Tag: martesës

  • “Vaksina ka ndikuar në shtimin e divorceve”, avokati: Mes çifteve shqiptare ndryshoi sjellja pas pandemisë

    “Vaksina ka ndikuar në shtimin e divorceve”, avokati: Mes çifteve shqiptare ndryshoi sjellja pas pandemisë

    Një në 4 martesa në vendin tonë përfundon në divorc, duke e rritur në 25%. Në studion e “Dita Jonë” avokati Alban Duraj teksa renditi një sërë shkaqesh që çojnë në zgjidhjen e martesës, nga mosjetesa te tradhtia, theksoi se një ndikim të madh ka pasur edhe pandemia dhe vaksina.

    “Grindja dhe mosjetesa e përbashkët, shkelja e besnikërisë bashkëshortore, mos përmbushja e detyrimeve të martesës, sa i përket kontributit financiar dhe marrëdhënia mes bashkëshortëve dhe detyrimet ndaj fëmijëve. Çiftet nuk duan të shkojnë me kërkesë padi në gjykatë për shkelje të besnikërisë bashkëshortore, por mundohen ta lënë vetëm te grindja dhe mosmarrëveshja e përbashkët. Me këto objekte shkojnë për zgjidhjen e martesës. Ka edhe raste kur bashkëshortët arrijnë mirëkuptimin  kur martesa e ka humbur qëllimin, nuk funksionon, dhe shkojnë tek avokati. ky është numër i vogël”, tha Duraj.

    Avokati Duraj nënvizoi se nga deklarimet e klientëve ka kuptuar që pas pandemisë dhe vaksinave partnerët kanë ndryshuar sjellje.

    “Pas pandemisë Covid 19 që u izoluam dhe duke parë rastet që unë trajtoj duke u dhënë kohë për të rikuperuar marrëdhënien e tyre. Kam patur raste 10% që e kanë rikuperuar. Mendoj se pandemia nuk e them me kompetencë, por virusi edhe vaksina kanë sjellë ndryshimin e sjelljeve të bashkëshortëve dhe i ka bërë ata të ndjeshëm. Unë i kam pyetur dhe më kanë thënë që ndryshimet kanë ardhur pas pandemisë”, u shpreh avokati Duraj.

    Sipas tij kjo do të sjellë pasoja për fëmijën dhe shoqërinë.

    “Ne nuk kemi studim nga shërbimet sociale, apo institucionet që kanë për detyrë marrjen e masave për forcimin e familjes. Nuk e kanë parë me prioritet dhe do të ndikojë te pasojat që sjell për shoqërinë. Rritja dhe formimi i fëmijës ndikon shumë”, tha avokati.

    Me keqardhje avokati tregoi se ka edhe profesionistë e kolegë të tij që ndikojnë duke nxitur çiftet në divorc.

    “Është për të ardhur keq që ne kemi edhe profesionistë nuk dua të fus të gjithë kolegët e mi, është e vërtetë që kur shkon një palë për të bërë divorcin e shtyn më keq. I thotë ta bëri kështu. hajde bëj kallëzim në prokurori, duke e çuar çiftin drejt ndasive të mëdha. Humbja e komunikimit, mos lënia e fëmijës për takim kjo ndodh shpesh te nënat dhe kanë mbështetje e punonjësve sociale. Kam raste kur bashkëshortja nuk e lejonte dhe i thoshte babait duhet ta shohësh vetëm një orë në muaj”.

  • “Mblesëria për të hequr vajzën qafe dhe për ta çuar te burri”, sociologu tregon faktorët kryesorë

    “Mblesëria për të hequr vajzën qafe dhe për ta çuar te burri”, sociologu tregon faktorët kryesorë

    “Martesa ka filluar të mos jetë një institucion i qëndrueshëm”. Kështu u shpreh në Dita Jonë në A2 CNN, sociologu Gëzim Tushe, sipas të cilit, kjo ka bërë që krizat e vazhdueshme të martesës të vënë në diskutim universal vlerat e saj.

