Kryemadhi para SPAK: Kam mësuar se kur të shkojë çështja në GJKKO, nuk është e nevojshmew të shkoj unë. Mund të shkojnë avokatët dhe unë të vijoj më projektet e mia.
Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje, pavarësisht se.. Kam ardhur sot tju them që mos e fusni në skaner se i çekuilibron rrahjet e zemrës. Dje e kishit ruajtur gjithë kohës, ju falendroj shumë që ishit kujdesur për të. Mami im është më snapjer se unë ajo, se unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë ëshyë pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime.
I shante njerëzit, u thoshte të vërtetat në sy. Në fund fitoi? Çfarë fitoi mi ka vdekur, është harruar. Të na rrojë inceneratori. Këtë unazën ku ta lë?
Tag: martesës
-

Heq unazën e martesës/ Iu komunikua akuza nga SPAK, Kryemadhi zbulon a do paraqitet në gjykatë
-

Ngjarje e rëndë: Ditën e martesës e arrestuan, u nda nga jeta në burg- e varrosën të veshur si nuse…
Foto ilustrim
Minia ishte nga katundi Baldushk i Tiranës. Kishte mbaruar shkollën e mesme mjekësore dhe punonte si ndihmësmjeke në ambulancën e fshatit të saj. Shquhej për sjellje plot mirësi, me këdo që i binte rasti ta takonte. Bashkëfshatarët thoshin, se Minia, të shëron më shumë me fjalët, se me ilaçe. Ishte e fejuar dhe kishte prerë ditën e martesës. Asaj nuk i shkonte kurrë ndërmend se shteti merimangë, po i përgatiste kurthin, për ta asgjësuar në lulen e rinisë. Barërat e helmuara të livadheve të Baldushkut, shkaktuan atë vit ngordhjen e disa lopëve të kooperativës.U dha alarmi, nga instancat më të ulta, deri në Komitetin Qendror të Partisë famëkeqe. Ulëshua urdhri: “Të zbulohet dora armiqësore dhe të goditet pa mëshirë”! Midis të piketuarave për kurban, u shënua edhe emri i Mines 20-vjeçare. U vendos që ajo të arrestohej ditën e martesës. Kështu goditej shpirti i dlirtë i saj dhe i gjithë pjesëmarrësve në dasëm.
Taksia e zbukuruar me fjongo të kuqe, u zëvendësua me “Gaz”-in ogurzi të Sigurimit. Në vend të duvakut të nusërisë, i veshën një thes të zi plastmasi. I hoqën byzylykun e martesës dhe i vunë prangat e hekurta.
Në hetuesi, i kërkuan të pranonte, se u kishte dhënë “armiqve” helme për të helmuar lopët, paçka se në ambulancë, kishte pasur vetëm jod dhe aspirina. E kërcënonin të pranonte atë që i kērkonin përndryshe… Vërr topuz!
Minia i firmoste procesverbalet pa i lexuar. Edhe sikur t’i lexonte, përsëri do t’i firmoste, se e dinte çdo ta priste po të mos pranonte. Për tetë muaj që qëndroi në qelitë e hetuesisë u bë kockë e lëkurë. Aq shumë u tjetërsua, sa edhe njerëzit e afërm të saj, nuk e njohën ditën e parë të gjyqit. E dënuan me 20 vjet burgim. Nuk reagoi aspak, kur u bë pretenca dhe iu lexua dënimi. Ajo ishte e shokuar dhe i dukej sikur shikonte një ëndërr të llahtarshme, me sy hapur.E dërguan në kampin- burg të Kosovës së Lushnjës. Pas disa muajsh ajo vdiq pa u vizituar nga asnjë mjek. Ne çastet e fundit, iu lut shoqeve që ta varrosnin të veshur nuse. Ato bënë të pamundurën dhe ia plotësuan amanetin. Në një ditë të bukur maji të vitit 1975, trupin e pa jetë të Mines, e nxorën nga porta e kampit-burg, për ta varrosur në varrin pa emër…
“Marrë nga faqja në “Facebook” e Lori Sina
ObserverKult
Lexo edhe:
E TMERRSHME: KJO ËSHTË GAZETARJA QË E VARËN LAKURIQ MIDIS BURGUT TË BURRAVE NË SHQIPËRI
-

