Astrologe Meri Gjini është pjesë e programit më të ri në Vizion Plus, “MES’DRITË”, çdo të hënë dhe të enjte, për të sjellë parashikimet javore nga astrologjia. Përballë moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ajo ndau parashikimin për shenjat këtë javë:
Dashi
Ky eklips dhe vera kanë sjellë pikëpyetje në çështjet ekonomike. Mbyllja e eklipsit sjell më shumë stabilitet financiar. Gjatë verës, patët mundësi të devijonit nga rutina e përditshme, por tani jo më. Me Marsin në Akrep, gjëja e parë që do të ndiheni të shtyrë të bëni është qartësimi emocional, dhe më pas konkretizimi i projekteve në punë. Kjo është një javë që duhet shfrytëzuar maksimalisht.
DemiKjo javë shënon fillimin e një rutine emocionale më të qëndrueshme. Me Marsin përballë në shenjën e Akrepit, edhe puna do të hyjë në një ritëm më të rregullt. Për të lindurit në ditët e fundit të shenjës, Urani në retrogradë në Binjakë sjell nevojën për ndryshime dhe korrigjime të fundit.
Binjakët
Saturni në Peshq është në katërkëndësh me Diellin tuaj, duke nxjerrë në sipërfaqe çështje të pazgjidhura në shëndet dhe profesion. Marsi në Akrep ju ndihmon të kuptoni më mirë gjërat që deri tani kanë qenë të paqarta dhe të filloni një rutinë të re, më të shëndetshme.
Gaforrja
Vazhdon një cikël i rëndësishëm për Gaforret, i cili ka nisur që vitin e kaluar dhe do të zgjasë deri në fund të nëntorit. Në dhjetor, do të riktheheni sërish në qendër të vëmendjes, duke shijuar suksesin dhe arritjet. Kjo është një periudhë që i përket punës dhe karrierës. Të lindurit në fillim të shenjës mund të përballen me sfida, por puna e palodhur do t’i shpërblejë.
Luani
Një mini-eklips diellor që ndodhi mbrëmë ndikon tek të lindurit në fund të shenjës, duke sjellë qartësi në karrierë. Ata që janë të lindur në fillim të shenjës kanë përjetuar ngarkesa emocionale në familje, të cilat tani do të stabilizohen. Venusi sjell optimizëm dhe mundësi për përmirësim personal e profesional. Kujdes me impulsivitetin – kontrolli sjell produktivitet.
Virgjëresha
Keni Venusin në shenjën tuaj, i cili ju ndihmon të përballeni me çështje ekonomike dhe t’ju japë më shumë vetëbesim. Mini-eklipset dhe tensionet që kanë nisur që më 7 korrik, përfundojnë me hyrjen e Marsit në Akrep. Kjo do të sjellë një periudhë më të favorshme dhe më të qartë për vendimmarrje.
Peshorja
Marsi në shenjën tuaj ka qenë i pranishëm që nga fillimi i gushtit, duke sjellë ngarkesa dhe paqartësi, të cilat tani përmbyllen. Me Marsin që kalon në shtëpinë tuaj të dytë të horoskopit (çështjet materiale dhe profesionale), strukturimi i karrierës dhe projekteve bëhet më i lehtë. Kujdes me marrëdhëniet e afërta, jo të gjithë janë aleatë.
Akrepi
Marsi në shenjën tuaj sjell një energji të fuqishme dhe dinamike, por kjo ndikon edhe në rrezikun për vendime të nxituara. Jeni në një moment të mirë për të nisur iniciativa të reja, por duhet të reflektoni para se të veproni. Njohja e mirë e planeve dhe përgatitja për sfida do t’ju ndihmojë të mos gaboni në hapa të rëndësishëm.
Shigjetari
Jeni të përfshirë në ndikimet e eklipseve, të cilat kanë sjellë shumë pikëpyetje. Megjithatë, me Marsin në Akrep, çështjet profesionale që kanë mbetur pezull do të marrin zhvillim të shpejtë. Merkuri në Peshore dhe Hëna atje ju ndihmojnë të gjeni balancën, ndërsa probleme të vogla familjare mund të kërkojnë vëmendje.
