Tag: marubi

  • Pasuri kombëtare/ Ja si duken fotografitë e Marubit të përpunuara me ngjyra

    Pasuri kombëtare/ Ja si duken fotografitë e Marubit të përpunuara me ngjyra

    Fotot e mrekullueshme të familjes Marubi janë përpunuar nga mjeshtri Suad Barbullushi me agjensinë WebPhotoPro

    Në vazhdim mund t’i shihni disa nga fotot e përpunuara.

    Hasan Riza Pasha, komandanti turk që mbrojti qytetin gjatë rrethimit malazez (Kel Marubi 1912)

    Zonjë katolike qytetare, Shkodër (Pjetër Marubi, ~1900)

    Zotni nga Shkodra me fustanellë (Pjetër Marubi)

    Zadrimorët (Kel Marubi, 1900 – 1915)

    Pjetër Marubi me një fëmijë (Pjetër Marubi)

    Motër Elisabeta – (Pjetër Marubi)

    Kel Marubi, 1922

    Nik Lek Pepaj nga Kelmendi (Shkodër) ( Pjeter Marubi, 1878 )

    Anije, bure verë dhe ushtarë në doganën Shkodër (Kel Marubi, 1913)

    Foto-Studio “Marubi” është e para studio e fotografisë; në Shqipëri e themeluar në vitin 1856 nga italiani, Pietro Marubbi. Pas vdekjes së mjeshtrit Marubbi, studion do ta trashëgonte djali i birësuar i familjes Kodheli, nga fshati i Zadrimës, Keli. Ai më pas do të thirrej nga njerëzit e qytetit, si Keli i Marubit dhe kështu, ai do të quhej përgjithmonë Kel Marubi, në nder të mjeshtrit të madh. Duke trashëguar studion dhe mbiemrin e mjeshtrit, në vitin 1907, Kel Marubi do ta shqiptarizonte emrin e studios, duke e quajtur atë “Dritëshkroja Marubbi”.

    Pas vdekjes së Kelit, “Dritëshkroja Marubi” do të drejtohej nga i biri i tij Gegë Marubi, i cili kishte mbaruar studimet për fotografi në shkollën e parë të filmit dhe fotografisë të Vëllezërve Lumier në Francë. Fototeka Marubi do të krijohej si një sektor i Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës në vitin 1970.

    Në vitin 2003, Fototeka “Marubi” do të shkëputej nga vartësia e Muzeut Historik të qytetit dhe duke kaluar kështu nën vartësinë e Ministrisë së Kulturës, me statusin e institucionit kombëtar.

    Sot Fototeka Kombëtare “Marubi” mbetet i vetmi institucioni përfaqësues i artit të fotografisë në Shqipëri, me një histori mbi 157 vjeçare dhe në të ruajnë fondet e tyre fotografike këto fotografë: Pietro Marubbi, Mati Kodheli, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno, Shan Pici, Kolë Maca, Dedë Jakova, Pjetër Rraboshta, Angjelin Nenshati.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Kush ishte Pietro Marubi dhe çfarë trashëgimie e la pas vetes?

  • Misteret e jetës së Pjetër Marubit: Erdhi nga Italia në Shkodër dhe u bë fotograf

    Misteret e jetës së Pjetër Marubit: Erdhi nga Italia në Shkodër dhe u bë fotograf

    Të gjithë kanë kuriozitet për vendin se ku u bë fotograf i madhi Pjetër Marubi dhe padyshim këtë dhe shumë “sekrete” i ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, drejtori i Muzeut Fotografik “Marubi”, Luçian Bedeni.

    Ky i fundit, kohë më parë, është ndalur në detaje, duke treguar gjithçka nga ardhja e Marubit për herë të parë në Shqipëri, më konkretisht në Shkodër dhe deri te ndihma që i dhanë dy djemtë e kopshtarit për t’u bërë fotograf.

    “Nëse të gjithë ne e kemi ditur që Pjetër Marubi e nis rrugëtimin e tij duke mbërritur në Vlorë dhe më pas në Durrës, pas Durrësit, ai vjen dhe vendoset në Shkodër, ai nuk vjen nëpërmjet Korfuzit. Ka të dhëna të reja që të çojnë në një shtegtim tjetër.

