Tag: martinez

  • Aksidentoi për vdekje 81-vjeçarin, portieri i Interit nën hetim. Ja çfarë rrezikon Josep Martinez

    Aksidentoi për vdekje 81-vjeçarin, portieri i Interit nën hetim. Ja çfarë rrezikon Josep Martinez

    29 Tetor 2025

    8:38

    Alfred Lleshi

    Josep Martinez është vënë nën hetim për “vrasje rrugore” (përmes aksidentit automobilistik). Një veprim i detyrueshëm sipas procedurës përkatëse, për shkak të dinamikës së aksidentit. Mëngjesin e 28 tetorit, rreth orës 9:45, portieri spanjoll, duke udhëtuar drejt “Appiano Gentile” për stërvitje, përplasi dhe vrau Paolo Saibene, 81 vjeç.
    Sipas rindërtimit fillestar të aksidentit fatal, i moshuari kishte treguar shenja paqëndrueshmërie dhe papritur hyri në korsi, duke u goditur nga automjetet që kalonin. Martinez drejtonte një SUV BYD, automjeti dhe rruga u bllokuan për hetime. Sipas nenit 589-bis të Kodit Penal italian, nëse konstatohet shkelje e rregullave të qarkullimit, dënimi varion nga 2 deri në 7 vite burg me pezullim patente.
    Nëse faji është i lehtë, nga 6 muaj në 5 vite burg dhe gjobë. Megjithatë, gjithçka tregon për një rast aksidental. Nëse vërtetohet se i moshuari humbi kontrollin papritur, çështja mund të mbyllet pa pasoja penale, duke mbetur vetëm detyrimi për dëmshpërblim civil nga siguracioni.
    Tragjedi për Josep Martinez, portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

     

  • Tragjedi për Josep Martinez, portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    Tragjedi për Josep Martinez, portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    28 Tetor 2025

    14:01

    Alfred Lleshi

    Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm në Fenegrò, në provincën e Comos. Rreth orës 09:40, një 81-vjeçar që po lëvizte me karrocë elektrike u përplas nga makina, e cila drejtohej nga portieri i dytë i Interit, Josep Martinez. Ky i fundit po shkonte drejt “Appiano Gentile” për stërvitje. Goditja ishte e fortë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të lojtarit, mbërritjes së ambulancës, helikopterit dhe karabinierëve, i moshuari ndërroi jetë në vend.
    Sipas hetimeve paraprake, viktima kishte dalë nga korsia e biçikletave për të kaluar rrugën në momentin kur po kalonte makina e Martinez. Një nga hipotezat është se I moshuari mund të ketë pësuar ndonjë kolaps shëndetësor. Futbollisti, i palënduar, u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, megjithëse ishte në gjendje shoku. Rruga u mbyll për hetime, ndërsa Interi anuloi konferencën e sotme të trajnerit Chivu.

  • Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Fenegrò, pranë Comos, ku një 81-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga automjeti që drejtohej nga Josep Martinez, portieri i dytë i skuadrës së Interit.
    I moshuari ndodhej në karrocën e tij elektrike duke lëvizur përgjatë rrugës, kur u godit nga makina e futbollistit. Përplasja rezultoi fatale, pasi viktima humbi jetën në vendngjarje pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës.
    Sipas mediave italiane, Martinez u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe bashkëpunoi me autoritetet. Hetimet paraprake sugjerojnë se 81-vjeçari mund të ketë humbur kontrollin e karrocës dhe ka hyrë në krahun e kundërt pikërisht në momentin kur po kalonte automjeti i futbollistit, duke çuar në përplasjen fatale, shkruan A2 CNN.
    Interi ka anuluar konferencën për shtyp të trajnerit Cristian Chivu, në prag të ndeshjes me Fiorentinën.
    Josep Martinez, 27 vjeç, është portier spanjoll që iu bashkua Interit sezonin e kaluar nga Genoa dhe është zëvendësuesi i Yann Sommer. Ai ka debutuar me Interin në dhjetor në Kupën e Italisë dhe në kampionat më 22 shkurt 2025.