Bricjapi
Merkuri në Peshore do t’ju ndihmojë të zgjidhni më lehtë çështje të lidhura me statusin personal dhe profesional. Megjithatë, komunikimi i drejtëpërdrejtë, ndonëse i nevojshëm, duhet të bëhet me kujdes. Venusi në Virgjëreshë ju ndihmon të ndiheni mirë me veten dhe t’ju japë shtysë për vendime të maturuara.
Ujori
Plutoni ndikon te të lindurit në ditët e para të shenjës, duke sjellë qartësim në marrëdhënie familjare dhe financiare. Çështjet në punë janë më të qarta dhe vendimet janë tashmë të marra. Është një periudhë e mirë për të stabilizuar marrëdhëniet dhe për të forcuar pozitat tuaja profesionale.
Peshqit
Eklipset kanë sjellë ngarkesa emocionale, por kjo javë ofron mundësi të reja në ekonomi dhe stabilizim në ritmin e jetës. Me Venusin përballë, do të ndiheni më të mbështetur dhe do të tërhiqni vëmendjen e atyre që ju interesojnë. Një periudhë e mirë për të ndërtuar më shumë qetësi dhe siguri.
Në “MES’DRITË”, çdo të hënë dhe të enjte, Meri Gjini do të sjellë analizat më të fundit astrologjike dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë ndikimet planetare në jetën tuaj të përditshme
Tag: marsin
-

Horoskopi javor/ Meri Gjini zbulon të papriturat e yjeve: Shenjat që përmirësojnë situatën financiare
-

Horoskopi javor! Meri Gjini zbulon të papriturat e yjeve në “Mes’dritë”: Shenjat që përmirësojnë situatën financiare
Astrologe Meri Gjini është pjesë e programit më të ri në Vizion Plus, “MES’DRITË”, çdo të hënë dhe të enjte, për të sjellë parashikimet javore nga astrologjia. Përballë moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ajo ndau parashikimin për shenjat këtë javë:
Dashi
Ky eklips dhe vera kanë sjellë pikëpyetje në çështjet ekonomike. Mbyllja e eklipsit sjell më shumë stabilitet financiar. Gjatë verës, patët mundësi të devijonit nga rutina e përditshme, por tani jo më. Me Marsin në Akrep, gjëja e parë që do të ndiheni të shtyrë të bëni është qartësimi emocional, dhe më pas konkretizimi i projekteve në punë. Kjo është një javë që duhet shfrytëzuar maksimalisht.Demi
Kjo javë shënon fillimin e një rutine emocionale më të qëndrueshme. Me Marsin përballë në shenjën e Akrepit, edhe puna do të hyjë në një ritëm më të rregullt. Për të lindurit në ditët e fundit të shenjës, Urani në retrogradë në Binjakë sjell nevojën për ndryshime dhe korrigjime të fundit.
Binjakët
Saturni në Peshq është në katërkëndësh me Diellin tuaj, duke nxjerrë në sipërfaqe çështje të pazgjidhura në shëndet dhe profesion. Marsi në Akrep ju ndihmon të kuptoni më mirë gjërat që deri tani kanë qenë të paqarta dhe të filloni një rutinë të re, më të shëndetshme.
Gaforrja
Vazhdon një cikël i rëndësishëm për Gaforret, i cili ka nisur që vitin e kaluar dhe do të zgjasë deri në fund të nëntorit. Në dhjetor, do të riktheheni sërish në qendër të vëmendjes, duke shijuar suksesin dhe arritjet. Kjo është një periudhë që i përket punës dhe karrierës. Të lindurit në fillim të shenjës mund të përballen me sfida, por puna e palodhur do t’i shpërblejë.
