Tag: martinez

  • Sommer jashtë, Martinez titullar? Pagliuca paralajmëron Interin: Rotacioni i portierëve ‘djeg’ jo një, por dy lojtarë…

    Sommer jashtë, Martinez titullar? Pagliuca paralajmëron Interin: Rotacioni i portierëve ‘djeg’ jo një, por dy lojtarë…

    16 Shtator 2025

    10:46

    Alfred Lleshi

    Yann Sommer u kritikua pas paraqitjes jo të mirë në derbin ndaj Juventusit, por ish-portieri zikaltër, Gianluca Pagliuca, e mbrojti: “Është shumë e lehtë ta shpallësh fajtor Sommer. Interi ka pasur probleme në mbrojtje, humbja nuk është vetëm e portierit, edhe pse ai mund të bëjë më mirë”.
    Për golin e 4-3 nga Adzic, Pagliuca thotë se Sommer ka përgjegjësi: “Nuk më pëlqeu si u vendos, si reagoi”. Megjithatë, ai shton se portieri nuk ka qenë katastrofë, duke përmendur golin e Yildiz si veprim brilant.
    Duke folur për ndërrimin e portierit ndaj Ajax, Pagliuca këshillon Interin: “Nëse klubi dhe Chivu mendojnë se Martinez është më i besueshëm, le ta aktivizojnë. Nuk më pëlqen alternimi i portierëve ndeshje pas ndeshje. Kështu digjen dy lojtarë në vend të njërit”.

  • Sommer, “kurban” për të gjithë? Martinez në portë kundër Ajax, rokadë si Handanovic-Onana më 2022

    Sommer, “kurban” për të gjithë? Martinez në portë kundër Ajax, rokadë si Handanovic-Onana më 2022

    15 Shtator 2025

    14:20

    Alfred Lleshi

    A ekziston mirënjohja në futboll? Shumë pak. Pas gabimeve në Juventus-Inter, portieri Sommer mund të provojë mbi shpinë rregullin e pamëshirshëm: vlen vetëm ndeshja e fundit. Zvicerani, hero i Champions-it sezonin e kaluar, është vënë në dyshim dhe Cristian Chivu po mendon t’i japë shansin Joseph Martinez në debutimin ndaj Ajax-it.
    Një skenar që kujton rokadën mes Handanovic e Onana më 2022, kur Inzaghi guxoi ta ulte në stol kapitenin slloven për t’i besuar ish-portierit të Ajax-it, vendim që ndryshoi sezonin e Interit. Sommer nuk është i vetmi fajtor i disfatës në Torino, por rrezikon të paguajë për të gjithë.
    Goli i Adzic shtoi dyshimet mbi të. Chivu e ka bërë të qartë: askush nuk është i paprekshëm, luan kush është në formë. E njëjta filozofi u pa edhe në “derby d’Italia”, kur trajneri zëvendësoi njëkohësisht Lautaro dhe Barella. Kundër Ajax-it pritet një mini-revolucion, sepse në një javë Interi ka tri sfida vendimtare, ndaj shumë titullarë janë në “balotazh”.

