Tag: marrëveshjen

  • Shqipëria voton pro pandemive! Kërcënimet nga viruset, vendi ynë përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH

    Shqipëria voton pro pandemive! Kërcënimet nga viruset, vendi ynë përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH

    Organizata Botërore e Shëndetësie ka miratuar një marrëveshje ndërmjet vendeve anëtare për t’u përgatitur mbi pandemitë e pritshme.

    Shqipëria si vend anëtar në OBSH e ka votuar pro kësaj  marrëveshje ndërkohe që 11 vende të tjera anëtare përfshirë Italinë nuk kanë e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, por kanë abstenuar .Pas  shpërthimit të Covid-19 që vrau miliona njerëz midis viteve 2020 dhe 2022, OBSH ka theksuar më herët se duhet të jemi të përgatitur për Pandeminë X ,por mungesa e SHBA-së hodhi dyshime mbi efektivitetin e marrëveshjes.
    Pakti shihet gjerësisht si një fitore për anëtarët e agjencisë globale të shëndetësisë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po tërheqin fondet nga organizata shumëpalëshe si OBSH-ja.
    Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH, marrëveshja do të sigurojë që së bashku ta mbrojmë më mirë botën nga kërcënimet e ardhshme pandemike.
    Kjo marrëveshje  siguron që ilaçet, terapitë dhe vaksinat të jenë të disponueshme globalisht kur të ndodhë pandemia e ardhshme. Gjithashtu kërkon që prodhuesit që marrin pjesë në marrëveshje të dhurojnë 20 përqind të vaksinave, ilaçeve dhe testeve të tyre në OBSH gjatë pandemisë për të siguruar që vendet më të varfra të kenë akses.
    Megjithatë, negociatorët amerikanë braktisën diskutimet mbi marrëveshjen pasi Presidenti Donald Trump – pasi mori detyrën në janar – filloi një proces 12-mujor të tërheqjes së SHBA-së, deri tani mbështetësi më i madh financiar i OBSH-së, nga organizata e mbështetur nga OKB-ja.
    Prandaj, SHBA-të, të cilat kanë investuar miliarda dollarë në zhvillimin e vaksinave gjatë pandemisë Covid, nuk do të jenë të detyruara nga marrëveshja. Dhe shtetet anëtare të OBSH-së nuk do të përballen me penalizime nëse nuk e zbatojnë atë.
    Marrëveshja u kërcënua të hënën vonë kur Sllovakia bëri thirrje për votim, pasi kryeministri i saj, skeptik ndaj një vaksine Covid-19, kërkoi që vendi i tij të kundërshtojë miratimin e marrëveshjes.
    Njëqind e njëzet e katër vende votuan pro, asnjë vend nuk votoi kundër dhe 11 vende, përfshirë Poloninë, Izraelin, Italinë, Rusinë, Sllovakinë dhe Iranin, abstenuan.
    Disa ekspertë të shëndetit e kanë mirëpritur marrëveshjen si një hap drejt barazisë më të madhe në kujdesin shëndetësor global, pasi vendet më të varfra mbetën pa vaksina dhe mjete diagnostikuese gjatë pandemisë Covid-19.
    Marrëveshja nuk do të hyjë në fuqi derisa të miratohet një aneks mbi ndarjen e informacionit mbi patogjenët. Negociatat për këtë do të fillojnë në korrik me qëllim paraqitjen e aneksit në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë për miratim, njoftoi OBSH-ja.
     

    Top Channel

  • Marrëveshje pensionesh me Greqinë? Manjani: Po presim një sinjal nga pala tjetër

    Marrëveshje pensionesh me Greqinë? Manjani: Po presim një sinjal nga pala tjetër

    Pas Italisë, qeveria shqiptare po mundohet të vijojë negociatat për të arritur një marrëveshje për pensionet me Greqinë.

    Zv/ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani tha për Klan News se marrëveshja është gati dhe janë bërë dy takime teknike ku ka rezultuar që ka një përputhshmëri mes sistemit tonë dhe grek.

    Sipas zv/ministres marrëveshja është gati, por duhet vullneti politik nga ana e Greqisë për të vijuar më tej me procedurat.

