Tag: martinajt

  • Gazetari Artan Hoxha: Zhdukja e Ervis Martinajt erdhi pas konfliktit me Edi Ramën

    Gazetari Artan Hoxha: Zhdukja e Ervis Martinajt erdhi pas konfliktit me Edi Ramën

    Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Euronews Albania”, duke lidhur zhdukjen e Ervis Martinajt me përplasjen e tij me pushtetin.

    Sipas Hoxhës, fundi i “mbretit të lojërave të fatit” erdhi pasi ai u konfliktua drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, pas angazhimit të tij në mbështetje të opozitës gjatë një fushate elektorale.

    “Kryeministri u përfshi vetë në atë ngjarje, nga të rrallat raste. Ai tha publikisht se e dinte kush ishte drejtori i lojërave të fatit dhe madje ‘i dinte targën’. Kjo ndodhi pas përfshirjes së Ervis Martinajt në fushatë në mbështetje të opozitës, dhe prandaj Rama e etiketoi,” – deklaroi Hoxha.
    Gazetari shtoi se pas eliminimit të Martinajt, grupi që qëndron pas këtij atentati është fuqizuar ndjeshëm dhe sot ka marrë “superfuqi”, falë lidhjeve me njerëz të pushtetit.
    Sakaq, Artan Hoxha nënvizoi asnjë nga personat e këtij grupi kriminal nuk janë arrestuar deri më tani ndësa shtoi se s’mund të kesh pushtet të nëndheshëm nëse s’ke me këta lart.
    “Shikoni ngjarjet e fundit që po ndodhin në Shqipëri. E njëjta dorë që pasi ka bërë eliminimin e Ervis Martinajt, tani ka marrë një ngjitje të menjëhershme dhe prandaj sot është shumë aktive dhe e rrezikshme.
    Kemi një hierarki tjetër në botën e krimit të organizuar dhe po ashtu një hierarki tjetër në botën e atyre që quhen vrasës që janë rritur nga ajo kohë, ata që patën sukses në atë ngjarje. Asnjë nga ajo skuadër nuk është arrestuar.
    Aleanca që realizoi vrasjen është shumë e fortë dhe në pushtet në të gjitha. S’mund të kesh pushtet të nëndheshëm nëse s’ke me këta lart.“-tha Hoxha.

  • Takimi ‘sqarues’ i shkuar keq Martinaj-Prendi dhe atentatet që pasuan! Si e dhunuan Sidorelin brutalisht

    Takimi ‘sqarues’ i shkuar keq Martinaj-Prendi dhe atentatet që pasuan! Si e dhunuan Sidorelin brutalisht

    Takimi Martinaj-Prendi u vendos të zhvillohej në Fushë-Kuqe, zonë e njohur si baza e Ervisit. Sidorel Prendi nuk kishte shkuar atje për luftë, shkoi për të “negociuar”.
    Por, nga ajo bazë ai doli i dhunuar rëndë, pa nder siç thuhet mes njerëzve të asaj bote… U ndje i tradhtuar.
    Në vend që të pritej nga një grup garantësh, ai u përball me grupin e dhunës. Ervis Martinaj, bashkë me të besuarit e tij, e rrahën Sidorelin në mënyrë brutale. E lidhën, e goditën me sende të forta, e më pas, e hodhën jashtë në gjendje mjaft të rëndë… Kjo ngjarje, as u zbulua dhe as u denoncua kurrë.
    Thuhet se Martinaj, e la të gjallë vetëm që ti kujtonte se kush e kishte në dorë jetën e tij. Por, ky ishte autogol… Prendi ka qenë një nga personat që dinte shumë për grupin e tij.
    “Prej disa kohësh organi i akuzës ka filluar të funksionojë në bazë të asaj që quhet regjistrimi i veprës, por jo i autorit. Dhe duke qenë se për ngjarje të rënda kriminale, më përpara regjistrohet vepra dhe jo autori, por emri i autorit ndoshta nuk regjistrohet kurrë. I jep mundësi palëve të dëmtuara në këtë rast që të kenë mundësi, dhe të kenë akses dhe të marrin informacion nga dosjet” u shpreh avokati Ermal Hamataj“Nuk e shoh shumë efektiv, bashkëpunimin mes këtyre strukturave dhe mendoj se ajo është ajo që sjell më pas çedimin e zbulimit të ngjarjeve të ndryshme, gjithashtu mendoj se duhet të jetë edhe më efektiv”- u shpreh Dea Toçi, avokate
    Pas dhunimit çnjerëzor nga grupi i Martinajt dhe tradhtisë që ndjeu nga Ylli Brahimi, Sidorel Prendi nuk u tërhoq. Ai nuk kërkoi drejtësi nëpër institucione. Ai kërkoi hak. Dhe për këtë, duhej të formonte aleanca të reja, me njerëz që kishin po aq gjak për të larë sa ai.
    Në qarqet e botës së të krimit, urrejtja ndaj Ervis Martinajt nuk ishte e re. Për shumë, Martinaj ishte kthyer në një figurë që duhej eliminuar, një njeri që kishte thyer aleanca, prishur pazare, si dhe kishte vënë në shënjestër, emra të njohur të botës së krimit. Për këtë arsye Sidorel Prendi afrohet me Durim Bamin, i cili vitet e fundit ishte në konflikt të hapur me Martinajn.
    Ai kishte nisur të frekuentonte zonën e Niklës, aty ku ndikimi i Durim Bamit ishte i pakontestueshëm. Në këtë mjedis, ku çdo fjalë peshohet me plumb dhe çdo shtrëngim duarsh fsheh një aleancë të re, Sidorel Prendi gjen hapësirën për t’u pozicionuar kundër Martinajt.
    “Duhet që strukturat e policisë edhe të prokurorisë të kenë bashkëpunimin që thashë në krye të herës për të qenë më efektivë në mënyrë që mos të kryhen këto vepra, pasi kryhen më pas edhe vënie përpara përgjegjësisë së autorëve nuk kanë vlerën e njëjtë”- u shpreh Alban Qafa, avokat.
    “Duhet që strukturat e policisë edhe të prokurorisë duhet të kenë bashkëpunimin që thashë në krye të herës për të qenë më efektivë në mënyrë që mos të kryhen këto vepra, pasi kryhen më pas edhe vënie përpara përgjegjësisë së autorëve nuk kanë vlerën e njëjtë”-u shpreh avokatja, Dea Toçi.
    Prendi nuk ishte më vetëm një viktimë që kërkonte hakmarrje. Ai ishte tashmë pjesë e një fronti të heshtur, por shumë të rrezikshëm, të formuar nga ata që kishin një qëllim të përbashkët: eliminimin e njeriut më të fuqishëm në botën e krimit Ervis Martinajn.
    Kjo aleancë nuk ishte thjesht një bashkëpunim. Së bashku Durim Bamin, klanin Duka, e të tjerë, formuan një bosht të ri kundër dominimit të Martinajt. Hakmarrja e “Sidit”, nisi me atë që e tradhëtoi. Në krye të listës nuk ishte Brilanti. As Ervisi. Ishte Ylli Brahimi, njeriu që e kishte shitur. Njeriu që e theu në besë.Më 13 janar të viti 2021, qendra e Milotit u kthye në skenën e një atentati të mirëorganizuar. Ylli Brahimi në atë kohë, një emër periferik për publikun, por kyç në pazaret e brendshme të botës së nëndheshme, u qëllua me breshëri.
    45-vjeçari ndodhej në trotuar, duke biseduar me dy persona të tjerë, kur një motor në të cilin ishin dy persona me skafandra iu afrua, dhe pasagjeri hapi zjarr drejt tij. Brahimi u plagos, por shpëtoi pa rrezik për jetën. Ndërsa autorët u zhdukën brenda pak sekondave.
    “Dy persona që kanë qenë shokë, kthehen në armiq vrasin njëri tjetrin, kur njëra nga palët i bën gol palës tjetër. Nuk likuidon lekët e furnizimit me lëndë narkotike, qoftë me kokainë qoftë me hashash, apo qoftë edhe borxhet që rrjedhin nga lekët me fajde, që merren për të financuar një aktivitet të paligjshëm të lëndëve narkotike, apo qoftë edhe nga lojërat e fatit”-u shpreh Alban Qafa, avokat.

  • Takimi sqarues i shkuar keq Martinaj-Prendi dhe atentatet që pasuan

    Takimi sqarues i shkuar keq Martinaj-Prendi dhe atentatet që pasuan

    Takimi Martinaj-Prendi u vendos të zhvillohej në Fushë-Kuqe, zonë e njohur si baza e Ervisit. Sidorel Prendi nuk kishte shkuar atje për luftë, shkoi për të “negociuar”. Nga ajo bazë ai doli i dhunuar rëndë, pa nder siç thuhet mes njerëzve të asaj bote. U ndje i tradhtuar. Në vend që të pritej nga një grup garantësh, ai u përball me grupin e dhunës. Ervis Martinaj, bashkë me të besuarit e tij, e rrahën Sidorelin në mënyrë brutale. E lidhën, e goditën me sende të forta, e më pas, e hodhën jashtë në gjendje mjaft të rëndë. Kjo ngjarje, as u zbulua dhe as u denoncua kurrë.
    Thuhet se Martinaj, e la të gjallë vetëm që ti kujtonte se kush e kishte në dorë jetën e tij. Por, ky ishte autogol… Prendi ka qenë një nga personat që dinte shumë për grupin e tij. “Prej disa kohësh organi i akuzës ka filluar të funksionojë në bazë të asaj që quhet regjistrimi i veprës, por jo i autorit. Dhe duke qenë se për ngjarje të rënda kriminale, më përpara regjistrohet vepra dhe jo autori, por emri i autorit ndoshta nuk regjistrohet kurrë. I jep mundësi palëve të dëmtuara në këtë rast që të kenë mundësi, dhe të kenë akses dhe të marrin informacion nga dosjet” u shpreh avokati Ermal Hamataj. “Nuk e shoh shumë efektiv, bashkëpunimin mes këtyre strukturave dhe mendoj se ajo është ajo që sjell më pas çedimin e zbulimit të ngjarjeve të ndryshme, gjithashtu mendoj se duhet të jetë edhe më efektiv”,-u shpreh Dea Toçi, avokate.

