Tag: marsi

  • “Shtatori plot furtuna…”, Chrysanthi Kalogeri jep alarmin per mbylljen e veres dhe nisjen e vjeshtes

    “Shtatori plot furtuna…”, Chrysanthi Kalogeri jep alarmin per mbylljen e veres dhe nisjen e vjeshtes

    Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori vjen jo vetëm me kthimin në rutinë, por edhe me një sërë trazirash astrologjike që pritet të lëkundin jo pak prej nesh. Dy eklipse të fuqishëm, eklipsi i Hënës në shenjën e Peshqve dhe ai i Diellit në shenjën e Virgjëreshës do të lëkundin stabilitetin e shenjave.

    Astrologia Chrysanthi Kalogeri e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan paralajmëron një muaj të mbushur me sfida, mbyllje kapitujsh dhe fillime të reja që kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe qartësi mendore për shenjat e zodiakut.Sipas astrologes periudha nga 21 deri më 24 shtator duhet trajtuar me kujdes të veçantë, për shkak të ndikimeve të forta të Marsit dhe Plutonit që mund të nxisin konflikte dhe tensione. Por përtej sfidave, qielli i këtij muaji fsheh edhe mundësi: kthjelltësi mendore, thellim në ndjenja dhe vendime që na ndihmojnë të riorientohemi drejt së ardhmes.

    “Shtatori do të jetë një muaj me sfidat e veta. Është një muaj me eklipse, kemi në datën 7 eklipsin e Hënës në shenjën e Peshqve. Ka shanse të mira ky eklips, megjithatë eklipset kanë të bëjnë me mbylljen e një kapitulli dhe sjelljen e disa ndryshimeve me qëllim që të bëjmë disa hapa më tutje. Eklipsi i dytë është eklipsi Diellor në shenjën e Virgjëreshës, në datën 21. Është pak më i vështirë, pasi premton fillime të reja dhe duhet të ngremë pak më shumë barrën e përgjegjësisë. Këto eklipse ndoshta për disa do të sjellin çështje që ishin më parë, por janë lënë pezull dhe nuk është mbyllur kapitulli.
    Këto çështje të lëna pezull mund të kenë nisur që na marsi i 2025, por mund të vijnë disa herë edhe nga shtatori i vitit të kaluar. Në datën 2 kalon Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës, një pozicion shumë i mirë dhe i rëndësishëm këtë muaj pasi na jep një komunikim shumë të mirë, kthjelltësi mendore, mundësi për të bërë një analizë sa më të mirë të situatave dhe një angazhim sa më të mirë në punë.

    Afërdita vazhdon që të jetë në shenjën e Luanit në një pozicion shumë të mirë, ku dashuria ka vendin e saj në përditshmërinë tonë. Në datën 8 kalon Mërkuri në shenjën e Peshores, atje ku fjala ngjyroset më bukur, më me delikatesë dhe më me ndjenjë.

    Gjithashtu kalon Afërdita në shenjën e Virgjëreshës në datën 18-19, ku tashmë deri në fund të muajit, ndjenjat ngjyrosen më tepër nga logjika. Kryesorja e muajit është që Marsi pas eklipsit, në datën 22, kalon në shenjën e Akrepit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga data 21 e deri në datën 24, ku Marsi bën disa aspekte jo pozitive me Plutionin, ku do të ketë incidente dhe një tendencë për të hyrë më tepër në konflikte.
    Ruani gjakftohtësinë, mos e ekspozoni veten në rrezik. Shikojini “pengesat” e shtatorit si sfida të cilat do të na çojnë në rrugën ku duhet të gjendemi”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.
    Gjithashtu kalon Afërdita në shenjën e Virgjëreshës në datën 18-19, ku tashmë deri në fund të muajit, ndjenjat ngjyrosen më tepër nga logjika. Kryesorja e muajit është që Marsi pas eklipsit, në datën 22, kalon në shenjën e Akrepit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga data 21 e deri në datën 24, ku Marsi bën disa aspekte jo pozitive me Plutionin, ku do të ketë incidente dhe një tendencë për të hyrë më tepër në konflikte.

    Ruani gjakftohtësinë, mos e ekspozoni veten në rrezik. Shikojini “pengesat” e shtatorit si sfida të cilat do të na çojnë në rrugën ku duhet të gjendemi”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri

  • Java e parë e shtatorit nis me shpenzime! Meri Shehu zbulon renditjen e fatit për shenjat

    Java e parë e shtatorit nis me shpenzime! Meri Shehu zbulon renditjen e fatit për shenjat