    “Ka një numër të lartë shqiptarësh në shtetin fqinj që është Greqia. Ne marrëveshjen e kemi gati, grupi negociator është gati. Kemi bërë deri tani dy takime në nivel teknik. Procedura e zakonshme për fillimin e negociatave, për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla fillojnë me takime teknike, që grupi negociator të kuptojë nëse sistemet e menaxhimit të sigurimeve shoqërore janë të përputhshme. Rezulton që sistemi ynë edhe me shtetin grek është shumë i përputhshëm dhe presim një vullnet politik nga ana e shtetit grek për të vijuar më tej me negociatat teknike zyrtarisht. Zakonisht negociatat kalojnë në dy, tre dhe në raste të tjera edhe në katër raunde. Dy-tre raundet e para janë negociata që kanë në fokus marrëveshjen kuadër dhe më pas negociata vijojnë edhe me marrëveshjen administrative ku përcaktohen të gjitha detajet teknike mbi mënyrën si do bëhet zbatimi i marrëveshjes në momentin që hyn në fuqiPala shqiptare është shumë gati, draft-marrëveshjen e kemi gati, presim vetëm një sinjal nga ana e palës greke”, tha Manjani.

  • Parlamenti ukrainas ratifikon marrëveshjen për mineralet me SHBA-të

    Parlamenti ukrainas ratifikon marrëveshjen për mineralet me SHBA-të

    Është ratifikuar nga Ukraina marrëveshja për mineralet me SHBA-në. Konkretisht, parlamenti ukrainas ratifikoi marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për shfrytëzimin e burimeve minerale të vendit.
    Marrëveshja është pjesë e kuadrit më të gjerë të një fondi të përbashkët investimi për rindërtimin e Ukrainës, siç u njoftua të mërkurën e kaluar nga Departamenti i Thesarit i SHBA-ve. Fondi synon të mbështesë sektorët strategjikë ekonomikë të vendit të shkatërruar nga lufta dhe konsiderohet nga Kievi si thelbësor për ruajtjen e ndihmës ushtarake amerikane.
    Kujtojmë se Donald Trump i ka kërkuar vazhdimisht Ukrainës të kompensojë SHBA-të për miliarda dollarë të ndarë për mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus. Arritja e një marrëveshjeje ekonomike si ajo me mineralet vepron gjithashtu si një përgjigje ndaj këtyre presioneve.
    Ukraina zë një vend të rëndësishëm në hartën globale të lëndëve të para. Përpara pushtimit rus të vitit 2022, mineralet si bakri, nikeli, litiumi dhe titaniumi përbënin 6.1% të PBB-së dhe 30% të eksporteve të vendit. Këto minerale janë jetike për prodhimin e produkteve teknologjike, sistemeve mbrojtëse dhe zgjidhjeve “të gjelbra” të energjisë.

  • “Shqipëria vetëm me PS në BE”/ Rama: Kemi kohë deri në 2027 të mbyllim marrëveshjen e krushqisë

    “Shqipëria vetëm me PS në BE”/ Rama: Kemi kohë deri në 2027 të mbyllim marrëveshjen e krushqisë

    Ashtu si ka deklaruar më herët edhe në emisionin “Real Story” në ABC News, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të hyjë në BE vetëm me Partinë Socialiste.
    Gjithashtu u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhjet më konkrete sepse kanë të bëjnë me pasaportën e BE.
    “Monitorimin më të madh e kemi tani. Ky është proces. Në duhet të mbyllim negociatat në afatin që na kanë dhënë. Të shpresojmë që konteksti nuk do të ndryshojë. Nuk pse të rrimë, “po sikur, po sikur”. Ne jemi ulur në tryezë na është dhënë afati dhe ne duhet të respektojmë afatin. Do të bëjmë gjithçka që duhet, dhe t’i kapim ata në angazhimin e tyre që në 2027 të mbyllim negociatat… Jemi me ata në tryeze. Jemi ulur me krushkun në tavolinë dhe kemi kohë deri në 2027 të mbyllim marrëveshjen e krushqisë, dhe pas kësaj mund të shkojmë në dasmën e krushqisë. Sipas të gjitha gjasave, Shqipëria 2030 është anëtare e BE”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

  • “Duhet të bëjmë marrëveshjen e krushqisë”, Rama: Nëse presim “kënetën” humbasim kohë për të hyrë në BE

    “Duhet të bëjmë marrëveshjen e krushqisë”, Rama: Nëse presim “kënetën” humbasim kohë për të hyrë në BE

    Kryeministri Edi Rama përmbylli në qytetin e Pogradecit fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
    Në fjalën e tij, Rama tha se është shumë e rëndësishme që vendi ynë të shfrytëzojë mundësinë e artë dhe të mbyllë sa më shpejt që të jetë e mundur negociatat me BE-në.
    Edi Rama shtoi se nëse presim kënetën të veprojë kjo mundësi mund të ikë dhe dera e hapur për Shqipërinë nga BE mund të mbyllet.

