Tag: martesa

  • Kryebashkiaku i Kolonjës konfirmon ndarjen nga gruaja: Ka nisur një kapitull i ri

    Kryebashkiaku i Kolonjës konfirmon ndarjen nga gruaja: Ka nisur një kapitull i ri

    Erion Isai, është divorcuar zyrtarisht me bashkëshorten e tij, Ajlin Petrela. Pas lajmit që bëri bujë, Erioni, përmes një postimi në Instagram, konfirmoi lajmin.
    Ai u shpreh se martesa e tij ka marrë fund prej dy vitesh:
    “Prej prillit 2024, me dakordësi dhe parime të përbashkëta dhe zyrtarisht, ligjërisht, ka nisur një kapitull i ri personal! Keqardhje për publikime vendimesh gjykatash, të cilat s’kanë asnjë interes publik dhe asnjë arsye për t’u publikuar dhe mbi të gjitha, kur pas saj janë dy vajza të vogla”.
    Ai shtoi se prej dy vitesh bën detyrën më të bukur në botë, atë të babait, i cili përkushtohet e copëtohet për Ajrin dhe E’duan.
    Sa i përket divorcit, gjykata e Tiranës përfundoi procesin e divorcit në prill të këtij viti, duke i dhënë fund martesës që nisi në vitin 2011.
    Sipas vendimit gjyqësor të bërë publik në media të ndryshme të vendit, në arsyetimin e vendimit theksohet: “nuk ekziston më ndjenja e afeksionit”, “jetojnë të ndarë”, dhe martesa e tyre “ka humbur kuptimin”.

  • Ndërroi jetë sot, ja kush është Ilir Shqina. Martesa 22-vjeçare me Grida Dumën që përfundoi në divorc

    Ndërroi jetë sot, ja kush është Ilir Shqina. Martesa 22-vjeçare me Grida Dumën që përfundoi në divorc

    Showbiz E Premte, 6 Qershor 2025 20:42
    Diplomati Ilir Shqina u shua nga jetë këtë të premte. Ai mbetet një personazh i njohur në Shqipëri, kryesisht për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit.
    Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte dhe nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

    22 vite ka qenë i martuar me Grida Dumën. Martesa e tyre ka tërhequr vëmendjen e medias. Ilir Shqina dhe Grida Duma u ndanë në vitin 2022. Ky divorci tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, për shkak të statusit të lartë që ata kishin në shoqërinë shqiptare.
    Grida Duma, si një figurë e njohur politike dhe publike, dhe Ilir Shqina, i njohur për angazhimet e tij profesionale, kanë pasur gjithashtu një jetë private të mbushur me shumë spekulime dhe interes mediatik. Megjithatë, ata kanë arritur të ruajnë një farë privatësie rreth detajeve të ndarjes së tyre, dhe nuk kanë dhënë shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit.

  • Martesa që zgjati vetëm një orë, dhëndri braktis nusen për kushërirën e saj menjëherë pas dasmës

    Martesa që zgjati vetëm një orë, dhëndri braktis nusen për kushërirën e saj menjëherë pas dasmës

    Ajo që duhej të ishte dita më e lumtur në jetën e Kylie-t, u kthye në traumën më të madhe për të. Pas gjashtë vitesh lidhje dhe muajsh përgatitjesh për një dasmë ëndrrash, martesa e saj zgjati vetëm… një orë.
    Historia tronditëse u zbulua nga vetë Kylie gjatë një interviste në një emision radiofonik australian, ku ajo rrëfeu sesi u la nga bashkëshorti i saj menjëherë pas ceremonisë martesore.
    “U martuam dhe gjithçka dukej perfekte – ceremonia, fotot, momentet. Ai ishte dashuria e jetës sime. Por pas shkrepjes së fundit fotografike, thjesht u zhduk,” tregoi ajo.

    Ndërsa të ftuarit vazhduan të festonin pa e kuptuar çfarë kishte ndodhur, Kylie u përpoq të mbante atmosferën e dasmës të gjallë, pavarësisht se në fund të mbrëmjes u kthye e vetme në dhomën e saj.
    “Ai nuk donte të ishte me mua. Kishte qenë në një lidhje paralele me dikë tjetër gjatë gjithë kohës dhe gjithsesi vendosi të martohej me mua,” rrëfeu ajo.
    Më vonë, Kylie mori një tjetër goditje: zbuloi se “gruaja tjetër” ishte kushërira e saj. Dhimbja e tradhtisë u bë edhe më e rëndë, duke ndikuar edhe në marrëdhëniet e saj familjare.
    “Ai tani është me kushërirën time. Më tradhtonte me të. Nuk flas më me asnjërin prej tyre,” u shpreh ajo.
    Pavarësisht gjithçkaje, Kylie tregon se ka gjetur forcë për të ecur përpara, duke shtuar me humor se familja e saj e ka mbështetur dhe nuk e ka lënë të përballet vetëm me këtë përvojë.
    E pyetur nëse do të martohej sërish, përgjigjja e saj ishte e prerë: “Jo.”
    /vizionplus.tv

  • Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

    Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

    Martesa dëmton rëndë shëndetin mendor. Për më ironikët kjo do të ngjallte reagime natyrisht, por në fakt eksistojnë studime të shumta mbi temën, dhe i fundit i kryer vë në dukje se martesa rrit rrezikun për tu prekur veçanërisht nga demenca. Ekipi kërkimor bën të qartë se arsyeja qëndron pas reduktimit të jetës shoqërore, gjë që sjell izolim.
    Njeriu, si qenie sociale, pavarësisht se nuk e ndjen, duhet të përmbushë detyrime, dhe me kalimin e viteve, kjo sjell pasoja në shëndet, kryesisht atë mendor, me nje degradim më të shpejtë të funksioneve të trurit, por edhe me rrezik të shtuar për tu prekur nga to. Puna kërkimore e publikuar në revistën Alzheimer and Dementia, ka marrë në shqyrtim dhe analizuar mbi 24 mijë persona të martuar në SHBA, të cilët janë ndjekur nga ekipi mjekësor për 18 vjet.
    Të gjithë pjesëmarrësit në studim i janë nënshtruar në mënyrë periodike testeve neuropsikologjike, që shërben për verfikimin e gjendjes konjitive.
    Në grupimin tjetër, me njerëz të pamartuar, gjithashtu janë kryer të njejtat teste përgjatë viteve me persona të moshave të ndryshme, deri në 104 vjeç.
    Në rezultate dallohet një diference e madhe mes dy grupimeve, ku që në testet e kontrollet e para mjekësore kishin treguar shenja të një defiçiti të lehtë mendor që me kalimin e kohës u thellua, dhe të gjithë adultët jo të martuar kishin një risk të paktën 50% më të ulët për të vuajtur nga demenca në krahasim me kolegët e tyre të martuar.
    Përfundimet kanë qenë surprizë dhe autorët hedhin hipotezën që faktori kryesor mund të jetë që një stil jetese me aktiv dhe me pak rutinor ndoshta ndikon në mbajtjen e trurit më të fresket tek ata që nuk ishin në çift të konsoliduar.
    Për të rikonfirmuar rezultatet, u kërkuan faktorë të tjerë për të analizuar që mund të ndikonin në këtë ndryshim, si mosha, gjinia, etnia, edukim, varësia ndaj duhanit apo aspekte të tjera të shëndetit fizik dhe mendor.
    Rezultatet duket sikur rikonfirmonin veten, dhe shkencëtarët i rikthehen hipotezave. Theksohet se jeta sociale më aktive është faktor vendimtar, pasi në sjellje normale, çiftet kanë tendencen të jenë më pak të integruar në shoqëri, duke e kthyer jetesën në një univers rutine. Kjo gjë e bën trurin të ketë më pak stimuj, dhe rehatia e përqëndrimi në vetëm disa shtylla, sjell përgjumje dhe rënie te funksioneve të trurit, që theksohet me kalimin e kohës.
    Përveç kësaj, personat single janë shumë më të pavarur, një faktor ky thelbësor që ndikon në mbajtjejn e një konstanteje aktive në shumë aspekte. Studimi është mjaft interesant, por sërish duhet marrë parasysh që studime të tjera mund ta hedhin poshtë këtë hipotezë. Ndërsa antropologët, që studjojnë pikërisht njeriun, sikurse e sugjeron dhe fjala nga greqishtja e lashtë anthropos, sugjerojnë se në jemi qenie monogame, si pak të tilla në natyre, por jemi monogame seriale. Dhe këtu ndikojnë faktore nga evolucioni, kultura, biologjia dhe ndryshimet e shoqërisë ku jetojmë. Klan News

  • Merr fund martesa e çiftit Meta – Kryemadhi, nga sot zyrtarisht të divorcuar

    Merr fund martesa e çiftit Meta – Kryemadhi, nga sot zyrtarisht të divorcuar

    Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi prej ditës së sotme janë të divorcuar me vendim Gjykate.
    Pas seancës së sotme, u mor vendimi që çifti të ndahet nga martesa prej rreth 28 vitesh.Seanca u mbajt sot paradite pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, ku u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës Metën dhe të paditur Kryemadhin, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
    Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi zgjidhjen e martesës midis Metës dhe Kryemadhit, martesë nga e cila kanë tre fëmijë.

