Kryeministri Edi Rama dhe ai i Britanisë së Madhe, Kier Starmer po zhvillojnë një konferencë për shtyp në lidhje me samitin evropian që do të mbahet nesër.
Rama dhe Starmer u pyetën nga një gazetar britanik nëse do ketë marrëveshje të ngjashme si me Italinë për kapme emigrante, ku kreu i qeverisë u përgjigje se nuk do të ketë. Më tej vazhdoi me batutë se ‘jemi besnikë martesës me Italinë’.
Ndër të tjera Rama tha se vende të tjera e kanë propozuar, por që u ka thënë ‘jo’.
Rama: Kam qenë i qartë qysh prej ditës së parë që kur nisëm procesin me Italinë, ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak marrëdhënies sonë të veçante por edhe për shkak të situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, janë kanë kërkuar shumë vende dhe u kemi thënë jo. Jemi besnikë ndaj martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është dashuri.
Tag: martesës
-

Kampe refugjatësh nga vendet e tjera? Rama: Jemi besnikë të ‘martesës’ me Italinë!
-

Zyrtarisht të ndarë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i japin fund martesës 27-vjeçare
Merr fund martesa 27-vjeçare mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhit. Në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt dje seanca e pajtimit, në të cilin Kryemadhi mungoi dhe u përfaqësua vetëm nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj Ndërkohë, Meta u shoqërua nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve dhe mori pjesë në seancën që zgjati rreth 1 orë. Vetë Kryemadhi mungoi në seancën e pajtimit pa asnjë shkak ligjor dhe kështu Gjykata e Tiranës vendosi zyrtarisht zgjidhjen e martesës. “Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë: Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirrje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e martesës midis paditesit I.M dhe te paditures M.K”, njoftoi Gjykata e Tiranës. Kërkesa për divorc u depozitua nga Ilir Meta më 20 qershor 2024, ndërsa prej kohësh nuk jetonin më bashkë. Kryemadhi dhe Meta u martuan më 29 tetor 1998 dhe janë prindër të tre fëmijëve. Të dy janë në hetim dhe ndaj tyre rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ndërsa ka nisur edhe hetim pasuror. Meta dhe Kryemadhi kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH. -

Ndahen zyrtarisht Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
Ditën e sotme, është zgjidhur përfundimisht martesa e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Gjykata civile e Tiranës, gjatë seancës të mbajtur këtë të premte, vendosi për zgjidhjen e martesës së çiftit.
Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ishte i pranishëm në seancë. Meta u shoqërua nga qelia e 313 me forcat e Policisë së Burgjeve, drejt gjykatës civile për të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm ligjor.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi, nuk është paraqitur personalisht në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.
“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Metës, Genc Gjokutaj.Meta dhe Kryemadhi, janë martuar në tetor të vitit 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Meta.
Njoftimi i Gjykatës:
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi :
Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K. -

Meta dhe Kryemadhi i japin fund martesës, përfundon seanca në gjykatë
Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjidhjen e martesës mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.Në më pak se një orë seancë në Gjykatën Civile, u vendos zgjidhja e martesës.
Padia për divorc ishte ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli që prej 21 tetorit 2024.Në këtë seancë mësohet se Kryemadhi nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës Redi Llanaj.
Njoftimi i Gjykatës:
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi :
Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K. -

Mori mbiemrin e gruas pas martesës për t’i shpëtuar dëbimit, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali
Autoritetet italiane në Siculiana, Siçili, arrestuan një shtetas shqiptar 25-vjeçar, i cili ishte rikthyer në mënyrë të paligjshme në Itali pas dëbimit të tij në nëntor të vitit 2023. I riu u përpoq të shmangte identifikimin duke ndërruar mbiemrin pas një martese, por u zbulua nga karabinierët gjatë një kontrolli të zakonshëm në territor.
Hetimet zbuluan se ai kishte hyrë në Itali duke iu shmangur kontrolleve kufitare dhe kishte ndryshuar mbiemrin përmes martesës, duke shpresuar të fshihte të kaluarën e tij. Megjithatë, analiza e gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e tij të vërtetë dhe shkeljen e ligjit të imigracionit.
Arrestimi i tij u vërtetua nga gjyqtari i Hetimeve Paraprake, ndërsa Prokuroria Publike e Agrigentos kërkoi ridëbimin e tij pas përfundimit të procedurave ligjore dhe vuajtjes së dënimit që do t’i caktohet.