Tag: martini

  • Mbrojtja si “muri kinez”, Martini “betonon” Vllazninë në 3 ndeshjet e fundit

    Mbrojtja si “muri kinez”, Martini “betonon” Vllazninë në 3 ndeshjet e fundit

    Vllaznia arriti fitoren e radhës në kampionat kundër Bylisit në javën e 7-të të Superiores, me shkodranët që triumfuan në Ballsh me rezultatin 0-1 falë një autogoli të vendasve. Ky ishte edhe suksesi i 3-të rradhazi për skuadrën e drejtuar nga Martini.
    Me kuqeblutë që në këtë mënyrë krijojnë vazhdimësinë e aq kërkuar në kampionat dhe nisin shkëputjen nga rivalët. Por, përveç suksesit dhe 3 pikëve me shumë vlerë në “Adush Muça”, ajo që kënaq në radhët e 9 herë kampionëve të vendit është edhe mos pësimi i golave. Me ndeshjen ndaj Bylis, shkodranët bëjnë ndeshjen e 3-të radhazi ku mbajnë portën e paprekur. Ku portieri Pohls ka 270 minuta që nuk pëson gol, duke vënë kështu një rekord në kampionatin e sivjetshëm.

    Kjo pasi asnjë skuadër apo portier nuk ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 3 ndeshje radhazi deri më tani. E në radhët e shkodranëve duket se i kanë marrë seriozisht kritikat e këtij fillim sezoni, ku vërejtjet më të mëdha vinin pikërisht për portierin e mbrojtjen. Si edhe pësimin e shumtë te golave nga ana e Vllaznisë. Tashmë skuadra duket se ka krijuar stabilitet në prapavijë dhe pavarësisht mungesave të disa titullarë në mbrojtje, ekipi rrezikon shumë pak për të pësuar gola. Ku siç thotë edhe një shprehje në futboll, që sulmi fiton ndeshjet e ndërsa mbrojtja fiton tituj. Një mendësi që po aplikohet më së miri tek kuqeblutë në javët e fundit, të cilët përveç 3 fitoreve rradhazi kanë mbajtur të paprekur rrjetën e tyre po ashtu në këto 3 duele.
    MUNGESAT – Në takimin e fundit të fituar ndaj Bylisit në shifrat 0-1 në kuadër të javës së 7-të të Superiores, Vllaznia vuajti edhe mungesën e 5 futbollistëve. Kështu një mungesë e sigurt në mbrojtje ishte Elmando Gjini, i cili kishte plotësuar numrin e kartonëve. Me shtatlartin që do rikthehet në dispozicionin e Martinit që nga ndeshja e radhës në kampionat kundër Tiranës. Por, mungesa për kuqeblutë ishin edhe Bismark e Qato, me dyshen që ka më shumë se një muaj jashtë fushave të lojës.
    Teksa në kohë për sfidën nuk arriti të rikuperohej në kohë as Murataj, me fantazistin, i cili nuk u rrezikua aspak ndaj mallakastriotëve. Dhe një përmirësim i gjendjes së tij fizike pritet gjatë kësaj jave. E po ashtu për 9 herë kampionët e vendit mungoi edhe Dros, ku moldavi vetëm pak orë para zhvillimit të sfidës shfaqi një problem muskulor. Ku ish-mesfushori i Elbasanit ishte parashikuar si titullar në këtë ndeshje ndaj Bylis. Në këtë mënyrë Martini u “detyrua” të bënte pa 5 futbollistë në një transfertë mjaft delikate. Ku duhet theksuar se nga të munguarit, shumica prej tyre mund të konsiderohen titullarë dhe pika të forta në formacionin kuqeblu.
    Megjithatë në fushën e lojës kundër Bylis, mungesat e këtyre futbollistëve u ndjenë shumë pak, me lojtarët e tjerë që zbritën në fushën e lojës të cilët dhanë nivelin e duhur. Duke ndihmuar skuadrën të merrnin atë çfarë kishte më shumë rëndësi, sigurimin e 3 pikëve dhe “thyerjen” e tabusë së fitimit të ndeshjeve jashtë për Vllazninë. Patjetër ky fakt kënaq trajnerin Martini dhe stafin e tij teknik. Kjo pasi skuadra pavarësisht mungesave, në stol ka me të vërtetë futbollistë që kanë pak diferenca me ata që mund të konsiderohen si titullarë. Në këtë mënyrë skuadra është e plotësuar dhe garanton një ecuri pozitive pavarësisht mos prezencës së disa futbollistëve të rëndësishëm në formacionin startues.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Gjon Shkambi është nga Dukagjini, kërkon të na zaptojë pronën”, trondit banori: Pse u vra gjykatësi

