Tag: martinajt

  • Vritet i ati i armikut të Vis Martinajt/ Karamuço: Vrasje e parashikuar, atentati në Lezhë dyshohet për hakmarrje

    Vritet i ati i armikut të Vis Martinajt/ Karamuço: Vrasje e parashikuar, atentati në Lezhë dyshohet për hakmarrje

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vrasja e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi babait të Roan Brahimit, armiku i Ervis Martinajt, ishte e parashikuar. Në një intervistë Karamuço u shpreh se atentati në Lezhë, dyshohet për hakmarrje. Lidhur me Ervis Martinajn, Karamuço u shpreh se për sa kohë nuk gjendet ADN e tij, ai konsiderohet person i humbur.
    “Një ngjarje që nuk dihej koha dhe ora, por që ishte parashikuar nga organet ligjzbatuese, dihej. Edhe për shkak të dy herë atentateve që atij biznesi i janë bërë. Mund të jetë pjesë e një hakmarrje për shkak të veprimtarisë së një viktime tjetër, djalit të tij. Ai ka qenë i dyshuar për disa ngjarje. Sapo është kthyer dhe ka shkelur në tokë helene, është ekzekutuar. Pa gjetur ADN, nuk mund të themi nëse është gjallë apo ka vdekur. Për mua është i humbur. Nuk është vetëm kjo pistë e kësaj ngjarjeje sot, ka edhe pista të tjera. Policia ende nuk është e përqëndruar në një pistë”, theksoi ai.

  • Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi, njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

    Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi, njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë.

    Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe djalit.
    Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32-vjeçarin.
    Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët, ndërsa njihej si armik i Ervis Martinajt.
    Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brakimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.
    Pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe kishte precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
    Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.
    Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.
    Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.

    Top Channel

  • EMRI/ Ekzekutohet në Lezhë babai i Roan Brahimit, kundërshtari i Ervis Martinajt

    EMRI/ Ekzekutohet në Lezhë babai i Roan Brahimit, kundërshtari i Ervis Martinajt

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e sotme, pasi një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Pllane.
    Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se i vrarë ka mbetur 65-vjeçari Gjovalin Prendi, i cili është babai i Siidorel Prendit alias Roan Brahimit, i cili u vra në maj të vitit të shkuar në Greqi.Lexo edhe :Related Posts
    Raportohet se fillimisht babai i Roan Brahimit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

    Atentati ndaj Roan Brahimit
    Sidorel Prendi alias Roan Brahimi  u vra në një atentat të mirëfilltë mafioz në lagjen Vyronas të Athinës, mbërmjen e 9 majit të vitit të shkuar. Krimi, në sy të gruas së tij të dytë dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar.
    Sipas mediave greke Brahimi kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi për pushimet e Pashkës, pasi jetonte në Dubai nga frika e një atentati. Ai kishte në Athinë një grua dhe një fëmijë, por bëhet me dije se në Shqipëri ai kishte një familje tjetër me një bashkëshorte dhe dy fëmijë.
    Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, njihet edhe si rival i Ervis Martinajt, pasi ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë.