Tag: martinez

  • Martinez, në portë pas tragjedisë: Bukur të kthehem, me më shumë forcë dhe motivim se kurrë

    Martinez, në portë pas tragjedisë: Bukur të kthehem, me më shumë forcë dhe motivim se kurrë

    4 Dhjetor 2025

    11:00

    Alfred Lleshi

    Pak më shumë se një muaj pas aksidentit tragjik rrugor, me pasojë vdekjen e një 81-vjeçari, që e përfshiu dramatikisht, Josep Martinez u rikthye mbrëmë për të mbrojtur portën e Interit në ndeshjen e “Coppa Italia” ndaj Venezia.
    Një mbrëmje e veçantë për portierin zikaltër, i pritur me duartrokitje nga tifozët dhe përqafime nga shokët e skuadrës, sidomos Sommer. Shenja të mbështetjes njerëzore dhe emocionale për një lojtar të tronditur nga ngjarja e fund-tetorit, gjatë rrugës për stërvitjen e zakonshme në “Appiano Gentile”, e cila u shndërrua në tragjedi.
    I gjithë Interi dhe trajneri Chivu e pritën dhe mbrojtën, duke i mundësuar të rikthejë ekuilibrin psikofizik. Ndeshja ndaj Venezia ishte rasti i parë. Martinez luajti një ndeshje të mirë, me disa pasime të pasakta, por nuk mundi të parandalonte golin e mysafirëve.
    Në rrjetet sociale, pas ndeshjes, ai komentoi: “Çfarë ndjenje e bukur të kthehem në fushë me shokët e mi. Një test i mirë për të rikuperuar ritmin dhe ndjenjat për atë që na pret. Me më shumë forcë dhe motivim se kurrë”.

  • Një çështje e re tek Inter! Lautaro zemërohet me Chivu, por pse?!

    Një çështje e re tek Inter! Lautaro zemërohet me Chivu, por pse?!

    27 Nëntor 2025

    18:03

    Telesport

    Inter humbi në frymën e fundi 2-1 ndaj Atletico Madridit në supersfidën e luajtur në “Metropolitano”. Në minutën e 72-të, kur rezultati ishte ende 1-1, Lautaro Martinez u zëvendësua nga trajneri Cristian Chivu, gjë që nuk la një shije të mirë tek argjentinasi. E dyta ndeshje rresht, që Martinez zëvendësohet nga Chivu, duke krijuar idenë që mes tyre ka një “ftohej”.
    Julio Cesar, ish-legjenda e Interit, tashmë në rolin e analistit dhe komentatorit në “Amazon Prime Italia” u shpreh se Martinez është i zemëruar me trajnerin Chivu, referuar këtu mënyrës si reagoi argjentinasi në momentin e zëvendësimit.
    “Duke parë momentin kur del nga fusha e lojës, kuptohet qartë që Lautaro është i zemëruar me Chivu”, tha Cesar.

  • Inter, Chivu motivon skuadrën: Vijojmë ecurinë pozitive, japim maksimumin në Champions

    Inter, Chivu motivon skuadrën: Vijojmë ecurinë pozitive, japim maksimumin në Champions

    Tekniku i Interit, Chivu bëri vlerësimin e tij para ndeshjes ndaj Atleticos.

    “Ne gjithmonë jemi rikuperuar nga humbja dhe pres të njëjtën gjë këtu në Madrid sepse është një ndeshje po aq e rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë ecurinë tonë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve”.

    Atlético Madrid i Simeones është gati të luftojë: “Është e ngjashme me ndeshjen kundër Milanit. Do të duhet të jemi të kujdesshëm në lëvizjet tona parandaluese. Do të duhet të jemi më efektivë përpara portës”.
    Dyshimi midis shtyllave qëndron midis Sommer dhe Martinez: “Unë duhet të mbroj lojtarët e mi. Kam 22 në dispozicion që meritojnë të luajnë. Roli i portierit është i ndryshëm, por Martinez do të ketë mundësitë e tij kur të ndihet gati”.

  • Lautaro Martinez karikon skuadrën pas humbjes në derbi dhe para sfidës në Europë

    Lautaro Martinez karikon skuadrën pas humbjes në derbi dhe para sfidës në Europë

    25 Nëntor 2025

    10:58

    Telesport

    Tek Inter kanë mbetur të zhgënjyer pas humbjes 0-1 në derbi ndaj Milan. Në një postim në profilin e tij në Instagram, Lautaro Martinez u dërgoi një mesazh të gjithë tifozëve të Interit pas humbjes.
    “Çohuni dhe ecni përpara, si gjithmonë“, shkroi kapiteni zikaltër, i cili nuk dha atë që pritej në fushë. Inter do të rikthehet në aksion të mërkurën kundër Atlético Madrid në Champions League.
    Duket se Martinez kërkon të karikojë skuadrën pas dështimit në derbi dhe të vazhdojë rrugëtimin e mirë në Europë, ku Inter nuk ka asnjë humbje.