    “Gjon Shkambi është nga Dukagjini, kërkon të na zaptojë pronën”, trondit banori: Pse u vra gjykatësi

    Gjok Martini, një nga familjarët që ishte në gjyq me Gjon Shkamin për pronësinë e objektit në Shkodër, ka rrëfyer në Off The Record të gjithë kalvarin e përballjes së 30-familjeve në dyert e gjykatave.
    Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Shkodra i moshuar rrëfen se në momentin që do të privatizonin shtëpinë ka mësuar se atë e kishte privatizuar Shkëmbi, duke fajësuar për këtë gjë ish-kreun e bashkisë së asaj kohe, Lorenc Luka.
    “Në kemi hyrë në 1992 në godinë me vendim të bashkisë. Me aktmarrëveshje dhe dokumentet që na i dha bashkia. I përfituam si të pastrehë. Konflikti ka nis në 2011 dhe një muaj para se ta privatizonim na thanë e privatizoi Gjon Shkëmbi. Hapëm gjyqin dhe të pesta na u bllokuan deri sa e privatizoi. I fituam gjyqet në Shkodër pasi nuk ka letra, i ka false nuk ka trashëgimi. Lorenc Luka ka lëshuar letra pa vendim të Këshillit të Bashkisë. I ka dhënë letra false dhe ka marrë 70 mijë euro për atë vërtetim. Ai nuk është pronar. Ka lindur në Dukagjin, nuk mund të jetë pronar në Shkodër. Kjo ka qenë shkollë shteti”, tha Martini.

  • “Të tjera vajza janë përndjekur dhe kërcënuar prej tij”/ Vazhdon përplasja e fortë Martini-Hysenbelliu

    “Të tjera vajza janë përndjekur dhe kërcënuar prej tij”/ Vazhdon përplasja e fortë Martini-Hysenbelliu

    Debati publik mes modeles Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliut duket se nuk njeh pushim. Pas reagimit të Fatmirit në rrjetet sociale, Angela publikoi mesazhe nga disa vajza që ndajnë eksperienca të ngjashme me të, si dhe disa mesazhe që Fatmiri i kishte dërguar në vitin 2019, ndryshe nga ajo që ai pretendon, se nuk e ka kontaktuar më që nga 2015.
    Reagimi i Fatmirit nuk vonoi. Ai postoi një mesazh ku e minimizon situatën, duke e cilësuar komunikimin e tij të 2019-ës si “ironik”. Sipas tij, një djalë që ka interes për një vajzë fokusohet tek ajo vajzë dhe jo tek njerëzit e tjerë që e rrethojnë. Ai shton gjithashtu se fakti që Angela bëri screenshot mesazhe të së shkuarës tregon se i kishte ruajtur në telefon për disa vite, duke e quajtur reagimin e saj si të një “femre të djegur” dhe duke theksuar se nuk donte të ulte nivelin e debatit.
    Debati virtual ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, ndërsa fansat komentojnë dhe krahasojnë versionet e të dy palëve. Episodi i fundit vërteton se mosmarrëveshjet mes personazheve të njohur shqiptarë shpesh gjejnë jehonë të madhe online, duke u kthyer në një nga temat më të përfolura të momentit.
     