    Këto janë dy gjëra që po jua them për herë të parë. Shumë shpejt do të dalë një film dokumentar për jetën e Pjetër Marubit, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Festivalin e Filmit të Piaçensës.

    Dokumentari bazohet në studimin tim të doktoraturës. Për jetën e Pjetër Marubit më është dashur të realizojë një punë në një farë mënyre të një detektivi policie për të zbuluar të gjitha detajet e jetës.

    Pjetër Marubi vjen nëpërmjet liqenit të Shkodrës dhe në tetorin e 1858 zbarkon në Shkodër. Edhe sa ju thash, është vërtetuar me dokumente.

    Të gjithë kanë një kuriozitet për vendin ku u bë fotograf, Pjetër Marubi dhe për këtë kanë një kontribut shumë të madh dy vëllezërit Kodheli, Matia dhe Keli.

    Që të dy fëmijët janë të kopshtarit të Pjetrit, i cili nuk kishte thjesht rolin e kopshtari të rëndomtë, por një skenografi që Pjetri e kishte marrë për shkrepjet e tija të para”, u shpreh Bedeni.

    Videon mund ta shikoni KËTU:/abcnews.al

    ObserverKult  

    Lexo edhe:

    IRMA LIBOHOVA: KËNGA E NËNËS (TEKSTI DHE MUZIKA)

    Edhe pas 40 vjet karrierë në muzikë, Irma Libohova vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me krijimet e saja artistike. Me zërin e vlerësuar dhe me stilin e saj unik, Irma Libohova mbetet ikonë mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite.

    Me dekada karrierë muzikore, Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur të këngëve, ku nuk mungojnë pjesëmarrjet dhe çmimet në festivale të ndryshme. 

    Që nga edicioni i 17-të i Festivalit të RTSH-ës, Irma Libohova çdo vit ka marrë pjesë në këtë festival, deri në edicionin e 40-të të tij.

    Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “Kënga e nënës”:

    Kur isha fëmije në klasn’ e parëU ula ngadalë në abetareE ç’ngyra u hapën në fletëSi lëndinaJa e para fjalë erdhi nënaNëna ime thashë aty brendaImja gjersa ish aq e bukur,Nënëz-oNgyrat përreth saj hidhnin valleIsh si në shtëpi e n’abetareIsh në shpirtin tim kaq e madhe, nënëz-o

    Nënë, zëri yt kënga joteKu s’na ndoqi pas nëpër botëRriti o djem-o ju do botaDhe të bukur edhe luftëtare

    Vajza tona kush i ka vallëShqipërisë i rrinë si gjerdaneNënat tona gaz i pa prerëKëngë e tyre s’ndalet asnjëhere

    U rritëm ngadalë si llastarëMe puthjen e nënës në ballëNë rrudhat e tyre ne bëmë shtigjet tona

    Ecëm ne në jetë edhe u zbardhëmpër atë fëmijë, neve mbetëmpor veç fjala nënë nuk njeh moshëAsnjëherë

    Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • A e dini se një koleksion i Marubit gjendet në Stamboll?

    A e dini se një koleksion i Marubit gjendet në Stamboll?

    Në arkivin e Sulltan Abdylhamitit II në Stamboll, një prej më të rëndësishmëve në botë për fotografinë, është zbuluar një koleksion i fotografit Pietro Marubi.

    Luçjan Bedeni, Drejtor i Muzeut Kombëtar “Marubi” ka rënë në gjurmët e këtij koleksioni teksa hulumtonte për doktoraturën, punë që ka të bëjë me jetën dhe veprën e fotografit italian, i cili e zhvilloi aktivitetin në Shkodër.

    “Stoli vërtet magjepsëse, të Marubit, në Stamboll.

    Këto fotografi, që janë riprodhime nga origjinalet, që kemi ne në arkivin tonë, në imazhe ‘cabinet carte’, siç quheshin gjatë shekullit XIX, vijnë të rrethuara nën zbukurimet me motive lulesh”, – thotë Bedeni.

