detyruan ta ndërprisnin plojën. Nga njerëzit që kanë mbetur gjallë nga kjo tragjedi dhe sipas asaj që kam vërejtur vetë, mbi 90 për qind kanë shpëtuar ata që kanë qenë brenda në ndërtesë, sepse mundësitë për shpëtim në oborr dhe shesh kanë qenë minimale. I gjallë ka mbetur aty-këtu ndonjëri që është fshehur ndër kufoma dhe vetëm pse nuk kanë arritur t’i transportojnë para territ. Natën, ata që kanë qenë të plagosur, kanë mundur më lehtë të dalin nga kufomat dhe të ikin në drejtime të ndryshme. Ka raste që edhe në shesh kanë shpëtuar, por ato janë shumë të rralla”.
Dëshmitë e qytetarëve të Tivarit japin detaje të mizorisë së ushtruar nga popullsia serbo-malazeze në përkrahje të masakrës, institucionet lokale morën pjesë në goditjen me armë të rekrutëve shqiptarë dhe gjatë transportit të të vrarëve nga oborri i fabrikës së Monopolit të Duhanit u krijuan grumbuj kufomash që digjeshin në shkëmbinj. Gjithashtu raportohet se mjaft kufoma ishin hedhur në det dhe plisat e bardhë pluskonin me ditë të tana nëpër valë.
Azem Hajdini, kronisti i Masakrës së Tivarit
Akte të tilla si Masakra e Tivarit nuk kanë zënë vend në Historinë e Shqipërisë, mbasi shkrimi i historisë shtetërore është trajtuar si akt ideologjik dhe kundër historisë kombëtare. Masakra e Tivarit ndonëse përmendet në gjyqin kundër Koçi Xoxes viti 1949, nuk është trajtuar nga historianët tanë deri në vitin 1990.
Pas vitit 1990 me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri dhe në Kosovë, trajtohet gradualisht. Në shtypin e Shqipërisë shkrimet e Zef Grudës u botuan nga shtëpia botuese “Eurorilindja” më 1997 dhe në gazetën “Rilindja”, botimi i Tiranës. Vetëm në vitin 2010 do të botohej monografia “Masakra e Tivarit” nga Uran Butka.
Ky libër është përfshirë për herë të parë në listat e “Literaturës së përzgjedhur ndihmëse” hartuar nga bordi i Ministrisë së Arsimit në vitet 2011-2013.
Nga: Dorina Daiu / Koha.net