  • Angela Martini shpërthen ndaj Fatmir Hysenbelliut: Kisha lidhje me të, e lashë pas 2 javësh

    Angela Martini shpërthen ndaj Fatmir Hysenbelliut: Kisha lidhje me të, e lashë pas 2 javësh

    Angela Martini, ka hedhur akuza të forta në drejtim të mediave shqiptare dhe veçanërisht ndaj familjes Hysenbelliu, të cilët sipas saj kanë ushtruar presion, kanë manipuluar narrativën mediatike dhe kanë tentuar të bllokojnë imazhin e saj publik. Në një seri postimesh në Instagram, Martini tregoi se gjithçka nisi shumë vite më parë me një reklamë për një kompani alkooli në Shqipëri, e cila sipas saj u përdor abuzivisht pa pagesë edhe pasi kompania ndryshoi pronarë. Ajo tha se iu desh të përfshinte avokatë dhe të padiste kompaninë për të ndalur përdorimin e imazhit të saj. Por sipas saj, çështja nuk u ndal këtu. Angela Martini deklaron se mediat e kontrolluara nga familja Hysenbelliu kanë nisur ta bllokojnë, duke fshirë qindra artikuj për të dhe duke ushtruar presion tek botime të tjera që të mos i jepnin hapësirë.
    “Ata zotërojnë një sërë botimesh, të mëdha e të vogla, që kontrollojnë plotësisht narrativën. Nga frustimi, ata jo vetëm që më shkëputën plotësisht nga kanalet e tyre, por ushtruan presion edhe ndaj pronarëve të tjerë mediash që të më bllokonin,” – shkruan Angela.
    Më pas, ajo kaloi në një rrëfim personal, duke përmendur një marrëdhënie të shkurtër të para shumë viteve me Fatmir Hysenbelliu, djalin e pronarit të “Panorama”-s. Martini thotë se marrëdhënia zgjati më pak se dy javë dhe përfundoi shpejt pasi kuptoi që nuk kishte asnjë të ardhme.
    “Vetëm më vonë mësova se ai kishte një të dashur në atë kohë, një vajzë shumë të bukur, të cilën e tradhtoi për të qenë me mua. Ai kurrë nuk më tregoi që ishte me të dhe unë e zbulova vetëm pasi kisha ndërprerë çdo gjë mes nesh,” – shprehet ajo.
    Angela Martini pretendon se sjellja e sotme e familjes Hysenbelliu ndaj saj është e lidhur edhe me këtë histori personale. Sipas saj, Fatmir Hysenbelliu nuk e ka përtypur dot që ajo e la dhe se kjo ka lënë një “frustrim të thellë” që e shoqëron edhe sot.

  • “Kemi shumë për të përmirësuar”, Martini gjen gabime edhe pas fitores 4-1: Të vijë kundërshtari një herë në zonë dhe të shënojë…

    “Kemi shumë për të përmirësuar”, Martini gjen gabime edhe pas fitores 4-1: Të vijë kundërshtari një herë në zonë dhe të shënojë…

    E pabesueshme, por e vërtetë. Partizani humbi me shifrat 4-1 një ndeshje që ishte në baraspeshë deri në minutën e 91-të. Të kuqtë kaluan të parët në epërsi në “Loro Boriçi” falë golit të shënuar nga Gudjufi në minutën e 26.  Vetëm 10 minuta më vonë Balaj barazoi shifrat në 1-1, të cilat mbetën të pandryshuara deri në momentet e fundit të lojës.
    Gjatë kohës së shtuar ndodhi ajo që më pak pritej. Balaj në minutën e 91-të, Hakaj në të 93-tën dhe Bismarku në minutën e 97 përmbysën Partizanin me rezultatin përfundimtar 4-1. Kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje për shkodranët, që tashmë udhëheqin përkohësisht tabelën e renditjes.
    Martini (Vllaznia): “Mendoj që kemi shumë gjëra për të përmirësuar, sidomos në aspektin difensiv. Të vijë kundërshtari një herë në zonë dhe të shënojë… duhet të jemi më të përqendruar. Duhet të vrapojmë më shumë. Kisha dilemma. Ishin 3-4 lojtarë që nuk ishin në kondicionin e tyre. E dija që me këtë mënyrë loje do të prishja balancat në fazën defensive. Por me këto zgjedhje që kishim, ishte mënyra më e mirë e mundshme. Unë kam profesionistë, kam burra në formacion. Sot mund të fus njërin, nesër mund të fus tjetrin. Diferenca është e njëjtë”.
    Milenkoviçi (Partizani): “Së pari, dua të përgëzoj Vllazninë për fitoren. Së dyti, dua t’i kërkoj falje tifozëve për këtë humbje. Kemi shënuar 1 gol në 3 ndeshje dhe për 5 minuta shkatërruam të gjithë ndeshjen. Nuk është mirë për lojtarët kur pësojnë në fund të ndeshjes, por kjo nuk do të thotë që duhet të dorëzohesh dhe ta lësh ndeshjen. Patën shumë raste për të shënuar. Në disa moente Hoxha ishte vendimtar. Ata bënë gjithçka që ne prisnim. Bënë ato gjëra të cilat ne i kemi përgatitur gjatë gjithë ndeshjes. Ky është pengu im më i madh. E dinim mënyrën se si do të luanin, nuk ishte një befasi”./Sport Ekspres/

