Tag: marsejës

  • “Jam jashtë rrezikut”, flet futbollisti i Marsejës pasi humbi ndjenjat në fushë

    “Jam jashtë rrezikut”, flet futbollisti i Marsejës pasi humbi ndjenjat në fushë

    Futbollisti i Kombëtares së Marokos, Bilal Nadir ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore përmes rrjeteve sociale. Pjesë e francezëve të Marsejës, Nadir i panikosi të gjithë në ndeshjen e fundit.
    Ai ra pa ndjenja në fushë, kurse ndërhyrja e shpejt e stafit mjekësor i ndihmoi lojtarit për të mos i ndodhur më e keqja.  Në rrjetet sociale, Nadir tregon se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

    “Përshëndetje të gjithëve. Gjendja ime është stabile. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse. Jam jashtë rrezikut dhe po përmirësohem falë Zotit”, u shpreh lojtari.

  • Reali merr ‘formë’, rikthehen Belingam e Kamavinga

    Reali merr ‘formë’, rikthehen Belingam e Kamavinga

    Belingam dhe Kamavinga i bashkohen mesushorëve Valverde, Tçuameni, Gyler dhe Sebajos te Real. Nesër ndaj Marsejës në Champions mungojnë vetëm Rudiger, Endrik dhe Mendi.

    Dy 22 vjeçarët Xhud Belingham dhe Eduardo Kamavinga janë dy rikthimet kryesore në skuadrën e Real Madridit. Duke pritur ndeshjen hapëse të sezonit të Ligës së Kampionëve nesër kundër Marsejës, skuadra spanjolle e Ksabi Alonsos ka dy rikthime kyçe në grupin e bardhë madrilen.

    Të dy mesfushorët pritet të luajnë në Santiago Bernabeu, për herë të parë këtë sezon të ri futbollistik duke rritur ndjeshëm rendimentin e skuadrës.

    Kamavinga ka qenë jashtë skuadrës që nga 8 gushti për shkak të një problemi në kyçin e këmbës së djathtë, ndërsa Belingham i’u nënshtrua një operacioni në shpatullën e majtë më 16 korrik, një javë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.

    Vazhdo leximin

  • Zhegrova trazon Francën, arrin akordin me Olimpik Marsejën, shpërthen në akuza presidenti i Lille

    Zhegrova trazon Francën, arrin akordin me Olimpik Marsejën, shpërthen në akuza presidenti i Lille

    As pasaporta shqiptare nuk i shërbeu Edon Zhegrovës për t’u transferuar tek Juventus, kjo pasi “Zonja e Vjetër” nuk arriti të shes në kohë Nico Gonzalez, me Atletico Madrid që nuk e rriti ofertën duke bërë që argjentinasi të bllokohet në Torino. Në kushte të tilla, Zhegrova bëri një tjetër zgjidhje duke gjetur akordin total me ekipin e Marsejës.
    Sipas mediave francezeve, Zhegrova do të firmos një kontratë deri në vitin 2030. Ky fakt, arritja e një akordi me ekipin e Marsejës nuk është pritur mirë nga presidenti i Lile, Olivier Letang: “Akord mes Zhegrovës dhe Marsejës? Jam i befasuar, më vjen çudi pasi ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me Olimpik Marsejë, rregullat janë të qarta, është e ndalur të kontaktosh një lojtar i cili është nën kontratë pa marrë fillimisht leje nga klubi. Sot që flasim nuk kam marrë asnjë ofertë për Zhegrovën. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Olimpik Marsejë bën lëvizje të tilla”, u shpreh presidenti i Lille.