    “Një nga konceptet e gabuara të martesës që na vjen dhe nga tradita është që ne e kemi konsideruar martesën si institucionin e vetëm të seksualitetit dhe të riprodhimit. Këto kanë qenë dy funksionet determinante të traditës për martesën dhe kjo ka bërë që në kohën e sotme ky ekuacion i martesës në funksionet e riprodhimit të ndryshojë dhe në një farë mënyre ka filluar të dominojë kjo martesa e formës moderne, martesa që quhet martesa suedeze, martesa katolike, forma të tjera të martesës të cilat kanë një peshë shumë të madhe në shoqëri”.

    Megjithatë, në shumë zona rurale vijon të jetë e pranishme martesa me mblesëri, për të cilat  sociologu Tushe renditi mentalitetin dhe shkaqet ekonomike si faktorin kryesor.

    “Një gjë është e sigurt. Një pjesë e madhe e martesave me mblesëri kryen nga motive konservatore. E para për të hequr vajzën qafe, po përdor një term kështu pak pezhorativ sepse duhet çuar te burri sipas konceptit që s’duhet mbajtur gjatë në shtëpi dhe kjo është një nga format kryesore që determinon pastaj ndërmjetësimin për mblesëri dhe e dyta është faktori ekonomik. Në zonat rurale për shkak të statusit që ka femra përgjithësisht në këto zona dhe të problemeve ekonomike që ka familja në zonat rurale është përdorur si një zgjidhje ekonomike. Domethënë në një farë mënyre unë e kam shumë frikë këtë gjë sepse mund të marrë edhe forma të një lloj skllavërimi domethënë të një lloj shitje, të një lloj dhënieje”, theksoi Tushe në A2 CNN.

    Sociologu thekson se ndonëse disa martesa me mblesëri kanë funksionuar, niveli më i ulët i divorceve në këto bashkime nuk është tregues i suksesit të tyre. Arsyeja kryesore, sipas tij, është mungesa e lirisë dhe e fuqizimit të grave në zonat e thella rurale, ku shumë gra nuk kanë mundësinë apo guximin të largohen nga një martesë e dhunshme apo e pasuksesshme.

    Ndërkohë, martesa me dashuri edhe pse shprehje e emancipimit, përballet me kriza të shpeshta, të lidhura me pritshmëritë emocionale, ndryshimet sociale dhe ndikimin e revolucioneve kulturore.

    Sociologu thekson gjithashtu se martesa është mbi të gjitha një lidhje emocionale dhe nëse kjo bie, atëherë të gjitha mekanizmat e tjerë dështojnë dhe divorci bëhet i pashmangshëm.

  • Emily Deschanel zbulon sekretin e martesës 15-vjeçare me David Hornsby

    Emily Deschanel zbulon sekretin e martesës 15-vjeçare me David Hornsby

    Emily Deschanel dhe bashkëshorti i saj, David Hornsby, festuan këtë vit përvjetorin e 15-të të martesës së tyre, duke treguar se çelësi i marrëdhënies së tyre të suksesshme është “komunikimi i mirë”. Aktorja 49-vjeçare ndau këtë sekret gjatë një interviste me revistën PEOPLE në Galën e 18-të Vjetore GO, në Beverly Hills.
    Martesa e çiftit, e cila u zhvillua në Los Angeles më 25 shtator 2010, ka qenë e mbajtur kryesisht larg syrit të publikut. Ata kanë dy djem, Henry 14-vjeçar dhe Calvin 10-vjeçar, dhe kanë ruajtur privatësinë e familjes për vite me radhë. Deschanel vuri në dukje se jeta e tyre e përbashkët ka kaluar “si 100 vjet në standardet e Hollywood-it”, duke theksuar se dashuria dhe respekti reciprok kanë qenë kyç për qëndrueshmërinë e marrëdhënies.
    Çifti ka qenë gjithashtu i angazhuar në karrierat e tyre, duke marrë pjesë në evente të ndryshme të industrisë, përfshirë premierën e sezonit 3 të serialit “Mythic Quest” të Apple TV+. Megjithatë, ata vazhdojnë të mbajnë jetën personale larg mediave, duke e bërë martesën e tyre një nga shembujt më të qëndrueshëm në Hollivud.
    Emily gjithashtu foli për privatësinë e motrës së saj, Zooey Deschanel, dhe të fejuarit të saj, Jonathan Scott, duke treguar se edhe ata mbajnë detajet e jetës së tyre personale larg syrit të publikut. Ajo tha: “Thjesht i lë të jenë. Do të më njoftojnë kur të ndodhë.”
    Mes angazhimeve profesionale dhe jetës familjare, Deschanel dhe Hornsby kanë treguar se durimi, respekti dhe komunikimi janë çelësi i një marrëdhënieje të gjatë dhe të lumtur.