  • Ndeshja me Egnatian në “Loro Boriçi”, Disiplina e FSHF- së paralajmëron Vllazninë dhe pezullon Martinin

    Ndeshja me Egnatian në “Loro Boriçi”, Disiplina e FSHF- së paralajmëron Vllazninë dhe pezullon Martinin

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF- së për Vllazninë dhe trajnerin Edi Martini:
    KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
    Zyrtari i FK Vllaznia, Edi Martini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • (VIDEO) Vllaznia-Egnatia, mbyllet pjesa e parë e mbushur me emocione, tension, i kuq dhe penallti e gabuar

    (VIDEO) Vllaznia-Egnatia, mbyllet pjesa e parë e mbushur me emocione, tension, i kuq dhe penallti e gabuar

    22 Gusht 2025

    21:07

    Telesport

    Vllaznia ka mbyllur pjesën e parë ndaj Egnatias në avantazh 1-0 me golin e realizuar nga Gurishta që përfitoi edhe nga një dalje e pasigurtë dhe e pastudjuar nga portieri i ekipit kampion, Dajsinani.
    Egnatia që gjithashtu pati raste por që ishte Vllaznia ajo që shpërdoroi shansin e artë me Balaj, që nga pika e bardhë për një penallti të akorduar me VAR për faull ndaj Murataj brenda zone, e dërgoi topin jashtë.
    Ndërkohë, pati edhe tensione dhe polemika, përveç se pakënaqësi nga publiku për vendimet e arbitrit kryesor, që nxorri me të kuq trajnerin Edi Martini, i cili vendosi ta ndjekë ndeshjen e mbetur nga tribuna karshi dhe jo duke shkuar në dhomat e zhveshjes apo duke qëndruar te tribuna kryesore lart. Martini shkoi te tifozeria.
    GOLI I GURISHTES – VIDEO
    PENALLTIA ME VAR – VIDEO
    GABIMI I BALAJT – VIDEO
    Mundësi e artë për Egnatian për të barazuar ne fund te pjeses se pare, me Buric i cili i vetëm gjuan shumë dobët.

  • Fati tragjik i dy 14-vjeçarëve! Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok, të merren masa

    Fati tragjik i dy 14-vjeçarëve! Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok, të merren masa

    Erald Xhejo dhe Martin Cani

    TIRANË-Deklarata për shtyp e familjes Cani:
    “Megjithë mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, një i mitur tjetër u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartë se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik. Kush e ka radhën që të fajësohet tani për këtë krim të rëndë? Snapchat apo Instagram?
    Ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike për opinion publik. Kërkojmë veprime të dukshme dhe efektive për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor. Vetëm me masa të tilla mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh.
    Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet.
    Në këtë moment dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh dritën e jetës, dhe ndajmë me ta dhimbjen e pamasë. Zëri ynë bashkohet me të tyren në thirrjen për drejtësi dhe për masa të vërteta, që asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj.
    Familja Cani!”.

  • Martini me “dhimbje koke”, do rikuperimin e të dëmtuarve

    Martini me “dhimbje koke”, do rikuperimin e të dëmtuarve

    Pas fitores me Vikingurin në shifrat 2-1, trajneri Martini ka “shpërblyer” futbollistët e tij, të cilét do qëndrojnë pushim dhe do shijojnë fundjavën. Në këtë mënyrë, futbollistët kuqeblu do të kenë mundësi të relaksohen gjatë këtyre ditëve, për t’u përgatitur më pas për ndeshjen e kthimit ndaj Vikingurit në Islandë.
    Këto ditë do shërbejnë si rikuperim edhe për disa nga futbollistët e shkodranëve. Duke nisur nga Klinti Qato, i cili mungoi në 90 minutat e para në Shkodër. Kuçovari po vuan një lëndim që nga ndeshja e parë ndaj Daugavpils në Elbasan dhe shpresat janë për një rikuperim të tijin për duelin e kthimit. Po ashtu, do shikohet me kujdes edhe gjendja e Ardit Krymit.

