Tag: martini

  • DOKUMENTE/ Ish-kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

    DOKUMENTE/ Ish-kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

    Benard Martini

    TIRANË- Një nga burgjet dhe kampet më famëkeqe të diktarurës, Spaçi, është rikthyer në vëmendje gjatë ditëve të fundit. Fotot dhe videot e publikuara tregonin se godinat ku kanë vuajtur mijëra të burgosur për qëllime politike, ku janë torturuar dhe punuar në minierat vdekjeprurëse në zonë, po lyheshin dhe suvatoheshin.

    Benard Martini

    Projektet dështake të institucioneve shtetërore po tentonin që të mbulonin një nga plagët më të rënda të shoqërisë sonë. Me të drejtë, pati reagime të forta, ku aktorët më kryesorë janë padyshim ata që kanë vuajtur në atë kamp dhe burg. Ata dëshmuan se, lyerja dhe “makijazhi” nuk i fsheh dot torturat që kanë ndodhur brenda atyre mureve. Zymtësia e godinave sjell fare mirë atë që kanë vuajtur të dënuarit dhe të internuarit.
    Por kush e bëri restaurimin?! Cili institucion apo firmë urdhëroi dhe kreu punime të kota në ato godina?!

    Në muajin prill 2024, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore finalizoi tenderin për Burgun e Spaçit. Sipas dokumenteve që disponon ekskluzivisht VoxNews, firma fituese që ka bërë ato punime quhet “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” sh.p.k, me pronar Benard Martini, i cili ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate në vitin 2021. Në dokumente shkruhet se bëhet fjalë për tenderin me objekt “ndërhyrje konservuese-restauruese në Burgun e Spaçit”. Fondi i akorduar ka qenë 12.792.136 lekë, ose rreth 130 mijë euro. Fituesi është shpallur në fillim të muajin prill 2024.
    Lidhja e kontratës u bë në mes të muajit prill, ndërsa firma kishte disa javë kohë që të kryente punimet.

    Ndërhyrja në një objekt të rëndësishëm, që tregon kohën që ka kaluar Shqipëria, duhet të ishte bërë nga një firmë e licensuar për ndërhyrje në të tilla vepra. Madje, duheshin bërë projekte dhe analiza të mirëfillta, me qëllim që objektit mos t’i humbte identiteti.
    Por, faktet tregojnë se firma që ka bërë ato punime ka qenë e lidhur me pushtetin, me parti politike dhe pa përvojë. Pronari i kompanisë “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE”, quhet Benard Martini, i cili ka pasur një firmë për skela. Ai ka kandiduar për PSD-në në vitin 2021, ndërkohë që ka deklaruar se ka qenë i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale.

    Normalisht kompania ka fituar tenderin dhe ka vijuar punimet për të zbatuar edhe afatet. Por, shumë e dyshimtë mbetet vendimmarrja e këtij Instituti, i cili i beson një godinë të tillë historike një firme të panjohur, pa të kaluar në restaurim dhe për më tepër, pronari ka qenë i proceduar.
    Vetë Martini ka deklaruar para KQZ-së se ka pasur dosje në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2016. Dosja e parë ka qenë për shkatërrim prone”. Dosja e dytë, në vitin 2015 po në Prokurorinë e Tiranës për “ndërtim të paligjshëm”.
    Dhe dosja e tretë, në vitin 2009, për “vjedhje”.
    Nuk e dimë nëse dënimet e mëparshme të Martini kanë qenë kriter për fitimin e tenderit, aq më tepër në një ish-burg.
    Por, ajo që është shumë e dyshimtë mbetet cilësia e punimeve dhe kryerja e tyre për të “fshirë” një pjesë të historisë së mijëra shqiptarëve që kanë humbur jetën dhe janë torturuar në Spaç./VoxNews

    640 0 whatsapp image 2025 06 06 at 81627 pm 1749237845

    640 0 whatsapp image 2025 06 06 at 81626 pm 1749238797

    640 0 whatsapp image 2025 06 06 at 81626 pm 1749237784

    640 0 whatsapp image 2025 06 06 at 81626 pm 1749237680

  • I proceduar penalisht disa herë/ Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit

    I proceduar penalisht disa herë/ Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit

    Një nga burgjet dhe kampet më famëkeqe të diktarurës, Spaçi, është rikthyer në vëmendje gjatë ditëve të fundit.
    Fotot dhe videot e publikuara tregonin se godinat ku kanë vuajtur mijëra të burgosur për qëllime politike, ku janë torturuar dhe punuar në minierat vdekjeprurëse në zonë, po lyheshin dhe suvatoheshin.
    Projektet dështake të institucioneve shtetërore po tentonin që të mbulonin një nga plagët më të rënda të shoqërisë sonë.
    Me të drejtë, pati reagime të forta, ku aktorët më kryesorë janë padyshim ata që kanë vuajtur në atë kamp dhe burg.
    Ata dëshmuan se, lyerja dhe “makijazhi” nuk i fsheh dot torturat që kanë ndodhur brenda atyre mureve.
    Zymtësia e godinave sjell fare mirë atë që kanë vuajtur të dënuarit dhe të internuarit.
    Por kush e bëri restaurimin?! Cili institucion apo firmë urdhëroi dhe kreu punime të kota në ato godina?!
    Në muajin prill 2024, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore finalizoi tenderin për Burgun e Spaçit.
    Sipas dokumenteve, firma fituese që ka bërë ato punime quhet “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” sh.p.k, me pronar Benard Martini, i cili ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate në vitin 2021.
    Në dokumente shkruhet se bëhet fjalë për tenderin me objekt “ndërhyrje konservuese-restauruese në Burgun e Spaçit”.
    Fondi i akorduar ka qenë 12.792.136 lekë, ose rreth 130 mijë euro. Fituesi është shpallur në fillim të muajin prill 2024.
    Lidhja e kontratës u bë në mes të muajit prill, ndërsa firma kishte disa javë kohë që të kryente punimet.

    Ndërhyrja në një objekt të rëndësishëm, që tregon kohën që ka kaluar Shqipëria, duhet të ishte bërë nga një firmë e licensuar për ndërhyrje në të tilla vepra.
    Madje, duheshin bërë projekte dhe analiza të mirëfillta, me qëllim që objektit mos t’i humbte identiteti.
    Por, faktet tregojnë se firma që ka bërë ato punime ka qenë e lidhur me pushtetin, me parti politike dhe pa përvojë.
    Pronari i kompanisë “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE”, quhet Benard Martini, i cili ka pasur një firmë për skela. Ai ka kandiduar për PSD-në në vitin 2021, ndërkohë që ka deklaruar se ka qenë i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale.
    Normalisht kompania ka fituar tenderin dhe ka vijuar punimet për të zbatuar edhe afatet. Por, shumë e dyshimtë mbetet vendimmarrja e këtij Instituti, i cili i beson një godinë të tillë historike një firme të panjohur, pa të kaluar në restaurim dhe për më tepër, pronari ka qenë i proceduar.

    Vetë Martini ka deklaruar para KQZ-së se ka pasur dosje në Prokurorinë e Tiranës në vitin 2016. Dosja e parë ka qenë për shkatërrim prone”.

    Dosja e dytë, në vitin 2015 po në Prokurorinë e Tiranës për “ndërtim të paligjshëm”.
    Dhe dosja e tretë, në vitin 2009, për “vjedhje”.

    Nuk e dimë nëse dënimet e mëparshme të Martini kanë qenë kriter për fitimin e tenderit, aq më tepër në një ish-burg.
    Por, ajo që është shumë e dyshimtë mbetet cilësia e punimeve dhe kryerja e tyre për të “fshirë” një pjesë të historisë së mijëra shqiptarëve që kanë humbur jetën dhe janë torturuar në Spaç.
    /Voxnews.al/

  • Edi Martini vesh kuqeblu ish- futbollistin e tij tek Teuta, Aleksander Kuro rikthehet në Superligë…

    Edi Martini vesh kuqeblu ish- futbollistin e tij tek Teuta, Aleksander Kuro rikthehet në Superligë…

    Aleksader Kuro vishet kuqeblu! KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e saj është bërë edhe futbollisti Aleksander Kuro. Mbrojtësi me shumë përvojë rikthehet të luajë sërish në kampionatin tonë pas eksperiencës së mëparshme me Teutën.
    Kontrata e tij me klubin tonë është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Aleksander Kuro!

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • VIDEO – Vitor Martini organizon ekspoze për At Pjetër Meshkalla, bashkëvuajtësin e tij në burgun e diktaturës

    VIDEO – Vitor Martini organizon ekspoze për At Pjetër Meshkalla, bashkëvuajtësin e tij në burgun e diktaturës

    Në të njëjtin vend, në një nga auditoret e universitetit të Shkodrës, ku 58 vite më parë regjimi komunist zhvilloi një gjyq publik ndaj At Pjetër Meshkallës, duke e dënuar me 10 vite burg, sot u mbajt një ekspoze përkujtimore në nder të kësaj figure të shquar të letrave dhe të qëndresës antikomuniste.
    
    Organizatori i veprimtarisë, Vitor Martini, ish- i dënuar politik dhe bashkëvuajtës në burg me At Meshkallën, ndau me të pranishmit kujtime të rralla e emocionuese nga koha e qëndrimit të tyre në burgjet e diktaturës.
    Rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, në fjalën e tij u shpreh se jeta dhe vepra e At Pjetër Meshkallës, si klerik, studiues dhe letrar, janë një pasuri e pashtershme për frymëzimin e brezave të ardhshëm.
    Nga të pranishmit, mes të cilëve emra të njohur të politikës, letërsisë, akademisë e perfaqësues te pushtetit vendor e klerit katolik, u përcollën e kujtime e vlerësime për figurën e At Pjetër Meshkallës si dhe u propozua që emrin e tij të mbajë salla ku u zhvillua kjo veprimtari

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • FOTO – Vllaznia e erës “Martini” fillon përgatitjet për sezonin e ri, pas një jave fazë përgatitore jashtë vendit

    FOTO – Vllaznia e erës “Martini” fillon përgatitjet për sezonin e ri, pas një jave fazë përgatitore jashtë vendit

    Pas disa ditësh pushimi, futbollistët kuqeblu i janë rikthyer pasditen e sotme procesit stërvitor.
    Trajneri Martini ka zhvilluar me skuadrën seancën e parë dhe kështu do të vazhdojë për një periudhë dyjavore, para se të spostohet në një kamping jashtë vendit për të zhvilluar atje pjesën më intensive të përgatitjeve për Kupat e Europës.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Martini udhëheq seancën e parë të Vllaznisë 2025/2026

    Në pritje të shortit të turit të parë Conference League, Vllazia nis nga puna. Seanca e parë e Martinit ndiqet dhe nga presidenti i kuqebluve Alban Xhaferi

    Vllaznia në “erën” Martini ka nisur këtë të hënë, përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2025-2026. Pas afro dy jvëve shkodranët do të mësojnë rivalin e UEFA Conference League…

    Në seancën stërvitore të zhvilluar në fushën sportive të Golemit, në afërsi të Shkodrës, kanë asistuar këta futbollistë: Balaj, Qarri,Bunjaj, Gurishta, Repaj, Pusi, Jago, Brahimi, Krymi, Sala, Kruja, Qato, Tafili, Delaj, Hajdari, Ara dhe Kubazi.

    Paraprakisht drejtori i ri sportiv, Vioresin Sinani, ka prezantuar përpara skuadrës trajnerin Edi Martini.

    Pjesë e stafit në këtë seancë të parë, ka qënë edhe zëvendëstrajneri Ergi Borshi, trajneri i portjerëve Ideal Lekiqi dhe përgatitësi atletik, Fatjon Kadija, i cili zëvendëson Aurel Locajn, i cili e mbajti prej dy sezonesh këtë post, videoanalisti Endri Mani, si dhe stafi mjekësor me në krye mjekun veteran, Zyhdi Çoba.

    I pranishëm në ndjekjen e seancës e seancës së parë stërvitore të kuqebluve, ishte edhe Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Dibra, si dhe Shefi i Sigurisë të stadiumit “Loro Boriçi”, Artan Brahimi etj.

    Vllaznia do të vijojë të stërvitet në Shkodër për rreth tre javë, ndërkohë që më pas do të zhvendoset jashtë vendit për të zhvilluar fazën përgatitore e cila me shumë mundësi do të jetë pista e Bullgarisë.