  • 37-vjeçari i pret kokën menaxherit të hotelit pas një sherri për lavatriçen

    37-vjeçari i pret kokën menaxherit të hotelit pas një sherri për lavatriçen

    Një burrë në SHBA dyshohet se i ka prerë kokën një menaxheri moteli pas një sherri për një lavatriçe të prishur.
    Sipas mediave të huaja, Yordanis Cobos-Martinez, 37 vjeç, akuzohet se ka përdorur një hanxhar për të vrarë Chandra Nagamallaiah, 50 vjeç, të mërkurën.
    Nagamallaiah, i identifikuar si menaxheri i Doëntoën Suites në Dallas, i kishte kërkuar Cobos-Martinez të mos përdorte një lavatriçe të prishur, sipas të dhënave të gjykatës të para nga rrjeti partner amerikan i Sky Neës, NBC Neës.
    Cobos-Martinez, i cili po pastronte një dhomë me një grua në atë kohë, u mërzit sepse zoti Nagamallaiah nuk i foli drejtpërdrejt dhe u mbështet te gruaja për përkthim, thanë dokumentet.
    Më pas dyshohet se videoja kapi Cobos-Martinezin duke dalë nga dhoma dhe duke nxjerrë një hanxhar përpara se të therte viktimën.
    Nagamallaiah iku nga vendi i ngjarjes duke bërtitur, por Cobos-Martinez thuhet se e ka ndjekur atë deri në zyrën e përparme të motelit.
    Gruaja dhe djali i viktimës u përpoqën ta ndalonin Cobos-Martinezin, por ai i shtyu ata tutje, shkruan A2 CNN.
    Cobos-Martinez nxori një kartë çelësi dhe një telefon celular nga xhepat e viktimës dhe vazhdoi sulmin “derisa koka e tij u hoq nga trupi”, thanë dokumentet e gjykatës.
    Pastaj ai e hodhi kokën e viktimës në një kosh plehrash, thonë më tej dokumentet, shkruan A2 CNN.
    Cobos-Martinez u arrestua nga policia ndërsa po largohej nga vendi i ngjarjes.
    Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë se Cobos-Martinez është shtetas kubanez me një urdhër të formës së prerë dëbimi nga Shtetet e Bashkuara.
    Thuhej se ai ishte së fundmi në një qendër paraburgimi të ICE në perëndim të Dallasit.
    Ai ishte liruar me urdhër mbikëqyrjeje në janar sepse Kuba “nuk e pranoi atë për shkak të historisë së tij kriminale”, shtoi deklarata.
    Të dhënat e burgut tregojnë se ai po mbahet pa garanci në Burgun e Qarkut të Dallasit, në një qendër ndalimi për imigracionin. Të dhënat e identifikojnë atë si një emigrant pa dokumente.

  • Tek Inter nervozohen me intervistën e fundit të Lautaro Martinez, vetëm për një fjalë

    Tek Inter nervozohen me intervistën e fundit të Lautaro Martinez, vetëm për një fjalë

    7 Shtator 2025

    16:38

    Telesport

    Lautaro Martinez ka dhënë së fundmi një intervistë për “France Football”, ku ka folur gjerë e gjatë për një numër të madh temash dhe çështjesh tek Inter dhe jo vetëm, duke përfshirë finalen e fundit të Champions League, largimin e Simone Inzaghi-t, nominimin për “Topin e Artë” etj…
    Megjithatë, pati një gabim në transkriptim nga ana e medias franceze kur Lautaro po diskutonte humbjen në finalen e Champions-it ndaj PSG-së dhe largimin pasues të Inzaghi-t.
    Lautaro u shpreh “Trajneri nuk na tha kurrë se kishte marrë një ofertë ose se po largohej. Kështu që ne ishim shumë larg të gjitha thashethemeve dhe u përqendruam në objektivin tonë”.
    Në artikullin origjinal të botuar nga “France Football”, fjala “kurrë” ishte lënë jashtë aksidentalisht, duke përmbysur në mënyrë efektive kuptimin e asaj që Lautaro kishte thënë në të vërtetë.
    Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, gabimi shkaktoi një frustrim të vërtetë në kampin zikaltër dhe zyra e shtypit të klubit thuhet se kërkoi një korrigjim urgjent. Vetë Lautaro po ashtu thuhet se kërkoi që citimi të ndryshohej.

  • Lamal-in nuk e sheh as në treshe, Lautaro Martinez zbulon 3 favoritët sipas tij për “Topin e Artë”

    Lamal-in nuk e sheh as në treshe, Lautaro Martinez zbulon 3 favoritët sipas tij për “Topin e Artë”

    6 Shtator 2025

    20:58

    Telesport

    Në një intervistë të fundit për “FcInterNews”, Lautaro Martinez ka folur gjerë e gjatë, ku padyshim nuk mund të mungonte pyetja as për “Topin e Artë”.
    Sulmuesi argjentinas, ka lënë Lamine Yamal jashtë treshes favorite sipas tij. “PSG ka disa kandidatë dhe secili prej tyre mund ta fitojë atë… Hakimi, Dembele.
    Sa i përket pjesës tjetër, më pëlqen shumë Mohammed Salah. Por varet se si i vlerësoni të gjitha. Ai pati një sezon të shkëlqyer në Premier League, të cilën e fitoi, dhe është një lojtar vërtet interesant”, tha Martinez.
    Kujtojmë se këtë vit ndryshe nga herët e tjera, ceremonia për “Topin e Artë” do të mbahet më shpejt, më 22 shtator.