  • Victoria Beckham reagon ndaj akuzave për tradhti të David Beckham

    Victoria Beckham reagon ndaj akuzave për tradhti të David Beckham

    Victoria Beckham ka folur për herë të parë për pretendimet që David Beckham e ka tradhtuar atë me modelen holandeze Rebecca Loos, duke i cilësuar spekulimet si të pabaza dhe duke theksuar forcën e martesës së tyre. Në një intervistë për podkastin “Call Her Daddy”, stilistja britanike u shpreh:
    “A e dini që na shkaktuan kaq shumë telashe, dhe ne sapo festuam 26-vjetorin e martesës? Njerëzit thoshin se nuk do t’ia dilnim… Por ne kemi kaluar gjithçka dhe kemi dalë nga stuhia.”
    Lidhja e pretenduar nga Rebecca Loos daton në vitin 2004, ku ajo deklaroi se kishte pasur një lidhje katër mujore me David Beckham. Sipas saj, lidhja kishte nisur në një moment kur Victoria ishte jashtë qytetit dhe David e kishte ftuar atë në hotel. Këto akuza kanë shkaktuar polemika të shumta gjatë viteve.
    Në vitin 2023, ish-futbollisti i mohoi kategorikisht këto pretendime në dokumentarin Netflix “Beckham”, ku theksoi se i është dashur të përballet me shumë vështirësi duke parë Victorian të vuante për shkak të këtyre thashethemeve.
    Pavarësisht mohimeve, Rebecca Loos nuk ka ndryshuar qëndrim. Ajo u shfaq në emisionin australian “60 Minutes Australia” dhe përsëriti se nuk kishte gënjyer apo ekzagjeruar lidhur me marrëdhënien e saj me David Beckham.
    Martesa e çiftit Beckham është një nga lidhjet më të njohura dhe të ndjekura në botë, dhe historia e tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave dhe publikut.

  • Selena Gomez dhe Benny Blanco bëjnë paraqitjen e parë pas martesës!

    Selena Gomez dhe Benny Blanco bëjnë paraqitjen e parë pas martesës!

    Vetëm disa javë pas martesës, Selena Gomez u shfaq me një “glow” të vërtetë të nusërisë në eventin Gala të Academy Museum që u mbajt më 18 tetor në Los Angeles, së bashku me bashkëshortin e saj, producentin muzikor Benny Blanco.
    Artistja 33-vjeçare mahniti me një fustan elegant të zi, me zbukurime me shkëlqim që frymëzoheshin nga eleganca e Hollywood-it të vjetër. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë mbi fustanin, flokët e kapura lart dhe buzë të kuqe të theksuara. Ndërkohë, Blanco, 27 vjeç, u paraqit me një kostum të zi dhe këmishë blu, të pambyllur në pjesën e sipërme, duke shtuar një prekje më të relaksuar stilit të tij.
    Gala-ja, që mbledh fonde për Muzeun e Akademisë së Filmit, këtë vit nderoi emra të mëdhenj si Penélope Cruz, Walter Salles, Bruce Springsteen dhe yllin e SNL, Bowen Yang. Vitin e kaluar, ngjarja grumbulloi 11 milionë dollarë.
    Vetëm një ditë më parë, Gomez ishte pjesë e ndarjes së çmimeve Daytime Emmy, ku ishte e nominuar për “Serinë më të mirë kulinare” me emisionin e saj më të ri, Selena + Restaurant. Edhe pse çmimin e fitoi “Delicious Miss Brown”, kjo ishte hera e tretë që ajo nominohej për një Emmy, pas suksesit të Selena + Chef dhe versionit të tij festiv.
    Selena + Restaurant, që u publikua në Max në maj 2024, ndjek Gomez dhe mikeshën e saj Raquelle Stevens teksa eksplorojnë skenën e pasur gastronomike të Los Angeles-it.