  • Portugalia fitoi thellë dhe rindezi debatin. Shënoi 9 gola për herë të dytë, pa… Ronaldon në fushë

    Portugalia fitoi thellë dhe rindezi debatin. Shënoi 9 gola për herë të dytë, pa… Ronaldon në fushë

    23 Nëntor 2025

    9:13

    Alfred Lleshi

    Portugalia e Roberto Martínez siguroi kualifikimin për Botërorin 2026 me 9-1 spektakolar ndaj Armenisë. Një goleadë e arritur pa CR7, i pezulluar për goditjen ndaj Daran O’Shea. Në vendin luzitan kjo ka ringjallur debatin mbi “varësinë” nga Ronaldo. Trajneri Roberto Martínez u përgjigj: “Kur shënon, pyetja është ‘çfarë do bëjmë kur të mos jetë?’. Kur nuk luan dhe fitojmë, pyesin: Kush ka nevojë për Ronaldon?”
    Fakti interesant? Portugalia ka shënuar dy herë në histori plot 9 gola…, të dyja herët pa golashënuesin më të mirë të kombëtareve (143 gola në 226 ndeshje). Herën e parë, më 2023 kundër Luksemburgut (9-0), CR7 mungoi po ashtu.
    Megjithatë, statistikat e tij mbeten të forta: sipas “WhoScored”, deri në ndeshjen përmbyllëse të këtyre kualifikueseve, Ronaldo kishte kontribuar në 45% të golave të Portugalisë, në këto eliminatore (5 nga 11). Nën trajnerin Martínez, Cristiano ka 25 gola në 30 ndeshje (mesatare 0.83), më e lartë se me trajnerët e mëparshëm. Me Ronaldon, debatet nuk mbarojnë kurrë.

  • Chivu i pakënaqur me Sommer, drejtuesit e Interit gati të afrojnë një emër “big” në janar

    Chivu i pakënaqur me Sommer, drejtuesit e Interit gati të afrojnë një emër “big” në janar

    22 Nëntor 2025

    19:32

    Telesport

    “Football Insider” raporton se drejtuesit e Interit po monitorojnë nga afër situatën e Emiliano Martinez dhe do të provojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.
    Trajneri i Interit, Cristian Chivu, thuhet se nuk është plotësisht i kënaqur me Yann Sommer, dhe ndaj ka kërkuar ndërhyrje në portë. Kontrata e portierit zviceran skadon në fund të këtij sezoni, ai pritet të largohet si lojtar i lirë në qershor.
    Në anën tjetër, Aston Villa është e gatshme ta shesë Martinez këtë dimër, megjithëse tarifa e transferimit mbetet e pazbuluar. Martinez është nën kontratë me Aston Villa deri në vitin 2029, por 33-vjeçari ashtu si edhe në merkaton e verës është në kërkim të një ekipi dhe destinacioni të ri.

  • Gabimi i madh që bëri Barcelona gjatë merkatos së verës, tani po e paguan shtrenjtë

    Gabimi i madh që bëri Barcelona gjatë merkatos së verës, tani po e paguan shtrenjtë

    6 Nëntor 2025

    18:33

    Telesport

    Largimi i Ingo Martinez gjatë merkatos së fundit, ka lënë një boshllëk të madh te Barcelona dhe pasoja të mëdha në mbrojtje, një repart që nuk është më i njëjti pa qendërmbrojtësin spanjoll.
    Martinez, 34 vjeç, luajti 46 ndeshje në sezonin 24-25 me Barcelonën dhe ishte një lojtar kyç nën drejtimin e Hansi Flick, si për performancën e tij ashtu edhe për lidershipin.
    Pavarësisht kontributit të jashtëzakonshëm të Martinez, Barcelona në mënyrë të habitshme lejoi largimin e tij drejt Al-Nassr, duke mos i rinovuar kontratën kohë më parë se ajo të mbaronte.
    Rafa Alkorta, një ish-ekzekutiv i klubit, e përshkroi qendërmbrojtësin bask si “të padiskutueshëm” dhe një referencë si në fushë ashtu edhe në dhomën e zhveshjes së katalanasve.
    Sipas tij, Barcelona nuk duhej të kishte lejuar largimin e Martinez, pa gjetur më parë një zëvendësues ideal të tijin në qendër të mbrojtjes.