  • Dëshmitar i vuajtjeve të regjimit komunist, akuza ndaj Berishës: Më premtoi pozicion diplomatik, por…

    Dëshmitar i vuajtjeve të regjimit komunist, akuza ndaj Berishës: Më premtoi pozicion diplomatik, por…

    Viktor Martini, një nga figurat më të rëndësishme të periudhës postkomuniste në Shqipëri dhe një dëshmitar i gjallë i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit diktatorial komunist, tregon se si të përndjekurit politikë u persekutuan edhe në demokraci, pikërisht nga ata që i kishin besuar, demokratët.
    Ai dhe familja e tij kanë kaluar së bashku mbi 107 vite në burgjet e regjimit, duke përjetuar një ndër format më të rënda të përndjekjes politike në vend, raporton korrespondenti i Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani.
    Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës, Martini hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tregoi se, pas lirimit nga burgu, themeloi Shoqatën e të Përndjekurve Politikë dhe mbështeti Partinë Demokratike në ditët e para të tranzicionit, me shpresën për një Shqipëri të re dhe të lirë.
    Megjithatë, sipas tij, realiteti ndryshoi shpejt. Pas një fjalimi që mbajti në SHBA, ku u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të ktheheshin për të dhënë kontributin e tyre dhe për të penguar rikthimin e rrënjëve komuniste në pushtet, ai u përball me një tjetër formë persekutimi, këtë herë në demokraci.
    Kur u rikthye në Shqipëri, Martini tregon se Berisha i premtoi një pozicion diplomatik në Qipro, por në të vërtetë ai ishte caktuar për të punuar si punëtor bujqësie dhe blegtorie. Këtë e konsideron si një formë përuljeje dhe eliminimi nga jeta publike, duke treguar se edhe në sistemin e ri demokratik, të përndjekurit vazhduan të margjinalizoheshin.
    Përballë zhgënjimit dhe presionit të vazhdueshëm, familja Martini ashtu si shume familje te persekutuara, u detyrua të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Në fillim të viteve 1990, Viktor Martini dhe bashkëshortja e tij u vendosën në Boston, ku vazhduan angazhimin e tyre në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në ruajtjen e kujtesës historike mbi krimet e komunizmit në Shqipëri.

  • Dëshmitar i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit komunist, Martini akuza të forta ndaj Berishës: Më premtoi pozicion diplomatik, por…

    Dëshmitar i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit komunist, Martini akuza të forta ndaj Berishës: Më premtoi pozicion diplomatik, por…

    Viktor Martini, një nga figurat më të rëndësishme të periudhës postkomuniste në Shqipëri dhe një dëshmitar i gjallë i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit diktatorial komunist, tregon se si të përndjekurit politikë u persekutuan edhe në demokraci, pikërisht nga ata që i kishin besuar, demokratët.

    Ai dhe familja e tij kanë kaluar së bashku mbi 107 vite në burgjet e regjimit, duke përjetuar një ndër format më të rënda të përndjekjes politike në vend, raporton korrespondenti i Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani.
    Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës, Martini hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tregoi se, pas lirimit nga burgu, themeloi Shoqatën e të Përndjekurve Politikë dhe mbështeti Partinë Demokratike në ditët e para të tranzicionit, me shpresën për një Shqipëri të re dhe të lirë.
    Megjithatë, sipas tij, realiteti ndryshoi shpejt. Pas një fjalimi që mbajti në SHBA, ku u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të ktheheshin për të dhënë kontributin e tyre dhe për të penguar rikthimin e rrënjëve komuniste në pushtet, ai u përball me një tjetër formë persekutimi, këtë herë në demokraci.
    Kur u rikthye në Shqipëri, Martini tregon se Berisha i premtoi një pozicion diplomatik në Qipro, por në të vërtetë ai ishte caktuar për të punuar si punëtor bujqësie dhe blegtorie. Këtë e konsideron si një formë përuljeje dhe eliminimi nga jeta publike, duke treguar se edhe në sistemin e ri demokratik, të përndjekurit vazhduan të margjinalizoheshin.
    Përballë zhgënjimit dhe presionit të vazhdueshëm, familja Martini ashtu si shume familje te persekutuara, u detyrua të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Në fillim të viteve 1990, Viktor Martini dhe bashkëshortja e tij u vendosën në Boston, ku vazhduan angazhimin e tyre në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në ruajtjen e kujtesës historike mbi krimet e komunizmit në Shqipëri.

    Top Channel

  • Edi Martini merr Vllazninë

    Edi Martini merr Vllazninë

    Vllaznia në revolucion. Pas deshtimit ne finalen per titullin kampion teksa u shpartallua 0-4 nga Egnatia largoi trajnerin Berdariç, drejtorin Osmani dhe nisi sagën e largimëve të lojtarëve me Kahrimanoviç të parin.

    Sot klubi njoftoi se ka emeruar Edi Martinit si timinierin e ri te skuadrës kuqeblu.

    Vazhdo leximin