Luani
Një mini-eklips diellor që ndodhi mbrëmë ndikon tek të lindurit në fund të shenjës, duke sjellë qartësi në karrierë. Ata që janë të lindur në fillim të shenjës kanë përjetuar ngarkesa emocionale në familje, të cilat tani do të stabilizohen. Venusi sjell optimizëm dhe mundësi për përmirësim personal e profesional. Kujdes me impulsivitetin – kontrolli sjell produktivitet.
Virgjëresha
Keni Venusin në shenjën tuaj, i cili ju ndihmon të përballeni me çështje ekonomike dhe t’ju japë më shumë vetëbesim. Mini-eklipset dhe tensionet që kanë nisur që më 7 korrik, përfundojnë me hyrjen e Marsit në Akrep. Kjo do të sjellë një periudhë më të favorshme dhe më të qartë për vendimmarrje.
Peshorja
Marsi në shenjën tuaj ka qenë i pranishëm që nga fillimi i gushtit, duke sjellë ngarkesa dhe paqartësi, të cilat tani përmbyllen. Me Marsin që kalon në shtëpinë tuaj të dytë të horoskopit (çështjet materiale dhe profesionale), strukturimi i karrierës dhe projekteve bëhet më i lehtë. Kujdes me marrëdhëniet e afërta, jo të gjithë janë aleatë.
Akrepi
Marsi në shenjën tuaj sjell një energji të fuqishme dhe dinamike, por kjo ndikon edhe në rrezikun për vendime të nxituara. Jeni në një moment të mirë për të nisur iniciativa të reja, por duhet të reflektoni para se të veproni. Njohja e mirë e planeve dhe përgatitja për sfida do t’ju ndihmojë të mos gaboni në hapa të rëndësishëm.
Shigjetari
Jeni të përfshirë në ndikimet e eklipseve, të cilat kanë sjellë shumë pikëpyetje. Megjithatë, me Marsin në Akrep, çështjet profesionale që kanë mbetur pezull do të marrin zhvillim të shpejtë. Merkuri në Peshore dhe Hëna atje ju ndihmojnë të gjeni balancën, ndërsa probleme të vogla familjare mund të kërkojnë vëmendje.
Bricjapi
Merkuri në Peshore do t’ju ndihmojë të zgjidhni më lehtë çështje të lidhura me statusin personal dhe profesional. Megjithatë, komunikimi i drejtëpërdrejtë, ndonëse i nevojshëm, duhet të bëhet me kujdes. Venusi në Virgjëreshë ju ndihmon të ndiheni mirë me veten dhe t’ju japë shtysë për vendime të maturuara.
Ujori
Plutoni ndikon te të lindurit në ditët e para të shenjës, duke sjellë qartësim në marrëdhënie familjare dhe financiare. Çështjet në punë janë më të qarta dhe vendimet janë tashmë të marra. Është një periudhë e mirë për të stabilizuar marrëdhëniet dhe për të forcuar pozitat tuaja profesionale.
Peshqit
Eklipset kanë sjellë ngarkesa emocionale, por kjo javë ofron mundësi të reja në ekonomi dhe stabilizim në ritmin e jetës. Me Venusin përballë, do të ndiheni më të mbështetur dhe do të tërhiqni vëmendjen e atyre që ju interesojnë. Një periudhë e mirë për të ndërtuar më shumë qetësi dhe siguri.
Në “MES’DRITË”, çdo të hënë dhe të enjte, Meri Gjini do të sjellë analizat më të fundit astrologjike dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë ndikimet planetare në jetën tuaj të përditshme.
/vizionplus.tv -

Rritet inflacioni në mars: Gati tre për qind më i lartë sesa marsin e vitit të kaluar
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në Kosovë është rritur për 2.9 për qind në mars 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te produktet ushqimore si: kafe, çaj dhe kakao (+17.1%), perime (+8.7%), mish (+8.3%) dhe produktet e qumështit (+7.1%). Po ashtu, janë shënuar ngritje çmimesh edhe në shërbimet transportuese, hoteleri, kujdes personal dhe financa, sipas ASK.
