Në La Liga, Atletico Madrid ka fituar 2-0 ndaj Real Oviedo, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 14-të. “Colchoneros” shënuan dy herë në pjesën e parë me Alexander Sorloth. Në minutën e 15-të, norvegjezi shënoi pas asistit të David Hancko. Në minutën e 25-të dyfishoi shifrat pas një topi në zonë që nuk u arrit të largohej dot nga kundërshtari dhe norvegjezi e dërgoi në rrjetë. Rezultati final 2-0. Atletico Madrid merr fitoren e pestë rresht dhe renditet në vendin e tretë me 31 pikë.
SHIKOGOLAT
Në Premier League, Tottenham ka humbur derbin londinez përballë Fulham, me shifrat 1-2. Në minutën e 4-të pas asistit fantastik të Samuel Chukëueze, Kenny Tete gjen rrjetën me një goditje të bukur në kufijte e zonës së rreptësisë, i ndihmiuar edhe nga devijimi i Destiny Udogie.
Ndërkohë që në minutën e 6-të, pas një dalje të gabuar të Guglielmo Vicario dhe topit të humbur prej tij, Harry Wilson tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Portieri italian kërkon të “imitojë” Manuel Neuer, i cili bën shpesh dalje të tilla, por në fund e pëson keq. Goli i vetëm për Tottenham u shënua në minutën e Mohammed Kudus, i cili shënoi me një goditje të bukur, pas asistit të marrë nga Lucas Bergvall. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Tottenham-Fulham 1-2. Tottenham mbetet në vendin e 10-të me 18 pikë, Fulham ngjitet në vendin e 15-të me 17 pikë.
SHIKOGOLAT
Në Ligue 1, Marseille nuk ka arritur dot të përfitojë nga humbja e PSG-së më parë 1-0 ndaj Monaco, duke barazuar 2-2 ndaj Toulouse, në sfidën e luajtur në Velodrome, e vlefshme për javën e 14-të. Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1 me golin e Emersonn në minutën e 14-të.
Marseille përmbysi shifrat me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. Në minutën e 66-të, Paixaoi barazoi shifrat. Në minutën e 73-të, Hojbjerg shënoi me kokë, duke kaluar vendasit në avantazh. Në minutat shtesë, Toulouse barazon shfirat 2-2, duke i hequr mundësinë Marseille të marrë kryesimin.
Pas këtij barazimi, Marseille mban vendin e dytë me 29 pikë, 1 pikë më pak se PSG e vendit të parë. Nesër luan Lens në transfertën ndaj Angers, në rast fitoreje, merr vendin e parë.
SHIKGOLAT
Tag: marseille
-

Tottenham befasohet në shtëpi dhe humb derbin. Atletico Madrid merr fitoren e pestë rresht. Marseille “digjet” në fund
-

Inter do të largojë vetëm pas 6 muajsh transferimin e bujshëm të verës, në Francë nuk e duan më
13 Nëntor 2025
16:19
Telesport
Në merkaton e fundit, Inter transferoi Luis Henrique nga Olimpique Marseille për 22.8 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera në bonuse. Transferimi i anësorit brazilian po rezulton një dështim i vërtetë.
23-vjeçari është aktivizuar në 11 ndeshje për Interin, përfshirë këtu edhe Kupën e Botës për Klube. Në sezonin aktual, Henrique ka nisur vetëm dy ndeshje si titullar, por pa arritur të ketë ndikim në fushën e lojës.
“Footmercato” raporton se Interi po mendon për huazimin e brazilianit gjatë merkatos së janarit. Klubi zikaltër ia ka ofruar anësorin brazilian tre klubeve franceze si Lyon, Monaco dhe ish-klubi i tij, Marseille, por ato nuk janë të interesuara.
Megjithatë, klubi zikaltër po shikon për mundësi të tjera pë të huazuar Henrique-n gjatë merkatos së janarit, pas refuzimit nga klubet franceze. -