    Pas dhunimit çnjerëzor nga grupi i Martinajt dhe tradhtisë që ndjeu nga Ylli Brahimi, Sidorel Prendi nuk u tërhoq. Ai nuk kërkoi drejtësi nëpër institucione. Ai kërkoi hak. Dhe për këtë, duhej të formonte aleanca të reja, me njerëz që kishin po aq gjak për të larë sa ai. Në qarqet e botës së të krimit, urrejtja ndaj Ervis Martinajt nuk ishte e re. Për shumë, Martinaj ishte kthyer në një figurë që duhej eliminuar, një njeri që kishte thyer aleanca, prishur pazare, si dhe kishte vënë në shënjestër, emra të njohur të botës së krimit. Për këtë arsye Sidorel Prendi afrohet me Durim Bamin, i cili vitet e fundit ishte në konflikt të hapur me Martinajn.
    Ai kishte nisur të frekuentonte zonën e Niklës, aty ku ndikimi i Durim Bamit ishte i pakontestueshëm. Në këtë mjedis, ku çdo fjalë peshohet me plumb dhe çdo shtrëngim duarsh fsheh një aleancë të re, Sidorel Prendi gjen hapësirën për t’u pozicionuar kundër Martinajt. “Duhet që strukturat e policisë edhe të prokurorisë të kenë bashkëpunimin që thashë në krye të herës për të qenë më efektivë në mënyrë që mos të kryhen këto vepra, pasi kryhen më pas edhe vënie përpara përgjegjësisë së autorëve nuk kanë vlerën e njëjtë”,-u shpreh Alban Qafa, avokat.
    “Duhet që strukturat e policisë edhe të prokurorisë duhet të kenë bashkëpunimin që thashë në krye të herës për të qenë më efektivë në mënyrë që mos të kryhen këto vepra, pasi kryhen më pas edhe vënie përpara përgjegjësisë së autorëve nuk kanë vlerën e njëjtë”-u shpreh avokatja, Dea Toçi. Prendi nuk ishte më vetëm një viktimë që kërkonte hakmarrje. Ai ishte tashmë pjesë e një fronti të heshtur, por shumë të rrezikshëm, të formuar nga ata që kishin një qëllim të përbashkët: eliminimin e njeriut më të fuqishëm në botën e krimit Ervis Martinajn.
    Kjo aleancë nuk ishte thjesht një bashkëpunim. Së bashku Durim Bamin, klanin Duka, e të tjerë, formuan një bosht të ri kundër dominimit të Martinajt. Hakmarrja e “Sidit”, nisi me atë që e tradhëtoi. Në krye të listës nuk ishte Brilanti. As Ervisi. Ishte Ylli Brahimi, njeriu që e kishte shitur. Njeriu që e theu në besë. Më 13 janar të viti 2021, qendra e Milotit u kthye në skenën e një atentati të mirëorganizuar. Ylli Brahimi në atë kohë, një emër periferik për publikun, por kyç në pazaret e brendshme të botës së nëndheshme, u qëllua me breshëri.
    45-vjeçari ndodhej në trotuar, duke biseduar me dy persona të tjerë, kur një motor në të cilin ishin dy persona me skafandra iu afrua, dhe pasagjeri hapi zjarr drejt tij. Brahimi u plagos, por shpëtoi pa rrezik për jetën. Ndërsa autorët u zhdukën brenda pak sekondave. “Dy persona që kanë qenë shokë, kthehen në armiq vrasin njëri tjetrin, kur njëra nga palët i bën gol palës tjetër. Nuk likuidon lekët e furnizimit me lëndë narkotike, qoftë me kokainë qoftë me hashash, apo qoftë edhe borxhet që rrjedhin nga lekët me fajde, që merren për të financuar një aktivitet të paligjshëm të lëndëve narkotike, apo qoftë edhe nga lojërat e fatit”-u shpreh Alban Qafa, avokat. /TCH/

  • Operacioni ‘Ura’, Dervishi: U godit maja e piramidës! Mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt nëse…

    Operacioni ‘Ura’, Dervishi: U godit maja e piramidës! Mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt nëse…

    Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se nëse do të ‘zbërthehet’ Google Pixel, i përdorur për komunikim nga grupet kriminale, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt. Në një intervistë për Report TV, teksa po fliste për operacionin “Ura”, gazetari tha se të dhënat që mund të dalin nga aplikacioni Google Pixel mund të shkatërrojnë bandat në vend.
    “E para na ka qëlluar SPAK. I kanë ardhur në ndihmë Sky Ecc dhe e fundit Google Pixel, më e forta nëse do të jetë. E di që ka ardhur. Ajo nëse ecet me këtë lloj tempi, ka për të shkatërruar totalisht piramidën e krimit në Shqipëri. Do të shkatërrojë të gjitha grupet më të fuqishme dhe veprimtarinë e panjohur të tyre. Psh do të zbardhë vrasjen e Ervis Martinajt, ku ndërthuren shumë grupe kriminale. Vis Martinaj e ka përdorur këtë aplikacion, pasi u zbuluan Encrochat dhe Sky Ecc e lanë dhe morën të riun. Tani është thyer tjetri, dhe fut eliminimin e Ervis Martinajt. E përfshin ky tjetri dhe vetë Martinaj e ka përdorur pra, kush e thirri, si e thirrën, çfarë telefonatash u bënë për ta futur në grackë, kjo mund të zbulojë këtë po u zbulua vrasja  e tij, shkatërrohet një piramidë shumë e madhe kriminale në Shqipëri.”, u shpreh gazetari.
    Duke u ndalur te operacioni i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal në Durrës, gazetari theksoi se ky operacion është ndër më të mëdhatë për faktin se ka goditur në majën e piramidës. Sipas tij, Durrësi është epiqendra ku kanë dominuar grupet më të fuqishme kriminal