    Arsyet pse fotografitë e Marubit mbërritën në Stamboll, janë në kuadrin e hipotezave.

    “Arsyet i kërkojmë në histori. Në fund të jetës së tij, ky sulltan u bë paranojak se mos e vrisnin, gjë që e detyroi atë të izolohej. Një mënyrë tepër origjinale që ai gjeti për të shikuar zhvillimet e perandorisë, ishte komisionimi i studiove fotografike. Pietro Marubi është një prej fotografëve që është komisionuar nga sulltani, ndaj ne gjejmë praninë e këtyre albumeve në Stamboll”, – thotë Bedeni.

    Një tjetër hipotezë mbi mbërritjen e koleksioneve ne Stamboll, është ajo që pashallarët që drejtonin vilajetet, i bënin dhurata sulltanit, pamje nga perandoria. Nga gjithë koleksioni ka vetëm një pjesë që muzeu Marubi nuk e ka.

    “Pjesa më e veçantë, apo më e magjishme, e këtij koleksioni, atë të cilën ne nuk e kemi, janë fotografitë e pikturuara me bojëra vaji, me velatura të lehta”, deklaron Bedeni, por që sipas tij, është fakt i njohur që ai pikturonte.

    Muzeu “Marubi” ka 500 mijë negativë. Teknika e pikturimit të fotografive zhvillohej asokohe edhe nga vëllezërit Abdullah, ndërsa imazhet e Marubit në Stamboll, i përkasin fundit të shekullit XIX.

    ObserverKult

    ——————–

    LEXO EDHE:

    Kur Kel Marubi i dërgonte letër Ahmet Zogut dhe kërkonte nga ai para

  • Kush ishte Pietro Marubi dhe çfarë trashëgimie e la pas vetes?

    Kush ishte Pietro Marubi dhe çfarë trashëgimie e la pas vetes?

    Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” ka publikuar, kohë më parë, një material kushtuar Pietro Marubit.

    Pietro Marubi (Piacenza, Itali 14. 8.1832 – Shkodër, 22. 5.1903).

    “Në moshën 22-vjeçare, u përfshi në lëvizje patriotike kundër pushtimit austriak duke luftuar për bashkimin e Italisë. Përfshirja e tij në këto lëvizje si dhe në vrasjen e Dukës së Parmës, Karlit III, e detyruan të ikte nga vendlindja.

    Udhëtimi i tij filloi në Trieste. Për të vijuar në Korfuz, Zarë, Budva derisa vjen e vendoset përfundimisht në Shkodër më 1858”, shkruan muzeu.

    Në materialin e institucionit thuhet se meqë kishte studiuar në Institutin Gazzola në Piacenza, vinte me njëfarë përvoje si arkitekt, piktor e skulptor. Ndër veprat e tij në Shkodër përmenden: projekti për Katedralen Katolike në Shkodër (Kisha e Madhe), projekti i Selisë së Konsullatës italiane dhe franceze si dhe realizimi i disa pikturave murale në Kishën Ortodokse.

    “Në Shkodër ka përndritjen e sjelljes së mediumit të fotografisë. Në 1865 hap studion e parë fotografike Foto-Studio ‘Marubi’ e para në Shqipërinë Osmane. Ndonëse e dimë se kishte filluar të eksperimentonte me këtë medium disa vite para kësaj date. I gjendur në krye të një aktiviteti premtues, ai merr si ndihmës bijtë e Rrok Kodhelit, Mati e Kel”, shkruan muzeu.

    Gjatë veprimtarisë së tij si fotograf ka realizuar kartolina me shqiptarë të veshur me kostume të zonave fushore e malore. Realizoi portrete kartvizitash në formate të ndryshme. Muzeu vijon më tej në materialin e publikuar se ai ka fotografuar edhe në vendet fqinje. Si për shembull familjen mbretërore, por edhe banorë e peizazhe të Malit të Zi.