  • Liverpool rikthehet më në fund te fitorja. Gjithçka nisi nga një gafë e Martinez (video)

    Liverpool rikthehet më në fund te fitorja. Gjithçka nisi nga një gafë e Martinez (video)

    Pas 4 humbjeve rresht, Liverpool është rikthyer më në fund te fitorja. Kampioni në fuqi i Premier League fioi 2-0 ndaj Aston Villa-s në “Anfield”, për javën e 10-të.
    Fillimisht ishte Hugo Ekitike që shënoi me kokë, pas një krosimi perfekt të Dominik Szoboszlai, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të sulmuesit francez. SHIKOGOLINEANULLUAR TEEKITIKE
    Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Liverpool merr një dhuratë të madhe nga portieri i miqve, Emiliano Martinez, ku portieri argjentinas gabon duke i pasuar Mohamed Salah dhe egjipitian dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Liverpoolin. Me golin e shënuar sot, Mohamed Salah shkon në kuotën e 250 golave, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e të kuqve, pas Ian Rush 346 dhe Roger Hunt 285. SHIKOGOLINESALAH
    Në minutën e 58-të ishte Ryan Gravenberch që dyfishoi shifrat për vendasit, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, e ndihmuar dhe nga devijimi i njërit prej lojtarëve të Aston Villa-s. SHIKOGOLIN
    Florian Wirtz e nisi nga stoli këtë takim, duke u futur në 15 minutat e fundit në vend të Ekitike, por pa gjetur dor rrjetën. Liverpool fiton 2-0 dhe ngjitet në vend të tretë me 18 pikë, 7 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë.

  • Kroos si “analist” i Barcelonës: Nuk e zëvendësuan Iñigo Martínez dhe tani iu mungon shumë

    Kroos si “analist” i Barcelonës: Nuk e zëvendësuan Iñigo Martínez dhe tani iu mungon shumë

    29 Tetor 2025

    14:52

    Alfred Lleshi

    Toni Kroos analizoi “El Clásico” në podcastin e tij “Einfach mal Luppen” dhe kritikoi vendimet e Barcelonës gjatë verës. Sipas ish-mesfushorit të Real Madridit, klubi katalanas bëri një gabim të madh duke lejuar largimin e Iñigo Martínez pa marrë një zëvendësues:
    “E kam thënë gjithmonë sa i rëndësishëm ishte Iñigo Martínez. Nga të gjithë qendërmbrojtësit e Barçës, sezonin e kaluar, ai ishte më i miri në dalje nga porta. Nuk ishte më i shpejti, por rikuperonte shumë topa dhe kishte një ndërtim të shkëlqyer loje. Kundër Real Madridit u ndje mungesa e tij. Nuk e zëvendësuan dhe tani e ndiejnë mungesën e tij”.
    Kroos foli edhe për mungesat e shumta të Barcelonës (Raphinha, Olmo, Lewandowski) dhe kritikoi zgjedhjen e Hansi Flick për qendërmbrojtësit: “Nuk e kuptoj pse luajti Eric. Araujo ka forcën fizike për ta ndjekur Vinicius dhe Mbappé. Ai do të kishte qenë ideal për atë ndeshje”.

  • Marotta: Ngjarje e rëndë dhe delikate, jemi pranë familjes së viktimës dhe Martinez

    Marotta: Ngjarje e rëndë dhe delikate, jemi pranë familjes së viktimës dhe Martinez

    29 Tetor 2025

    13:21

    Alfred Lleshi

    Presidenti i Interit, Beppe Marotta, komentoi incidentin e rëndë rrugor ku u përfshi portieri Josep Martinez, pranë “Appiano Gentile”: “Fatkeqësisht është një ngjarje e rëndë dhe delikate.
    Jemi pranë familjes së personit që humbi jetën dhe gjithashtu pranë lojtarit tonë, të cilin e njohim shumë mirë. Janë fatkeqësi që, për keqardhje, bëjnë pjesë në jetën e përditshme. Shpresoj që edhe nga kjo situatë tragjike të mund të nxirret diçka e mirë”.
    Deklarata u bë nga Marotta gjatë mbledhjes së Këshillit të CONI në Triennale të Milanos, ndërsa klubi zikaltër vazhdon të shprehë solidaritetin e tij për ta gjitha palët e prekura nga ngjarja tragjike.
    Aksidentoi për vdekje 81-vjeçarin, portieri i Interit nën hetim. Ja çfarë rrezikon Josep Martinez