Tag: martina

  • Vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori: E godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

    Vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori: E godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

    Të tjera detaje të rënda kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen makabre të 14-vjeçares Martina Carbonaro, e cila u vra më 26 maj në Afragola, pranë Napolit, nga ish-i dashuri i saj, Alessio Tucci, 18 vjeç.
    Gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e arrestimit, e mbajtur në burgun Poggioreale, i riu ka rrëfyer krimin dhe motivin e tij të tmerrshëm.
    Sipas avokatit mbrojtës Mario Mangazzo, Tucci ka deklaruar para gjykatës se gjithçka ndodhi pasi Martina refuzoi përpjekjen e tij për ta përqafuar. Dy të rinjtë kishin hyrë në një shtëpi të braktisur në një fermë pranë stadiumit “Moccia”, vend që frekuentonin gjatë lidhjes së tyre. Pasi ajo e refuzoi përqafimin, Tucci e goditi në kokë me gur, ndërsa ajo ishte kthyer me shpinë.
    “Ai e goditi fillimisht një herë, dhe më pas disa herë të tjera me të njëjtin gur”, deklaroi avokati. “Kur kuptoi se ajo nuk po reagonte më, e mbuloi trupin e saj me mobilje dhe e fshehu në një dollap në dhomën e rrënuar ku më vonë u gjet pa shenja jete.”
    Tucci, i cili ndodhet aktualisht në një zonë të mbrojtur brenda burgut, sipas avokatit të tij, është në gjendje të rënduar emocionale.
    “Më tha se është shumë i lodhur, nuk mund të flejë, dhe ka vështirësi të mëdha në menaxhimin e jetës së tij të përditshme. Aktualisht është më i qetë pas transferimit në një repart tjetër, por i kërkuam gjykatës që ai të zhvendoset në një strukturë tjetër për arsye sigurie”, shtoi avokati Mangazzo.
    Në fund të seancës, 18-vjeçari ka shprehur keqardhje për veprimin e tij dhe ka kërkuar falje familjes së viktimës.
    “Ai kërkoi ndjesë për atë që ndodhi dhe tha: ‘Në atë moment nuk isha unë, ishte një shpërthim xhelozie dhe zemërimi’. Ai ofroi faljet e tij familjes së Martinës dhe prindërve të saj”, raportoi më tej avokati.
    Seanca dëgjimore zgjati rreth një orë dhe gjykatësi hetues ende nuk ka dhënë vendimin përfundimtar mbi vlefshmërinë e arrestimit dhe masën paraprake që do të aplikohet ndaj të riut.
    Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe më gjerë, duke rikthyer në vëmendje dhunën në rritje ndaj vajzave të reja dhe nevojën për edukim, ndërgjegjësim dhe ndërhyrje më të hershme për të parandaluar tragjedi të tilla.

  • Vrasja që tronditi Italinë! Babai i Martinës: Kisha vrasësin në makinë, i ati i 19-vjeçarin: S’e braktis djalin!

    Vrasja që tronditi Italinë! Babai i Martinës: Kisha vrasësin në makinë, i ati i 19-vjeçarin: S’e braktis djalin!