    “Nuk është ndër operacionet më të mëdha, por ndër operacionet që kanë goditur me stekën shumë lart. Majën e piramidës. Unë këtë goditje dhe një fiks para  një viti, ndaj të njëjtit grup do t’i konsideroja me goditjet në vitin 2003, ose më saktë nëse ka pasur një goditje të madhe ndaj krimit në 34-35 vjet post diktaturë. Periudha e viteve 2003-2004, dhe 2024-2025. Në atë kohë ishin amerikanët nga pas, një ambasador që erdhi këtu, James Jeffrey dhe nuk e di me çfarë orientimi nga SHBA, doli te shkolla e magjistraturës dhe tha baronë të krimit dhe qeveria Nano e shtriu mirë shpatën ndaj krimit, dhe emrat më të frikshëm në atë kohë në vend, filluan të dorëzoheshin me një telefonatë. Ndërkohë, atëherë ne i kemi quajtur që për herë të parë krimi futi kokën nën shtetin.”, tha Dervishaj.
    Më tej, ai ndalet edhe në një episod i përmendur në dosjen italiane, ku një e penduar e drejtësisë, italiane, tregon se si bëhej trafiku i drogës.
    “Gjeta edhe një shtetase italiane, e cila shpjegonte në mënyrë interesante se si futej heroina, me traget me njerëzit e sëmurë që futej me karroca. Futej poshtë karrocave një sasi heroine puro, që të ishte sa më pak. Dy apo tre kg, kalonte në këtë formë në Itali dhe atje pesëfishohej me qetësues. Përzihej dhe shumëfishohej. Kjo gruaja shpjegonte këtë skemën.”, tha gazetari.
    Sipas tij, grupe të tilla bëhen edhe më të fuqishme edhe për shkak të lidhjeve me politikën.
    “Pra, janë të fuqishëm sepse kanë organizim të fuqishëm. Pra fitoi ky grup dhe pretendohet se kontrollon tani Durrësin. Bëhet fjalë për lidhje politike. Janë të fuqishëm se kanë organizim të fuqishëm, kanë lidhje me politikën. Thotë Dumani në një moment u rritën shumë kur kishte një president të korruptuar. Janë pjesë e trafikut ndërkombëtar, lëvizin tonelata, që përkthehet në miliona euro. Dhe ajo më interesantja për mua që tregon se është grup u fuqishëm paguanin për sigurinë 150 mijë euro në muaj.”, thotë gazetari.
    Sipas tij, mbijetesa e gjatë e këtij grupi të fuqishëm në Durrës vjen edhe nga fakti se kanë mbajtur një ‘profil’ të ulët.
    “Nuk është, është ushtar i tyre që drejtonte trafikun në një zonë të caktuar. Më të rëndësishëm ishte Kili Nerjaku, që sipas Dumanit, kishte laborator kokaine afër lokalit të tij në Durrës, dhe Indrit Tafili që është kushëriri i tyre. Poja është Xhevdet Troplini, ka një djalë Fatmirin që në 2024 u shpall në kërkim por nuk u kap dhe ka një nip, Ervis Doçi dhe i shpallur në kërkim para pak ditësh. Kjo është quajtur në majën e piramidës. Kanë pasur edhe një sekret, nuk kanë qenë agresiv më tepër seç duhet. Psh Martinaj është personazh më tepër agresiv sesa kërkohej. Nuk bënin dëm aty ku nuk duhej të bëhej dëm. Këta kanë qenë më shumë pasiv. Nuk janë të paarsyeshëm dhe besoj se ka qenë çelësi i suksesit që kanë mbijetuar kaq gjatë. Bëhet fjalë për lidhje me politikën. Aludohet për ndihmë të politikës gjatë zgjedhjeve. Kështu ka ndodhur me jetë grup. Kur Berisha fliste për narkoshtet, këtë grup kishte parasysh. Ky ka qenë grupi më i fuqishëm, Durrësi”, shtoi ai.
     