  • “Si një njeri i dashuruar marrëzisht”, Rama për anëtarësimin në BE: Nuk ka më mirë se ‘martesa’… kur është e duhur

    “Si një njeri i dashuruar marrëzisht”, Rama për anëtarësimin në BE: Nuk ka më mirë se ‘martesa’… kur është e duhur

    Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian mbërriti sot në Tiranë, në sajë të turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor, ku firmosi në një konferencën të përbashkët me kryeministrin Rama, marrëveshjen për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.

    Gjatë fjalës së tij mbyllëse, duke iu referuar anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se “martesa me BE-në është ajo e duhura për vendin tonë”.
    “Na duhet hyrja në BE në radhë të parë për këtë. Që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme. Mos të varet nga asnjë qeveri, por të jetë një normë e panegociueshme dhe e pashkelshme nga askush më. Nëse jemi duke e përjetuar këtë moment historik, kjo lidhet me vullnetin e kësaj qeverie që udhëheq vendin dhe me mbështetjen e pakufishme të BE-së në këtë aspekt. E partë në sytë e të ardhmes, unë nuk jam i kënaqur, jam shumë krenar për këtë, sepse ky është një nga ato gur-themel që mund t’i mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton. Nuk jam i kënaqur, por shumë krenar.
    Ne, kur kemi nisur këtë rrugëtim kemi qenë në të njëjtat kushte si Iraku, Afganistani, si ca vende të tjera që kanë provuar të bënin demokraci. Ne nuk kemi pasur asnjë lidhje me Estoninë dhe disa vende të tjera të Lindjes, sepse ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës.
    Afganistani dhe Iraku nuk e kanë bekimin e lindjes në mes të Europës, ne e kemi.
    Kështu që nuk ka diskutojmë që jemi shumë krenar për këtë dhe nuk do pushojmë asnjë sekond deri sa të ulemi në një tryezë me BE-në… si një njeri i dashuruar marrëzisht që i thonë se martesa nuk është gjëja më e bukur që mund të ndodhë, nuk i ndahet dashurisë së vetë deri sa martohet. Dhe si një njeri që mund të flasë për martesën me shumë kompetencë, në fund të ditës nuk ka më mirë se martesa kur është e duhura”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Një dashuri e marrë që do përfundojë në martesë”, Rama: Dikur ishim si Iraku dhe Afganistani, sot në dyert e BE-së

    “Një dashuri e marrë që do përfundojë në martesë”, Rama: Dikur ishim si Iraku dhe Afganistani, sot në dyert e BE-së

    Gjatë fjalës së tij mbyllëse, duke iu referuar anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se “martesa me BE-në është ajo e duhura për vendin tonë”.
    “Na duhet hyrja në BE në radhë të parë për këtë. Që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme. Mos të varet nga asnjë qeveri, por të jetë një normë e panegociueshme dhe e pashkelshme nga askush më.
    Nëse jemi duke e përjetuar këtë moment historik, kjo lidhet me vullnetin e kësaj qeverie që udhëheq vendin dhe me mbështetjen e pakufishme të BE-së në këtë aspekt.
    E patë në sytë e të ardhmes, unë nuk jam i kënaqur, jam shumë krenar për këtë, sepse ky është një nga ato gur-themel që mund t’i mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton. Nuk jam i kënaqur, por shumë krenar.
    Ne, kur kemi nisur këtë rrugëtim kemi qenë në të njëjtat kushte si Iraku, Afganistani, si ca vende të tjera që kanë provuar të bënin demokraci. Ne nuk kemi pasur asnjë lidhje me Estoninë dhe disa vende të tjera të Lindjes, sepse ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës.
    Afganistani dhe Iraku nuk e kanë bekimin e lindjes në mes të Europës, ne e kemi.
    Kështu që nuk ka diskutojmë që jemi shumë krenar për këtë dhe nuk do pushojmë asnjë sekond deri sa të ulemi në një tryezë me BE-në… si një njeri i dashuruar marrëzisht që i thonë se martesa nuk është gjëja më e bukur që mund të ndodhë, nuk i ndahet dashurisë së vetë deri sa martohet. Dhe si një njeri që mund të flasë për martesën me shumë kompetencë, në fund të ditës nuk ka më mirë se martesa kur është e duhura”, tha Rama.