    Hera e fundit që Martina ishte gjallë

    ITALI- Hidhërimi i Marcello Carbonaro nuk ka të matur, as pas arrestimit të Alessio Tucci-t, 19-vjeçarit që i vrau vajzën me gur dhe e braktisi trupin e saj për 2 ditë në një banesë të rrënuar. Në një intervistë për mediat italiane, ai tregoi sesi vrasësi i të bijës e kishte “ndihmuar” në kërkimin e të miturës. Kjo deri në momentin që u vendos në pranga nga Policia. 
    “Ai na ndihmoi me kërkimin, ndoshta kishte frikë të fliste. Edhe babai i tij erdhi me mua, më tha ‘hajde të shkojmë të shohim ku është vajza jote’. E kisha vrasësin e vajzës sime në makinë dhe nuk e dija. Kur e telefonova dhe më tha se e kishte takuar, por më pas i kishin ndarë rrugët. E thirra edhe Anën (shoqen e Martinës) e cila më tha se ai dhe Martina ishin grindur. Kur i thashë se do të bëja një denoncim, më pyeti nëse mund të vinte edhe një mik i tij. Por pse duhet ta sillte mikun? Ai ndenji në shtëpinë tonë. Pastaj Policia e thirri,”, tha babai i Martinës.
    “Nuk e kishim imagjinuar kurrë se ai do të kryente një akt të tillë,”-këto janë fjalët e prindërve të Alessio Tucci-t, të riut të arrestuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij Martina Carbonaro. Avokati Mario Mangazzo, i cili e mbron vrasësin thotë se familja Tucci është gjithashtu e tronditur.
    Në fakt, ata janë njerëz të thjeshtë. Babai është murator, nëna është shtëpiake. Vrasësi, Alessio, i cili do të mbushë 19 vjeç pas disa muajsh, punon herë pas here me të atin. Lidhja e tij me Martinën kishte zgjatur rreth dy vjet. Duke parë postimet në rrjetet sociale dhe duke dëgjuar historitë e miqve dhe të afërmve, ishte historia e dy adoleshentëve. Ndoshta dashuria e parë për vajzën e vogël, e cila e kishte ruajtur numrin e tij në telefon si “Princi im”.
    Pastaj, pas një shuplake prej tij, gjithçka ndryshoi! Pak më shumë se dy javë më parë, u mor vendimi për t’i dhënë fund asaj marrëdhënieje ishte bërë ndoshta shumë mbytëse. Alessio u përpoq për ditë të tëra të rikthehej me Martinën, por pa sukses. Të enjten e kaluar, në prag të ndeshjes së Napolit për Scudetton (titullin e Seria A), ai shkroi në TikTok: Nesër Napoli do ta fitojë 99% Scudetton e tyre të katërt. Por sa bukur do të kishte qenë ta festoje me personin që të mungon aktualisht.
    Por ndarja kishte një shkak! Alessio Tucci, sipas shokëve të tij të klasës dhe mësuesve të Martinës, ishte jashtëzakonisht xheloz. Ndaj edhe ajo kishte një marrëdhënie të ftohtë me djemtë e klasës.
    “Ajo ulte shikimin nëse e takonte dikush, sepse ai nuk donte që t’i përshëndeste djemtë”.
    Domenico Tucci foli ekskluzivisht për Tgcom24 në lidhje ngjarjen.
    “Nuk mund ta shpjegoj atë që bëri im bir. Ai do të paguajë, por unë jam ende babai dhe secili me fëmijët e vet merr përgjegjësitë e veta. Nuk do ta braktis as nga larg, do ta ndjek gjithmonë. Martina ishte si një vajzë për mua dhe gruan time. I kërkoj falje të gjithë botës. Djali im është një djalë i mirë, nuk mendonim se mund të bënte diçka të tillë. Ai tha që Martina ishte me një djalë tjetër dhe donte të zbulonte se kush ishte ky djalë. Djali im nuk ishte i fiksuar, ai ishte i dashuruar me Martinën dhe ata po rriteshin së bashku. Ai pa që ajo po bisedonte me dikë tjetër dhe kjo e dëshpëroi. Ai donte të zbulonte se kush ishte i dashuri i ri i Martinës,”- deklaroi ai para gazetarëve para shtëpisë së tij në Afragola (Napoli).
    14-vjeçarja, Martina Carbonaro u gjet e vdekur në një ndërtesë të braktisur në Napoli. E mitura ishte shpallur e zhdukur që nga 26 maji 2025. Sipas hetimit fillestar, Martina u rrah për vdekje me një gur. Më pas, autori i krimit e fshehu trupin e saj të pajetë në një dollap, të cilin e ktheu përmbys dhe e mbuloi me sende dhe dyshekë, si përpjekje për të fshehur krimin e tij./ZËRI

  • “Donte të bëhej oficere policie”/ Vrasja brutale e 14-vjeçares italiane nga i dashuri i saj, flasin mësuesit dhe shokët e Martinës: Ai nuk e linte të…

    “Donte të bëhej oficere policie”/ Vrasja brutale e 14-vjeçares italiane nga i dashuri i saj, flasin mësuesit dhe shokët e Martinës: Ai nuk e linte të…

    Klasa në institutin “Andrea Torrente” është mbushur me lule, heshtje dhe lot.