  • Plumba të gabuar për ditëlindje, gazetarja: Gruaja e Roan Brahimit lëvizte e lirë në kryeqytet, rivalët e Ervis Martinajt po goditen

    Plumba të gabuar për ditëlindje, gazetarja: Gruaja e Roan Brahimit lëvizte e lirë në kryeqytet, rivalët e Ervis Martinajt po goditen

    Gazetarja Bleona Sari tha për ‘Tirana Live’ se gruaja e Roan Brahimit lëviz e lirë në kryeqytet dhe se nuk ka asnjë konflikt me njeri. Ndërkohë, gazetarja përmendi tre detaje që bëjnë të mendojnë se ky është një atentat me objektiv të ngatërruar dhe se atentati do t’i bëhej gruas së Roan Brahimit.
    “Gruaja e Brahimit ka dhënë një deklaratë në lidhje me cfarë ka ndodhur, dhe ka thënë se nuk ka asnjë konflikt, lëviz e lirë në kryeqytet. Ajo ka thënë se mund të jenë si shkak nga konfliktet e burrit të saj.
    Roan Brahimi u dorëzua në duart e Martinajt nga ish kunati i tij dhe ndërroi rrjedha në jetën e tij. Bëhet fjalë për një borxh që Brahimi ia kishte Martinajt. Ndërkohë e morën peng dhe një prej pengmarrësve ishte pjesë e familjes së gruas. Policia ka tre dyshime e para se mjeti G Class është i njëjtë me atë që përdor gruaja e tij dhe ka ndryshe vetëm një numër dhe një shkronjë.
    Dhe fakti i dytë është se mjeti është ndjekur në zonën e Lundrës dhe ka qenë banesa e saj shumë afër me atë të Demirajt, dhe fakti që ky atentat ndodhi shumë pak minuta pas vrasjes së vjehrrit të tij.
    Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende një përgjigje për fatin e Martinajt, por porositë e tij, hija e tij është kudo dhe se rivalët e tij po goditen. Ai ka familjarë në Shqipëri, vetë grupi i tij janë persona që janë shpallur në kërkim.
    Kjo ngjarje ishte e paralajmëruar, kishte dy atentate të mëparshme ndaj babait të tij. “

  • Krimet dhe fati i Ervis Martinaj/ Gazetarja: Është rivitalizuar grupi i tij, ka njerëz që veprojnë në…

    Krimet dhe fati i Ervis Martinaj/ Gazetarja: Është rivitalizuar grupi i tij, ka njerëz që veprojnë në…

    Mbrëmjen e djeshme u qëllua për vdekje me breshëri plumbash Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i njohur si kundërshtar i Ervis Martinajt.
    Rona Brahimi u vra vitin e shkuar në Athinë në sy të gruas dhe fëmijës.
    Gazetarja Etleva Delia, e cila është dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, u shpreh se duket që grupi i Ervin Martinajt është rivitalizuar.
    Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej afro tre vitesh dhe nuk dihet asgjë për fatin e mbretit të “lojërave të fatit”.
    Ajo shtoi se aktualisht dyshohet se njerëzit e besuar të Martinajt veprojnë në Greqi dhe Shqipëri.
    Njëri prej tyre është Eljon Hato, ndaj të cilit janë ndërmarrë disa aksione për ta arrestuar, por pa sukses.
    “Jo vetëm që nuk ka patur version zyrtar për fatin e Martinaj, por vazhdon të jetë në kërkim për dhe në hetim dy dosje “Metamorfoza” dhe “Revanshi”, që është organizator dhe urdhërues vrasjesh.
    Hetimet vijojnë edhe pse nuk ka një përgjigje për fatin e tij, nëse është gjallë apo ka vdekur. Ka njerëz të besuar, që ishin me të dhe janë gjallë dhe janë në veprim.
    Dyshohet se mund të kenë marrë pjesë edhe në ngjarje kriminale, njëri ka dyshime që vepron në Greqi dhe tjetri Eljon Hato, ku janë bërë operacione për kapjen e tij. Unë besoj variantin se është rivitalizuar grupi i tij”, tha ai.

  • Atentatet e fundit pista e grupit të Martinajt/ Gazetari zbulon detajet: Fëmija 11-vjeçar në gjendje të rëndë, do..

    Atentatet e fundit pista e grupit të Martinajt/ Gazetari zbulon detajet: Fëmija 11-vjeçar në gjendje të rëndë, do..

    Gjendja e dy vëllezërve të mitur që u plagosën në atentatin e mbrëmshëm (17 prill) në Tiranë, bashkë me 2 të afërm të tjerë, mbetet ende kritike dhe sidomos ajo e 11-vjeçarit.