    Edhe këtë sezon të ri në programin “Rudina” në Tv Klan, e hëna do të sjellë gjithnjë parashikimin e yjeve nga astrologia Meri Shehu. Si çdo fillim muaji, ajo bën parashikimin e klimës kozmike duke na treguar se çfarë duhet të presim nga lëvizja e yjeve dhe planetëve. Njëkohësisht, nuk mungon as renditja e shenjave nga ajo më me pak fat te ajo që do të shkëlqejë këtë muaj, i cili ka plot surpriza.
    Meri Shehu: Shtatori është muaj me dy eklipse shumë të mëdha, shumë të fuqishme. Më datë 7 shtator, i cili ndodh në shenjën e Virgjëreshës. Do t’i japin tonalitet të madh shtatorit, kanë filluar që më 23 gusht me hënën e re në Virgjëreshë, çfarë s’keni bërë! Pritet akoma të bëhen gjëra të mëdha. Kjo hënë e plotë është shumë e rëndësishme për 10-ditëshin e dytë të Virgjëreshave. Më vonë kemi eklipsin e pjesshëm diellor në datën 21 në shenjën e Virgjëreshës dhe do të përkojë edhe me hënën e re. Afërdita është në Luan, por do të kemi kujdes javën e parë sepse Marsi që është futur në Peshore bën një lidhje jo të mirë me Jupiterin në Gaforre. Gaforre, Peshore, Bricjap,Dash të lindur kryesisht në dhjetëditëshin e parë do të kenë kujdes në mënyrën si i trajtojnë bisedat, lëvizjet, harmonizimet, komunikimet, marrëdhëniet sepse jepen disa goditje të papritura. Në datën 19 Afërdita futet hyn prapë në Virgjëreshë. Do të përmend datën 19, me futjen e Afërditës në Virgjëreshë do të bëjë një katërkëndësh me Uranin në Binjak dhe ditët 19-21 do t’i keni pak kujdes në çështjet personale e ekonomike duke përfshirë Virgjëreshë, Binjak, Peshq dhe Shigjetar që do ta marrin direkt këtë ndërhyrje.
    12. Dashi
    Javën e parë të shtatorit duhet të kenë shumë kujdes sepse Marsi është përballë shenjës së tyre në Peshore, goditet me Jupiterin në Gaforre. Çështje familjare, bashkëpunimesh, në çift, javën e parë të muajit shtator janë pak të tensionuara. Dy eklipse shumë të mëdha në Virgjëreshë kështu që do të ndryshojë patjetër rutina e përditshme, do të gjejnë ose mbyllin një punë, do t’i hapin punë vetes  apo të tjerëve. Do të bëhet një ngarkesë e madhe ose një furtunë në jetën e përditshme. Dielli mund të dalë pak me vonesë pas 22 shtatorit kur të futet Marsi në Akrep kur të gjejnë seksualitetin dhe energjinë e tyre të brendshme që i shtyn të forocojnë pozitat ekonomike sepse në datën 19 ekonomia nuk do të jetë shumë mirë.
    11. Bricjapi
    Janë shenjë kardinale ku përballet Marsi me Jupiterin në Gaforre. Gaforren e kanë përballë, bashkëpunime, kundërshtarë, opozitë nga të gjitha anët në javën e parë të shtatorit. Marsi në Peshore i bën që ta humbin disi kontrollin dhe të jenë nervozë në çështjet familjare në përgjithësi. Eklipset në Virgjëreshë kërkojnë t’i stabilizojnë në udhëtime, kontakte me jashtë, shanse të dyta në një marrëdhënie erotike ose nëse duan të gjejnë diçka të re. Duhet t’i japin fund një marrëdhënieje, një ndjenje rreth datës 7 dhe pastaj të fillojnë me hënën e re në datën 21 për diçka të re.
    10. Binjakët
    Në datën 19, Urani që është në shenjën e tyre dhe do të kthehet i kundërt, i komplikon disi marrëdhëniet dhe planet e tyre. Në datën 19 humbin sigurinë në çështjet ekonomike dhe sentimentale. Pa rregulluar këtë sigurinë bazë, nuk mund të jetë mirë data 19. Fillon dhe hapet pas datës 21 me hënën e re dhe duke i sqaruar mirë pikat e dobëta e të forta, mund të hapin një biznes të ri, veprimtari, të blejnë ose ndërrojnë shtëpi.
    9. Gaforrja
    Kanë Jupiterin në shenjën e tyre, por Marsi në Peshore i çukit në kokë, në çështje karriere do të ndiejnë pasiguri ose antagonizëm më të shtuara nga sa është në të vërtetë. Shumë Gaforre të lindura në 10-ditëshin e parë ta kenë kujdes këtë periudhë. Eklipset tregojnë që do të ndryshojnë mendësi, plane, projekte ose si do t’i shohin gjërat. Pas datës 21 shikojmë Gaforret në rrugën e re. Mund të ketë pasiguri në përditshmëri dhe debate me njerëzit e afërt.
    8. Demi
    Kanë humbur sigurinë për sa i përket punës dhe mbështetjes së të afërmve ose jetës personale erotike. Do të kenë një mbyllje rreth datës 7, i vënë pikat mbi “i, sikur i japin një vendim kësaj gjëje. Në datën 19 shikojnë ku kanë siguritë ekonomike, shpenzimet, pasiguritë, mbështetjet dhe pas datës 21 fillojnë një etapë të re dhe ndoshta më të sigurt në jetën personale dhe situata të tjera.
    7. Luani
    Kanë shpenzuar shumët ë gusht, morën një lajm të mirë ekonomik më 23 gusht, u qetësuan, por fillon edhe një fushatë e fuqishme ekonomike. Data 7 është eklips hënor, mund të kemi të papritura jo shumë të këndshme kështu që shumë Luanë që duan të investojnë duhet të kenë kujdes se do të kenë një takim jo shumë të mirë që do t’i ndikojë me energji jo pozitive dhe bëjnë gabim. Të presin edhe datën 19 dhe pas datës 23 fillon një hapje e mirë ekonomike.
    6. Ujori
    Do të ndryshojnë rutinën e jetës së përditshme, nuk kapen dot, shkojnë sa andej-këtej, udhëtime, kontakte, palestra, punë. Tashmë me Virgjëreshën do të duan diçka më konkrete ose më të saktë në lidhje me punën dhe ekonominë që pas datës 23 fillojnë të marrin një fuqizim dhe të qartësohen në planet e tyre. Do të kenë disa debate të vogla në jetën personale ose ndonjë projekt personal derisa të stabilizohen gjërat që më pas fillojnë dhe marrin tendenca shumë pozitive.
    5. Akrepi
    Duhet të presin datën 22 që futet Marsi në shenjën e tyre, u jep energji, bëhen protagonistë e sharmantë. Kanë ca prapaskena në lidhje me punën, ngatërresa me planet, por eklipset në Virgjëreshë i kanë në favor sepse shkojnë mirë me to. Mund të mbyllin një punë dhe të hapin një akoma më të madhe më 21 shtator. Vjeshta fillon të marrë hov pozitiv për ta.
    4. Shigjetari
    Eklipset janë shumë të rëndësishëm dhe Marsi në Peshore i ndihmon. Sado që Marsi goditet shumë me Jupiterin dhe kanë shumë shpenzime javën e parë, ana ekonomike fluturon, e mbledhin veten dhe gjithmonë gjejnë një burim dhe mbështetje. Do të vendosin për jetën personale, vendime të mëdha për një ndarje ose një fillim të ri rreth datës 21 por rreth datës 7 duhet folur për një marrëdhënie që duhet sqaruar deri në fund.
    3. Peshorja
    Kanë Marsin në shenjën e tyre, u ka dhënë energji e tonalitet. Do të bëjnë disa beteja deri në datën 7 që do t’i fitojnë. Nuk shpresoj të luftojnë me mullinjtë me erë sepse kanë në kundërshtim Jupiterin, por një Peshore e kualifikuar do ta shfrytëzojë Marsin për një luftë antagoniste, të bukur, të drejtë dhe që të arrijë një fitore. Eklipset në Virgjëreshë tregojnë ndikim psikologjik. Është shenjë e favorizuar dhe do të ecë shumë përpara që me Marsin në Akrep që do t’u japë tonalitet ekonomik pas datës 22.
    2. Virgjëresha
    Kemi dy eklipse, do të ndodhin shumë ngjarje dhe ndonjëherë lodhen, nuk kanë komoditetin. Eklipsi i plotë hënor dhe i pjesshëm diellor do të bëjë të përballen me ndryshime, vendime, situata të cilat do t’u japin përgjigje ata, bashkëpunëtorët e tyre, marrëdhënie në çift etj. Ka shpenzime javën e parë të shtatorit, pastaj më qetësi. Në datën 19 mos merrni vendime të mëdha, të kalojë dhe pas datës 22 jeni në formë.
    1.Peshqit
    Do të kenë disa shpenzime deri në datën 7, por do ta marrin veten, do të kenë bashkëpunime të rëndësishme, oferta, ndarje, guxim për t’u ndarë nga diçka e vështirë, kurajë për të filluar diçka të rëndësishme. Në datën 22 futet Marsi në Akrep dhe Akrepi është shenja më seksuale për Peshkun që do të gjejë fuqinë e vet, marrëdhëniet personale, projektet do të ecin shumë mirë.