  • “Nuk kisha guximin t’ia thoja”, Inigo Martinez zbulon prapaskenën me Flick

    “Nuk kisha guximin t’ia thoja”, Inigo Martinez zbulon prapaskenën me Flick

    Ylli i Al-Nassr, Inigo Martinez, ka pranuar se kishte frikë ta informonte trajnerin e Barcelona-s, Hansi Flick, për vendimin e tij për t’u bashkuar me skuadrën e Cristiano Ronaldo-s.
    Duke folur për COPE, Martinez tha se Flick gjithmonë e kishte mbështetur atë te Barcelona dhe e shihte si një figurë kyçe në skuadër.
    Ai arriti t’ia jepte lajmin trajnerit gjatë fluturimit për në Spanjë pas një turneu parasezonal në Azi dhe tha:
    “As nuk guxoja t’i thoja se po largohesha. E pashë në aeroplan, mendoj. Për të, unë isha një pjesë kyçe. Kam shumë dashuri për të dhe është e ndërsjellë.
    “Unë ende kam një marrëdhënie me të. Ai ishte i pari që besoi tek unë”.
    Nuk është hera e parë që Martinez flet për vendimin e tij për t’u bashkuar me Cristiano Ronaldon tek Al-Nassr. Ai foli me Onda Vasca më parë këtë sezon dhe tha:
    “Mundësi të tilla rrallë vijnë dhe është e vështirë të thuash jo. Flick e kuptoi këtë. Ishte mirë të flisja me të. Nuk është se fitoja shumë pak, paga ime ishte e konsiderueshme te Barça.
    “Ndiheshim rehat, familja ishte e lumtur. Është e vështirë të marrësh një vendim të tillë. Askush nuk është i përgatitur për këtë lloj oferte. Ishte një lamtumirë emocionale. U preka thellësisht”.
    Martinez kishte një klauzolë në kontratën e tij që i lejonte të largohej nga Barcelona falas në verë. Vendimi i tij për t’u larguar ndihmoi klubin të kursente 14 milionë euro në paga dhe të përmbushte limitin e pagave të La Liga-s, duke ndihmuar kështu në regjistrimin e Marcus Rashford.

  • Lautaro Martinez, rrëfimi i papritur i gruas së tij: Ishte sikur kishim humbur gjithçka…

    Lautaro Martinez, rrëfimi i papritur i gruas së tij: Ishte sikur kishim humbur gjithçka…

    Agustina Gandolfo, bashkëshortja e Lautaro Martinez, në një intervistë për “Hola” ka rrëfyer momente intime nga jeta e tyre familjare dhe periudhat e vështira që kanë kaluar: “Nuk mendoj se mund ta them, por kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë, madje dy. Një kur lindi Theo, që na trembi disi, edhe pse e kaluam shpejt. Tjetra në vitin 2021, e lidhur me karrierën e Lauti. Nuk mund të flas ende për të, por ishte sikur kishim humbur gjithçka. Falë Zotit e kapërcyem”.
    Ajo tregoi edhe për jetën e përditshme pranë një lojtari, figurë publike në Itali: “Shpesh debatojmë, sepse unë dua të dalim për të pirë diçka ose në kinema, por ai jo. Është e vështirë të dalësh me të, por unë dua që fëmijët tanë, Nina dhe Theo, të mësohen me këtë realitet dhe të mos humbin kohën me babanë e tyre”.
    Përtej futbollit, Lautaro është një baba i përkushtuar: kujdeset për fëmijët, bën vizatime me ta, i ndihmon me lodra dhe punime: “Askush nuk e imagjinon këtë rol, ngaqë në fushë duket i ashpër. Në shtëpi është i ëmbël. Na pëlqen të kalojmë kohë mes shoqërisë, bëjmë shpesh barbeque dhe luajmë poker. Madje unë ia kam mësuar atij lojën”.
     

  • Lautaro Martinez drejt konvertimit në legjendë, i pesti në historinë e Interit

    Lautaro Martinez drejt konvertimit në legjendë, i pesti në historinë e Interit

    28 Shtator 2025

    11:01

    Telesport

    Lautaro Martinez po bëhet një legjendë e Interit. Shifrat e tregojnë këtë.
    Kapiteni i Interit shënoi golin e tij të parë të sezonit mbrëmë në fitoren 0-2 me Cagliari. Kjo ishte ndeshja e pestë e kampionatit italian. Ai numëron 12 gola në po kaq sfida kundër këtij ekipi.
    Argjentinasi mbrëmë arriti kuotën e 117 golave me fanellën zikaltër, duke kaluar legjendën Sandro Mazzola (116 gola).
    Lautaro Martinez tashmë e sheh veten në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Interit.
    Para tij janë Alessandro Altobelli (128), István Nyers (133), Benito Lorenzi (138) dhe Giuseppe Meazza-s (197 gola).

  • Sekreti i fundit i Kleopatrës: Zbulohet një port në Egjipt që mund të çojë në varrin e saj

    Sekreti i fundit i Kleopatrës: Zbulohet një port në Egjipt që mund të çojë në varrin e saj

    Shumë arkeologë besojnë se Kleopatra, faraonia dhe sundimtarja e fundit e dinastisë Ptolemaike, është varrosur pranë pallatit mbretëror në Aleksandri. Por arkeologia Kathleen Martinez, e cila prej dy dekadash kërkon varrin e mbretëreshës për National Geographic, mendon se çelësi i misterit ndodhet në Taposiris Magna – një tempull rreth 50 kilometra në perëndim të qytetit.

    Së fundmi, ekipi i saj ka zbuluar një port të fundosur në Detin Mesdhe, që mund të ketë qenë aktiv në kohën e Kleopatrës. Zbulimi, i njoftuar nga Ministria Egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve, tregon se Taposiris Magna ishte jo vetëm një qendër fetare, por edhe një pikë e rëndësishme tregtare dhe detare.

    Martinez beson se Kleopatra dhe Mark Antoni mund të jenë varrosur aty, pranë tempullit të perëndeshës Isis, me të cilën mbretëresha identifikohej shpirtërisht. Në vitin 2022, ekipi i saj gjeti edhe një tunel 1,300 metra të gjatë nën tokë, si dhe qindra objekte të periudhës ptolemaike, përfshirë monedha me portretin e Kleopatrës.

    Për kërkimin nënujor, Martinez u ndihmua nga arkeologu i njohur Bob Ballard, zbuluesi i Titanikut. Ai identifikoi struktura të mëdha të ndërtuara nga njeriu, mes tyre “Salam 5” dhe “Tre Motrat”, që sipas arkeologëve ishin pjesë e një porti të lidhur me tempullin.

    “Për mua është vetëm çështje kohe,” thotë Martinez, e bindur se është më pranë se kurrë për të zbuluar varrin e fundit të Kleopatrës. Dokumentari “Sekreti i Fundit i Kleopatrës” do të shfaqet premierë më 25 shtator në National Geographic.

  • 800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez

    800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez

    Një grup hajdutësh hynë me forcë në shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez dhe vodhën ora dhe bizhuteri luksoze me vlerë afro 800 mijë euro.
    Hajdutët hynë brenda, ndërsa trajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë, ishte jashtë shtëpisë së tij të shtunën pasdite me partneren e tij.
    Besohet se ata arritën të hynin përmes një dritareje të pronës luksoze në qytetin bregdetar të Cascais, në një distancë të shkurtër me makinë në perëndim të Lisbonës.
    Policia dyshon se hajdutët e dinin që çifti do të dilte dhe bënë një kontroll të plotë në çdo dhomë për sende me vlerë, të bindur se kishin disa kohë për të vepruar pa u kapur.
    Forca policore PSP e Portugalisë, e cila po drejton hetimin për vjedhjen me thyerje, thuhet se po përqendrohet në teorinë se ajo është kryer nga një bandë e huaj e specializuar në grabitje pronash të nivelit të lartë.
    Trajneri Martinez e udhëhoqi ekipin portugez drejt titullit të Ligës së Kombeve për sezonin 2024-25.

