Tag: marrjen

  • Boçi akuzon PS-në/ ‘21 janari’, ngjarje e stisur nga socialistët

    Boçi akuzon PS-në/ ‘21 janari’, ngjarje e stisur nga socialistët

    Demokrati Luçiano Boçi, teksa bëri sot një paralelizëm mes protestave të opozitës sot dhe të 12 viteve më parë, u ndal edhe te ngjarja e 21 janarit.
    I ftuar në një studio televizive, Boçi i cilësoi demonstratat e 21 janarit të vitit 2011 si një ngjarje e stisur nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, me qëllim marrjen me dhunë të pushtetit.
    “Opozita e atëhershme nuk bëri protestë, por tentativë me dhunë për marrjen e pushtetit. Ajo ngjarje nuk erdhi në mënyrë natyrale. Ajo ngjarje ishte e stisur, e spinuar, e shtyrë, e organizuar, e paguar nga një forcë politike, për të marrë pushtetin. Ishte për të shfrytëzuar momentumin historik. Po ta krahasosh me qeverisjen, nuk u gjend në korrupsion masiv. Doli video për shkak të një partie aleatë të PD-së. Ajo ngjarje nuk prodhoi rezultat politik”,-u shpreh Boçi.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ me plan masash emergjente për gjykatat

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KLGJ me plan masash emergjente për gjykatat

    Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të hartojë një plan masash, pas mbledhjes së zhvilluar më datën 10 tetor, për adresimin e problematikave të institucioneve të drejtësisë dhe punonjësve të saj, pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit.
    Në njoftimin zyrtar të KLGJ-së, masat lidhen me marrjen e informacionit të detajuar mbi sigurinë në gjykata, mbi kushtet ekzistuese të shërbimit dhe infrastrukturës në këto institucione.
    “Marrjen dhe analizimin e informacionit të detajuar, lidhur me masat e marra dhe kërkesat drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor nga secila gjykatë, nga Kryetari, Zëvendëskryetarët ose Këshillat e Gjykatës, gjatë viteve 2023, 2024, 2025, me objekt administrimin/menaxhimin e sigurisë në gjykatë;
    “Marrjen e informacionit lidhur me kushtet ekzistuese të shërbimit dhe të infrastrukturës së sigurisë në gjykata, pajisjen me skanera, detektorë, kamera sigurie, pajisje të tjera sigurie, si dhe funksionimin e tyre, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, me qëllim standardizimin e procedurave dhe trajnimin e personelit për menaxhimin e situatave që lidhen me sigurinë”, njoftoi KLGJ.
    Pas analizimit të informacionit të marrë dhe identifikimit të problematikave dhe nevojave konkrete, KLGJ propozoi ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune me qëllim:
    “adresimin e ndryshimeve ligjore dhe nënligjore për marrjen e masave për garantimin e sigurisë në gjykata për gjyqtarët, personelin gjyqësor dhe çdo përdorues të gjykatës;
    “sigurimin e pranisë së punonjësve të sigurisë të trajnuar apo pjesë e Policisë së Shtetit;
    “miratimin e protokolleve dhe procedurave standarde të sigurisë për secilën gjykatë;
    “Ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune, me përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim hartimin e masave të përbashkëta për sigurinë në sistemin gjyqësor në tërësi;
    “Përafrimin e kuadrit ligjor me praktikat më të mira ndërkombëtare, lidhur me sigurinë e gjyqtarëve, stafit mbështetës, si dhe përdoruesve të gjykatës.”
    Gjithashtu, njoftoi më tej KLGJ, “duke mbajtur në vëmendje detyrimet ligjore dhe punën e nisur nga viti 2021 e në vijim, me qëllim sigurimin e një infrastrukture të përshtatshme për kushtet e punës dhe sigurisë në gjykata, në bashkërendim me këshillat e secilës gjykatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë masa të menjëhershme lidhur me adresimin pranë pushtetit vendor dhe kërkimin e ndihmës për ndërtimin e 8 godinave të reja të gjykatave të shkallës së parë në rrethet gjyqësore, si dhe ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”.
    Këshilli, gjithashtu nxit gjykatat që të marrin masa për zbatimin e projekteve, në mënyrë që fondet e akorduara të realizohen brenda vitit buxhetor.
    “Në kuadër të pavarësisë institucionale, në bashkërendim me Ministrinë e Drejtësisë, të kërkojë kalimin në pronësi të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të godinave ekzistuese të gjykatave dhe atyre që do të ndërtohen;
    “Analizën e të dhënave nga raportimet periodike të gjykatave, me qëllim rritjen e performancës dhe përkushtimit profesional dhe moral të secilit magjistrat;
    “Ngritjen e grupeve të punës me qëllim hartimin e propozimeve për ndryshime ligjore në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të përbërë nga anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarë nga të tri shkallët e gjyqësorit: Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallëve të Para, si dhe staf drejtues administrativ pranë Këshillit”.
    KLGJ kërkon edhe “bashkëpunimin me AKEP dhe AMA, me qëllim marrjen e masave për ndalimin e gjuhës së papërshtatshme ndaj gjyqtarëve në rrjetet sociale, platformave online dhe media, informimin e këtyre institucioneve mbi situatën aktuale, si dhe duke kërkuar prej tyre marrjen e masave konkrete brenda kompetencave ligjore
    “Nisjen e procedurës për emërtimin e sallës së amfiteatrit në godinën “Poli i Drejtësisë” me emrin “Astrit Kalaja”, si dhe dërgimin e propozimit tek institucionet përkatëse, për dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit të rënë në krye të detyrës”.
    Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se mbetet i përkushtuar për garantimin e një sistemi drejtësie të sigurt, të pavarur dhe funksional, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës.