    “Teknika e përdorur fillimisht prej tij është ajo e kolodiumit të lëngshëm e më pas e xhelatinës së thatë. Ka lënë si trashëgimi në fushën e fotografisë mbi 40000 negativë në xham të përmasave të ndryshme”, shkruan muzeu.

    ObserverKult

    _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

    Lexo edhe:

    JETA E NJERËZVE TË THJESHTË DHE TRADITA SHKODRANE NË EKSPOZITËN E VEÇANTË NË MUZEUN “MARUBI”

    ObserverKult

  • Foto e rrallë e Kel Marubit me gruan e tij

    Foto e rrallë e Kel Marubit me gruan e tij

    Fotoja mban diçiturën “Kel Marubi me grue në studio” dhe është shkrepur në studion e tij.

    Që fëmijë, Mikel Kodheli, me emrin e artit Kel Marubi, punoi si ndihmës në studion e Pietro Marubbi-t bashkë me vëllanë e madh Matinë. Ashtu si i vëllai rreth vitit 1885 edhe ky dërgohet nga mjeshtri për rreth dy vjet të mësojë mbi fotografinë e proceset e saj në Trieste tek studioja e Guglielmo Sebastianutti-t. Mbas vdekjes së mjeshtrit (1903), ai trashëgon studion dhe mjeshtërinë e fotografisë, e për nder të mjeshtrit mban edhe mbiemrin e tij.

    Që në rini, ai përfshihet në lëvizjet për pavarësinë e vendit, gjë që shkaktoi burgosjen e tij disa herë nga autoritetet turke për propagandë patriotike. Më 1908 në shtëpinë e tij themelohet klubi i parë patriotik “Gjuha Shqipe”. Më 1913, flamuri i pavarësisë në Bashkinë e qytetit, qe qëndisur nga vajza e tij Bernardina. Studioja e tij shërbeu dhe si një vendtakim i figurave të njohura të politikës. Më 1926 emërohet fotograf zyrtar i mbretit Zog I.

    Kel Marubi la si trashëgimi në fushën e artit të fotografisë, mbi 34000 negativë në xham të përmasave të ndryshme. Vdiq në vitin 1940.

    Lexo edhe:

    FOTOGRAFIA E KEL MARUBIT, KUR URA E MATIT ISHTE VETËM KANTIER

    ObserverKult

  • Muzeu “Marubi” i bashkohet ekspozitës “Homeward”

    Muzeu “Marubi” i bashkohet ekspozitës “Homeward”

    “Homeward” është një ekspozitë ndryshe nga herët e tjera. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” shprehet se duke i qëndruar besnik orientimit të politikave institucionale të mbështetjes së artistëve të rinj dhe zhvillimit të praktikave të reja në fushën e fotografisë dhe artit pamor ku institucion i bashkohet ekspozitës “Homeward”. Muzeu shprehet se hapja e kësaj ekspozite do të jetë në datën 13 shtator.
    “Kjo ekspozitë, e cila shënon 10-vjetorin  e Art House, është i dyti bashkëpunim , pas ekspozitës “Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë” 2019 me synimin për të hapur më shumë institucionin ndaj artistëve të rinj dhe qasjeve të reja në art. Muzeu Marubi beson se arti nuk zhvillohet në izolim, por nëpërmjet bashkëpunimeve, ndërveprimit dhe mbështetjes së ndërsjellë. Prandaj ju ftojmë të na ndiqni dhe të bëheni pjesë e iniciativave të ardhshme që synojnë jo vetëm ekspozimin, por edhe ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm të artistëve në Shqipëri, Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit”, thuhet nga muzeu “Marubi” në Shkodër.
    Ekspozita do të shpaloset në këto hapësira të qytetit të Shkodrës: Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”; Galeria e Arteve e Shkodrës; Radio Shkodra; Art House; Auditori Françeskan; Banesa e vjetër e Familjes Paci. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër është muzeu i parë i fotografisë në Shqipëri, i cili u hap në maj 2016 nga koleksioni i ish fototekës kombëtare “Marubi”.
     

