Tag: martinajn

  • Tritol biznesit që nuk pagoi gjobën 500 mijë euroshe? Lirohet nga qelia Jeton Lami, shoqëruesi i Ervis Martinajt

    Tritol biznesit që nuk pagoi gjobën 500 mijë euroshe? Lirohet nga qelia Jeton Lami, shoqëruesi i Ervis Martinajt

    jeton lami dhe ervis martinaj

    TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lirojë nga burgu Jeton Lamin, i cili u arrestua të dielën nga Policia, pas vendosjes së një sasie tritoli në një biznes në zonën e Kamzës. Për Lamin Gjykata dhe masën e arrestit të shtëpisë, ndërkohë që është lënë në burg shtetasi Flogert Mzhika. Për ngjarjen mbetet ende në kërkim kushëriri i ish-efektiviti të policisë, shtetasi Ervis Lami.
    Jeton Lami, ish-polici i cili shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej, Florin Domi, Flogert Mezhika dhe Ervis Lami, akuzohen për vendosjen e tritolit në fasadën e jashtme të biznesit “Perla e Detit”, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 mijë eurosh, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, Saimir Sina. 
    Restoranti “Perla e Detit”, është në pronësi të dy kunetërve, Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk kanë asnjë shpjegim për motivin e mundshëm të ngjarjes. 

    Kush është Jeton Lami
    Jeton Lami shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales, duke bërë që i shumëkërkuari i drejtësisë t’i shmangej kontrolleve që bëheshin për lokalizimin e tij. Ai është u shpall fajor pasi u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën, sepse në vend që t’i hidhte prangat Ervis Martinaj, e shoqëronte me makinë. Por, Lami pretendonte se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi faktin e dinin vetëm eprorët por jo ai dhe agjentët e tjerë të Forcës Operacionale. 
    Lami rezulton se është personi i fundit që ka parë Ervis Martinaj. Më 5 Gusht 2022 Lami dyshohet se e ka marrë Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e ka transportuar atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel, ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. Ai refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. Ai preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.
    Sa i përket ngjarjes së fundit në Kamëz, hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë./ZËRI

  • Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

    Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

    Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë.
    Mësohet se një nga të arrestuarit është edhe ish-oficeri i operacionales Jeton Lami, i cili më parë ka qenë i arrestuar për shpërdorim detyre, pasi akuzohej se shoqëronte Ervis Martinajn para se ai të zhdukej.
    Në pranga përfunduan edhe shtetasit Florin Domi dhe Flogert Mezhika, ndërsa u shpall në kërkim Ervis Lami,  31 vjeç, person me rekorde të theksuara kriminale.
    Në janar të këtij viti, në banesën e tij u gjet automatiku me silenciator, ndërsa Ervis Lami u shpall atëherë në kërkim, gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës në Kamëz.
    Tre të arrestuarit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me tritolin, janë gjithashtu pjesë e një grupi të dyshuar për gjobvënie. Nga ana tjetër, mendohet se edhe dy kunetërit të cilëve iu vendos tritoli, kanë qenë pjesë e grupit të gjobëvënies.
     
     
     

  • Kush janë “të fortët” që vunë tritol në Kamëz: Mes tyre ish-oficeri i Operacionales, Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn

    Kush janë “të fortët” që vunë tritol në Kamëz: Mes tyre ish-oficeri i Operacionales, Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn

    foto ilustrim: Kamez-Jeton Lami dhe ervis martinaj

    TIRANË- Shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz, ka për autorë emra të njohur për policinë. Një nga persona e arrestuar është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami dhe tjetri, E. Lami, i dyshuar për vrasjen e postierit Lulëzim Visha. Jeton Lami ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

    Jeton Lami shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales, duke bërë që i shumëkërkuari i drejtësisë t’i shmangej kontrolleve që bëheshin për lokalizimin e tij. Ai është u shpall fajor pasi u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën, sepse në vend që t’i hidhte prangat Ervis Martinaj, e shoqëronte me makinë. Por, Lami pretendonte se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi faktin e dinin vetëm eprorët por jo ai dhe agjentët e tjerë të Forcës Operacionale. 
    Lami rezulton se është personi i fundit që ka parë Ervis Martinaj. Më 5 Gusht 2022 Lami dyshohet se e ka marrë Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e ka transportuar atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel, ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. Ai refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. Ai preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.

