Tag: masakra

  • I vetmi i arrestuar për “masakrën e Dobraçit”, lirohet nga izolimi Gjulio Vuksani

    I vetmi i arrestuar për “masakrën e Dobraçit”, lirohet nga izolimi Gjulio Vuksani

    masakra e dobracit, foto ilustruese

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa e arrestit të shtëpisë, Gjulio Vuksanin, të vetmin person që ishte i izoluar për masakrën e Dobraccit, që ndodhi rreth një vit më parë në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 persona.
    Masa e sigurisë ndaj Vuksanit, i dyshuar si personi që ka vjedhur automjetin “Range Rover” të përdorur nga autorët e krimit, u zbut me kërkesë të vetë të dyshuarit, raporton A2 CNN.
    Sipas vendimit, gjyqtari i posaçëm, Erion Çela, pranoi kërkesëne Vuksanit për shuarje të masës së sigurisë, për shkak të kalimit të kohëzgjatjes së afatit të paraburgimit. Në të njëjtin vendim, Gjykata detyron Vuksanin të paraqitet në SPAK të hënën e parë të çdo muaji.
    Gjulio Vuksani u arrestua në nëntor të vitit të shkuar, pas dyshimeve për përfshirje në ngjarjen e njohur si “masakra e Dobraccit”, ku nga një automjet “Range Rover” në lëvizje u shkrehën breshëri plumbash drejt një mjeti “Mercedes” ku udhëtonin Arlind Bushati e Hamza Lici.
    Plumbat i morën jetën të dyve, ndërkohë që pas daljes nga kontrolli automjeti i viktimave aksidentoi rëndë motorin ku udhëtonin bashkëshortët Bashkim e Flutura Basha, që po ashtu ndërruan jetë. 
    Ngjarja u hetua në ditët e para nga Prokuroria e Shkodrës, që më pas e kaloi për kompetencë në SPAK, pas dyshimeve se autorët kishin vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal. 

  • Masakra e bukëpjekësve, vrasësi italian i familjes së tij arratiset nga paraburgimi

    Masakra e bukëpjekësve, vrasësi italian i familjes së tij arratiset nga paraburgimi

    Elia Del Grande, burri që vrau babanë, nënën dhe vëllain e tij në vitin 1998 në Cadrezzate të Varese, u arratis nga një qendër pune në Castelfranco Emilia, pranë Modena.

    49-vjeçari ishte nën masa sigurie pasi konsiderohej rrezik shoqëror dhe duhej të kalonte gjashtë muaj në qendër deri në një vlerësim të ri, raporton Sky Italia.

    Krimi që ndodhi më 7 janar 1998, kur Del Grande, atëherë 22-vjeç, vrau babanë e tij Enea (58), nënën Alida (53) dhe vëllain Enrico (27), hyri në historinë italiane me emrin “masakra e bukëpjekësve”, pasi familja drejtonte një furrë të famshme në Cadrezzate.

    Hetuesit përcaktuan se ai kreu vrasjen e trefishtë për shkak të një konflikti me prindërit e tij për shkak të marrëdhënies së tij me një vajzë nga Republika Dominikane.

    Del Grande u dënua me 30 vjet burg dhe u lirua pasi vuajti 25 vjet. Pasi vuajti dënimin, gjykata urdhëroi që ai të mbikëqyrej pasi ende konsiderohej i rrezikshëm për shkak të vjedhjeve dhe raportimeve për shqetësimin e fqinjëve.

    Në muajin shtator, ai u vendos në një shtëpi-punishte në provincën Modena, ku do të qëndronte deri në një vlerësim të ri.

    Del Grande u arratis duke kërcyer mbi murin e institucionit dhe u zhduk pa gjurmë.

    Ai po kërkohet nga Karabinierët dhe policia e burgut, dhe kërkimi është zgjeruar në zonën e Varese dhe Sardenjës, ku ai ka të afërm.

    Sipas informacionit nga sindikata e policisë së burgut SAPPE, Del Grande iku duke përdorur një litar të improvizuar të bërë nga kabllo elektrike të lidhura.

    “Objekti aktualisht strehon 45 të internuar dhe 40 të burgosur, pavarësisht faktit se këta janë njerëz me profile krejtësisht të ndryshme që kërkojnë një qasje të ndryshme. Një përzierje e tillë nuk lejon që të garantohet siguria e nevojshme, veçanërisht për shkak të mungesës së stafit – në vend të më shumë se 100 oficerëve, aktualisht ka vetëm 62,” njoftoi SAPPE.

  • Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në burgim të përjetshëm Fran Marashin

    Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në burgim të përjetshëm Fran Marashin

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit. Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.
    Në prill të këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e të dënuarit Fran Pal Marashi, i cili kundërshtonte vendimin e Ministrit të Drejtësisë për vendosjen e tij në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.
    Marashi kishte depozituar më 16 prill kërkesën për kundërshtimin e urdhrit nr. 620, datë 13.12.2024, që kufizon të drejtat e tij në kuadër të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    Trupi gjykues vendosi mospranimin e kërkesës së Fran Marashit, me argumentin se ishte depozituar jashtë afatit ligjor.
    Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie gjatë trazirave të vitit 1997.

  • Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm ndaj Fran Marashit

    Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë, Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm ndaj Fran Marashit

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
    Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.
    Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin, ku u vranë 5 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit.

  • Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë/ Në Apel mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm ndaj Fran Marashit 

    Masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë/ Në Apel mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm ndaj Fran Marashit 

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit.  
    Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë. 
    Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin, ku u vranë 5 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit. 

  • Masakra e Shkodrës/ Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, lihet në burg Ragip Gila

    Masakra e Shkodrës/ Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, lihet në burg Ragip Gila

    Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ragip Gila, i dyshuari si ekzekutor i ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin më 8 shtator.
    Ai akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Krajës, si dhe plagosjen e Erogen Vaso dhe Meri Kacerit. Kriimi ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali pranë Bashkisë Shkodër.
    Gila ka deklaruar se dëshironte të qëllonte vetëm Erogen Vason dhe nuk kishte probleme me personat e tjerë që u përfshinë në ngjarje.

  • Përkujtohet masakra e Përbregut, gjatë luftës ballkanike në 1913-ën ushtria serbe vrau 375 banorë të fshatit shqiptar

    Përkujtohet masakra e Përbregut, gjatë luftës ballkanike në 1913-ën ushtria serbe vrau 375 banorë të fshatit shqiptar

    Në fshatin Përbreg të Kukësit u përkujtua sot një nga masakrat më të rënda ndaj popullsisë civile shqiptare – krimi i vitit 1913, kur forcat serbe vranë afro 375 banorë gjatë Luftërave Ballkanike.

    Ceremonia përkujtimore u mbajt pranë lapidarit kushtuar viktimave. U këndua himni i flamurit, u mbajt një minutë heshtje, dhe nga të pranishmit u sollën rrëfime tronditëse për aktet barbare ndaj civilëve të pafajshëm.
    Nazif Shahip Matmuja, një banor i moshuar i fshatit, ndau kujtimet që i janë trashëguar nga babai – për vrasjen e 11 anëtarëve të familjes së tij, djegien e shtëpisë dhe plaçkitjen e bagëtive.
    Historiani Parim Kosova solli fakte të dokumentuara mbi masakrën dhe përmendi studimet e historianit amerikan Justin McCarthy, sipas të cilit, pas Luftërave Ballkanike, kombit shqiptar iu zhduk mbi 56% e popullsisë.
    Organizatori i përkujtimores, Jonuz Hallaçi, tha se ruajtja e kujtesës historike është përgjegjësi ndaj brezave dhe një formë rezistence ndaj mohimit të së vërtetës.
    Masakra e Përbregut mbetet një plagë e hapur në historinë e lumjanëve dhe Shqipërisë– një dëshmi që kërkon drejtësi dhe që nuk duhet të harrohet kurrë.
     

    Top Channel

  • Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

    Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

    Në Mirditë u përkujtua 76-vjetori i Masakrës së Qafës së Valmirit, ku u dënuan me vdekje 14 burra prej dyerve të fisme të kësaj treve, në shenjë hakmarrjeje pas vrasjes së Sekretarit të Parë të Mirditës nga Komiteti i Maleve, një formacion i armatosur që ishte kundër regjimit komunist dhe që kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
    Familjarë të viktimave, përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë dhe deputetë të Partisë Demokratike, bënë homazhe pranë memorialit të ngritur në nderim të viktimave. Të afërmit e cilësuan 17 gushtin e vitit 1949 si një ditë të zezë për Mirditën.
    “U bëj thirrje të gjithë bashkëvuajtësve tanë, duhet të bashkohemi sa më shumë, të jemi sa më të fuqishëm dhe të përballojmë çdo të keqe që kemi.”

    Masakra e Qafës së Valmirit është një prej ngjarjeve më të dhimbshme për Mirditën, pasi pas saj nisi një valë terrori, ku qindra persona u burgosën, 400 familje u internuan dhe u çarmatos popullsia me dhunë nga forcat e ushtrisë.
    Klan News

  • SYRI TV/ Përkujtohet masakra e Qafë Valmirit, regjimi vrau 14 burra për vdekjen e Bardhok Bibës

    SYRI TV/ Përkujtohet masakra e Qafë Valmirit, regjimi vrau 14 burra për vdekjen e Bardhok Bibës

    Në Mirditë u përkujtua sot 76-vjetori i Masakrës së Qafë Valmirit. 14 burra nga dyert e fisme të kësaj treve u dënuan me vdekje në shenjë hakmarrjeje pas vrasjes së Sekretarit të Parë të Mirditës, Bardhok Biba, nga Komiteti i Maleve – një formacion i armatosur që ishte kundër regjimit komunist dhe që kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare.

    Familjarë të viktimave, përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë dhe deputetë të Partisë Demokratike bënë homazhe pranë memorialit të ngritur në nderim të viktimave.

    Familjarë të të pushkatuarve dhe ish-të përndjekur politik u shprehën se 17 gushti i vitit 1949 ishte një ditë e zezë për Mirditën, që nuk duhet harruar.

    Masakra e Qafë Valmirit është një prej ngjarjeve më të dhimshme për Mirditën, pasi me të nisi një valë terrori, ku qindra persona u burgosën, 400 familje u internuan dhe popullsia u çarmatos me dhunë nga forcat e ushtrisë.