  • Muzeu Marubi hap ekspozitën “Homeward” në Shkodër

    Muzeu Marubi hap ekspozitën “Homeward” në Shkodër

    Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” prezanton ekspozitën “Homeward”, një iniciativë që vjen në kuadër të 10-vjetorit të Art House. Kjo ekspozitë është një bashkëpunim i dytë i muzeut me këtë platformë, pas projektit “Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë” në vitin 2019.

    Ekspozita synon të mbështesë artistët e rinj dhe të promovojë praktika të reja në fushën e fotografisë dhe artit pamor, duke e hapur institucionin ndaj qasjeve bashkëkohore dhe ndaj krijuesve që po ndërtojnë identitetin e tyre artistik.

    Përmes “Homeward”, Muzeu Marubi përcjell mesazhin se arti zhvillohet përmes bashkëpunimit, ndërveprimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, duke krijuar ura mes artistëve në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë në Ballkan.

    Hapja e ekspozitës: 13 shtator 2025Hapësirat ekspozuese në Shkodër:

    Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

    Galeria e Arteve e Shkodrës

    Radio Shkodra

    Art House

    Auditori Françeskan

    Banesa e vjetër e familjes Paci/KultPlus.com

  • Robert Elsie: Fotografia e hershme në trojet shqiptare

    Robert Elsie: Fotografia e hershme në trojet shqiptare

    Nga: Robert Elsie

    Zbulimi i Shqipërisë, si dhe i kulturës dhe i historisë së saj, nuk fillon vetëm me tekste, por edhe me fotografi…

    Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni në vjeshtë të vitit 1863, albanologu Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) u shoqërua nga fotografi austriak Jozef Sekeli (Josef Székely, rreth 1838- 1901), i cili thuhet se ka bërë ndër fotografitë më të hershme të Shqipërisë.

    Koleksioni i tij përfshin 50 fotografi, me pamje të Shkodrës, të Prizrenit, të Ohrit dhe të Manastirit.

    Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë ishte dukuri e zakonshme për udhëtarët, shkencëtarët dhe albanologët në Shqipëri të merrnin në aparat fotografik me vete për të fotografuar vendin.

    Ky material, jo gjithmonë fotografi me cilësi të lartë, u shfrytëzua për të ilustruar librat e tyre për Shqipërinë.

    Disa koleksione nuk u botuan kurrë, dhe mbeten tani – një shekull më vonë – për t’u zbuluar.

    Historia e fotografisë vendase në këtë rajon të Evropës juglindore, d.m.th. të fotografëve nga rajoni vetë, lidhet në mënyrë të veçantë me dy koleksione me famë.

    Fototeka Marubi në Shkodër përfshin rreth 150.000 fotografi, shumë prej tyre me një rëndësi të dukshme historike, artistike dhe kulturore.

    U përpilua nga tre breza fotografësh. Pjetër Marubi (Pietro Marubbi, 1834-1903) ishte piktor dhe fotograf italian i cili, si përkrahës e Garibaldit, u detyruan të ikte nga Piaçenca të Italisë për arsye politike dhe gjeti strehim në Shkodër rreth vitit 1850.

    Aty, themeloi dyqanin Foto Marubi me disa aparatë fotografikë që i kishte sjellë me vete.

    Fotografitë më të vjetra të koleksionit janë nga vitet 1858-1859. Disa foto të Marubit u botuan në revistat The London Illustrated News, La Guerra d’Oriente dhe L’Illustration.

    Marubi u ndihmua nga djali Rrok Kodheli (1862-1881) dhe nga vëllai i tij, Kel Kodheli (1870-1940), i cili më vonë, pas vdekjes së Pjetrit, e mori në trashëgim firmën familjare dhe u bë i njohur si Kel Marubi.

    Keli mësoi të përdorte efekte të posaçme dhe të përpunonte negativat. Gjithashtu filloi të fotografonte jashtë studios me aparate më bashkëkohore.

    Lidhur ngushtë me familjen Marubi ishte fotografi dhe piktori Kolë Idromeno (1860-1939) i Shkodrës. Me mbështetjen e Pjetër Marubit, prej të cilit mësoi artin e fotografisë, ai shkoi në Venedik në vitin 1875 për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura.