    Djemtë e pronarit të shoqërisë së ruajtjes fizike “Pelikani” po trajtohen në spital, por familjarët kanë zgjedhur mjekimin e tyre jashtë vendit, ku mendojnë se do të marrin trajtim edhe më të specializuar.
    Gazetari  Sokol Dema, rrëfeu sot në  një studio televizive detaje nga hetimet e deritanishme për atentatin e ndodhur në periferi të kryeqytetit, në Lundër.
    Ai tha se pistat janë disa, kurse autorët që lëviznin me motoçikletë, nuk përjashtohet që t’i përkasin një grupi vrasësish me pagesë.
    Gjithashtu edhe probabiliteti që autorët e larguar në drejtim të paditur, të kenë ngatërruar shënjestrën, pasi një prej pistave dhe hipotezave është se objektiv ka qenë e veja e Roan Brahimit, i vrarë vjet në Greqi, të cilit dy orë para ngjarjes së Tiranës, iu ekzekutua babai në Pllanë të Lezhës.
    Edhe pse ajo e ka mohuar, tangentja hetimore që lidhet me hakmarrjen pasi Roan Brahimi njihej si armik i Ervis Martinit dhe grupit të tij, mbetet e mundshme dhe vetëm hetimet e mëtejshme do të hedhin më shumë dritë.
    “Të dy vëllezërit janë në spital, në gjendje kritike, 11-vjeçari është më rëndë, kurse 17-vjeçari më stabël. I mituri ka dëmtime të 3 organeve jetësore dhe situata është kritike. Familjarët kanë vendosur që të dërgohen në Itali, bashkë me të vëllanë 17 vjeçar. Janë të dy djemtë e pronarit të një agjencie të sigurisë private. Dy të tjerët janë relativisht më lehtë, të afërm, por po mbahen nën kujdesin e mjekëve. Kishin festuar së bashku në një zonë në periferi të Tiranës, në një zonë ku bëhen edhe gara me makina, kur ka shkuar shoferi i firmës për t’i marrë. Do të vijonin festën e ditëlindjes së 11-vjeçarit në familje, por kur po afroheshin tek banesa, sa kalon unazën, u gjendën nën breshëri të plumbave nga një motor në lëvizje drejt makinës luksoze. Për 1300 metra ka vijuar kjo ecje për t’i shpëtuar plumbave, ose për shkak të prishjes së frenave nga goditjet. Autorët janë larguar rnë drejtim të paditur me motoçikletë dhe janë ndjekur. Të pranishmit i dhanë ndihmë të plagosurve, duke i dërguar me urgjencë me mjete drejt spitalit. Makina ka pasur 7 plumba në trupin e saj”, rrëfeu gazetari dinamikën dhe detajet hetimore.
    I pyetur nga moderatori, nëse dy ngjarjet e Lezhës dhe Tiranës lidheshin mes tyre, Dema u shpreh se është një nga pistat që po verifikohet. Një hipotezë mbetet që shënjestra të ketë qenë e veja e Roan Brahimit, e cila ka shtëpinë afër të plagosurve dhe makinë po të ngjashme.
    “Ka qasje që e çon grupin hetimor drejt një piste të tillë. Ka detaje dhe të dhëna që po verifikohen nga grupi hetimor. Bëhet fjalë për ekzekutimin dje të babait të Roan Brahimit në Pllanë të Lezhës, teksa Roani vetë ishte vrarë më 2024. Lidhja në fakt bëhet për faktin se e veja e Roan Brahimit jeton shumë pranë banesës së të plagosurve. Ka pasur ngjashmëri të makinës së saj me të të plagosurve. Mund të ketë edhe gabim të shënjestrës nga autorët dhe kjo po vlerësohet si pistë e mundshme. Ajo është marrë në pyetje, ka thënë se nuk ka infromacione për autorët apo probleme, edhe pse ka pranuar konfliktet e bashkëshortit të vdekur vitin e kaluar”, u shpreh ai.
    Por a qëndron grupi i Ervis Martinajt pas saj? Gazetari tregoi edhe përplasjen e hershme mes grupeve që mund të ketë kaluar në hakmarrje të përgjakshme.
    “Pista për sagën e hakmarrjes me konfliktet e Ervis Martinajt janë marrë në konsideratë si pistë nga grupi hetimor. Roan Brahimi ka pasur përplasje deri edhe në dëmtim të figurës, për shkak të një borxhi të pashlyer nga Roani ndaj Brilant Martinajt, veprim i këtij të fundit që për shkaqe etike nuk po e përmend. Pas kësaj ka ndodhur edhe atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij. Dyshohet se Roan Brahimi mund të ketë lidhje apo ta ketë porositur. Po pas këtij atentati ka pasur edhe atentat ndaj Ylli brahimit, që nuk kalidhje familjare me Roanin, kurse më pas edhe vrasja e Gentjan Bejtjes, ku përsëri ka dyshime se Roani mund të jetë i implikuar. Të gjitha këto ngjarje Prokuroria dhe Policia i lidh si pista hetimore. Ka dyshime se autorët janë miq të Ervis Martinaj dhe lidhje të tij, që janë autorë të krimeve. Por hetuesit po hetojnë edhe pista të tjera për ngjarjen e Tiranës, atentatin me 4 të plagosur, duke selektuar pistat njëra pas tjetrës. Po verifikohen dhe krahasohen të dhënat. Ngjarja e Lezhës dhe Tiranës kanë një diferencë mes tyre prej dy orësh. Por nuk mund të thuhet nëse janë i njëjti grup kriminal, edhe pse koha, distanca e saj, është e mjaftueshme. Nuk përjashtohet edhe mundësia sipas grupit hetimor, që të jenë atentate me pagesë”, vijoi Dema.
    Për sa kohë që Policia dhe Prokuroria nuk kanë dhënë prononcim zyrtar për fatin biologjik të Ervis Martinajt, nëse është gjallë apo vdekur, probabiliteti për të parën, duke e lidhur edhe me ngjarjet e fundit, mbetet i konsiderueshëm.
    “Policia dhe Prokuroria nuke kanë zgjidhur ende çështjen e Ervis Martinajt, nëse është gjallë apo i vdekur. Ka probabilitet që ai të jetë gjallë, referuar edhe ngjarjeve të fundit, por këtë duhet ta thotë Policia ose Prokuroria, të cilat kanë afatet e tyre për ta shpallur një person të vdekur pas humbjes. Kemi një kthim të rrotës së historisë së këtij rasti,ku në fillim u sulmuan njerëz të Ervis Martinit dhe tani po goditen kundërshtarët e tij. Zona e Kurbin-Milotit mbetet ende problematike apo dhe deri në Fushë-Krujë. Ajo zonë prodhon elementë kriminalë dhe nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë”, tha gazetari.
    Kurse nëlidhje me personazhet e botës së krimit shqiptar që fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe apo gadishullin arabik, ai u shpreh:
    “Për personat e kërkuar në Dubai ka një rrugë tashmë që ka dhënë rezultat, ajo e deportimit, meqë nuk arrihet me anë të ekstradimit, kemi rastin e Plarent Dervishajt, që mund të ndiqet si rrugë edhe me të tjerët”.