PSG nuk do ta ketë të lehtë këtë sezon, Marseille fiton bindshëm dhe merr kreun (video)
8 Nëntor 2025
18:55
Telesport
Ndryshe nga sezonet e tjera, ku PSG shkëputej që në javët e para të kampionatit dhe siguronte titullin shumë shpejt, këtë vit gara në Ligue 1 për titullin duket se do të jetë një betejë e fortë të paktën mes Olimpique Marseille dhe sigurisht favoritit kryesor, që janë parizienët.
Marseille fitoi sot 3-0 ndaj Brest. Angel Gomes zhbllokoi shifrat në minutën e 25-të, me një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke përfituar dhe nga një mos kontroll i mirë i topit nga portieri mik.
Mason Greenwood dyfishoi shifrat në minutën e 31-të, anglezi shënoi nga penalltia, pas një faulli brenda në zonë ndaj Paixao.
Pierre-Emerick Aubameyang vulosi fitoren 3-0 me golin e tij në minutën e 81-të, pas një pasimi të bukur të O’Riley. Pas kësaj fitoreje, Marseille ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, ndërsa PSG me 24 pikë, por që luan nesër ndaj Lyon.
SHIKOGOLAT -

Çmenduri! Man. United ofron 100 milionë euro për ish-yllin e tyre
22 Tetor 2025
18:25
Telesport
Te Manchester United duket se janë bërë pishman për largimin e Mason Greenwood dhe tani duan rikthimin e sulmuesit anglez. Në vitin 2024, Greenwood u largua për tek Olimpique Marseille për 26 milionë euro dhe një klauzolë lirimi prej 50% për shitjen e tij të ardhshme.
Në sezonin e parë te Marseille, anglezi shënoi 22 gola dhe dha 6 asiste në 36 ndeshje. Në këtë sezon të ri, Greenwood ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 10 ndeshjet e para.
Forma e shkëlqyer e 24-vjeçarit ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe ish-klubit të tij Man. United. Kujtojmë që Greenwood u largua nga “Djajtë e Kuq” për shkak të problemeve të tij dhe akuzave të rënda jashtë fushës së lojës. Megjithatë në fund, anglezi u shpall i pafajashëm.
Në anën tjetër, Marseille është e gatshme të lejojë largimin e Greenwood, vetëm për shifrën 100 milionë euro. -

Greenwood injoron fituesin e “Topit të Artë”: Ja futbollisti më i mirë në botë aktualisht
9 Tetor 2025
11:44
Alfred Lleshi
Mason Greenwood, 24 vjeç, po kalon një fillim sezoni shumë të mirë me fanellën e Olympique Marseille, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 4 asiste në 9 ndeshje, nën drejtimin e De Zerbi. Pas periudhave të vështira, ish-talenti i Manchester United është rikthyer fuqishëm. Ai ka dhënë një intervistë për mediat zyrtare të klubit, ku ka folur për inspirimet e tij në futboll dhe lojtarët që admiron më shumë.
Përgjigjja që ka shkaktuar më shumë debat ishte kur u pyet se cili është, sipas tij, lojtari më i mirë në botë. Greenwood nuk zgjodhi Ousmane Dembélé, fituesin e fundit të “Topit të Artë”, por Lamine Yamal, fenomenin 18-vjeçar të Barcelonës. “Për mua, lojtari më i mirë në botë në këtë moment është Lamine Yamal”, – tha sulmuesi anglez, duke vlerësuar pjekurinë dhe talentin e hershëm të të riut spanjoll.
Këto fjalë tregojnë se Yamal po frymëzon admirim edhe te kolegët e tij. Ndërkohë, Greenwood vazhdon të shkëlqejë në Marseille, i vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij larg Anglisë. -