    Në murin ku dikur shkruante me ngjyra fjalët “Të dua Alessio”, sot ndodhen buqetat që shokët dhe mësuesit kanë sjellë për të kujtuar Martina Carbonaro, vajzën 14-vjeçare që u vra brutalisht nga ish-i dashuri i saj, Alessio Tucci.
    Martina, e përshkruar si vajzë e buzëqeshur, e dashur dhe e ëmbël, ëndërronte të bëhej oficere policie. Por ëndrra e saj dhe jeta e saj u ndërprenë tragjikisht nga një akt xhelozie dhe dhune që, sipas atyre që e njihnin, nuk erdhi krejt papritur.
    Në një intervistë për La Repubblica, mësuesja e saj e italishtes, Michela Pascià, rrëfeu momentet e fundit me Martinën: “Të hënën e pashë të shpërqendruar, po shikonte nga dritarja. E pyeta nëse kishte ndonjë problem dhe më tha me buzëqeshjen e saj të zakonshme se gjithçka ishte në rregull. Ishte hera e fundit që e pashë.”
    Një shoqe klase ka treguar se Martina e kishte lënë Alession, pasi i kishte thënë se ndjenjat kishin ndryshuar. Ai e kishte marrë keq dhe nuk e kishte pranuar ndarjen.
    Mësuesit dhe bashkëmoshatarët e përshkruajnë Alession si jashtëzakonisht xheloz dhe me vështirësi në marrëdhëniet me të tjerët, veçanërisht me djemtë – një djalë i mbyllur, që nuk i përshëndeste as shokët në prani të saj.

    Top Channel

  • E vrau ishi me gurë! Gjendet kufoma e 14-vjeçares në Napoli, e ëma: I dashuri po e kërkonte me ne, përbindësh!

    E vrau ishi me gurë! Gjendet kufoma e 14-vjeçares në Napoli, e ëma: I dashuri po e kërkonte me ne, përbindësh!

    Martina Carbonaro

    ITALI- Një vajzë 14-vjeçare, Martina Carbonaro u gjet e vdekur në një ndërtesë të braktisur në Napoli. E mitura ishte shpallur e zhdukur që nga 26 maji 2025, ndërsa alarmi ishte dhënë nga prindërit e saj. Autoritetet dyshuan menjëherë për vrasje, ndaj edhe morën në pyetje ish-të dashurin e saj, i cili, sipas mediave italiane, rrëfeu krimin.
    Dyshohet se 19-vjeçari e vrau vajzën e re me një gur dhe më pas e braktisi.
    Si ndodhi ngjarja?
    E mitura kishte dalë nga shtëpia të hënën në mbrëmje për të shkuar me një shoqe për akullore dhe që atëherë ishte zhdukur. Prindërit e vajzës, pasi raportuan zhdukjen e saj në Polici, bënë edhe apel në rrjetet sociale duke i kërkuar kujdo që kishte informacione për vendndodhjen e vajzës së tyre që të kontaktonin Policinë.
    Kontakti i fundit telefonik që e mitura pati me prindërit e saj ishte rreth orës 20:30. Ajo kishte folur me nënën e saj dhe i kishte thënë se do të kthehej së shpejti në banesë, por ora kaloi dhe e mitura nuk u kthye kurë. 
    Më në fund, vajza u gjet e vdekur poshtë një dysheku, dy ditë më vonë, në një ndërtesë të braktisur pranë ish-stadiumit “Moccia”, në Afragola, provinca e Napolit. Pas zbulimit të trupit të të resë, para gazetarëve të pranishëm para shtëpisë së saj, nëna e viktimës së re tregoi për dhunën e mëparshme që kishte pësuar vajza e saj: Ai  e kishte goditur me shuplakë dhe unë e kuptova se ai mund të ishte i dhunshëm dhe i thashë asaj ‘Martina, a do të vijë dikush të më thotë se ai të vrau?’” Dhe kështu ndodhi. Ai erdhi në shtëpinë time dy javë më parë duke qarë, hëngri në shtëpinë tonë dhe tha se e donte. I thashë asaj ‘Martina, nëse nuk e do më, lëre’”. Fqinjët e mi thanë se ishte djalë i mirë. Të dish që doli të ishte një përbindësh. Një përbindësh sepse pas vrasjes Tucci ishte në shtëpinë time. Dua drejtësi për vajzën time dhe burgim të përjetshëm për atë përbindësh. E trajtova si bir. Dhe të mendosh që ai dhe babai i tij morën pjesë gjithashtu në kërkimet për trupin e Martinës. Dëgjova se e kishin futur në një qese plehrash, por si mund ta bësh këtë?. Unë thjesht dua drejtësi!
    Ndërsa autori ka rrëfyer krimin. 
    “Po, është e vërtetë. Unë e vrava. E godita me një gur,”-rrëfeu Tucci, i cili punonte herë pas here si punëtor ndërtimi, kishte qenë në një lidhje me Martinën për dy vitet e fundit, që kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Çifti ishte ndarë dy javë më parë, me vendim të të miturës.
    Sipas hetimit fillestar, Martina u rrah për vdekje me një gur. Më pas, autori i krimit e fshehu trupin e saj të pajetë në një dollap, të cilin e ktheu përmbys dhe e mbuloi me sende dhe dyshekë, si përpjekje për të fshehur krimin e tij. Skena e vendit të ngjarjes, përshkruhet nga Policia si tronditëse.
    Martina ishte studente në një shkollë kuzhine dhe ëndërronte të bëhej shefe kuzhine. Ata që e njihnin, flasin për një vajzë të qeshur me ambicie dhe vitalitet, e cila humbi jetën padrejtësisht dhe dhunshëm. Vrasja e saj trondit Italinë dhe rindez debatin rreth dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjes së të miturve nga marrëdhëniet toksike./ZËRI