  • Lautaro kujton finalen e Champions-it, disfatën 5-0: U treguam të paaftë, 5 ditë nuk kam folur me askënd

    Lautaro kujton finalen e Champions-it, disfatën 5-0: U treguam të paaftë, 5 ditë nuk kam folur me askënd

    6 Shtator 2025

    11:23

    Alfred Lleshi

    Lautaro Martinez shënoi golin e 33-të me Argjentinën, duke parakaluar Maradonën dhe synuar Crespon. Bomber tek Interi dhe Albiceleste, “Toro” është siguri për Scaloni dhe Chivu. Rreth finales së humbur të Champions-it, 5-0 në Mynih, u shpreh:
    “Për pesë ditë nuk doja të flisja me askënd. Doja të flisja me njerëzit, me shokët e skuadrës, por nuk më dilte asgjë dhe nuk mundja të thoja asnjë fjalë. Isha i bllokuar, i shqetësuar dhe shumë i trishtuar. Në tri vitet e fundit kemi arritur të luajmë dy finale të Champions-it, kemi zhvilluar një kampionat të madh, një rrugëtim të jashtëzakonshëm.
    Sidoqoftë, në fund, gjithmonë na ka munguar diçka për ta arritur objektivin kryesor, Champions-in. Çfarë ndodhi në finalen ndaj PSG? Ndoshta fjala e duhur për ta përshkruar është paaftësia, nuk arritëm të bënim asgjë nga ato për të cilat punuam dhe u përgatitëm”.

    💔 Five days without speaking — that’s how hard Lautaro Martinez took Inter’s 5-0 Champions League final defeat to PSG.What’s your memory of that game?📖 Full interview this Saturday in France Football.#ballondor pic.twitter.com/NAQwL6qn1T
    — Ballon d’Or (@ballondor) September 5, 2025

  • Lautaro Martinez, zemra e zikaltërve. Interi rinis me garancitë e kapitenit të tij

    Lautaro Martinez, zemra e zikaltërve. Interi rinis me garancitë e kapitenit të tij

    Trajner i ri, afrime në merkato dhe dëshira për një cikël të ri, në këtë fazë ndryshimesh. Një nga siguritë e Interit mbetet Lautaro Martinez, gati për sezonin e tetë me fanellën zikaltër dhe për ta udhëhequr sërish skuadrën si kapiten.
    Nga kjo mbrëmje, me ndeshjen ndaj Torinos në shtëpi, fillojnë sfidat zyrtare. Do të jetë ai, që do t’i drejtojë shokët e skuadrës drejt objektivave të rinj, duke lënë pas zhgënjimet e fundit të sezonit të kaluar. Humbjet e fundit i kanë dhënë energji dhe motivim për të synuar triumfe të reja.
    Sonte, ai do ta udhëheqë sulmin zikaltër në krah të partnerit Thuram, duke synuar të lërë menjëherë shenjën e tij në sezonin e ri. Kundër Torinos, ai ka shënuar më parë 5 gola në 13 ndeshje, edhe pse i fundit në “San Siro” ishte në sezonin 2020-2021.
    Në krahasim me verën e vitit të kaluar, argjentinasi ka pasur përgatitore më të qetë tek Interi, pa “Copa America” dhe pa pasur nevojë të privohej nga pushimet. Ka rifituar energjinë, duke kaluar zhgënjimin e Botërorit për Klube dhe motivuar grupin gjatë një periudhe tranzicioni (me ardhjen e trajnerit të ri dhe humbjen në finalen e Champions-it në Mynih).
    Golat e tij do të peshojnë sërish nga mbrëmja e sotme. Gjatë miqësoreve verore, Lautaro ka provuar formacionet e reja të Chivu, si dhe është lidhur me lojtarët e rinj të repartit, Pio Esposito dhe Bonny. Për të rinjtë do të ketë një rol veçanërisht udhëheqës, duke iu treguar rrugën dhe urinë për t’u ngjitur në nivele të larta.
    Pushimet e verës së vitit të kaluar ishin të shkurtëra dhe kushtëzuan përgatitjet, duke ndikuar në rendimentin e tij. Performanca e Lautaros ka qenë e alternuar, veçanërisht në kampionat, por pjesa e dytë e sezonit e gjeti protagonist, sidomos në Champions me 9 gola në 14 ndeshje.
    Këtë sezon, sulmuesi argjentinas synon vazhdimësinë, duke ndjerë përgjegjësinë e kapitenit. Sezoni i tetë i Serie A do të jetë edhe një sfidë golash, pas majës së dy viteve më parë me 24 gola, që i dhanë Interit yllin e dytë. Sezonin e kaluar ka mbetur nën 20 gola, teksa nga mbrëmja e sotme kapiteni interist synon të rikuperojë dhe të vendosë ritmin e tij.