  • Nis procesi për marrjen e mostrave nga 2100 ton mbetje toksike në Porto Romano

    Nis procesi për marrjen e mostrave nga 2100 ton mbetje toksike në Porto Romano

    Nën masa të rrepta dhe një perimetër të gjerë sigurie, ekspertë të specializuar kanë mbërritur në Porto Romano të Durrësit për të marrë mostrat e mbetjeve të dyshuara toksike, të depozituara prej një viti në këtë zonë industriale të Durrësit.

    Procesi po zhvillohet me kujdes maksimal, pasi dyshohet se për shkak të qëndrimit të gjatë, mbetjet mund të jenë ngurtësuar, duke e bërë marrjen e kampionëve më të ndërlikuar. Mostrat e marra do të dërgohen për analiza të detajuara në një laborator të specializuar në Itali, me qëllim përcaktimin e përbërjes dhe nivelit të mundshëm të toksicitetit.
    Këto mbetje, që arrijnë në rreth 2100 tonë, janë në 102 konteinerët e sekuestruar me urdhër të Prokurorisë, pas kthimit të tyre në Portin e Durrësit. Kontejnerët janë magazinuar në venddepozitimin e Porto Romanos, në afërsi të EkoParkut.

    Top Channel

  • Sherr në Ksamil për marrjen me qira të jet-ski-së, 3 të shoqëruar në Komisariat

    Sherr në Ksamil për marrjen me qira të jet-ski-së, 3 të shoqëruar në Komisariat

    Një sherr për marrjen me qira të një Jet-ski në Ksamil, ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre personave.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orëd  16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, në Ksamil. Për motive të dobëta, shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me shtetasin Julian Hoxha, lindur në Elbasan dhe mbajtës i pasaportes angleze. Konflikti ka nisur pas mosdakortësimit të orarit për  marrjen me qira të një mjeti ujor Jet- ski.

    Palët dhe personat që kanë qënë prezent janë shoqëruar në Komisariat dhe po punohet nga policia në lidhje me rastin.

    Para pak ditësh Sajmir Dajka u gjobit nga Policia Kufitare me 100.000 lekë të reja gjobë për shkelje të perimetrit të sigurisë për mjetet lundruese.

  • Dua Lipa feston marrjen e shtetësisë së Kosovës në Festivalin Sunny Hill, përkrah të fejuarit dhe miqve të afërt

    Dua Lipa feston marrjen e shtetësisë së Kosovës në Festivalin Sunny Hill, përkrah të fejuarit dhe miqve të afërt

    Dua Lipa festoi në Prishtinë marrjen e shtetësisë së Kosovës me një performancë të zjarrtë në Festivalin Sunny Hill, që e organizon çdo vit me babain e saj, Dukagjin Lipa.
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi këngëtares dokumentet zyrtare të shtetësisë në një ceremoni solemne të premten, duke e cilësuar atë si “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit tonë”.

    Foto: Dua Lipa/Instagram
    Në rrjetet sociale, këngëtarja 29-vjeçare ndau fotografi nga nata festive, ku shihej përkrah të fejuarit të saj Callum Turner dhe miqve të afërt.