  • Jo çdo gjë që shkëlqen është prej ari/ Ja çfarë na mëson Leo Tolstoy me “Ana Kareninën”

    Jo çdo gjë që shkëlqen është prej ari/ Ja çfarë na mëson Leo Tolstoy me “Ana Kareninën”

    “Ana Karenina” është një roman romantik tipik i letërsisë ruse, i shkruar plot me detaje që të mbeten në mendje, por që transmeton edhe një ngarkesë të fuqishme emocionale.

    Ana, personazhi kryesor i veprës, nuk e gjen veten gjëkundi në martesën e saj dhe, pas një aventurë jashtëmartesore, e shohim në shinat e trenit, të gatshme për t’u vetëvrarë për mëkatin që ka bërë. Nëse gjatë gjithë veprës personazhi i saj transmetonte neveri për atë që i bënte bashkëshortit, në fund gjithsecili nga ne ndjeu dhimbje për vdekjen e saj. Këtë fuqi për të t’i ndryshuar komplet emocionet e kanë shumë pak autorë. Kujtojmë këtu se të njëjtin efekt na ofron edhe Flaubert me “Zonja Bovari”.Tolstoy duket sikur e ka tejkaluar veten me romanin “Ana Karenina”, pasi i ka falur botës një kryevepër që ka kryesuar kushedi se e sa klasifikimeve për librat më të mirë. I nisur me fjalinë “Të gjitha familjet e lumtura janë njësoj, ndërsa familjet jo të lumtura janë të gjitha jo të lumtura në mënyra të ndryshme”, Leo Tolstoy na jep këto mësime përmes kryeveprës së tij :

    Jo çdo gjë që shkëlqen, është prej ari

    Kur 18 vjeçarja Kiti u përball me dy djem që e pëlqenin, ajo zgjodhi Vronskin, në vend të Levinit. Ajo mendonte se Vronski ishte më i paraqitshëm dhe më sharmant, por pavarësisht se ai flirtoi më Kitin, më pas zgjodhi Anën dhe në fund i la të dyja me zemrën të thyer. Ndërkohë Levini, vërtet duket në fillim personazh antipatik për lexuesin, por në fund rezulton një partner shumë besnik.

    Divorci duhet të jetë një zgjedhje e pranuar nga shoqëria

    Romani është shkruar në një periudhë, kur divorci konsiderohej një tabu. Divorci ishte e kundërta e lumturisë, prandaj dhe përballë një fakti të tillë, Ana nuk divorcohej dot nga bashkëshorti i saj që nuk e bënte të lumtur. Por nëse e mendojmë mirë, një paragjykim i tillë për divorcin nga shoqëria e asaj kohe, na bën të mbajmë në duart tona një kryevepër të letërsisë botërore. Imagjinoni pak nëse Ana do të ishte ndarë prej bashkëshortit të saj. Sot nuk do të kishim një vepër të kësaj natyre.

    Të martohesh në moshë të re, është një zgjedhje jo tepër e zgjuar

    Vitet e fundit është vënë re një rritje e moshës mesatare të martesës. Mosha mesatare e martesës për femrat është 27, kurse për meshkujt 29 (në ndryshim nga 23 për femrat dhe 26 për meshkujt në vitet ’90). Ky është një ndryshim shumë i mirë, pasi të dy partnerët janë më të përgatitur për jetën në çift. Tolstoy ndoshta nuk e parashikoi këtë tendencë të shoqërisë moderne, por ai ka shkruar në vepër për vështirësitë e martesës në moshë të re. Për të nxjerrë në pah pikëpamjet e tij, autori e vendos martesën e Levinit në moshën 32 vjeçare dhe që në fund të romanit, ai rezulton të jetojë më i lumtur se personazhet e tjerë që martohen më të rinj.

    Ne nuk e kemi fuqinë të ndryshojmë “ligjet” e shoqërisë ku jetojmë

    Ajo që është pjesë e shoqërisë sonë, kërkon kohë të ndryshojë. Normalisht, “ligjet” arbitrare të shoqërisë ishin të padrejta për Ana Kareninën. Të shqetësohesh për të dalluar “të drejtën” nga “e padrejta” është tunduese dhe mund të jetë më pak produktive, se sa të mendosh për një mënyrë pozitive për të bashkëpunuar me situatat e padrejta ekzistuese.