  • “Java e parë e shtatorit nis me shpenzime”/ Meri Shehu zbulon renditjen e fatit për shenjat

    “Java e parë e shtatorit nis me shpenzime”/ Meri Shehu zbulon renditjen e fatit për shenjat

    Edhe këtë sezon të ri në një emision televiziv, e hëna do të sjellë gjithnjë parashikimin e yjeve nga astrologia Meri Shehu. Si çdo fillim muaji, ajo bën parashikimin e klimës kozmike duke na treguar se çfarë duhet të presim nga lëvizja e yjeve dhe planetëve. Njëkohësisht, nuk mungon as renditja e shenjave nga ajo më me pak fat te ajo që do të shkëlqejë këtë muaj, i cili ka plot surpriza.
    Meri Shehu: Shtatori është muaj me dy eklipse shumë të mëdha, shumë të fuqishme. Më datë 7 shtator, i cili ndodh në shenjën e Virgjëreshës. Do t’i japin tonalitet të madh shtatorit, kanë filluar që më 23 gusht me hënën e re në Virgjëreshë, çfarë s’keni bërë! Pritet akoma të bëhen gjëra të mëdha. Kjo hënë e plotë është shumë e rëndësishme për 10-ditëshin e dytë të Virgjëreshave. Më vonë kemi eklipsin e pjesshëm diellor në datën 21 në shenjën e Virgjëreshës dhe do të përkojë edhe me hënën e re. Afërdita është në Luan, por do të kemi kujdes javën e parë sepse Marsi që është futur në Peshore bën një lidhje jo të mirë me Jupiterin në Gaforre. Gaforre, Peshore, Bricjap,Dash të lindur kryesisht në dhjetëditëshin e parë do të kenë kujdes në mënyrën si i trajtojnë bisedat, lëvizjet, harmonizimet, komunikimet, marrëdhëniet sepse jepen disa goditje të papritura. Në datën 19 Afërdita futet hyn prapë në Virgjëreshë. Do të përmend datën 19, me futjen e Afërditës në Virgjëreshë do të bëjë një katërkëndësh me Uranin në Binjak dhe ditët 19-21 do t’i keni pak kujdes në çështjet personale e ekonomike duke përfshirë Virgjëreshë, Binjak, Peshq dhe Shigjetar që do ta marrin direkt këtë ndërhyrje.12. Dashi
    Javën e parë të shtatorit duhet të kenë shumë kujdes sepse Marsi është përballë shenjës së tyre në Peshore, goditet me Jupiterin në Gaforre. Çështje familjare, bashkëpunimesh, në çift, javën e parë të muajit shtator janë pak të tensionuara. Dy eklipse shumë të mëdha në Virgjëreshë kështu që do të ndryshojë patjetër rutina e përditshme, do të gjejnë ose mbyllin një punë, do t’i hapin punë vetes apo të tjerëve. Do të bëhet një ngarkesë e madhe ose një furtunë në jetën e përditshme. Dielli mund të dalë pak me vonesë pas 22 shtatorit kur të futet Marsi në Akrep kur të gjejnë seksualitetin dhe energjinë e tyre të brendshme që i shtyn të forocojnë pozitat ekonomike sepse në datën 19 ekonomia nuk do të jetë shumë mirë.
    11. Bricjapi
    Janë shenjë kardinale ku përballet Marsi me Jupiterin në Gaforre. Gaforren e kanë përballë, bashkëpunime, kundërshtarë, opozitë nga të gjitha anët në javën e parë të shtatorit. Marsi në Peshore i bën që ta humbin disi kontrollin dhe të jenë nervozë në çështjet familjare në përgjithësi. Eklipset në Virgjëreshë kërkojnë t’i stabilizojnë në udhëtime, kontakte me jashtë, shanse të dyta në një marrëdhënie erotike ose nëse duan të gjejnë diçka të re. Duhet t’i japin fund një marrëdhënieje, një ndjenje rreth datës 7 dhe pastaj të fillojnë me hënën e re në datën 21 për diçka të re.
    10. Binjakët
    Në datën 19, Urani që është në shenjën e tyre dhe do të kthehet i kundërt, i komplikon disi marrëdhëniet dhe planet e tyre. Në datën 19 humbin sigurinë në çështjet ekonomike dhe sentimentale. Pa rregulluar këtë sigurinë bazë, nuk mund të jetë mirë data 19. Fillon dhe hapet pas datës 21 me hënën e re dhe duke i sqaruar mirë pikat e dobëta e të forta, mund të hapin një biznes të ri, veprimtari, të blejnë ose ndërrojnë shtëpi.
    9. Gaforrja