    Sa i përket ngjarjes së fundit në Kamëz, hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë./ZËRI

  • Detaje nga tritoli në Kamëz/ Mes të arrestuarve edhe shoku i Ervis Martinajt, zbardhen prapaskenat

    Detaje nga tritoli në Kamëz/ Mes të arrestuarve edhe shoku i Ervis Martinajt, zbardhen prapaskenat

    Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, janë personat e arrestuar si autorë të tritolit të vendosur ditën e djeshme në një restorant në Kamëz.
    Ish-oficeri i forcave Operacionale, Jeton Lami u lirua nga qelia më 24 nëntor të vitit 2023 pasi u dënua me 2 vite e 10 muaj burgim i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Pjesën më të madhe të dënimin e kaloi në paraburgim. Lami është personi i fundit, i cili ka takuar Ervis Martinajn teksa e ka shoqëruar me makinë në Durrës, para se ‘mbreti i lojërave të fatit’ të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.
    Jeton Lami i ka mohuar kategorikisht akuzat për lidhje të tij me zhdukjen e Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022, para hetuesve. Sipas tij, me ish bosin e lojërave të fatit është njohur 10 vite më parë, por e mohon miqësinë e ngushtë. Sa i përket rastit kur ai është kapur teksa shoqëronte Ervis Martinajn, Lami dëshmoi se është takuar me Ervis Martinajn rastësisht në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë tre ditë para se ta shoqëronte për në Durrës. Vetë Martinaj i ka kërkuar ta shoqëronte dhe Lami e ka dërguar në Durrës ku e ka lënë në një hotel me një mikeshën e tij. Ndërkohë që një ditë më vonë ka shkuar në Durrës, e ka marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i ka lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës dhe që nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me të.
    Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.
    Ndërkohë në kërkim për ngjarjen në Kamëz është shpallur Ervis Lami. 31-vjeçari Lami është person me rekorde të theksuara kriminale. Ai shpall në kërkim në janar të këtij viti, pasi iu gjet automatiku me selenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës. Ky i fundit punonte si postier dhe u qëllua për vdekje më 24 janar të këtij viti në Kamëz teksa ndodhej brenda në automjetin e kompanisë ku ishte i punësuar.

  • Dy “të fortët” që vunë tritol në Kamëz/ Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn dhe Ervis Lami, i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës

    Dy “të fortët” që vunë tritol në Kamëz/ Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn dhe Ervis Lami, i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës

    jeton lami dhe ervis martinaj-Lulzim Visha

    TIRANË- Shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz, ka për autorë emra të njohur për policinë. Një nga persona e arrestuar është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami. Ai ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

    Jeton Lami shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales, duke bërë që i shumëkërkuari i drejtësisë t’i shmangej kontrolleve që bëheshin për lokalizimin e tij. Ai është u shpall fajor pasi u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën, sepse në vend që t’i hidhte prangat Ervis Martinaj, e shoqëronte me makinë. Por, Lami pretendonte se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi faktin e dinin vetëm eprorët por jo ai dhe agjentët e tjerë të Forcës Operacionale. 
    Lami rezulton se është personi i fundit që ka parë Ervis Martinaj. Më 5 Gusht 2022 Lami dyshohet se e ka marrë Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e ka transportuar atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel, ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. Ai refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. Ai preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.

    Një tjetër emër i përfshirë në shpërthimin e Kamzës është ai i Ervis Lamit, i cili edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha. Lidhur me këtë ngjarje, ndaj tij nuk është ngritur akuzë për vrasje, por Lami është shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.
    Lulzim Visha u gjet pa shenja jete brenda automjetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. 48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në ‘Postman’.

    Sa i përket ngjarjes së fundit në Kamëz, hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë./ZËRI

  • I fundit që takoi Ervis Martinajn, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për Jeton Lamin

    I fundit që takoi Ervis Martinajn, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për Jeton Lamin

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-efektivit të forcave operacionale, Jeton Lami, duke lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 10 muaj burgim nga Gjykata e Lezhës për shpërdorim detyre.
    Lami u arrestua pasi u filmua duke shoqëruar Ervis Martinajn, i cili në gusht të vitit 2022 u shpall i zhdukur teksa ishte person në kërkim ndërkombëtar. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm konfirmoi më herët vendimin e shkallës së parë.
    Ish-efektivi kërkoi rishqyrtimin e çështjes në shkallën më të lartë gjyqësore, por kjo kërkesë u refuzua nga Gjykata e Lartë.
    Ervis Martinaj ishte në qendër të një hetimi ku Nuredin Dumani e akuzoi për premtimin e shumës prej 500 mijë eurosh për ekzekutimin e rivalit të tij, Endrit Dokle, pas denoncimit nga familja për humbjen e kontaktit me të.