Sali Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen dhe 54-vjetorin e martesës: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një urim të veçantë për bashkëshorten e tij, Liri Berisha, me rastin e ditëlindjes së saj dhe 54-vjetorit të martesës së tyre. Në një postim të bërë në Facebook, Berisha e quan këtë datë si ‘ditën e dy festave familjare’, duke theksuar se 5 korriku ka gjithmonë një rëndësi të veçantë për familjen e tij.
Ai shpreh gjithashtu mirënjohjen për udhëtimin e përbashkët jetësor dhe rolin e pazëvendësueshëm të bashkëshortes së tij ndër vite.
Postimi i plotë në FB:
Sot ditë e veçantë për familjen tonë!
Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.
Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar. Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.
Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!
-

Hailey Bieber “përgjigjet” pas heqjes së unazës dhe thashethemeve për përçarje me Justin-in
Hailey Bieber u pa sërish me unazën e martesës në dorë gjatë një daljeje në New York të shtunën mbrëma, vetëm një ditë pasi mungesa e saj shkaktoi reagime të forta në rrjet. Të premten, modelja 28-vjeçare u fotografua pa unazë, duke nxitur spekulime për një krizë me Justin Bieber, veçanërisht pas raportimeve për një debat të tensionuar mes tyre në Ditën e Babait.
Sipas burimeve pranë çiftit, Hailey dyshohet se e ka quajtur Justin-in një “fëmijë të mallkuar” dhe i ka kërkuar të kërkojë ndihmë profesionale, pas postimeve të çuditshme që ai ndau në rrjetet sociale atë ditë.
Ndërkohë, rikthimi i unazës në dorën e saj duket si një përpjekje për të qetësuar zërat, edhe pse fansat mbeten me mendje të ndarë për gjendjen e vërtetë të martesës së tyre. -

Futboll dhe dashuri…; Sergio Ramos feston përvjetorin e martesës me gruan në Los Angeles
17 Qershor 2025
9:04
Alfred Lleshi
Sergio Ramos është në festë së bashku me partneren e tij, Pilar Rubio. Ata po festojnë përvjetorin e tyre të gjashtë të martesës dhe, sigurisht, po e bëjnë në mënyrë madhështore. Kanë udhëtuar në Los Angeles, qytet të cilin të dy e konsiderojnë kyç në fillimin e historisë së tyre, për ta festuar këtë përvjetor, i cili kurorëzoi një marrëdhënie prej më shumë se një dekade dhe katër fëmijësh së bashku.
Ish-lojtari i Real Madridit ka publikuar një përmbledhje fotosh me bashkëshorten e tij, shoqëruar me një mesazh të bukur: “6 vite duke u dashur, duke u kuptuar, duke u gëzuar si familje dhe si çift, duke festuar me miqtë, duke u rritur, duke qeshur, duke qarë, duke u emocionuar, duke u përshtatur me ndryshimet dhe duke qenë ende vetvetja. Sa bukur është ta festosh aty ku filloi gjithçka. Të dua!”
Sergio Ramos nuk do të ketë shumë kohë për ta shijuar kohën e lirë. Ish-mbrojtësi i Real Madridit do të debutojë në Botërorin për Klube me Monterrey kundër Interit të Milanos, të mërkurën më 18 qershor. -

U diagnostikua me kancer agresiv, boksierja ndahet nga jeta vetëm 2 javë pas martesës
Boksierja angleze Georgia O’Connor ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare pas një beteje me kancerin.
O’Connor u diagnostikua me një formë të rrallë dhe agresive të kancerit në tetor 2024, e cila u konsiderua e pashërueshme nga mjekët.
Vdekja e O’Connor vjen më pak se dy javë pasi ajo u martua.
Postimi i saj i fundit në Instagram i boksieres ishte pikërisht ai për ditën e dasmës teksa ndante me miqtë unazën e saj të martesës shoqëruar me mbishkrimin: “09.05.2025. Dita kur u martova me dashurinë e jetës sime”. -