    Mesfushori po ashtu shfaqi probleme në fundin e ndeshjes ndaj Vikingurit, edh pse 29-vjeçari sakrifikoi duke qëndruar në fushë deri në minutën e fundit të lojës. Në këtë mënyrë, gjendja e tij duhet parë në detaje nga ana e stafit mjekësor.
    Një tjetër futbollist i cili ka nevojë për rikuperim, është edhe Eslit Sala, i cili ka qenë në dyshim deri në momentin e fundit për aktivizimin në ndeshjen e parë.
    Kjo sepse 24 orë para sfidës në Shkodër, ish-futbollisti i Vallettas ka kaluar një virozë sezonale dhe gjendja e tij fizike nuk ka qenë në 100%. Patjetër që rikuperimi i të gjithë këtyre elementëve do të kompletonte akoma më shumë skuadrën e Vllaznisë. Kuqeblutë kanë bërë një gjysmë hapi për kualifikimin historik në turin e tretë të Conference League.

  • Tringë Smajli, heroina shqiptare që luftoi me trimëri

    Tringë Smajli, heroina shqiptare që luftoi me trimëri

    Tringë Smajli Martini Ivezaj lindi në 1880, e njohur ndryshe si Tringë Smajli, dhe Yanitza jashtë Shqipërisë, ishte një luftëtare shqiptare që luftoi kundër Perandorisë Osmane në Malajzi. Ajo ishte vajza e Smaj Martini, një udhëheqës i klanit katolik Gruda të Malajzisë.

    Në kohën e vdekjes së vëllezërve të saj, Tringa u bë një burrneshë e betuar dhe veshi rroba burrash për të jetuar si burrë në shoqërinë patriarkale të shqiptarëve të Veriut.

    Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u shqua në betejën e Deçiqit. Ajo mori pjesë në Memorandumin Grek më 23 qershor 1911. Aktiviteti i saj rebelues vazhdoi edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

    Tringa vdiq më 2 nëntor 1917 dhe u varros në varrezat familjare në Malet Gruda brenda fshatit Kshevo, sot në Mal të Zi. Dy vjet më vonë, ushtria malazeze (pjesë e mbretërisë serbo-kroate-sllovene) shkatërroi varrin e saj gjatë një pushtimi në zonë.

    Heroizmi i saj e bëri atë të famshme dhe për të u shkruan këngë epike shqiptare. Versioni folklorik i heroizmit të saj tregon një zinxhir pak më ndryshe të ngjarjeve: Smajl Martini, udhëheqësi i klanit u rrëmbye në 1911 në Vranje nga Osmanët dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë, duke e detyruar Tringën të zinte vendin e babait saj.

    Meqenëse revolta e malësores në vitin 1911 u mbështet nga mbreti Nikola Petrovic, kënga epike përjashtoi historinë e vërtetë të vdekjes së babait të saj, duke fshehur të gjitha kujtimet e periudhës së Lidhjes së Prizrenit, të cilat do të rikthejnë mosmarrëveshjet territoriale midis shqiptarëve dhe Mbretërisë së Malit të Zi.

    Ironikisht, konflikti midis shqiptarëve dhe Malit të Zi do të përsëritet pak më vonë. Në vitin 1911, The New York Times e përshkroi Tringë Smajlin si ′ Jean Zhan D ‘Arc Shqiptar, bazuar në historinë në versionin malazez, të cilin korrespondenti i Times kishte dëgjuar diku në Podgoricë.

    Ajo e përshkruan Tringën si “një grua të re të bukur”, përveç heroizmit të saj. Legjenda e saj jeton në të gjithë Ballkanin, si një nga gratë luftëtare më heroike në historinë e rajonit. Disa rrugë në Kosovë dhe Shqipëri mbajnë emrin e heroinës së popullit shqiptar./ KultPlus.com