  • Dosja ‘Revanshi’/ Tjetër njoftim për të zhdukurin Ervis Martinajn dhe 6 të tjerë, akuzohen për disa atentate dhe plane vrasjesh

    Dosja ‘Revanshi’/ Tjetër njoftim për të zhdukurin Ervis Martinajn dhe 6 të tjerë, akuzohen për disa atentate dhe plane vrasjesh

    Një tjetër njoftim publik për Ervis Martinajn, por kësaj radhe jo për procesin e konfiskimit të pasurive, por për shkak të planeve që Leonard Duka dhe disa të akuzuar të tjerë kishin përpiluar për ta eliminuar.
    Së bashku me të (i cilësuar si ‘mbreti i kumarit’ dhe i zhdukur mistershëm prej 8 gushtit 2022), siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si ‘Doqja’, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar.
    Pavarësisht se konsiderohen si të kërkuar, njoftimi kryhet edhe për ish-deputetin Arben Ndoka, Durim Bamin dhe Ervis Martinajn, të cilët cilësohen si shënjestrat e grupeve kriminale.
    Ndaj tyre, hetimi po zhvillohet për planet e vrasjeve dhe për grup kriminal. Është veçuar ditën që SPAK dorëzoi të pandehur 14 persona të zbuluar nga operacioni “Revanshi”, mes tyre: Astrit Avdyli, Leonard Duka, Enver Diva, Gjergj Cukali, Viktor Ymeraj, Emiliano Shullazi, Naim Stafuka, Besian Xhixha, Xhelal Rraja – secili prej tyre me një objektiv për të eliminuar shtatë të tjerët që, po ashtu, nuk mbetën pas. Ata po hetohen të veçuar.
    Njoftimi i gjyqtarit Erjon Çela për seancën paraprake që do të mbahet këtë të hënë, është kryer edhe ndaj të afërmve të një gjyqtareje të posaçme, së cilës iu kërcënua bashkëshorti, i cili nuk jeton më.
    Edhe ai cilësohet i dëmtuar nga të akuzuarit e SPAK dhe, siç ka ndodhur edhe në seancat e mëparshme, në procesin me dyer të mbyllura, gjyqtarja ka marrë pjesë kësaj radhe si familjare. /TCH/

  • Tjetër njoftim për Ervis Martinajn, pjesë e dosjes hetimore për të akuzuarit për disa atentate dhe plane vrasjeje

    Tjetër njoftim për Ervis Martinajn, pjesë e dosjes hetimore për të akuzuarit për disa atentate dhe plane vrasjeje

    Një tjetër njoftim publik për Ervis Martinajn, por kësaj radhe jo për procesin e konfiskimit të pasurive, por për shkak të planeve që Leonard Duka dhe disa të akuzuar të tjerë kishin përpiluar për ta eliminuar.

    Së bashku me të, siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si Doqja, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar.
    Pavarësisht se konsiderohen si të kërkuar, njoftimi kryhet edhe për ish-deputetin Arben Ndoka, Durim Bamin dhe Ervis Martinajn, të cilët cilësohen si shënjestrat e grupeve kriminale.
    Ndaj tyre, hetimi po zhvillohet për planet e vrasjeve dhe për grup kriminal. Është veçuar ditën që SPAK dorëzoi të pandehur 14 persona të zbuluar nga operacioni “Revanshi”, mes tyre: Astrit Avdyli, Leonard Duka, Enver Diva, Gjergj Cukali, Viktor Ymeraj, Emiliano Shullazi, Naim Stafuka, Besian Xhixha, Xhelal Rraja – secili prej tyre me një objektiv për të eliminuar shtatë të tjerët që, po ashtu, nuk mbetën pas. Ata po hetohen të veçuar.
    Njoftimi i gjyqtarit Erjon Ccela për seancën paraprake që do të mbahet këtë të hënë, është kryer edhe ndaj të afërmve të një gjyqtareje të posaçme, së cilës iu kërcënua bashkëshorti, i cili nuk jeton më.
    Edhe ai cilësohet i dëmtuar nga të akuzuarit e SPAK dhe, siç ka ndodhur edhe në seancat e mëparshme, në procesin me dyer të mbyllura, gjyqtarja ka marrë pjesë kësaj radhe si familjare.

    Top Channel