    Romanca dhe dashuria e vërtetë ekzistojnë

    “Ana Karenina” është natyrisht një tragjedi. Një femër rrezikon gjithçka që ka në emër të dashurisë së vërtetë, dhe arritja e një dashurie të tillë është fatale për të. Pavarësisht fundit tragjik, përgjatë gjithë veprës jepen mesazhe të shumta për dashurinë dhe lumturinë.

    Levini dashurohet me Kitin që në momentin e parë që e sheh dhe nuk i ndalon përpjekjet e tij për ta bërë për vete, edhe pse ajo e refuzon. Çifti has vështirësi në momentet e para pas martesës, por në fund, krijon një jetë të lumtur bashkë.

    Rutina nuk është e mërzitshme

    Levini, që është personazhi më pozitiv në vepër, ndiqte një rutinë të njëjtë dhe ishte i lumtur me këtë pjesë, deri në momentin që miqtë e tij borgjezë e nxisnin të ndryshonte stilin e tij të jetesës. Nëse më parë ai zgjohej shpejt dhe bënte punë fizike, ata e shtynin të shkonte në opera, apo të merrte pjesë në gossip.

    Këto aktivitete ai nuk i pëlqente aspak, pasi ndihej më mirë me rutinën e zakonshme që ndiqte më parë.

    Askush nuk jeton një jetë të lehtë

    Levini punonte me fshatarët që kishte punësuar dhe thuhet se Tolstoy ka bërë të njëjtën gjë në kohën e tij. Autori hapi shkolla për fëmijët e bujkrobërve të tij dhe i thurrte punëtorëve lavde për meritat e tyre./bota.al

    ObserverKult

    ————————————————————————-

    Lexo edhe:

    CILA ËSHTË PARATHËNIA MË E BUKUR NË BOTIMET SHQIPTARE?

  • Një dekadë dashurie, Vesa dhe Big Basta festojnë përvjetorin e martesës me surpriza romantike

    Një dekadë dashurie, Vesa dhe Big Basta festojnë përvjetorin e martesës me surpriza romantike

    Showbiz E Shtunë, 13 Shtator 2025 14:33
    Një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, kanë shënuar një moment shumë të veçantë në jetën e tyre: 10-vjetorin e martesës.
    Për këtë ditë të rëndësishme, Big Basta zgjodhi të surprizojë partneren e tij me një buqetë të madhe me lule, një kartolinë me fjalë zemre dhe një unazë të veçantë, simbol i një dekade dashurie dhe bashkëjetese.

    Në kartolinë, reperi i shkruante: “Deri në përjetësi me ty. Të dua shumë. Gëzuar 10-vjetorin, mami dhe gruaja më e mirë në botë.”
    Ky gjest romantik u përshëndet edhe nga fansat e dy artistëve në rrjetet sociale, të cilët u kanë uruar dashuri jetëgjatë dhe lumturi së bashku.
    Vesa dhe Big Basta janë prindër të një djali, Lian, i cili është gjithashtu personazh në rrjet, meqenëse shpesh shfaqet në postimet e dy prindërve.

  • Dy festa në një ditë! Xhemi dhe Juli festojnë përvjetorët e martesës

    Dy festa në një ditë! Xhemi dhe Juli festojnë përvjetorët e martesës

    Moderatorja e dashur për publikun, Xhemi Shehu, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale. Në një postim në Instagram, ajo ka zbuluar se sot aktori i humorit, Jul Deda, me të cilin ajo moderon emisionin satirik “Fiks Fare”, feston 20-vjetorin e martesës.
    Por, krahas këtij urimi për kolegun e saj, Xhemi ka treguar se edhe për të vetë kjo ditë është e rëndësishme, pasi shënon 15 vite martesë me bashkëshortin e saj.
    “Ka 20-vjetorin e martesës sot @juldeda. Ps: Unë 15”, ka shkruar Xhemi në InstaStory, duke ndarë edhe këtë moment të veçantë për të.
    Duke qenë një nga figurat më të dashura të ekranit, por njëkohësisht mjaft e rezervuar për jetën personale, ky detaj i rrallë nga jeta private e Xhemit ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë uruar për këtë përvjetor të rëndësishëm.
    Xhemi është nënë e dy fëmijëve, të cilët janë fryt i dashurisë së martesës 15-vjeçare. Ajo nuk ka ndarë momente me familjen, por u desh kjo ditë që të zbulonte festën speciale që ka sot.
    Nga ana tjetër, Jul Deda ka ndarë një urim për përvjetorin e 20-të me bashkëshorten. Kujtojmë se Juli është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

  • Pushime romantike për Selena Gomez dhe Benny Blanco para martesës?