    “Mora nënshtetësinë një natë më parë dhe pastaj festova shumë në @sunnyhillfestival një natë më pas”, shkroi ajo.
    Në një deklaratë për mediet, Dua tha se ky moment “plotëson dualitetin që gjithmonë e ka ndjerë brenda vetes”.
    Foto: Dua Lipa/Instagram
    Përveç shtetësisë kosovare, Dua Lipa mban edhe atë britanike dhe shqiptare. Ajo u nderua me shtetësinë shqiptare në vitin 2022 për kontributin e saj në promovimin e vendit përmes muzikës.
    Këngëtarja, e lindur në Londër nga prindër kosovarë, është kthyer prej vitesh në një zë të fuqishëm ndërkombëtar për Kosovën, përmes muzikës, aktivizmit dhe angazhimit të saj në projekte humanitare. /Telegrafi/

  • Lala: Nxjerrja në liri e Veliajt ndikon në marrjen e provave

    Lala: Nxjerrja në liri e Veliajt ndikon në marrjen e provave

    Gazetarja Klodiana Lala ndau sot disa detaje të reja lidhur me situatën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pas vendimit ndaj tij nga Gjykata e Lartë.

    Në një emision televiziv, Lala u shpreh se bazuar në hetime dhe nga puna e prokurorëve rezulton se ndryshimi i masës së sigurisë për Veliajn, nga arrest me burg në lirimin e tij do të ndikonte në marrjen e provave.

    Lala u shpreh edhe lidhur me dyshimet ndaj Veliajt bazuar në veprat penale.

    “Veliaj po synonte të rikthehej në zyrë si kryetar Bashkie. Argumentat e tij ishin se pretendonte se ishte i zgjedhur dhe si i tillë nuk mund të mbahej në arrest me burg, e konsieronte masën arbitrare pasi nuk ka si prish prova dhe intimidon dëshmitarë, apo të largohet pasi qëllimi është rikthimi në zyrë si kryenbashkiak.

    SPAK kapej në disa pika, lidhur me veprën penale dhe marzhin e dënimit, për të cilat dyshohet Veliaj, siç është korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Së dyti, ka dyshime që Veliaj mund të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova, ku prokurorët pretendojnë se Veliaj ka dirigjiuar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit.

    Po kështu vijojnë hetimet për pasuri që dyshohet se janë të Veliajt. Sipas tyre nxjerrja në liri e Veliajt ndikon në marrjen e provave.

    GJL nuk e ka bërë arsyetimin, sepse duhet kohë. Ndërkohë, përgjatë dy orëve në dhomë këshillimi, ka patur debate sa i përket faktit që Veliaj është në detyrë, ka patur debate të forta mes kolegjit penal, por është vendosur lënia në fuqi e masës së sigurisë.

    Veliaj ka dy mundësi, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por në datën 17 qershor gjykata e shkallës së parë, pas diligjencës, rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim mase, pra ka mundësi të apelojë edhe këtë dhe të përsërisë kërkesat për zëvendësim mase”,- tha Lala.

  • Dështon referendumi për shtetësinë në Itali

    Dështon referendumi për shtetësinë në Itali

    Një referendum për lehtësimin e rregullave për marrjen e shtetësisë dhe forcimin e ligjeve të punës në Itali ka dështuar për shkak të daljes së ulët në votime.

    Ky dështim është një fitore për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, qeveria e së cilës i kishte bërë thirrje njerëzve që ta bojkotonin referendumin.

    Mbi 50 për qind e votuesve kërkohej të merrnin pjesë në votim, në mënyrë që referendumi dyditor të konsiderohej valid, por pasi u mbyllën votimet të hënën, rezultoi se vetëm mbi 30 për qind e votuesve kishin votuar në këtë referendum.

    Propozimi për referendum, i mbështetur nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, synonte të shkurtonte kohën që kërkohet për marrjen e shtetësisë.

  • Përpjekje për të lehtësuar marrjen e shtetësisë, dështon referendumi në Itali

    Përpjekje për të lehtësuar marrjen e shtetësisë, dështon referendumi në Itali

    Një referendum për lehtësimin e rregullave për marrjen e shtetësisë dhe forcimin e ligjeve të punës në Itali ka dështuar për shkak të daljes së ulët në votime.