    Nuk arriti të përfundonte mësimin dhe e braktisi Akademinë pas gjashtë muajve. Mirëpo mbeti në Venedik dhe punoi disa vjet si ndihmës i një piktori venecian, për të kthyer në Shqipëri në vitin 1878.

    Në vitin 1883, Idromeno hapi një fotostudio me aparat fotografik të marrë nga shoqata Pathé në Francë.

    Në vitin 1912, importoi për herë të parë në Shqipëri aparate filmike dhe shfaqi filme. Në gusht të atij viti, firmosi një kontratë me shoqatën Josef Strauber në Austri për të krijuar atë që mund të quhet kinemaja e parë në Shqipëri.

    Brezi i tretë i fotografëve Marubi ishte djali i Kelit, Gegë Marubi (1907-1984). Ai studioi në Lion të Francës në 1923- 1927 pranë shkollës së parë të fotografisë dhe të kinemasë të themeluar nga vëllezërit Lymier, dhe punoi në Shkodër si fotograf nga viti 1928-1940.

    Ishte i pari në familje që përdori celuloid në vend të pllakave prej xhami.

    Fotostudio Marubi kap dhe dokumenton historinë e Shqipërisë së Veriut që prej Lidhjes së Prizrenit e mëtej.

    Përfshin fotografi të mahnitshme të udhëheqësve të fiseve të veriut, të kryengritjeve të malësorëve, të jetës qytetare në Shkodër dhe të ngjarjeve publike të ndryshme. Vetëm pak fotografi janë botuar deri tani.

    Që prej vitit 1994, me mbështetjen e UNESCO-s, bëhen përpjekje për të shpëtuar koleksionin dhe për ta bërë të njohur.

    Koleksioni tjetër i njohur i fotografisë dhe të kinematografisë ballkanike është ai i vëllezërve Manakis në Maqedoni.

    Janaki Manakis (1878-1954) dhe vëllai Milton Manakis (1882-1964) lindën në fshatin Avdela afër Grevenës, tani në veri të Greqisë, dhe ishin me prejardhje vllahe (aromune).

    Nga 1898-1904 kishin një dyqan fotografik në Janinë dhe në vitin 1905 u vendosën në Manastir, tani në Republikën e Maqedonisë, ku hapën Studion për Artin Fotografik.

    Janaki dhe Milton Manakis bënë më shumë se 17.300 fotografi në 120 vende të ndryshme. Në vitin 1905 realizuan edhe filmin e parë në Ballkan.

    Në Shqipëri janë edhe koleksionet e Shan Picit (me rreth 70.000 fotografi), të Dedë Jakovës (me rreth 50.000 fotografi) dhe të Raboshtës, të gjitha të lidhura ngushtë me shkollën e Marubit në Shkodër.

    Koleksione të tjera të rëndësishme të fotografisë së hershme ndodhen në Korçë. Ndër ato janë veprat e Petro Dhimitrit (1861-1946), i cili filloi si fotograf bredhacak në vitet 1890; të Kristaq Sulidhit, i cili mësoi profesionin në Greqi; dhe të Vani Burdës të Bukureshtit i cili hapi një fotostudio në Korçë në vitet 1920.

    Me një interes të veçantë është vepra e Kristaq Sotirit (1883-1970) të Korçës, student i Sulidhit, i cili mërgoi në Shtetet e Bashkuara në 1902-1903 dhe punoi fotograf në Nju Jork dhe Los Anxheles.

    Në vitin 1923 u kthye në Korçë dhe, bashkë me piktorin e njohur korçar Vangjush Mio (1891-1957), hapi fotostudion Sotiri, të njohur në juglindjen e Shqipërisë. Janë ruajtur rreth 14.000 fotografi të këtij koleksioni.

    Mund të përmenden edhe Ymer Bali i Tiranës, Mandi Koçi (1912-1982) i Voskopojës, Jani Ristani i rrethit të Gjirokastrës, Misto Cici i Pogradecit dhe Xhimitiku i Beratit.