Përvjetori i martesës me Princ Harryn, Meghan Markle: Falënderoj ata që kanë mbështetur historinë tonë të dashurisë
Dukesha e Sussex-it ka falënderuar ata “që na kanë dashur dhe mbështetur gjatë gjithë historisë sonë të dashurisë”, ndërsa ajo dhe Duka i Sussex-it festuan përvjetorin e shtatë të martesës.
Meghan postoi në Instagram një imazh që paraqiste një koleksion fotografish të çiftit nga albumi i tyre privat me foto, me mesazhin: “Shtatë vjet martesë. Një jetë plot histori.”
“Faleminderit të gjithëve ju (qoftë pranë nesh, qoftë nga larg) që na keni dashur dhe mbështetur gjatë gjithë historisë sonë të dashurisë – ju vlerësojmë.”Ajo shtoi: “Gëzuar përvjetorin!” e ndjekur nga një emoji në formë zemre të kuqe.
Midis imazheve ishin të shumta fotografi të Meghan dhe Harry-t të përqafuar, dhe njëra e dukës duke përqafuar me butësi kokën e njërit prej fëmijëve të tyre si një i porsalindur.
Harry u martua me ish-aktoren e Suits, Meghan, në Kishën e Saint George, në Kështjellën Windsor më 19 maj 2018. -

A do të hapë Britania kampe refugjatësh në Shqipëri? Ja si përgjigjet Rama: Ne i jemi besnik “martesës” me…
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në konferencën e përbashkët me homologun britanik, pyetjes nëse Britania planifikon në ngrejë në vendin tonë kampe refugjatësh, njësoj siç ka bërë Italia.
Rama tha se diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Me batutë kryeministri tha “ne i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri”.
Edi Rama: Kam qenë shumë i qartë kur nisëm këtë proces me Italinë, kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marr sonë të veçantë por edhe për falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri… -

“A do të ketë një marrëveshje për kampet e emigrantëve?”/ Rama: Kam qenë i qartë! Jemi besnikë ndaj martesës me Italinë
Kryeministri Edi Rama dhe ai i Britanisë së Madhe, Kier Starmer po zhvillojnë një konferencë për shtyp në lidhje me samitin evropian që do të mbahet nesër.
Rama dhe Starmer u pyetën nga një gazetar britanik nëse do ketë marrëveshje të ngjashme si me Italinë për kapme emigrante, ku kreu i qeverisë u përgjigje se nuk do të ketë. Më tej vazhdoi me batutë se ‘jemi besnikë martesës me Italinë’.
Ndër të tjera Rama tha se vende të tjera e kanë propozuar, por që u ka thënë ‘jo’.
“Kam qenë i qartë qysh prej ditës së parë që kur nisëm procesin me Italinë, ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak marrëdhënies sonë të veçante por edhe për shkak të situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, janë kanë kërkuar shumë vende dhe u kemi thënë jo. Jemi besnikë ndaj martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është dashuri.“, tha kryeministri.
Ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u shpreh “Po e diskutojmë si çështje me një sërë shtetesh, e shoh si çështje novatore dhe të rëndësishme, është në përputhje me punën që ne kemi bërë edhe për zbatimin e ligjit, marrëveshjet që kemi për kthimet. Ajo që dua të bëj është të shtoj këto qendra kthimi. Qeveria e mëparshme ka bërë një eksperiment me kufijtë e hapura dhe nuk kanë ekzaminuar kërkesat për azil. Shumë prej tyre mbahen sepse nuk merrnin përgjigje, këto ishin paratë e tatimpaguesit dhe kjo është situata skandaloze që ne kemi gjetur. Puna që kemi bërë me Shqipërinë është jetike. Më vjen mirë që kemi përveshur mangët dhe kemi kthyer 24 mijë persona që kanë ardhur në mënyrë të paligjshme.”Top Channel