  • Nevil: Mançesterit të Amorim i duhet një portier si Donaruma apo Martinez

    Nevil: Mançesterit të Amorim i duhet një portier si Donaruma apo Martinez

    Donaruma pas largimit nga PSG duket i orientuar drejt kampionatit anglez. Siti skuadra e parë por legjenda e Junajtid e propzon te rivalët e qytetit.

    Mançester Junajtid e nisi sezonin e Premier Ligës me një humbje në shtëpi kundër Arsenalit të Mikel Artetas 0-1 dhe menjëherë mori kritika të ashpra. Ndër më të zëshmit ishte legjenda e Djajve të Kuq, Geri Nevil, tashmë dhe analist, i cili i bëri thirrje trajnerit Ruben Amorim që të adresonte urgjentisht çështjen e portierit.

    Dje portieri turk Altaj Bajindir luajti kundër “Topçinjve”, por performanca e tij nuk ishte mbresëlënëse. Kjo duket se e ka shtyrë ish mbrojtësin e famshëm të hedhë në tryezë emra të tjerë për portën e ‘Djajëve’.

    Nevill më pas identifikoi profilet ideale: “Donaruma dhe Martinez do të ishin perfektë për Junajtid, jo vetëm sepse janë ndër më të mirët në botë, por edhe për shkak të personalitetit dhe karakterit të tyre.

    Vazhdo leximin

  • Largimi nga Barça, Martinez flet hapur: U tregova i sinqertë, nuk mund…

    Largimi nga Barça, Martinez flet hapur: U tregova i sinqertë, nuk mund…

    Inigo Martinez ka folur hapur mbi vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe për t’iu bashkuar Al Nassr në Arabinë Saudite, duke theksuar se ishte një mundësi që nuk mund ta linte pas.
    “Fola me Flick dhe u tregova i sinqertë. Po hyja në vitin e fundit të kontratës me Barçën dhe jam 34 vjeç, nuk mund të refuzoja ofertën që mora. Trajneri e mirëkuptoi plotësisht vendimin tim, madje e kuptoi që në minutën e dytë të bisedës se unë kisha vendosur të largohesha”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.
    Transferimi i Martinez te Al Nassr vjen në një moment kur kampionati saudit po tërheq gjithnjë e më shumë emra të njohur nga futbolli europian, falë ofertave të majme dhe projekteve ambicioze.

  • “Mora ofertë të pabesueshme”, Iñigo Martínez zbardh arsyet e largimit nga Barcelona

    “Mora ofertë të pabesueshme”, Iñigo Martínez zbardh arsyet e largimit nga Barcelona

    Iñigo Martínez u largua javën e kaluar nga Barcelona në mënyrë të papritur për t’u transferuar tek Al Nassr, në kampionatin arab. Ish-mbrojtësi i Barcelonës foli për herë të parë mbi largimin e tij në një intervistë për “Onda Vasca”.
    Oferta – “Me shumë gjasa do ta kisha menduar më gjatë nëse do të kisha më shumë se një vit kontratë. Nuk kisha një pagë të ulët te Barça dhe familja ishte e lumtur. Nuk ka qenë e lehtë ta merrja këtë këtë vendim, sepse pas vete kam edhe bashkëshorten e vajzat. Me siguri po të kisha më shumë vite kontratë, do ta kisha menduar”.
    Flick – “Fola me trajnerin pas kthimit nga turneu aziatik. Isha i sinqertë me të, sepse e dija që do të më kuptonte plotësisht. Më kishte mbetur vetëm një vit kontratë dhe jam 34 vjeç. Këto ‘trena’ të kalojnë rrallë në karrierë dhe është e vështirë të thuash ‘jo’. Ky vendim e zuri paksa në befasi, por e kuptoi plotësisht që nga minuta e dytë. Ishte një bisedë e këndshme dhe më erdhi shumë keq, sepse kishte respekt të ndërsjellë mes nesh. Ishte një moment i trishtë, jo i tensionuar, por me shumë emocion, sepse kupton që po mbaron koha për të qenë bashkë dhe që nuk do të isha më pjesë e grupit. E dija sa i rëndësishëm isha për të”.
    Kontrata – “Kur e sheh ofertën, nuk e beson. Askush nuk është i përgatitur të shohë kontrata të tilla, të paktën unë jo. Unë kam qenë një punëtor i fushës së futbollit, duke u ngjitur shkallë-shkallë me mund dhe djersë, por kur merr një kontratë të tillë, të zë krejt papritur, sidomos për familjen”.
    “Camp Nou” – “Më vjen keq që nuk do të jem atje. Do të kisha dashur ta njihja nga afër, sidomos pas ristrukturimit të plotë”.