Tag: martirët

  • Rebelimi anti-komunist, dokumentari kushtuar ngjarjeve të vitit 1973 në burgun e të burgosurve politikë në Spaç

    Rebelimi anti-komunist, dokumentari kushtuar ngjarjeve të vitit 1973 në burgun e të burgosurve politikë në Spaç

    Spaç 1973 martirët e lirisë, një film dokumentar që vendos në qendër historitë e të burgosurve politikë që u rebeluan kundër komunizmit u shfaq në qytetin e Korçës.

    Dëshmi të rralla, rrëfime të të mbijetuarve dhe materiale arkivore që rikujtojnë një nga aktet më të guximshme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri janë pjesë e dokumentarit që synon të ruajë kujtesën historike, të nderojë martirët e lirisë dhe të përcjellë tek brezat e rinj mesazhin se e vërteta dhe dinjiteti nuk mund të shtypen nga dhuna. Për autorin Besim Ndregjoni pas Tiranës qyteti i Korçës u zgjodh i pari për të shfaqur dokumentarin edhe për nder të shumë perdonaliteteve që vuajtën në burgun e Spaçit dhe u bënë nismëtarë të revoltës.
    Mes pjesëmarrësve nuk ka munguar as djali i Dervish Bejkos njëri prej 4 martirëve të pushkatuar. Leonard Bejko i cili ishte vetëm 3 vjeç asokohe mes emocionesh tregon se pengu më i madh është që ende nuk janë gjetur eshtrat e babait të tij
    Shfaqja e dokumentarit në Korçë u shndërrua në një moment reflektimi mbi sakrificën e martirëve të Spaçit dhe forcën e jashtëzakonshme të atyre që guxuan të sfidojnë diktaturën.
     

    Top Channel

  • Dëshmi të rralla dhe rrëfime të të mbijetuarve, “Spaç 1973-Martirët e Lirisë” shfaqet në qytetin e Korçës

    Dëshmi të rralla dhe rrëfime të të mbijetuarve, “Spaç 1973-Martirët e Lirisë” shfaqet në qytetin e Korçës

    “Spaç 1973 -Martirët e Lirisë”, një film dokumentar që vendos në qendër historitë e të burgosurve politikë që u rebeluan kundër komunizmit u shfaq në qytetin e Korçës.

    Dëshmi të rralla, rrëfime të të mbijetuarve dhe materiale arkivore që rikujtojnë një nga aktet më të guximshme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri janë pjesë e dokumentarit që synon të ruajë kujtesën historike, të nderojë martirët e lirisë dhe të përcjellë tek brezat e rinj mesazhin se e vërteta dhe dinjiteti nuk mund të shtypen nga dhuna.
    Për autorin Besim Ndregjoni pas Tiranës qyteti i Korçës u zgjodh i pari për të shfaqur dokumentarin edhe për nder të shumë personaliteteve që vuajtën në burgun e Spaçit dhe u bënë nismëtarë të revoltës.
    Mes pjesëmarrësve nuk ka munguar as djali i Dervish Bejkos njëri prej 4 martirëve të pushkatuar. Leonard Bejko i cili ishte vetëm 3 vjeç asokohe mes emocionesh tregon se pengu më i madh është që ende nuk janë gjetur eshtrat e babait të tij
    Shfaqja e dokumentarit në Korçë u shndërrua në një moment reflektimi mbi sakrificën e martirëve të Spaçit dhe forcën e jashtëzakonshme të atyre që guxuan të sfidojnë diktaturën.
     
     

    Top Channel

  • Kur Bardhyl Londo fliste për Havzi Nelën: Nuk e njohim akoma ashtu siç duhet ta njohim

    Kur Bardhyl Londo fliste për Havzi Nelën: Nuk e njohim akoma ashtu siç duhet ta njohim

    Bardhyl Londo

    Nga Bardhyl Londo

    Mirëdita, përshëndetje të gjithëve!Në fakt nuk isha përgatitur fare për të folur.E vërteta është kjo, që sot është një datë për të cilën sa krenohemi aq edhe duhet të mendohemi, aq duhet t’i vëmë dhe gishtin kokës, aq duhet të ndiejmë dhe dhimbje të thellë në shpirt.I ngjan pak 27 janarit që është edhe ditë e Holokaustit dhe ditëlindja e Moxartit. Dhe meqë Preç Zogaj e filloi me polakët, disidentët polakë unë po përmend Sakajevskin dhe ai thotë pikërisht për 27 janarin: Nuk dimë ç’të bëjmë thotë, të gëzohemi apo të hidhërohemi se janë dy data krejt të ndryshme.Megjithatë unë mendoj që ajo që lënë Havzi Nela, ajo që ka shkruar, ajo që tregoi me jetën, me vargjet e tij, është aq e madhe sa e mbyt gjithçka tjetër. Është diçka e përjetshme, aq tragjike, por edhe historinë e re nuk e kemi më pak të dhimbshme.Havziu është një shembull që na mëson që t’i besojmë gjithnjë virtytit dhe të mos përkulemi para asgjëje.Mund të thuhen shumë fjalë për Havziun, por unë mendoj që deri tani pothuajse nuk është thënë asnjë gjë.Edhe ne që mblidhemi kështu bëjmë mirë, por gjithësesi ne nuk e njohim akoma Havzi Nelën ashtu siç duhet ta njohim.Unë duhet të falënderoj dhe përshëndes për punën që ka bërë Petrit Palushi nëpërmjet të cilit jemi njohur me portretin deri diku të plotë të Haxziut, por mendoj se është shumë shumë e pakët gjithçka që është bërë deri tani.Por duhet të theksoj dhe gjënë tjetër që Havziu u vra njëherë, po me ato që bëjmë jo ne, po ndoshta të tjerët, akoma vazhdojnë ta vasin atë dhe martirët e tjerë.Sepse duke mos treguar të vërtetën e tij duke përhapur lloj lloj gjërash që nuk kanë fare lidhje me Havziun apo me martirët e tjerë, neve po mundohemi ti vrasim për së dyti ata.Nuk është e rastit që të hapim debat, siç u hap për atë burgun, kampin e famshëm të Tepelenës se arritën ta quajnë gati si kamp pushimi.Çfarë është kjo?Është t’i vrasësh prapë ata martirët, ata vuajtës atë që kanë hequr aty në kampin e Tepelenës.Ose edhe për Havziun e si vëllezërit e tij martirë, mundohen të përhapin lloj lloj gjërash, që ta zvogëlojnë sa më shumë figurën e tij madhore.Por një gjë duhet ta dinë mirë që këta do të jenë gjithmonë këtu, të tjerët do të ikin e do të vijnë, të tjerët do të harrohen shumë shpejt, Havziu dhe martirët e tjerë nuk kanë për t’u harruar kurrë. Sepse ata na mësojnë gjithmonë siç na kanë mësuar dhe do të vazhdojnë të na mësojnë.Ju faleminderit!