  • Historia e një armiqësie/ Brahimi – Martinaj, akuza, fyerje dhe vrasje prej një dekade

    Historia e një armiqësie/ Brahimi – Martinaj, akuza, fyerje dhe vrasje prej një dekade

    Një hakmarrje e përgjakshme, mund të thuhet për eliminimin e familjes Prendi në Pllanë të Lezhës. Goditja më e fundit ndaj kësaj familje ishte, ajo e mbrëmjes së 17 prillit, ku  në lokalin  e tij në Lezhë, u ekzekutua Gjovalin Prendi, babai I të ndjeri Roan Prendit, I cili u vra në athinë më 9 Maj të vitit 2024.
    Vetëm një orë pas eliminimit me kallashnikov të Gjovalin Prendit, dyshohet se armiqtë e përbetuar të Roanit I cili njihej edhe me mbiemrin Brahimi, pasi I ekzekutuan babanë, në objektiv kishin një tjetër familjarë, gruan e tij. Por policia dyshon se objektivi për eliminimin e gruas së Roan Brahimit u ngatërrua duke u qëlluar në drejtimi të një automjeti tjetër, e duke lënë të plagosur 4 persona.
    Por kush është Roan Brahimi?
    32-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit në mes të Athinës. Ai është qëlluar nga dy persona që lëviznin me motor në prezencë të partneres tjetër të tij që kishte në Athinë.  Roan Brahimi kishte mbërritur aty 3 ditë para se të vritej, ndërsa më herët kishte qenë në Dubai.
    Për Policinë shqiptare, Brahimi ishte person në kërkim, por nuk ishte arritur as të shoqërohej për t’u marrë në pyetje.
    Roan brahimi njihej si një nga rivalët e deklaruar të Ervis Martinajt.
    Por si lindi hasmëria mes tyre?
    Vite më parë, sipas policisë Roan Brahimi kishte njohje shoqërore me Ervis Martinajn dhe ushtarët e tij. Por një konflikt me Ylli Brahimin, pasi për shkak të një borxhi bixhozi u kthye në mollë sherri. Ylli Brahimi, dyshohet se e thërriti Roan Brahimin në një prej bazave të Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe. Në atë vend, Roan Brahimi është rrahur barbarisht dhe është nxjerrë i gjakosur.
    Pasi ka dalë nga ai vend, ai është betuar se nuk do ia falte kurrë Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Emri i Roan Brahimit del edhe në disa vrasje të tjera, pavarëisht se zyrtarisht ndaj tij nuk është mundur të vërtetohet akuza.
    Për sa i përket vrasjes së Gentian Bejtes në Larshukë në mars të vitit 2024m po ashtu u dyshua Roan Brahimi. Personi që u arrestua si i përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtes, Ilir Brahimi, është kunati i Roan Brahimit.
    Po ashtu Ilir Brahimi është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, i njohur si krahu i djathtë i Vis Martinajt, mësohet se mes tyre kishte një krisje marrëdhënieje. Aq sa bashkë me Roan Brahimin ishin kthyer në armiq të Ervis Martinajt dhe Ylli Brahimit.
    Roan Brahimi u shpall në kërkim fillimisht edhe në vitin 2021, për një incident të rëndë që ndodhi në një lokal në Zejmen të Lezhës, më 13 nëntor të atij viti pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar i Ramazan Rrajës, Roan Brahimit dhe Alesio Dobrozit. Të armatosur dhe me maska, ata u futën në lokal për të gjetur kushëririn e pronarit të lokalit, me të cilin kishin konflikt. Policia tha në atë kohë se tre të dyshuarit, përfshirë edhe Roan Brahimin ishin larguar jashtë vendit, në drejtim të Dubait.
    Më vonë, emri i Roan Brahimit doli në skenë për një tjetër ngjarje të rëndë, kur kërkohej për të dëshmuar si person që kishte dijeni për atentatin e 17 korrikut 2022, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj.
    Në urdhrin e lëshuar pak orë pas ngjarjes, emri i Roan Brahimit ishte renditur i katërti ndër gjashtë persona që duhej të gjendeshin dhe të merreshin në pyetje për masakrën me tre të vrarë. Nga ana tjetër, ai ishte dyshuar edhe për dy atentate ndaj Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Atentati i parë ndodhi më 14 janar të vitit 2021, në qendër të Milotit, ky Ylli Brahimi mbeti i plagosur, ndërsa në të dytin, atë të datës 22 korrik 2022, mbeti i vrarë Klisman Preçi.