    Duke u rikthyer tek Juventus, në pamundësi për të arritur te Zhegrova, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po nxitojnë për të mbyllur të paktën marrëveshjen me PSG për rikthimin e Kolo Muanit. Juve ka kohë deri ditën e hënë në orën 20:00 për të bindur ekipin francez. Mediat italiane shkruajnë se Juve do të bëjë një përpjekje të fundit me një ofertë të përmirësuar për të arritur tek Kolo Muani. Nuk përjashton mundësia edhe për një huazim të thatë deri në fund të këtij sezoni, ashtu siç bënë një vit më parë.
    ()

  • Edon Zhegrova zgjedh skuadrën e re

    Edon Zhegrova zgjedh skuadrën e re

    E ardhmja e Edon Zhegrovës po bëhet gjithnjë e më e qartë. Sulmuesi 26-vjeçar, i cili së fundmi ka marrë pasaportën shqiptare, është shumë pranë një marrëveshjeje me klubin francez Olympique de Marseille.
    Media franceze “FootMercato” citon burime të sigurta kur raporton se numri 23 i Lille OSC dhe drejtuesit e Marsejës kanë arritur një marrëveshje të plotë personale. Edon Zhegrova, i cili është nën kontratë me Lille deri në qershor të vitit 2026, ka zgjedhur t’i bashkohet ekipit francez, duke refuzuar interesimin e Juventusit.
    Tani, gjithçka varet nga marrëveshja mes Marsejës dhe Lille për transferimin e futbollistit, që operacioni të përmbyllet zyrtarisht në ditët në vijim.

  • Grabitet ish-legjenda e futbollit francez, hajdutët marrin trofe dhe medalje të çmuara

    Grabitet ish-legjenda e futbollit francez, hajdutët marrin trofe dhe medalje të çmuara

    Ish-legjenda e futbollit francez, Michel Platini, ka përjetuar një episod tronditës gjatë natës në banesën e tij pranë Marsejës.
    Një hajdut është futur në shtëpinë e tij rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa Platini ndodhej brenda.
    Zhurmat nga kopshti e zgjuan ish-yllin e Juventusit, i cili zbriti në katin e poshtëm për të kontrolluar. Aty ai pa hajdutin teksa largohej me shpejtësi dhe menjëherë njoftoi policinë.
    Sipas mediave të huaja, grabitësi ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme trofesh dhe medaljesh me vlerë të madhe ekonomike dhe sentimentale. Fillimisht raportohet për rreth njëzet objekte të vjedhura nga dhoma e trofeve, e cila ndodhej në një aneks të shtëpisë. Nuk është përpiluar ende një listë e plotë e sendeve të humbura.
    Prokuroria e Marsejës ka hapur një hetim për “vjedhje me dhunë me rrethana rënduese”, ndërsa grabitësi është ende në arrati dhe ka humbur çdo gjurmë menjëherë pas krimit.

  • Kaos në Francën Jugore/ Zjarri afër Marsejës bllokon transportin ajror e hekurudhor

    Kaos në Francën Jugore/ Zjarri afër Marsejës bllokon transportin ajror e hekurudhor

    Fluturimet e planifikuara në Aeroportin e Marsejës janë pezulluar për shkak të një zjarri që po përhapet pranë qytetit jugor francez.
    Mediat lokale raportuan se fluturimet janë devijuar në aeroporte të tjera aty pranë dhe pasagjerëve të prekur u është thënë të kontaktojnë linjën e tyre ajrore.

    Por fluturimet nuk janë e vetmja mënyrë transporti e prekur nga zjarri.
    Trenat janë prekur gjithashtu dhe disa shërbime hekurudhore janë pezulluar.
    Rreth 168 zjarrfikës, dy helikopterë dhe 68 motorë janë angazhuar për të shuar zjarrin, i cili u përhap në të paktën 30 hektarë tokë. Marina franceze gjithashtu pritet të ndërhyjë për të vënë nën kontroll flakët.
    Kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, paralajmëroi njerëzit në zona të caktuara që të qëndrojnë larg zonave të rrezikuara, teksa deri tani fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Disa shtëpi janë evakuuar, ndërsa shërbimet e emergjencës po u bëjnë thirrje njerëzve të mos udhëtojnë nëse nuk kanë udhëzime të qarta për ta bërë këtë.
    Disa javë me valë të nxehti të kombinuara me erëra të forta kanë rritur rrezikun e zjarreve në Francën jugore dhe disa janë përhapur gjatë dy ditëve të fundit.

  • Pamje apokaliptike, zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

    Pamje apokaliptike, zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

    Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga erërat e forta, lëvizin drejt qytetit.
    Erërat e forta po arrijnë shpejtësinë 70 kilometra në orë, duke e bërë të vështirë shuarjen dhe duke përshpejtuar përhapjen e frontit të zjarrit.
    Zjarri shpërtheu pranë qytetit Les Pens-Mirambeau, në veri të Marsejës, dhe po shkon drejt periferive perëndimore të qytetit. Zonat e 15-të dhe të 16-të të Marsejës janë vënë tashmë në gatishmëri, me autoritetet që u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, të mbyllin dyert dhe dritaret dhe të shmangin çdo lëvizje, në mënyrë që të mos pengojnë kalimin e automjeteve të zjarrfikësve dhe të shpëtimit.
    Qyteti ka pezulluar operacionet në aeroport, ndërsa shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri për një urdhër të mundshëm evakuimi. Në të njëjtën kohë, sipas BFMTV, trafiku i trenave pranë stacionit Marseille-Saint-Charles është pezulluar gjithashtu pjesërisht në të dyja drejtimet, me zjarrin që ka arritur pranë shinave.
    Në të njëjtën kohë, kryetari i bashkisë së Marsejës, Benoit Payan, u kërkoi banorëve të jenë “jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të ketë hapësirë për shërbimet e emergjencës, veçanërisht në pjesën veriore të qytetit”.
    Kryebashkiaku i Marsejës theksoi se më shumë se 700 zjarrfikës po operojnë në zonë, me 220 automjete.

    INCENDIE CATACLYSMIQUE À MARSEILLE ! Des flammes dévorent les quartiers nord, menaçant des milliers de vies. ️ Le feu, parti d’un véhicule sur l’autoroute près du tunnel des Quatre-Vents, s’est propagé à une vitesse folle, ravageant des dizaines d’hectares sous l’effet… pic.twitter.com/ZdfQYDefsQ
    — IntroSpecNews (@introspecnews) July 8, 2025

    Tymi i dendur është tashmë i dukshëm në qytet, me atmosferën që po bëhet mbytëse në qendër të Marsejës, ku regjistrohet një erë e fortë djegieje.
    “Na u urdhërua të qëndronim brenda, me anë të një mesazhi që morëm në celularin tonë. Po presim udhëzime të mëtejshme”, tha Jacqueline Revilla, një banore e zonës.
    “Shumë nga fqinjët tanë janë larguar tashmë, ne do të qëndrojmë nëse zjarrfikësit nuk na thonë ndryshe”, tha Monique Bayard nga Le Pen-Mirabeau. Rajoni Provence-Alpes-Côte d’Azur postoi në platformën ‘X’ se “në këtë fazë, qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos jenë në rrugë”.

  • Francë, zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

    Francë, zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

    Një zjarr që shpërtheu pranë Marsejës në Francën jugore, në zonën Les Pens-Mirabeau, ka çuar në pezullimin e operacioneve në aeroportin ndërkombëtar Marsejë-Provence, tha një zëdhënës i administratës së aeroportit.

    Asnjë fluturim nuk është bërë që nga mesdita. Disa fluturime janë devijuar për në Nisë, Nimes dhe aeroporte të tjera rajonale, vuri në dukje zëdhënësi.

    FRANCE: 🔥🚨 A fire in Pennes-Mirabeau forced the closure of Marseille Provence Airport shortly after noon today. Nearly 170 firefighters are battling the blaze, driven by strong winds. Residents in the area have been urged to stay indoorspic.twitter.com/HhmentCGNV
    — Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) July 8, 2025

    Top Channel