    Pushime romantike për Selena Gomez dhe Benny Blanco para martesës?

    Selena Gomez, 33 vjeçe, dhe i fejuari i saj, producenti muzikor Benny Blanco, 37 vjeç, po përfundojnë verën duke shijuar kohën pranë ujit, para martesës së tyre të paralajmëruar. Të hënën më 1 shtator, Gomez ndau në Instagram një seri fotografish ku shfaqet duke relaksuar me të dashurit e saj në liqen. Në postim ajo shkroi thjesht: “lake life.” Fotot tregojnë momente intime mes çiftit, pamje nga moli, udhëtime me varkë dhe momente të qeta të kohës së lirë.

    Këto imazhe vijnë pas festimeve të veçanta të bachelor parties. Benny Blanco festoi në Las Vegas, ku shijoi darka luksoze, spa dhe ushqime delikate, duke postuar pamje në Instagram Stories dhe duke shkruar: “Nuk do ta harroj kurrë këtë fundjavë.” Ndërkohë, Gomez festoi në Cabo San Lucas, Meksikë, duke veshur veshje të bardha për nuse dhe një fustan të shkurtër me shpinë të zbuluar, përpara balonave me mbishkrimin “Mrs. Levin,” duke iu referuar emrit të vërtetë të i fejuarit, Benjamin Levin.
    Çifti u fejuan në dhjetor 2024, pas një lidhjeje që filloi në qershor 2023. Gomez e kishte shpallur këtë moment të rëndësishëm me mbishkrimin: “forever begins now.” Gjatë një interviste në gusht, aktorja e serialit Only Murders in the Building shprehu entuziazmin e saj për martesën: “Jam shumë e sigurt, kurrë nuk kam ndjerë kaq bindje për diçka.”
    Pas këtyre pushimeve verore dhe festimeve të veçanta, çifti duket gati për të nisur një kapitull të ri bashkë, duke pritur me padurim ditën e dasmës që do të shënojë fillimin e jetës së tyre të përbashkët.

  • Pas divorcit nga Cardi B, Offset i jep ‘lamtumirën’ martesës

    Pas divorcit nga Cardi B, Offset i jep ‘lamtumirën’ martesës

    Reperi i njohur amerikan, Offset, ka folur hapur për jetën e tij private dhe vendimin për t’i dhënë fund martesës me Cardi B. Në një intervistë të fundit, 33-vjeçari u pyet nëse do të martohej sërish, por përgjigjja e tij ishte e prerë: “Nuk është për mua”.
    Ai shpjegoi se martesa për të është një eksperiencë tashmë e mbyllur. “E kam bërë. Kam tre fëmijë. Është si një mision i përfunduar”, u shpreh reperi, duke theksuar se nuk e kërkon më një “fund të lumtur” me një person tjetër, sepse sipas tij “gjithçka është e përkohshme”.
    Gjatë bisedës, Offset dha edhe një këshillë për ata që mendojnë të hyjnë në martesë. “Nëse të pëlqen ta ndryshosh jetën plotësisht dhe ke një partner që është vërtet i veçantë, atëherë po. Por nëse je i fokusuar vetëm te karriera, nuk është zgjedhja e duhur”, tha ai.
    Reperi ka zbuluar gjithashtu se kënga përmbyllëse e albumit të tij më të ri, me titull “Kiari”, i dedikohet pikërisht fundit të marrëdhënies me Cardi B. Çifti është prind i tre fëmijëve, më e vogla prej të cilëve lindi në shtator 2024, vetëm pak kohë pasi Cardi kërkoi divorcin.
    Ky rrëfim i Offset tregon se, ndonëse martesa dikur ishte pjesë e jetës së tij, ai nuk e sheh më si pjesë të së ardhmes.