    Kanë Jupiterin në shenjën e tyre, por Marsi në Peshore i çukit në kokë, në çështje karriere do të ndiejnë pasiguri ose antagonizëm më të shtuara nga sa është në të vërtetë. Shumë Gaforre të lindura në 10-ditëshin e parë ta kenë kujdes këtë periudhë. Eklipset tregojnë që do të ndryshojnë mendësi, plane, projekte ose si do t’i shohin gjërat. Pas datës 21 shikojmë Gaforret në rrugën e re. Mund të ketë pasiguri në përditshmëri dhe debate me njerëzit e afërt.
    8. Demi
    Kanë humbur sigurinë për sa i përket punës dhe mbështetjes së të afërmve ose jetës personale erotike. Do të kenë një mbyllje rreth datës 7, i vënë pikat mbi “i, sikur i japin një vendim kësaj gjëje. Në datën 19 shikojnë ku kanë siguritë ekonomike, shpenzimet, pasiguritë, mbështetjet dhe pas datës 21 fillojnë një etapë të re dhe ndoshta më të sigurt në jetën personale dhe situata të tjera.
    7. Luani
    Kanë shpenzuar shumët ë gusht, morën një lajm të mirë ekonomik më 23 gusht, u qetësuan, por fillon edhe një fushatë e fuqishme ekonomike. Data 7 është eklips hënor, mund të kemi të papritura jo shumë të këndshme kështu që shumë Luanë që duan të investojnë duhet të kenë kujdes se do të kenë një takim jo shumë të mirë që do t’i ndikojë me energji jo pozitive dhe bëjnë gabim. Të presin edhe datën 19 dhe pas datës 23 fillon një hapje e mirë ekonomike.
    6. Ujori
    Do të ndryshojnë rutinën e jetës së përditshme, nuk kapen dot, shkojnë sa andej-këtej, udhëtime, kontakte, palestra, punë. Tashmë me Virgjëreshën do të duan diçka më konkrete ose më të saktë në lidhje me punën dhe ekonominë që pas datës 23 fillojnë të marrin një fuqizim dhe të qartësohen në planet e tyre. Do të kenë disa debate të vogla në jetën personale ose ndonjë projekt personal derisa të stabilizohen gjërat që më pas fillojnë dhe marrin tendenca shumë pozitive.
    5. Akrepi
    Duhet të presin datën 22 që futet Marsi në shenjën e tyre, u jep energji, bëhen protagonistë e sharmantë. Kanë ca prapaskena në lidhje me punën, ngatërresa me planet, por eklipset në Virgjëreshë i kanë në favor sepse shkojnë mirë me to. Mund të mbyllin një punë dhe të hapin një akoma më të madhe më 21 shtator. Vjeshta fillon të marrë hov pozitiv për ta.
    4. Shigjetari
    Eklipset janë shumë të rëndësishëm dhe Marsi në Peshore i ndihmon. Sado që Marsi goditet shumë me Jupiterin dhe kanë shumë shpenzime javën e parë, ana ekonomike fluturon, e mbledhin veten dhe gjithmonë gjejnë një burim dhe mbështetje. Do të vendosin për jetën personale, vendime të mëdha për një ndarje ose një fillim të ri rreth datës 21 por rreth datës 7 duhet folur për një marrëdhënie që duhet sqaruar deri në fund.
    3. Peshorja
    Kanë Marsin në shenjën e tyre, u ka dhënë energji e tonalitet. Do të bëjnë disa beteja deri në datën 7 që do t’i fitojnë. Nuk shpresoj të luftojnë me mullinjtë me erë sepse kanë në kundërshtim Jupiterin, por një Peshore e kualifikuar do ta shfrytëzojë Marsin për një luftë antagoniste, të bukur, të drejtë dhe që të arrijë një fitore. Eklipset në Virgjëreshë tregojnë ndikim psikologjik. Është shenjë e favorizuar dhe do të ecë shumë përpara që me Marsin në Akrep që do t’u japë tonalitet ekonomik pas datës 22.
    2. Virgjëresha
    Kemi dy eklipse, do të ndodhin shumë ngjarje dhe ndonjëherë lodhen, nuk kanë komoditetin. Eklipsi i plotë hënor dhe i pjesshëm diellor do të bëjë të përballen me ndryshime, vendime, situata të cilat do t’u japin përgjigje ata, bashkëpunëtorët e tyre, marrëdhënie në çift etj. Ka shpenzime javën e parë të shtatorit, pastaj më qetësi. Në datën 19 mos merrni vendime të mëdha, të kalojë dhe pas datës 22 jeni në formë.
    1.Peshqit
    Do të kenë disa shpenzime deri në datën 7, por do ta marrin veten, do të kenë bashkëpunime të rëndësishme, oferta, ndarje, guxim për t’u ndarë nga diçka e vështirë, kurajë për të filluar diçka të rëndësishme. Në datën 22 futet Marsi në Akrep dhe Akrepi është shenja më seksuale për Peshkun që do të gjejë fuqinë e vet, marrëdhëniet personale, projektet do të ecin shumë mirë.

  • Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

    Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

    Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një ankand në Nju Jork për 4.3 milionë dollarë (rreth 3.2 milionë paund), por pa dijeninë apo përfitimin e shtetit të Nigerit. As blerësi dhe as shitësi nuk janë bërë publikë.

    Profesori amerikan Paul Sereno, një paleontolog me lidhje të ngushta me Nigerin, ka reaguar me zemërim: “E pabesueshme! E turpshme!”, ka thënë ai në një intervistë telefonike nga Çikago. Ai beson se ky meteorit duhet të kthehet në Niger.

    Bëhet fjalë për copën më të madhe të njohur ndonjëherë të një meteoriti nga Marsi që ka rënë në Tokë, me një peshë prej 24.7 kilogramësh. Meteoriti dukej spektakolar në fotot e publikuara nga ankandi Sotheby’s, duke reflektuar nuanca argjendi dhe të kuqe, gjë që rriti më shumë interesin dhe vlerën e tij.

    Qeveria e Nigerit ka reaguar zyrtarisht, duke shprehur dyshime mbi ligjshmërinë e eksportit të meteoritit, dhe ngriti shqetësime për trafikim të mundshëm ndërkombëtar të paligjshëm. Ende nuk është e qartë nëse ndonjë përfitim financiar nga shitja ka shkuar për Nigerin.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2025. Çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat e zodikut

    Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2025. Çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat e zodikut

    Sot, kurioziteti mund të shpërblejë edhe macet. Hëna impulsive, sapo të hyjë në Peshqit e butë e krijues, do të përplaset me Uranin e paparashikueshëm, duke ndezur shkëndija idesh të çuditshme e të guximshme. Mëngjesi na sjell një tjetër ritëm: trekëndëshi i Marsit praktik me Plutonin e thellë na jep qartësi për të dalluar se cilat prej këtyre mendimeve meritojnë të shndërrohen në veprim. Në fund, planet do të distilohen në pjesët e tyre më frytdhënëse, por është mençuri t’u japim zë të gjitha ideve — sepse nisja e mirë është gjysma e rrugës.
    ♈ DashiNjë sekret i fuqishëm mund të të tronditë, duke të treguar se një konflikt në një nga rrethet e tua nuk është ashtu si e kishe menduar. Dikush që u soll ashpër mund të ketë pasur një arsye të drejtë. Ky zbulim është një thirrje që të mos mbështetesh vetëm tek turma, por të ushqesh marrëdhënie të veçanta, një nga një.

    ♉ DemiNjë etje e papërmbajtur për sukses të shtyn përpara. Marsi i palodhur në rutinat e tua ditore lidh forca me Plutonin në majën e ambicies, duke të dhënë fuqinë për të ndërtuar zakone të reja. Ndoshta dëshiron të fitosh më shumë për t’u dukur mirë para të tjerëve, por historia e vërtetë mund të jetë më e thellë. Lëri gjërat të hapen.

    ♊ BinjakëtSot mund të bëhesh zëri i një kauze që e mban në zemër. Hëna e dukshme në sferën tënde publike ngacmon Uranin në shenjën tënde, duke të vënë nën një dritë më të fortë nga sa prisje. Por je gati — koha të ka dhënë dije dhe vetëbesimi yt është gati të shfaqet.
    ♋ GaforrjaNjë shtysë e beftë për të ndryshuar një situatë të rrënjosur mund të të shtyjë drejt veprimit. Ndoshta nuk është aq e papritur sa duket — ndjenja ka kohë që gëlon brenda teje. Merr kohën për të kuptuar veten dhe për të kuptuar të tjerët që preken nga vendimi yt.
    ♌ LuaniTë afrohesh me dikë që të imponohet mund të sjellë surpriza. Mund të zbulohet një dinamikë e fshehtë në rrethin tënd dhe, ndoshta, të hapet një derë drejt brendësisë së tij. Por kjo mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën si e përjeton këtë komunitet — prandaj pesho mirë përpara se të hedhësh hapin.
    ♍ VirgjëreshaDëshira për të fituar më shumë të shtyn të ndryshosh rutinat. Marsi në sferën financiare dhe Plutoni në organizimin tënd të përditshëm të japin kurajën për të përmbysur rendin e zakonshëm. Kujdes: kjo mund të trazojë dikë që është mësuar me të shkuarën. Mundohu të tregosh se si ndryshimi mund të sjellë dobi edhe për ta.
    ♎ PeshorjaJe gati të tregosh një pjesë të vetes. Marsi në shenjën tënde dhe Plutoni në shtëpinë e vetëshprehjes të nxisin të shfaqesh, por me masë. Zgjidh fjalët, dije kur të ndalosh, dhe kthehu te zakonet e tua për t’u ndier i tokëzuar.
    ♏ AkrepiSot, krijimi i një hapësire që të frymëzon është më i ëmbël se zakonisht. Ndoshta duhet të heqësh diçka për të bërë vend për një risi që të përket. Ky nuk është një impuls, por një thirrje e brendshme. Ndiq rrjedhën dhe shiko ku të çon.
    ♐ ShigjetariNjohje të reja të ndezin kureshtjen. Vendosja e kufirit për çfarë ndan është sfida jote. Marsi në fushën e lidhjeve të reja dhe Plutoni në komunikim hapin derën për biseda të thella. Jo të gjithë do t’i përqafojnë çuditëritë e tua, por ata që do ta bëjnë, do të hapin rrugën për miqësi të forta.
    ♑ BricjapiMos e zbulo shumë herët planin tënd. Hëna në komunikim ndeshet me Uranin në detajet e punës, duke të vendosur përballë njerëzve që mund të të shpërqendrojnë me kundërshtime. Më mirë mbaje brenda për momentin dhe ruaje fokusin.
    ♒ UjoriTë shfaqësh veten mund të duket e rrezikshme. Marsi në bindjet e tua dhe Plutoni në shenjën tënde të japin mundësinë të mbrohesh pas një kauze kolektive. Por kujdes: gjërat që përpiqesh t’i fshehësh kanë mënyrën e tyre për t’u zbuluar kur nuk e pret.
    ♓ PeshqitSot mund të jesh ai që thua me zë të lartë atë që të gjithë e mendojnë. Marsi në zonën e intimitetit dhe Plutoni në sferën e sekreteve të japin aftësi të kapësh gjërat e pathëna. Mund të të rëndojë, por ndoshta është më mirë ta thuash sesa ta mbash brenda.
    Përgatitit: Albert Vataj/ Koha Jonë