Marseille thyen mallkimin 14 vjeçar në natër kur PSG u shpall Ekipi i Vitit 2025 (VIDEO)
Paris Saint-Germain është kurorëzuar me çmimin Klubi i Vitit për Meshkuj në ceremoninë madhështore të Topit të Artë 2025, një vlerësim që nderon arritjet e jashtëzakonshme të klubit gjatë sezonit 2024–25. Ky sukses konfirmon dominimin e PSG-së në skenën e futbollit evropian dhe botëror.
Skuadra franceze realizoi një tripletë historike, duke fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe mbi të gjitha Ligën e Kampionëve, duke shënuar një sezon të papërsëritshëm dhe duke hyrë në radhën e klubeve më të mëdha që kanë arritur këtë sukses.
Në fushë, lojtarë si Ousmane Dembele, Achraf Hakimi dhe Gianluigi Donnarumma ishin vendimtarë, duke dhënë vazhdimisht paraqitje të jashtëzakonshme.
Sakaq, hidherimi erdhi nga “Velodrome”, aty ku Marseille e De Zerbit mundi PSG-në në shtëpi, 14 vjet nga hera e tyre e fundit… Vendosi goli i Nayef Aguerd ne pjesen e pare. Ndeshja u zhvillua sot pasi dje u shty shkak koha e keqe dhe shiu i rrembyeshem.
Kujtojmë që Neves dhe Doue munguan pasi jane ne Ceremonin e Topit te Arte kurse Dembele, gjithashtu ne Topin e Arte, eshte i demtuar.
VIDEO E GOLIT -

Provimi i maturës dhe më pas ndeshja kundër Marseille: Dita absurde e Ibrahim Mbaye
Shtyrja e ndeshjes Marseille-PSG i ka komplikuar gjërat për parisienët, të cilët mund ta humbasin plotësisht ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”, e cila do të mbahet njëkohësisht me ndeshjen.
Por kjo e bën edhe ditën e Ibrahim Mbayes më intensive. Për më tepër, ai dha provimin e maturës në shkollë këtë mëngjes: nuk mund të humbiste një takim kaq të rëndësishëm dhe për këtë arsye nuk udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit sepse duhej të kalonte më parë provimin.
Kjo është historia absurde e sulmuesit të ri i cili, përveç angazhimeve të tij profesionale në futboll, po ndjek edhe studimet në shkollën e mesme shkencore, e cila nuk lejon asnjë përjashtim.
Kjo është arsyeja pse shtyrja e ndeshjes nuk është një justifikim i mjaftueshëm për të humbur provimin e planifikuar për këtë mëngjes, një hap vendimtar drejt diplomimit në fund të vitit së bashku me shokët e tij të klasës.
Kjo koincidencë kurioze u zbulua nga PSG, e cila njoftoi lojtarët e grumbulluar për ndeshjen jashtë fushe kundër Marseille. Le Classique duhej të luhej dje, por u shty për datën e parë të disponueshme për shkak të motit të keq.
Sulmuesi i lindur në vitin 2008 nuk mundi të udhëtonte me pjesën tjetër të skuadrës sepse fillimisht duhej të shkonte në shkollë për t’u diplomuar.
Në moshën 17 vjeç, ai është shumë pranë diplomimit dhe reforma shkollore franceze kërkon vlerësime gjatë gjithë vitit që do të përbëjnë 40% të notës përfundimtare.
Ai nuk mund ta anashkalonte provimin, kështu që do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në Marsejë pasi të mbarojë shkollën. Ibrahim Mbaye ka qenë te PSG që nga mosha 10 vjeç, por edhe transferimi i tij në ekipin e parë nuk e ka bërë të braktisë studimet.
Sulmuesi është në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe për këtë arsye nuk mund të lërë pas dore angazhimet e tij shkollore, të cilat do të ndikojnë në diplomën e tij. Një rast kurioz, duke pasur parasysh se pas pak orësh ai do të kalojë nga banka në fushën e futbollit për të luajtur ndeshjen më të zjarrtë të futbollit francez. -