    Nuk lidhet drejtpërsëdrejti me Shqipërinë, nuk duhet harruar në historinë e fotografisë shqiptare edhe emri i Gjon Milit (1904-1984), i cili mërgoi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1923.

    Ai studioi në Institutin e Teknologjisë të Masaçusec-it (Massachussetts Institute of Technology) dhe u bë i famshëm si fotograf për revista të njohura amerikane si Life dhe Fortune.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    (VIDEO) NIMON MUÇAJ LEXON NJË CIKËL TË ZGJEDHUR POEZISH TË ADEM GASHIT/ FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS 2

  • Arkivi i Marubëve, pjesë e Regjistrit të Kujtesës Botërore të UNESCO-s

    Arkivi i Marubëve, pjesë e Regjistrit të Kujtesës Botërore të UNESCO-s

    Më 19 gusht, në Ditën Botërore të Fotografisë, Shqipëria ka marrë një njohje të rëndësishme ndërkombëtare: arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit, që ruhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, është përfshirë në Regjistrin e Kujtesës Botërore të UNESCO-s.

    Ky vlerësim e ngre më lart trashëgiminë vizuale dhe kulturore të vendit, duke e renditur fotografinë e Marubëve përkrah disa prej dokumenteve më të çmuara të historisë botërore.

    Muzeu “Marubi” theksoi se kjo është një njohje historike jo vetëm për artin e fotografisë shqiptare, por edhe për kujtesën e shoqërisë sonë, pasi shkrepjet e Marubëve mbajnë gjurmë të pazëvendësueshme të jetës, historisë dhe identitetit kombëtar.

    UNESCO publikoi listën e 74 objekteve të reja të trashëgimisë dokumentare të përfshira në Regjistrin Ndërkombëtar të Memorisë së Botës për vitin 2025, ku tashmë gjendet edhe pasuria e arkivit Marubi.

    Ky moment përkon me Ditën Botërore të Fotografisë, duke e bërë këtë përvjetor një ditë të veçantë për Shqipërinë dhe kulturën e saj./KultPlus.com

  •  Ekspozita “Pazari i humbur i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese” në muzeun “Marubi”

     Ekspozita “Pazari i humbur i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese” në muzeun “Marubi”

    Ekspozita “Pazari i humbur i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese” një udhëtim përmes fotografisë dhe historisë, që sjell në jetë një nga zemrat më të gjalla të qytetit të dikurshëm. Ekspozita vazhdon ditët e saj në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës. Muzeu ka ndarë në faqen e tij dhe një fragmente nga teksti i kuratores Kim Knoppers.”Në ekspozitë, fotografitë e koleksionit Marubi paraqiten krah objekte etnografike nga Instituti i Antropologjisë në Tiranë, duke evokuar mjeshtërinë e zejtarisë, dikur të rrënjosur në Pazarin e Shkodrës. Megjithëse origjina e tyre është e pasigurt, të dhënat stilistike dhe materiale sugjerojnë lidhje të ngushta me punishtet lokale.
    Së bashku, këto vepra ofrojnë pamje të një bote të gjallë të formuar nga zejtarët e Shkodrës – të punuara me kujdes, të tregtuara gjerësisht dhe tani të rimarra pjesërisht përmes fragmenteve të kujtesës vizuale dhe materiale”, thuhet në tekstin e kuratores Kim Knoppers. “Pazari i humbur i Shkodrës:Ringjallja e një kujtese” sjell për herë të parë në Shkodër koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit i gjejmë të ruajtura në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit. Në dialog me objekte nga fondi i etnografisë të Institutit të Antropologjisë dhe me imazhet e papublikuara të arkivit Muzeut Marubi, ekspozita rrëfen historinë vizuale të një qendre tregtare që për dekada ndikoi jetën kulturore dhe ekonomike të qytetit, Pazarit të Shkodrës. Ndërkaq që në këtë ekspozitë një hapësirë e veçantë i dedikohet edhe dizajnerit të tekstileve Jozef Martini, me punimet e tij në jacquard, që sjellin një qasje bashkëkohore ndaj motiveve tradicionale shkodrane.