  • Mbani shënim këto data për në gusht/ Muaji nis nën ndikimin e sezonit të Luanit…

    Mbani shënim këto data për në gusht/ Muaji nis nën ndikimin e sezonit të Luanit…

    Horoskopi i gushtit sjell disa nga ngjarjet më me fat dhe më sfiduese planetare të vitit 2025, por gjithashtu ka edhe momente që do të sjellin gëzim.
    Muaji nis nën ndikimin e sezonit të Luanit, që gjithmonë të ndihmon të fokusohesh te vetja! Po kujton çfarë të bën unik/e dhe je gati të ndash talentet e tua me botën. Javët në vijim mund të të japin guximin dhe vetëbesimin për të ndjekur dëshirat e tua. Ky është sezoni ideal për t’i dhënë prioritet argëtimit dhe për të shijuar momentin.
    Marrëdhëniet fillojnë me sfida për shkak të përplasjes së Afërditës në Gaforre me Saturnin dhe Neptunin në Dash më 1 gusht. Kjo mund të sjellë pasiguri dhe projeksione të brendshme. Refuzimi mund të ndihet i dhimbshëm, por kujto që mund të jetë i duhuri për ty. Gjithçka që është e thënë të jetë për ty, do të vijë në kohën e vet.

    6 gusht: Marsi hyn në Peshore
    Marsi hyn në Peshore dhe ti fillon të ndihesh më i/e pavendosur. Javët në vijim do të mendohesh gjatë për çdo vendim, duke peshuar të mirat dhe të këqijat. Gjithashtu, do t’u kushtosh më shumë energji lidhjeve të ngushta. Mund të ngresh zërin për veten në një marrëdhënie të rëndësishme ose të fillosh një bashkëpunim me dikë që admiron.
    Ky mund të jetë një moment i mirë për të përmirësuar aftësitë në zgjidhjen e konflikteve. Kur Marsi në Luan lidhet me Uranin te Binjakët më 8 gusht, ti do të rimarrësh kontrollin dhe do të veprosh ndryshe.
    9 gusht: Hëna e plotë në Ujor
    Hëna e plotë në Ujor, më 9 gusht të fton të reflektosh mbi atë që të bën unik/e dhe si mund ta përdorësh këtë për të ndihmuar komunitetin. Mund të ketë lëkundje në rrethin shoqëror ose ndonjë takim të bukur me miqtë. Gjithashtu, do të duhet të vendosësh kufij, diçka që shpesh e anashkalon, por është e domosdoshme.
    Gjithashtu më 9 gusht, Marsi në Peshore përballet me Neptunin në Dash, duke të të lënë më të lodhur se zakonisht. Mund të ketë konfuzion, projeksione dhe madje edhe mashtrime në ajër. Nëse mundesh, shtyji vendimet e rëndësishme për disa ditë më vonë.
    11 gusht: Mbaron prapavija e Mërkurit
    Më në fund, përfundon prapavija e Mërkurit në Luan! Me Mërkurin në pozicionin e tij, ke më pak keqkuptime. Rikthehet vetëbesimi dhe rifillon lidhja me pasionet që të sjellin gëzim. Po atë ditë, Afërdita dhe Jupiteri në Gaforre bashkohen në qiell, sjellin fat, festë dhe ndjesi sigurie. Mund të marrësh një lajm të mirë ose të ndërmarrësh një hap drejt një ëndrre të re.
    22 gusht: Dielli hyn në Virgjëreshë
    Dielli hyn në Virgjëreshë, ku ndodh edhe Hëna e re. Muaji merr energji dhe ti do të fokusohesh në organizim dhe zakone që sjellin rezultate të mëdha me kalimin e kohës. Magjia fshihet në rutinën e përditshme. Hëna e re është një moment i mirë për të hequr dorë nga një zakon i keq, për të manifestuar diçka të re, ose për të qenë në shërbim të të tjerëve
    25 gusht: Afërdita hyn në Luan
    Afërdita hyn në Luan—planeti i dashurisë në shenjën që kërkon gjithnjë vëmendje. Gjuha jote e dashurisë? Komplimentet, vëmendja dhe shfaqja e ndjenjave në publik! Mund të bësh publike një marrëdhënie apo të përqendrohesh më shumë në dashurinë ndaj vetes. Po atë ditë, Afërdita lidhet me Saturnin, një periudhë e mirë për të nënshkruar një kontratë.

  • Hëna te Luani hap një cikël të fuqishëm, Meri Gjini zbulon si do ndikojë te secila shenjë e Horoskopit

    Hëna te Luani hap një cikël të fuqishëm, Meri Gjini zbulon si do ndikojë te secila shenjë e Horoskopit

    Astrologe Meri Gjini bëri parashikimin e horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    Nga dje jemi zyrtarisht në periudhën e Luanëve. Me Venusin në katërkëndësh me Marsin, është një energji e fortë.

    Marsi në Virgjëreshë është një hyrje jo shumë e lehtë. Kjo bën që të jemi të kujdesshëm me komunikimin te njerëzit që duam.

    Sot në darkë kemi një Hënë të re te Luanët, ku ndodhet Mërkuri në të kundërt; nevoja për nisje të reja do të jetë shumë e madhe.