    *Fjalimi u shkëput nga libri Shkrimtarët për Havzi Nelën me titull “SHPIRTI I LIRË I LUMËS”, Klubi i Poezisë, Tiranë 2018.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HAVZI NELA: KURRË S’U ULËM NË NJI SOFËR, KURRË, O NANA IME…

  • Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij

    Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij

    Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tijKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar sot martirët e 2 Prillit 1991 në një ceremoni në Shkodër, duke theksuar se ata mbeten një burim frymëzimi për çdo qytetar që beson tek liria dhe e drejta e votës.

    Në fjalën e tij, Berisha nderoi Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, si dhe dhjetëra qytetarë të plagosur në atë ngjarje tragjike. Berisha tha se, martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij.

    Të dashur prindër dhe familjarë të martirëve të votës së lirë, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës.

    Të dashur qytetarë dhe qytetare të Shkodrës, i dashur zoti Luçiano Boçi, nënkryetar i PD dhe drejtues politik i këtij qarku.

    Zonja Eliona Shkreli, kryetare e PD.

    Të nderuar deputetë dhe kandidatët për deputetë të PD të qarkut të Shkodrës.

    Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme për martirët e votës së lirë.

    Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë.

    Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së.

    Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar.

    Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.

    Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj.

    Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku.

    Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë.

    Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.

    Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

    Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA.

    Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë.

    Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.

    Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj”, tha Berisha.

  • Berisha në Shkodër/ Mirënjohje për martirët e votës së lirë të Shkodrës

    Berisha në Shkodër/ Mirënjohje për martirët e votës së lirë të Shkodrës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në ceremoninë në nderim të 4 martirëve që u vranë më 2 Prill të vitit 1991. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se martirët e 2 Prillit janë burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.
    Berisha:Të dashur prindër dhe familjarë të martirëve të votës së lirë, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës.Të dashur qytetarë dhe qytetare të Shkodrës, i dashur zoti Luçiano Boçi, nënkryetar i PD dhe drejtues politik i këtij qarku. Zonja Eliona Shkreli, kryetare e PD. Të nderuar deputetë dhe kandidatët për deputetë të PD të qarkut të Shkodrës. Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme për martirët e votës së lirë. Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë.
    Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së.
    Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar.
    Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.
    Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj. Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku. Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë. Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.
    Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA. Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë. Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.
    Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj.

  • “Sakrifica e tyre, më frymëzuese se kurrë”, Berisha në ceremoninë për nderimin e 4 martirëve në Shkodër: Në 11 maj të kthejmë dritën e lirisë!

    “Sakrifica e tyre, më frymëzuese se kurrë”, Berisha në ceremoninë për nderimin e 4 martirëve në Shkodër: Në 11 maj të kthejmë dritën e lirisë!

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë për nderimin e katër martirëve të vrarë më 2 prill të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës.

    Gjatë fjalës së tij, ai tha sakrificat e tyre janë më frymëzuese se kurrë.
    Ndër të tjera bëri thirrje që ‘në 11 maj të kthehet drita e lirisë’.
    “Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme për martirët e votës së lirë. Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë. Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së.Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar. Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.
    Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj. Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku. Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë. Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.
    Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA. Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë.
    Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj“, tha ai.

    Top Channel

  • Berisha përkujton 2 prillin e martirëve të Shkodrës: Në 11 maj të kthejmë dritën e lirisë!

    Berisha përkujton 2 prillin e martirëve të Shkodrës: Në 11 maj të kthejmë dritën e lirisë!

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë për nderimin e katër martirëve të vrarë më 2 prill të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha tha sakrificat e tyre janë më frymëzuese se kurrë.

    Ndër të tjera ish-kryeministri bëri thirrje që “në 11 maj të kthehet drita e lirisë”.
    “Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme për martirët e votës së lirë, heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë: Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së; Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar; Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.
    Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj. Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku. Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë. Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.
    Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA. Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë.
    Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj“, tha ai.