Tag: marrëveshjes

  • VIDEO/ 2 vite nga pakti Rama–Meloni, protestë e aktivistëve pranë kampit të Gjadrit

    VIDEO/ 2 vite nga pakti Rama–Meloni, protestë e aktivistëve pranë kampit të Gjadrit

    Pas protestës së zhvilluar më herët në Tiranë, një grup aktivistësh ka mbërritur në Gjadër, ku po zhvillon një tjetër tubim kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e kampit të emigrantëve.

    Protesta përkon me përvjetorin e dytë të nënshkrimit të paktit Rama–Meloni, që parashikon ngritjen e strukturave për përpunimin e emigrantëve që ndalohen në ujërat italiane. Aktivistët mbajnë pankarta dhe thirrje kundër marrëveshjes, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe sovranitetin e vendit.

    Tubimi po zhvillohet pranë zonës ku janë ndërtuar strukturat e para të kampit, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë.

  • “Ajo që do të vijë është më keq se kjo që kemi”, Shehaj kundër marrëveshjes ‘Rama-Berisha’

    “Ajo që do të vijë është më keq se kjo që kemi”, Shehaj kundër marrëveshjes ‘Rama-Berisha’

    Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, ka dalë kundër marrëveshjes që po diskutohet nga Rama dhe Berisha për ndryshimet në Kushtetutë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të sjellë vetëm përfitime për ta, ndërkohë ajo që do të vijë për vendin do të jetë më keq.

    “Vetëm pozitive nuk është. Unë jam i bindur që kjo  nuk është gjë fare me çfarë do bëhet. Ajo që do bëjnë është shumë më e keqe. Sapo patën zgjedhje në 11 maj dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë, pas disa muajsh japin deklaratën për marrëveshjen dhe ndryshimin e kushtetutës. Unë po them çfarë tha para dy ditësh. Do shohim edhe më keq se kaq. Është e qartë që pas asaj që ka ndodhur dalin dhe thonë do bëjmë marrëveshje. Ishte e paimagjinueshme për drejtuesin opozitarë. Një gjë që nuk e priste askush. Janë ta gatshëm të ndryshojnë kushtetutën. Çfarë ndodh si arritën në këtë pikë. Shumë e thjeshtë kanë vendosur të bëjnë një marrëveshje nga e cila kanë përfitime. Një palë, Rama si e keq më e madhe e këtij vendi ka nevojë ta marri në kontrolle drejtësinë”, u shpreh Shehaj.

  • Shehaj kundër marrëveshjes Rama-Berisha: Duan të marrin nën kontroll drejtësinë

    Shehaj kundër marrëveshjes Rama-Berisha: Duan të marrin nën kontroll drejtësinë

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dalë kundër marrëveshjes që po diskutohet nga Rama dhe Berisha për ndryshimet në Kushtetutë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të sjellë vetëm përfitime për ta, ndërkohë ajo që do të vijë për vendin do të jetë më keq.
    ”Vetëm pozitive nuk është. Unë jam i bindur që kjo nuk është gjë fare me çfarë do bëhet. Ajo që do bëjnë është shumë më e keqe. Sapo patën zgjedhje në 11 maj dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë, pas disa muajsh japin deklaratën për marrëveshjen dhe ndryshimin e kushtetutës. Unë po them çfarë tha para dy ditësh. Do shohim edhe më keq se kaq.
    Është e qartë që pas asaj që ka ndodhur dalin dhe thonë do bëjmë marrëveshje. Ishte e paimagjinueshme për drejtuesin opozitarë. Një gjë që nuk e priste askush. Janë ta gatshëm të ndryshojnë kushtetutën. Çfarë ndodh si arritën në këtë pikë. Shumë e thjeshtë kanë vendosur të bëjnë një marrëveshje nga e cila kanë përfitime. Një palë, Rama si e keq më e madhe e këtij vendi ka nevojë ta marri në kontrolle drejtësinë”, u shpreh Shehaj.

  • “Ajo që do të vijë është më keq se kjo që kemi”, Shehaj kundër marrëveshjes ‘Rama-Berisha’: Ka nevojë të marrë nën kontroll drejtësinë

    “Ajo që do të vijë është më keq se kjo që kemi”, Shehaj kundër marrëveshjes ‘Rama-Berisha’: Ka nevojë të marrë nën kontroll drejtësinë

    Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, ka dalë kundër marrëveshjes që po diskutohet nga Rama dhe Berisha për ndryshimet në Kushtetutë.

    Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të sjellë vetëm përfitime për ta, ndërkohë ajo që do të vijë për vendin do të jetë më keq.
    “Vetëm pozitive nuk është. Unë jam i bindur që kjo  nuk është gjë fare me çfarë do bëhet. Ajo që do bëjnë është shumë më e keqe. Sapo patën zgjedhje në 11 maj dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë, pas disa muajsh japin deklaratën për marrëveshjen dhe ndryshimin e kushtetutës. Unë po them çfarë tha para dy ditësh. Do shohim edhe më keq se kaq.
    Është e qartë që pas asaj që ka ndodhur dalin dhe thonë do bëjmë marrëveshje. Ishte e paimagjinueshme për drejtuesin opozitarë. Një gjë që nuk e priste askush. Janë ta gatshëm të ndryshojnë kushtetutën. Çfarë ndodh si arritën në këtë pikë. Shumë e thjeshtë kanë vendosur të bëjnë një marrëveshje nga e cila kanë përfitime. Një palë, Rama si e keq më e madhe e këtij vendi ka nevojë ta marri në kontrolle drejtësinë”, u shpreh Shehaj.
     

    Top Channel

  • Shehaj kundër marrëveshjes Rama-Berisha: Ka nevojë të marrë nën kontroll drejtësinë

    Shehaj kundër marrëveshjes Rama-Berisha: Ka nevojë të marrë nën kontroll drejtësinë

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dalë kundër marrëveshjes që po diskutohet nga Rama dhe Berisha për ndryshimet në Kushtetutë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të sjellë vetëm përfitime për ta, ndërkohë ajo që do të vijë për vendin do të jetë më keq.
    ”Vetëm pozitive nuk është. Unë jam i bindur që kjo nuk është gjë fare me çfarë do bëhet. Ajo që do bëjnë është shumë më e keqe. Sapo patën zgjedhje në 11 maj dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë, pas disa muajsh japin deklaratën për marrëveshjen dhe ndryshimin e kushtetutës. Unë po them çfarë tha para dy ditësh. Do shohim edhe më keq se kaq.
    Është e qartë që pas asaj që ka ndodhur dalin dhe thonë do bëjmë marrëveshje. Ishte e paimagjinueshme për drejtuesin opozitarë. Një gjë që nuk e priste askush. Janë ta gatshëm të ndryshojnë kushtetutën. Çfarë ndodh si arritën në këtë pikë. Shumë e thjeshtë kanë vendosur të bëjnë një marrëveshje nga e cila kanë përfitime. Një palë, Rama si e keq më e madhe e këtij vendi ka nevojë ta marri në kontrolle drejtësinë”, u shpreh Shehaj.

  • Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

    Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

    Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan Mbrojtja Civile dhe spitalet lokale të drejtuara nga Hamasi.

    Izraeli tha se sulmet ishin kundërpërgjigje ndaj “shkeljeve” të marrëveshjes së armëpushimit nga Hamasi, pasi një ushtar izraelit u vra në jug të Gazës. Hamasi mohoi çdo përfshirje, duke e quajtur bombardimin “kriminal” dhe “shkelje të hapur të marrëveshjes”.
    Sulmet goditën shtëpi, shkolla dhe blloqe banimi në qytetin e Gazës, Beit Lahia, Bureij, Nuseirat dhe Khan Younis. Dëshmitarë përshkruan “shtylla zjarri e tymi” që ngriheshin mbi qytet. Ekipet e shpëtimit paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi shumë persona janë ende nën rrënoja.
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë për “sulme të fuqishme”, ndërsa ministri i mbrojtjes Israel Katz paralajmëroi se “Hamasi do të paguajë shumëfish” për vrasjen e ushtarit dhe shkeljen e marrëveshjes së pengjeve.
    Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump tha se “asgjë nuk do ta rrezikojë armëpushimin”, por shtoi se Izraeli “duhet të kundërsulmojë kur sulmohet”.
    Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia, është pjesë e planit 20-pikësh të paqes për Gazën, i cili parashikon shkëmbimin e pengjeve me trupat dhe të burgosurit palestinezë.
    Sipas të dhënave palestineze, më shumë se 68,500 persona janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në tetor 2023.

    Top Channel

  • Hamasi: Respektojmë marrëveshjen e armëpushimit dhe dorëzimin e të gjitha pengjeve

    Hamasi: Respektojmë marrëveshjen e armëpushimit dhe dorëzimin e të gjitha pengjeve

    Hamasi ka përsëritur qëllimin e tij për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit dhe për të dorëzuar të gjithë pengjet.
    Hamasi thekson se Izraeli është duke e penguar zbatimin e marrëveshjes.
    “Nuk kemi interes të fshehim trupat e ndonjë të burgosuri ose të vonojnë në dorëzimin e tyre. Pohojmë angazhimin tonë të plotë ndaj marrëveshjes. Pushtimi ka refuzuar të lejojë ekipet e kërkimit të hyjnë në zonat e kuqe për të gjetur trupat e të burgosurve. Ne u kërkojmë ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi armikun për të lehtësuar nxjerrjen e trupave të mbetur’, tha Suhail al-Hindi, një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza.

    /vizionplus.tv

  • Bislimi bisedon me Sorensenin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Bislimi bisedon me Sorensenin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, është takuar në Prishtinë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, me të cilin kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

    Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por pakti nuk është zbatuar ende.

    Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është obligative për të dyja palët.

    “Së bashku diskutuan rreth rrugës përpara drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

    Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

    Sipas njoftimit, gjatë takimit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Bislimi, që është zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, ka kërkuar nga emisari evropian që të trajtohet “me urgjencë dhe vëmendjen e merituar” çështja e personave të zhdukur me dhunë, “në mënyrë që të fillohet edhe me punën e Komisionit të Përbashkët, gjersa e kemi një marrëveshje të dakorduar nga dhjetori i vitit të kaluar”.

    Kërkesë të ngjashme Bislimi kishte bërë edhe gjatë rundit të dialogut të zhvilluar në Bruksel më 11 shtator, por takimi kishte përfunduar pa rezultat.

    Atëbotë, Bislimi kishte thënë se Serbia është tërhequr nga marrëveshja për themelimin e komisionit të përbashkët për personat e zhdukur.

    Komisioni për të pagjeturit është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2023, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Më 17 dhjetor 2024, Kosova dhe Serbia u pajtuan që ta zbatonin këtë deklaratë.

    “Gjithashtu me urgjencë duhet të trajtohet problemi i bllokimit të shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, që është bllokuar nga Serbia dhe e cila refuzoi edhe në takimin e fundit në Bruksel të muajit të kaluar, që ta trajtojë këtë çështje”, tha Bislimi, sipas njoftimit të lëshuar nga ekzekutivi kosovar.

    Bislimi deklaroi për mediat se diskutimet në Bruksel më 11 shtator u ndalën nga Serbia, pasi ai shtroi temën e bllokimit të shpërndarjes së mjeteve nga Qeveria e Kosovës për fermerët në Luginë të Preshevës.

    Serbia, në këtë takim, kishte insistuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Herën e fundit që Sorensen qëndroi në Kosovë ishte në gusht, dhe pas vizitës në Kosovë ai qëndroi edhe në Serbi.

    Në Kosovë ai bisedoi me udhëheqësit shtetërorë për, siç deklaroi, zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit.

    Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi pas takimit me Sorensenin në Beograd se është thelbësore që dialogu me Kosovën të “kthehet tek obligimi” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe te mbrojtja e të drejtave të serbëve.

    Për themelimin e këtij asociacioni, palët janë pajtuar përmes dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut, më 2013 dhe 2015.

    Një draft-statut i hartuar për këtë asociacion nga BE-ja nuk është dërguar ende në Gjykatën Kushtetuese për interpretim nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Një veprim i tillë do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit./REL

  • “Do të vazhdojmë deri në fund”, Hamasi për armëpushimin në Gaza, hedh poshtë zërat për thyerje të marrëveshjes

    “Do të vazhdojmë deri në fund”, Hamasi për armëpushimin në Gaza, hedh poshtë zërat për thyerje të marrëveshjes

    Hamasi ka konfirmuar angazhimin për armëpushimin në Gaza.

    Udhëheqësi de facto i Hamasit, Khalil al Hayya, ka përsëritur edhe një herë pretendimet e grupit se është i gatshëm të dorëzojë 15 pengjet e mbetura të vdekura, por ka nevojë për më shumë kohë.
    “Ne të gjithë jemi të sigurt, të vendosur ta vazhdojmë këtë marrëveshje deri në fund të saj“, tha al Hayya për transmetuesin egjiptian Al Qahera News, të publikuar mbrëmjen e djeshme.
    Më tej ai shtoi se “Ne jemi të gatshëm të rikuperojmë dhe dorëzojmë të gjitha trupat (e pengjeve) sipas marrëveshjes; nuk kemi dëshirë të mbajmë askënd me ne. Le të kthehen te të afërmit e tyre, dhe dëshmorët tanë do të kthehen gjithashtu dhe do të varrosen me dinjitet.”

    Top Channel

  • Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

    Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin se do të shkatërrohet nëse nuk respekton kushtet e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.
    Deklarata vjen pas akuzave reciproke midis Izraelit dhe Hamasit për shkelje të marrëveshjes në ditët e fundit.
    Trump bëri këto komente gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku u shfaq përkrah kryeministrit australian, Anthony Albanese.

    Presidenti amerikan tha: “Kemi një situatë të vogël me Hamasin, e cila do të zgjidhet shpejt. Nëse ata nuk e rregullojnë vetë, do të ndërhyjmë, sepse po shkelni marrëveshjen.” Ai shtoi se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në terren, por shtetet e tjera, përfshirë Izraelin, mund të ndërmarrin veprime ushtarake.
    Trump gjithashtu shprehu optimizëm: “Do t’i japim marrëveshjes pak shans dhe shpresojmë se dhuna do të ulet.” Ai tha se sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane më parë gjatë këtij viti ndihmuan në hapjen e rrugës për armëpushim dhe, sipas tij, “hapën plotësisht Lindjen e Mesme”.