Inflacioni mujor për marsin 2025 është vlerësuar në 0.8 për qind.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Nga Portugalia në Rusi, ja se si e përjetuan evropianët marsin më të nxehtë të regjistruar
Marsi 2025 ka thyer rekorde të temperaturës në Evropë, duke u shpallur si marsi më i nxehtë në historinë e kontinentit dhe i dyti më i nxehtë globalisht. Sipas të dhënave të Shërbimit Evropian të Ndryshimeve Klimatike (C3S) të Copernicus, temperatura mesatare mbi tokën evropiane arriti në 6,03°C, 2,41°C mbi mesataren e periudhës 1991-2020. Ky muaj i nxehtë pasoi një tendencë shqetësuese të vazhdueshme të thyerjes së rekordeve të temperaturës që po ndodhin vit pas viti.
Samantha Burgess, drejtuese strategjike për klimën në ECMWF, theksoi se ky është një tjetër dëshmi e ndikimit të ndryshimeve klimatike, duke e cilësuar marsin e kaluar si një muaj me ekstreme të kundërta të reshjeve në Evropë, ku disa zona përjetuan marsin më të thatë në histori, ndërsa të tjera përmbytje të rënda. Ndërkohë, temperatura globale e ajrit sipërfaqësor arriti 14,06°C, 0,65°C mbi mesataren e viteve 1991-2020 dhe 1,60°C mbi nivelin paraindustrial.
Të dhënat për muajin mars 2025 janë pjesë e një trende alarmante që tregon se 20 nga 21 muajt e fundit kanë pasur temperatura më shumë se 1,5°C mbi nivelin paraindustrial, një prag që është caktuar nga Marrëveshja e Parisit për të shmangur ngrohjen globale katastrofike.
Ndërsa temperaturat kanë qenë shumë të ngrohta në Evropën Lindore dhe Rusinë jugperëndimore, Gadishulli Iberik ka përjetuar temperatura më të ftohta dhe përmbytje të shumta. Rajonet e tjera, si Evropa Jugore dhe Rusia veriperëndimore, kanë regjistruar kushte më të lagështa se mesatarja, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda përjetuan kushte më të thata se zakonisht.
Aktivistët e klimës janë ngritur kundër kompanive të naftës dhe gazit, duke kërkuar që ata të paguajnë për dëmet që po shkaktojnë. Greenpeace ka paralajmëruar se këto ekstreme të motit mund të çojnë në valë të nxehta dhe zjarre më të rënda gjatë vitit. Rebecca Newsom, drejtuese e politikës në Greenpeace UK, tha se qytetarët e Evropës nuk duhet të mbajnë barrën e pasojave të krizës klimatike, duke kërkuar që korporatat si Shell, TotalEnergies, Equinor dhe ENI të kontribuojnë me taksa të reja të konsiderueshme për të mbështetur rindërtimin e komuniteteve të dëmtuara.
Raporti i Copernicus tregon gjithashtu një shqetësim në Arktik, ku akulli i detit ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar në 47 vjet, duke rritur frikën për ndikimet e tjera të ndryshimeve klimatike në këtë rajon të ndjeshëm./ Euronews – Syri.Net
-

Tjetër rekord, Evropa përjetoi marsin më të ngrohtë të regjistruar
Evropa ka përjetuar marsin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, ndërsa ndryshimi i klimës vazhdon të shtyjë temperaturat në nivele të paprecedenta, thanë shkencëtarët e Bashkimit Evropian të martën.
Globalisht, marsi i kaluar ishte marsi i dytë më i ngrohtë në histori, duke u pasuar vetëm nga marsi i vitit 2024, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Copernicus (C3S) të BE-së.
Marsi vazhdoi një periudhë të jashtëzakonshme nxehtësie, ku 20 nga 21 muajt e fundit kanë pasur një temperaturë mesatare globale më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë në histori të planetit.