    Ky dështim është një fitore për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, qeveria e së cilës i kishte bërë thirrje njerëzve që ta bojkotonin referendumin.
    Mbi 50 për qind e votuesve kërkohej të merrnin pjesë në votim, në mënyrë që referendumi dyditor të konsiderohej valid, por pasi u mbyllën votimet të hënën, rezultoi se vetëm mbi 30 për qind e votuesve kishin votuar në këtë referendum.
    Propozimi për referendum, i mbështetur nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, synonte të shkurtonte kohën që kërkohet për marrjen e shtetësisë.
    Një banor në moshë madhore që nuk është nga Bashkimi Evropian, dhe që nuk ka lidhje martesore apo gjaku me Italinë, aktualisht duhet të jetojë në këtë shtet për 10 vjet para se të mund të aplikojë për shtetësi – një proces që më pas mund të zgjasë edhe disa vite të tjera.
    Një fitore në këtë referendum do ta kishte shkurtuar këtë afat në pesë vjet, duke e vënë Italinë në një linjë me Gjermaninë dhe Francën.
    Por, kryeministrja Meloni, partia e së cilës, Vëllezërit e Italisë, me prirje të djathtë ekstreme, ka prioritet luftimin e emigracionit të parregullt, edhe pse qeveria e saj ka rritur numrin e vizave të punës për emigrantë, kishte thënë se ishte “absolutisht kundër” kësaj ideje.
    Shumë anëtarë të koalicionit të saj të djathtë i bënë thirrje qytetarëve të mos votojnë, në mënyrë që të mos arrihej pragu i nevojshëm për vlefshmërinë e votimit.
    Fleta e votimit përfshinte një pyetje për shtetësinë. Katër të tjera kishin të bënin me rritjen e mbrojtjes për punëtorët e pushuar nga puna, ata që gjenden në situata të pasigurta apo të përfshirë në aksidente në vendin e punës.
    Sekretari i përgjithshëm i sindikatës CGIL, Maurizio Landini, e dënoi pjesëmarrjen e ulët në votim dhe tha se ishte një tregues i një “krize të qartë demokratike” në Itali.
    Nën udhëheqjen e re, Partia Demokratike – që gjendet prapa Vëllezërve të Italisë, sipas sondazheve – kishte kërkuar mbështetjen për referendumin nga klasa punëtore e shoqërisë.
    Giovanbattista Fazzolari, krahu i djathtë i Melonit, tha se opozita “kishte dashur ta kthente këtë referendum në një referendum kundër qeverisë së Melonit”.
    Edhe nëse do të kishte kaluar, reforma nuk do të prekte ligjin për migrim, që shumë e konsiderojnë të padrejtë, i cili thotë se fëmijët e lindur në Itali nga prindër nga vende të huaja nuk mund të bëjnë kërkesë për shtetësi derisa të mbushin 18 vjet./ REL

    Top Channel

  • Preken dhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

    Preken dhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

    Në kabinetin qeveritar të Gjermanisë do të paraqiten sot për herë të parë propozimet e Ministrisë së Brendshme për ndryshime në marrjen e shtetësinë gjermane dhe për bashkimet familjare – për disa kategori.

    Ministri i Brendshëm Aleksandar Dobrindt do të paraqesë një projektligj në Qeveri ku do të kërkohet ndalimi i bashkimeve familjare për refugjatët dhe azilkërkuesit e refuzuar.

    Ministri i Brendshëm do të propozojë edhe heqjen e mundësisë për marrjen e shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar për tre vite.

    Sipas rregullave të deritanishme, personat që janë të integruar shumë mirë, mund të marrin shtetësinë gjermane për tre vite.

    Kjo parashikohet të ndryshojë.

    Nëse këto propozime miratohen në Qeveri, më pas duhet të kalojnë edhe në Bundestag dhe Bundesrat.

    Ndryshe vetëm gjatë vitit të kaluar në Gjermani kanë marrë shtetësinë e këtij vendi rreth 200.000 të huaj, që është rekord në 25 vitet e fundit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shqiptarë.

  • Preken edhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

    Preken edhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

    Në kabinetin qeveritar të Gjermanisë do të paraqiten sot për herë të parë propozimet e Ministrisë së Brendshme për ndryshime në marrjen e shtetësinë gjermane dhe për bashkimet familjare – për disa kategori.
    Ministri i Brendshëm Aleksandar Dobrindt do të paraqesë një projektligj në Qeveri ku do të kërkohet ndalimi i bashkimeve familjare për refugjatët dhe azilkërkuesit e refuzuar.
    Ministri i Brendshëm do të propozojë edhe heqjen e mundësisë për marrjen e shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar për tre vite.
    Sipas rregullave të deritanishme, personat që janë të integruar shumë mirë, mund të marrin shtetësinë gjermane për tre vite.
    Kjo parashikohet të ndryshojë.
    Nëse këto propozime miratohen në Qeveri, më pas duhet të kalojnë edhe në Bundestag dhe Bundesrat.
    Ndryshe vetëm gjatë vitit të kaluar në Gjermani kanë marrë shtetësinë e këtij vendi rreth 200.000 të huaj, që është rekord në 25 vitet e fundit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shqiptarë.