Ditë “zjarri” te PSG-ja; klasikja franceze dhe “Topi i Artë” zhvillohen paralelisht
22 Shtator 2025
11:22
Alfred Lleshi
Fati dhe futbolli bëjnë të njëjtin lojë… Dita më e rëndësishme e futbollit francez, klasikja PSG-Marseille, përplaset me gala-në e “Topit të Artë”. Përmbytjet në jug të Francës e shtynë ndeshjen për ditën tjetër, pikërisht kur nis ceremonia në “Théâtre du Châtelet”.
PSG-ja nuk e pranoi këtë vendim, duke kërkuar të luante në orën 15:00, por LFP dhe Marseille refuzuan, duke mbrojtur tifozët dhe rregullat (artikulli 548: ndeshjet e shtyra luhen të nesërmen). Dembélé, i dëmtuar, nuk udhëton në Marseille dhe do të jetë i pranishëm në gala. Lojtarë si Vitinha, Achraf, Kvaratskhelia apo Fabián do të jenë në fushë, ndërsa në Paris do të vendoset fituesi i çmimit.
Në orën 20:00, ultrasit e PSG-së do të mblidhen pranë “Théâtre du Châtelet” për të festuar mundësinë e marrjes së “Topit të Artë” nga Dembélé. Fituesi do të zbulohet në orën 22:55, pra 55 minuta pas përfundimit të klasikes franceze në “Velodrome”. Një ditë intensive në Francë, e përqendruar në dy ngjarje që paralizojnë vendin një herë në vit. -

“Mastantuono?”, paralajmërimi i kapitenit të Marseille: Duhet të bëjë kujdes nga një gjë
Kapiteni i Marseille, Leonardo Balerdi, mendon se bashkëkombësi i tij, Franco Mastantuono, ka shumë për të arritur përpara se të krahasohet me Lionel Messi-n.
Mastantuono, 18 vjeç, veshi fanellën me numër 10 të Messit në ndeshjen e fundit kualifikuese të Argjentinës për Kupën e Botës 2026 FIFA këtë muaj, një humbje 1-0 ndaj Ekuadorit, me Messi-n që nuk udhëtoi me ekipin.
Ndërsa pranoi potencialin e Mastatuono-s, Balerdi tha se çdo krahasim me Messi-n është i pakuptimtë, pasi ky i fundit është një lojtar i veçantë në llojin e tij.
“Franco është fenomenal”, tha Balerdi për Bola VIP. “Gjithmonë duhet t’i qëndrosh afër sepse mund të kalojë nga krahu në qendër dhe mund të shkaktojë shumë dëme. Është një lojtar i shkëlqyer dhe shpresoj që të bëjë shumë mirë.
“Ai duhet të krijojë rrugën e tij, të përqendrohet te vetja dhe të qëndrojë i qetë sepse ka talentin për të arritur gjëra të mëdha. Nuk duhet të përpiqet të imitojë Messin. Ekziston vetëm një Messi dhe kushdo që krahasohet me të do të dështojë”.
Messi dhe Mastantuono kanë luajtur së bashku vetëm dy herë, të dyja në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të CONMEBOL këtë vit, me Albiceleste që i fitoi të dyja, duke mposhtur Kilin 1-0 dhe Ekuadorin 3-0. -

Benatia denoncon penalltinë ndaj Marseille: Përjetova të njëjtën ndjesi si në “Bernabeu” me Juventusin
17 Shtator 2025
11:27
Alfred Lleshi
Mehdi Benatia, tani drejtor te Olympique Marseille, denoncon penalltinë vendimtare të dhënë për Real Madridin (2-1) në “Bernabeu”, e cila i kujtoi humbjen e Juventusit më 2018: “Është një penallti shumë e vështirë për t’u pranuar, por e kam përjetuar saktësisht 7 vite më parë. Kam të njëjtën ndjesi edhe për kontaktin e Facundo Medina me Vinicius”.
Në rastin e fundit, Medina tentoi të ndalonte Vinicius dhe topi preku krahun e tij të majtë, të zgjeruar larg trupit, ndërsa ra në tokë. Arbitrimi i Irfan Peljto dha penallti, duke respektuar diskrecionin e rregullave për prekjen e topit me dorë.
Benatia e lidhi episodin me atë të tij te Juventusi. Ndërhyrja ndaj Lucas Vazquez u konsiderua nga arbitri Michael Oliver si “e gabuar, neglizhente, e pamatur ose me forcë të tepruar”, pavarësisht nëse topi u prek ose jo.