  • Tronditet Italia, 14-vjeçarja e zhdukur dy ditë më parë gjendet e vrarë nga i dashuri  që nuk pranoi ndarjen

    Tronditet Italia, 14-vjeçarja e zhdukur dy ditë më parë gjendet e vrarë nga i dashuri që nuk pranoi ndarjen

    Martina Carbonaro, një vajzë 14-vjeçare nga Afragola, Napoli, u gjet e pajetë dy ditë pas zhdukjes së saj. Trupi i saj u zbulua nga karabinierët në një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit “Moccia”, i fshehur nën një dyshek brenda një gardërobe të kthyer përmbys.
    Autori i krimit, Alessio Tucci, ish-i dashuri 19-vjeçar i Martinës, është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Ai deklaroi se e vrau vajzën duke e goditur disa herë në kokë me një gur, pasi ajo kishte vendosur ta ndërpriste marrëdhënien e tyre. Çifti kishte qenë në lidhje për dy vite, që kur Martina ishte vetëm 12 vjeç. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë ndarja e tyre, të cilën ai nuk e kishte pranuar.
    Ajo që e bën ngjarjen edhe më tronditëse është fakti që Tucci mori pjesë në kërkimet për vajzën, duke u shtirur se po e ndihmonte familjen, ndërkohë që trupi i saj ishte tashmë i fshehur nga ai. Pamjet e kamerave të sigurisë ishin vendimtare në identifikimin e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.

    Martina, e cila ishte studente në një shkollë profesionale kuzhine dhe ëndërronte të bëhej shefe kuzhine, përshkruhet nga të afërmit si një vajzë e gjallë, e qeshur dhe me shumë ambicie. Vrasja e saj ka shkaktuar indinjatë të thellë në opinionin publik dhe ka rindezur debatin në Itali për dhunën ndaj grave dhe mbrojtjen e të miturve nga marrëdhëniet toksike.
    /vizionplus.tv

  • “Po dal pak me një shoqe”, gjendet e vdekur 14 vjeçarja në Itali

    “Po dal pak me një shoqe”, gjendet e vdekur 14 vjeçarja në Itali

    Martina Carbonaro, një vajzë 14-vjeçare nga Afragola në Itali, u gjet e vdekur të martën pas dy ditësh kërkimesh intensive. Ajo ishte zhdukur të dielën, pas një mesazhi ku njoftoi se po dilte për t’u takuar me një shoqe.
    Nëna e saj e kishte kontaktuar pas disa orësh, por telefoni i vajzës ishte fikur dhe nuk kishte më asnjë informacion për vendndodhjen.
    Trupi i pajetë i Martinas u gjet nga karabinierët në një kasolle të braktisur pranë stadiumit “Moccia”, jo larg shtëpisë së saj. Ajo ishte fshehur nën një dyshek, një vend që ishte identifikuar pas analizimit të kamerave të sigurisë që kishin regjistruar lëvizjet e saj.
    Hetimet janë ende në zhvillim. Një nga pista që po shqyrtohet është një djalë nga Verona, me të cilin Martina kishte komunikuar kohët e fundit përmes internetit. Autoritetet po analizojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes.
    Ky rast ka tronditur komunitetin e Afragolës dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e të rinjve në rrjetet sociale dhe mundësitë e rreziqeve që ato mund të sjellin. Familja e Martinas është shprehur e shkatërruar nga humbja e papritur dhe kërkon drejtësi për vajzën e saj.