    Në këtë 14-ditësh, Mërkuri do të jetë në të kundërt, por kjo nuk do të thotë që të mos nisin idetë dhe iniciativat personale. Ka një tendencë ky Mërkur që, nëse i bëjmë tematikë në grup idetë e reja ose i ndajmë me të tjerët, do të na e prishin mendjen dhe do të bëjmë pas.
    DashiKjo Hënë e re dhe ky Diell te Luanët favorizon shumë rritjen e cilësisë në raportet personale. Edhe ata që janë beqarë do të kenë mundësi të bukura. Marsi në hyrje katërkëndore nuk ndikon drejtpërdrejt.
    DemiNjë hyrje jo shumë komode e kësaj Hëne të re. Nxit tendencën për të qenë larg zhurmës dhe rrëmujës. Ka ardhur momenti të mendoni seriozisht për pushimet. Ritmi i vjeshtës do të jetë shumë i fortë.
    BinjakëtVenusin e kanë te vetja. Të lindurit 8–12 qershor duhet të jenë tolerantë në raportin në çift. Hëna e re dhe Dielli do të lehtësojnë shumë situata. Nxit komunikimin dhe praninë në grupe njerëzish që ju plotësojnë këtë nevojë.
    GaforrjaJupiterin e kanë te vetja. Hëna e re i jep një stabilitet, një qetësi të brendshme; stabilitet në ekonomi dhe emocione. Është një 14-ditësh i qetë dhe i qartë. Jupiterin shfrytëzojeni maksimalisht për lëvizje të rëndësishme.
    LuaniKanin Mërkurin në të kundërt te vetja. Kanë Diellin nga dje dhe sonte në darkë Hënën e re. Do të e gjejnë veten me më shumë energji, kjo edhe në lëvizjet konkrete. Nëse nuk dëshironi nisje të reja këtë periudhë, merruni me veten dhe pamjen tuaj. Do të jetë një periudhë për pushim në anën profesionale.
    VirgjëreshaTë lindurit nga data 8–12 shtator duhet të shmangin diskutime të forta me njerëz që duan fort. Ose, nisur nga nesër me këtë Hënë të re, të rishqyrtojnë problematikat ose shqetësimet që kanë pasur, për të sjellë qetësinë e tyre. Marsi është te ata. Vazhdon të jetë prioritet profesioni. Jep një mundësi shumë të mirë për të zgjidhur çështje ekonomike.
    PeshorjaËshtë një Hënë e re favorizuese në mënyrën si ndihen me vlerësimet që marrin në punë. Ka një kënaqësi me mënyrën si e shohin të tjerët punën e Peshorës. Nuk do të mungojë edhe vëmendja emocionale, por më shumë flirt në distancë, për ata që janë në kërkim.
    AkrepiNjë Hënë e re shumë e mirë për t’u marrë me çështje që i përkasin ekonomisë. Prej 3 vitesh kanë nisur ankesat ekonomike. Nga sot deri në mesin e javës që vjen, mendoni të bëni lëvizje konkrete në drejtim të ekonomisë suaj.
    ShigjetariKanë Venusin përballë, nuk janë ditët më të qeta për të lindurit 8–12 dhjetor. Mos analizoni mënyrën si ndiheni në raport me dashurinë. Mos vendosni si ndihet tjetri, pa e dëgjuar atë. Hëna e re është favorizuese për ata që kanë çështje lëvizjeje, studimore ose ata që duan zhvillime në distancë.
    BricjapiKa një tendencë për të rivendosur pozicionimin e vetes në raport me të tjerët. Është një Hënë te Luanët që nuk është shumë komode për nxitjen e gjërave të mëdha. Minimalisht nxit një pozitivitet në mënyrën si i shohin gjërat. Ata që kanë plane për zhvillime ekonomike të mëdha, ta vendosin në agjendë që sot. Të tjerët të gjejnë kohë për vete.
    UjoriE kanë Diellin e tyre përballë me Hënën e re. Kanë për qëllim të rregullojnë dhe korrigjojnë raportet e tyre personale, për të qenë më të qartë me veten. Kush nga Ujorët ka në plan për bashkëpunim këtë periudhë, e kanë shumë të mbarë.
    PeshqitËshtë një Hënë e re miqësore, për vendime të rëndësishme për familjen. Me veten, edhe sot, të lindurit 8–12 mars duhet të jenë tolerantë dhe të ruajnë qetësinë ndaj njerëzve që duan.

  • Hëna e Re te Luani hap një cikël të fuqishëm, Meri Gjini zbulon si do ndikojë te secila shenjë e Horoskopit

    Hëna e Re te Luani hap një cikël të fuqishëm, Meri Gjini zbulon si do ndikojë te secila shenjë e Horoskopit

    /vizionplus.tv

  • ‘Një ditë për rritje financiare dhe investime të menduara mirë’/ Horoskopi për ditën e sotme, 23 korrik 2025

    ‘Një ditë për rritje financiare dhe investime të menduara mirë’/ Horoskopi për ditën e sotme, 23 korrik 2025

    Dashi
    Financiarisht, Afërdita lë të kuptohet për fitime të papritura. Në punë, prania e Diellit i jep energji çështjeve profesionale, por retrograda e Mërkurit mund të sjellë keqkuptime të vogla me kolegët, kështu që qartësia është aleati juaj më i mirë. Në çështjet e zemrës, Marsi nxit pasionin.

    Demi
    Kjo është një ditë për surpriza. Financiarisht, Dielli dhe Mërkuri ju inkurajojnë të rishikoni planet afatgjata, por lëvizja retrograde e Mërkurit do të thotë se kërkohet durim për dokumentet ose transaksionet jashtë shtetit. Në punë, Venusi shkëlqen, duke mbështetur partneritetet dhe bashkëpunimet, prandaj kontaktoni aleatët. Në dashuri, Saturni mund të ngadalësojë ritmin e lidhjeve shoqërore, por lidhjet e vërteta mund të thellohen përmes bisedave të sinqerta.