  • Pasi e rrahën, Brilant Martinaj i urinoi në fytyrë/ Si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Ervis Martinajt

    Pasi e rrahën, Brilant Martinaj i urinoi në fytyrë/ Si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Ervis Martinajt

    Atentatorët dyshohet se kanë ngatërruar shënjestër në Tiranë duke lënë të plagosur nipin dhe djalin e pronarit të “Pelikani Security”, shokun e tyre dhe shoferin.
    Burimet i thanë Report TV se dyshohet se shënjestër e atentatit të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit, së cilës pak orë më parë i vranë vjehrrin në Lezhë.
    Por, kush është Roan Brahimi dhe si nisi përplasja e bujshme me Ervis Martinajn, bosin e lojërave të fatit i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022 dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
    Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe djalit të tij.
    Se kush fshihet pas atentatit të Roan Brahimit nuk dihet, por dyshohet se është porositur nga ushtarët e Ervis Martinajt për hakmarrje. Kjo, pasi Brahimi dyshohet se ishte ai që porositi vrasjen e Brilant Martinajt, kushëririt të Martinajt.
    Si nisi përplasja Martinaj-Brahimi?
    Armiqësia duket se nisi vite më parë, ku Brahimi, apo siç njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj.
    Thuhet se ai i urinoi në fytyrë, akt ky që Roani nga Pllana e Lezhës, nuk e harroi kurrë. Ngjarja ndodhi për një borxh bixhozi të cilin Brahimi nuk e shleu.
    Ylli Brahimi, në rreth miqësie me Roan Brahimin, e dërgoi atë në një nga bazat afër Fushës Kuqes, ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.
    Me daljen e tij gjallë nga aty, asokohe thuhet se Roan Brahimi paralajmëroi Ylli Brahimin: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!
    Brahimi u bë i dyshuar për disa atentate të bujshme, mes tyre edhe masakra e Fushë Krujës, ku u vranë Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata.
    Ngjarja ndodhi më 17 korrik 2022 dhe dyshohet se atentati u porosit dhe u organizua nga Roan Brahimi, për eliminimin e Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt.
    Më 22 korrik 2022, në Milot, u organizua një atentat ndaj Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Edhe për këtë ngjarje, Brahimi u dyshua si organizator. ​
    Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të 2024 në Larushk të Krujës.
    Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin.
    Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.
    Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupin rival të Ervis Martinajt. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.
    Brahimi u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Dubai. Megjithatë, më 9 maj 2024, ai u vra në Athinë nga dy persona të maskuar me motor, ndërsa ishte me gruan dhe djalin e tij të mitur. (Shqiptarja.com)

  • Ekzekutohet babai i Roan Brahimit në Lezhë, autorët me “Porche”, njëri doli nga makina dhe qëlloi me breshëri drejt…

    Ekzekutohet babai i Roan Brahimit në Lezhë, autorët me “Porche”, njëri doli nga makina dhe qëlloi me breshëri drejt…

    Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës,ku është ekzekutuar me armë zjarri 64-vjeçari Gjovalin Prendi, banues në këtë zonë. Krimi u regjistrua rreth orës 20:00 brenda lokalit në pronësi të viktimës, në anë të rrugës nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Matit. Bëhet me dije se autorët udhëtonin me një mjet tip “Porche”. Ata kanë ndaluar para lokalit të viktimës dhe njëri prej tyre ka zbritur duke qëlluar me breshëri, çka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të 64-vjeçarit. Policia nuk ka arritur të bie ende në gjurmët e tyre. Gjovalin Prendi rezulton të jetë babai i Roan Brahimit, të vrarë në muajin maj të vitit 2024 në një atentar mafioz ne Athinë, ngjarje e cila vijon të jetë e pazbardhur.
    Menjëherë pas sinjalizimit, forca të shumta të Policisë së Lezhës, të mbështetura edhe nga Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Njësia Shkodër, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën dhe po ushtrohen kontrolle. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor që nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Pista kryesore që po hetohet lidhet me hakmarrjen, pasi djali i viktimës Roan Brahimi apo i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi dyshohet të ketë qenë i përfshire në ngjarje kriminale. Ai u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e 9 majit 2024 në Athinë në sy të gruas dhe fëmijëve të tij.
    Vrasja e Gentjan Bejtjes
    Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës. Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë. Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.
    Vrasja e Brilant Martinajt (kushëri i Ervis Martinajt)
    Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak dhe fati i të cilit nuk dihet ende. Mbreti i Kumarit. Roan Brahimi dyshohet të jetë vrasësi i Brilant Martinajt, kushëririt të Ervis Martinajt. Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, njihet edhe si rival i Ervis Martinajt, pasi ishte i shpallur në kërkim për tu pyetur për vrasjen e Brilant Martinajt, (kushëriri i Ervis Martinajt) atentat që ndodhi në 17 korrik 2022, dhe u vranë dhe 2 të tjerë.