  • Chivu e nis me ndryshime të mëdha në formacion, Inter bën detyrën ndaj Sassuolo-s (video)

    Chivu e nis me ndryshime të mëdha në formacion, Inter bën detyrën ndaj Sassuolo-s (video)

    21 Shtator 2025

    22:43

    Telesport

    Inter ka fituar 2-1 ndaj Sassuolo-s në sfidën e javës së katërt në Serie A, e luajtur në “San Siro”. Cristian Chivu e nisi me befasi, duke lënë në stol emra me peshë si kapiteni Lautaro Martinez, Yann Sommer apo Alessandro Bastoni.
    Zikaltrit gjetën golin në minutën e 14-të me Federico Dimarco, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Peter Susic. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Interin.
    10 minutat e fundit të takimit ishin vërtet interesante, ku erdhën edhe golat e tjerë. Fillimisht në minutën e 80-të, Carlos Agusto dyfishon shifrat. Goditja e brazilianit në kufijtë e zonës së rreptësisë devijohet dhe nga një lojtar i Sassuolo-s, Tarik Muharemovic, dhe përfundon në rrjetë.
    Në minutën e 84-të, Sassuolo ngushton shifrat pas një aksioni model dhe kombinimi perfekt Berardi-Cheddira, ky i fundit dërgon topin në portën e Martinez. Inter fiton përfundimisht 2-1. Zikaltrit renditen në vendin e 10-të me 6 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 14-të me 3 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • FORMACIONET ZYRTARE të katër sfidave të mbrëmjes, Isak debuton për Liverpool, Esposito zëvendëson Martinez

    FORMACIONET ZYRTARE të katër sfidave të mbrëmjes, Isak debuton për Liverpool, Esposito zëvendëson Martinez

    Janë publikuar formacionet zyrtare të katër sfidave të mbrëmjes në Champions League, të cilat premtojnë spektakël dhe rivalitet nga sekonda e parë e deri në fund. Në “Parc des Princes”, kampionia në fuqi e Europës, PSG, pret Atalantën. Për parizienët mungojnë dy emra me peshë si Dembele dhe Desire Doue, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia e nis nga fillimi, edhe pse shqetësoi jo pak në ndeshjen e fundjavës së kaluar në kampionat. Gjimshiti rikthehet si titullar tek Atalanta, pasi qëndroi në stol në fitoren e thellë 4-0 ndaj Lecce-s në fundjavën e kaluar.
    PSG XI: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Mayulu, Kvaratskhelia, Barcola.
    ATALANTA XI: Carnesecchi; Kossounou, Hien, Djimsiti; Bellanova, De Roon, Pasalic, Musah, Bernasconi; Maldini, De Ketelaere.
    Në “Anfield Road”, Liverpool do të kërkojë ta nisë me fitore në Champions League, edhe pse përballë do ketë një kundërshtar aspak të lehtë si Atletico Madrid. Për vendasit debuton blerja rekord e verës, 150 milionë euroshi Alexander Isak. “Colchoneros” kanë dy mungesa thelbësore sot si Alex Baena dhe Julian Alvarez.
    LIVERPOOL XI: Alisson; Frimpong, Konaté, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Szoboszlai; Salah, Wirtz, Gakpo; Isak.
    ATLÉTICO MADRID XI: Oblak; Marcos Llorente, Le Normand, Lenglet, Javi Galán; Pablo Barrios, Gallagher; Giuliano, Griezmann, Nico González; Raspadori.
    Në Amsterdam, Ajax pret finalistin e sezonit të kaluar, Interin. Chivu vjen me disa ndryshime sot, ku Sommer gjendet në stol dhe porta i është besuar Martinez. Në sulm, Pio Esposito debuton në vend të të dëmtuarit Lautaro Martinez.
    AJAX XI: Jaros; Gaaei, Itakura, Baas, Wijndal; Klaassen, Taylor, Regeer; Edvardsen, Weghorst, Godts.
    INTER XI: Sommer; Akanji, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Esposito.
    Në “Allianz Arena” na pret një tjetër super ndeshje, Bayern-Chelsea. Të dy ekipet vijnë me formacionet e tyre më të mira të mundshme.
    BAYERN MUNICH XI: Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stanisic; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane.
    CHELSEA XI: Sanchez; Gusto, Tosin, Chalobah, Cucurella; Caicedo, James; Palmer, Fernandez, Neto; Joao Pedro.