    Binjakët
    Një ditë kur partneritetet, si personale ashtu edhe profesionale, janë në qendër të vëmendjes. Financiarisht, Venusi nxit kujdes me shpenzimet, pasi shpenzimet e vogla mund të shtohen. Në punë, Dielli dhe Mërkuri sjellin një fokus tek burimet dhe sipërmarrjet e përbashkëta. Në dashuri, Marsi nxit biseda të gjalla, por edhe rrezikun e debateve të nxehta, prandaj zgjidhni fjalët tuaja me kujdes.

    Gaforrja
    Financiarisht, Jupiteri dhe Hëna mund të sjellin një fitim të vogël përmes punës, por shmangni sipërmarrjet spekulative. Në punë, Afërdita favorizon projektet dhe bashkëpunimet krijuese, prandaj lërini idetë tuaja të shkëlqejnë. Në dashuri, Saturni inkurajon biseda të sinqerta për të ardhmen, megjithëse planet e udhëtimit me një partner mund të kërkojnë disa rregullime.

    Luani
    Kjo është një ditë për veprime të guximshme dhe lëvizje vendimtare. Financiarisht, Venusi inkurajon investimet në shtëpi ose pronë. Në punë, Dielli dhe Mërkuri nxjerrin në pah nevojën për komunikim të qartë dhe vëmendje ndaj detajeve. Në dashuri, Saturni mund të ngadalësojë ritmin e intimitetit.

    Virgjëresha
    Fokusi është te vetëpërmirësimi dhe qëllimet personale. Marsi ju nxit të hiqni dorë nga zakonet e vjetra dhe të përqafoni fillimet e reja. Financiarisht, Venusi favorizon fitimet përmes komunikimit ose projekteve afatshkurtra, ndërsa Jupiteri sjell lajme pozitive në lidhje me pasuritë në shtëpi.

    Peshorja
    Kjo është një ditë për planifikim financiar dhe sigurimin e burimeve tuaja. Në punë, Dielli dhe Mërkuri nxjerrin në pah rëndësinë e balancimit të përgjegjësive profesionale dhe familjare. Në dashuri, Marsi nxit emocione në rrethet shoqërore, por edhe rrezikun e keqkuptimeve.

    Akrepi
    Kjo është një ditë për rritje financiare dhe investime të menduara mirë, si dhe për të kultivuar talentet tuaja. Në punë, Afërdita sjell diplomaci, duke e bërë më të lehtë fitimin e mbështetjes për idetë tuaja. Në dashuri, Marsi mund të sjellë drama në jetën tuaj.

    Shigjetari
    Kjo është një ditë për reflektim. Financiarisht, Dielli favorizon rishikimin e buxheteve dhe kërkimin e këshillave përpara se të bëni blerje të mëdha. Në punë, Marsi favorizon planet afatgjata, por gjithashtu paralajmërojnë kundër vetëbesimit të tepërt. Në dashuri, Saturni inkurajon biseda të sinqerta rreth shtëpisë dhe familjes.

    Bricjapi
    Financiarisht, Dielli favorizon iniciativa të reja, por retrograda e Mërkurit sugjeron se nevojitet durim për negociata ose kontrata. Në punë, Marsi sjell intensitet dhe nevojë për diskrecion, veçanërisht në sipërmarrjet e përbashkëta. Në dashuri, Saturni inkurajon komunikimin e sinqertë.

    Ujori
    Financiarisht, Venusi favorizon fitimet që lidhen me karrierën, por disa të ardhura mund të vonohen. Në punë, Marsi paralajmëron kundër vendimeve impulsive. Në dashuri, Saturni inkurajon biseda e thella rreth vlerave dhe prioriteteve.

    Peshqit
    Financiarisht, Venusi favorizon fitimet përmes udhëtimit. Në punë, Marsi i jep energji rutinave të përditshme, por gjithashtu paralajmërojnë kundër mbingarkesës. Në dashuri, momentet private do të jenë veçanërisht kuptimplota.

  • Çfarë brezi po rritet?! Vajzat në Fier bullizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k**! (VIDEO)

    Çfarë brezi po rritet?! Vajzat në Fier bullizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k**! (VIDEO)

    Një rast i rëndë bull*zmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.
    Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga ana jonë, tre nga vajzat të cilat në video e thërrasin njëra tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, bullizojnë një bashkëmoshataren e tyre.
    Ato e keqtrajtojnë vajzën adoleshente, duke u kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë. Vajzat e detyrojnë të renë që t’i thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje. Në një moment vajza me emrin Marsi dëgjohet duke i thënë:
    “Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”
    Më pas vajzat marrin në telefon një djalë të quajtur Romeo, dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.
    “Pershendetje Joq! Nuk dua te me hidhet emri ose kontakti. Shiko cfar ndodh me gocat ne fier. Jan degjeneruar te tera!!! Duhen te meren masa sepse me ka ardhur shum keq per kete gocen. 4 vajza kunder 1? Cfar esht kjo qe sapo pash ??? Edukoni femijet! Nuk eshte nje sjellje normale. Nuk duhet te normalizohet per jeten e perditshme sepse prandaj po meren me qaf fëmijët,” shkruan denoncuesi.
    JOQ Albania ka kontaktuar me policinë e Fierit lidhur me këtë ngjarje, duke i vendosur në dispozicion pamjet origjinale të pacensuruara, në mënyrë që raste të tilla të mos kalojnë pa ndëshkimin e merituar.
    Mbetemi në pritje të një përgjigje institucionale, për të bërë të mundur që raste kaq të rënda bull*zimi të ndëshkohen, dhe “viktimat” e tyre të mos ndërmarrin veprime depresive të cilat mund të shkojnë dhe në keqtrajtim të vetes dhe rrezik për jetën. / JOQ /

    Një rast i rëndë bull*zmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.
    Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga ana jonë, tre nga vajzat të cilat në… pic.twitter.com/v72vMMW8WI
    — JOQ Albania (@JoqAlbania) July 6, 2025