    Rama: Dera është hapur dhe ne jemi ulur në tryezë dhe duhet të bëjmë marrëveshjen e krushqisë për të hyrë në atë shtëpi. Duhet të biem dakord me ta për standardet, rregullat dhe ligjet dhe ne duhet të bien dakord me ata. Parafytyroni ju që ne këtë kohë kaq intensive për të përmbushur gjithë negociatën sepse na duhet që të rrimë këtu dhe të presim që t’i mbushet mendja kënetës që të bashkohet me ne për të bëtë një ligj të caktuar. Si t’u themi atyre në Bruksel ne që prisni se ne ramë dakord, por ne kemi një kënetë atje që nuk i mbushet mendja. Ne mund t’ia themi këtë, por problemi është që siç ka treguar historia e BE, dera mbyllet.
    /vizionplus.tv

  • Zelenski përshëndet marrëveshjen me SHBA-në për mineralet e rralla/ ‘Do të sjellë investime në Ukrainë’

    Zelenski përshëndet marrëveshjen me SHBA-në për mineralet e rralla/ ‘Do të sjellë investime në Ukrainë’

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, përshëndeti marrëveshjen me SHBA-në për mineralet e rralla, ku midis dy palëve do të ketë negociata për javë me radhë.

    Zelenski shtoi se kjo marrëveshje krijon mundësi për investime në Ukrainë, gjë që është diçka shumë e pozitive për vendin sidomos pas daljes së mundshme në të ardhmen pas luftës me Rusinë.

    “Marrëveshja ndryshoi ndjeshëm gjatë procesit të përgatitjes. Kjo është tani një marrëveshje vërtet e drejtë që krijon mundësi për investime të rëndësishme në Ukrainë”, tha Zelenski në mesazhin e tij të përditshëm televiziv. Syri.net-iefimerida

  • SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

    SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

    SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash të tensionuara.
    Të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh për rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë.
    Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se kjo tregonte se të dyja palët ishin të përkushtuara për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Ukrainë. Për Kievin, marrëveshja shihet si thelbësore për aksesin në ndihmën ushtarake amerikane.
    Besohet se Ukraina ka rezerva të mëdha mineralesh kritike si grafiti, titani dhe litiumi. Ato janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit të tyre në energjinë e rinovueshme, aplikimet ushtarake dhe infrastrukturën industriale.
    Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, e cila fluturoi për në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen të mërkurën, tha në një postim në X se fondi i ri do të “tërheqë investime globale në Ukrainë”.
    Duke renditur dispozitat e marrëveshjes, ajo tha se ajo do të përfshinte projekte në minerale, naftë dhe gaz, megjithëse burimet do të mbeteshin pronë e Ukrainës.
    Partneriteti do të jetë i barabartë, në bazë 50:50 dhe duhet të ratifikohet nga ligjvënësit në Kiev.
    Sipas marrëveshjes, SHBA-të do të kontribuojnë me ndihmë të re për Kievin duke përfshirë, për shembull, sisteme të mbrojtjes ajrore.

  • “Dorëzohet” Ukraina, nënshkruan marrëveshjen historike me SHBA, Sekretari i Thesarit i Trump: Ky, sinjal i qartë për Rusinë

    “Dorëzohet” Ukraina, nënshkruan marrëveshjen historike me SHBA, Sekretari i Thesarit i Trump: Ky, sinjal i qartë për Rusinë

    Ukraina dhe SHBA-ja thanë të mërkurën se kanë nënshkruar një marrëveshje për një fond të përbashkët që do të investojë në rindërtimin e Ukrainës, dhe një draft i marrëveshjes thotë se ajo do t’i japë Uashingtonit akses të privilegjuar në marrëveshjet e reja për burimet natyrore të Ukrainës.  

    Të dy vendet e nënshkruan marrëveshjen në Uashington pas muajsh negociatash të vështira, me pasiguri që vazhdoi deri në momentin e fundit për shkak të një problemi të papritur në orët e fundit.
    Një zyrtare e lartë ukrainase postoi në X se ka nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një Fondi të Investimeve për Rindërtimin e Ukrainës dhe SHBA-së.
    “Së bashku me Shtetet e Bashkuara, po krijojmë Fondin që do të tërheqë investime globale në vendin tonë,” shkroi Zëvendëskryeministrja e Parë, Yulia Svyrydenko, krahas një selfie-je të saj në Uashington DC.
    Ndërsa sekretari i Thesarit, Scott Bessent, publikoi një mesazh me video duke njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet dhe themelimin e Fondit të ri të Investimeve SHBA-Ukrainë.
    “Marrëveshja e sotme i dërgon një mesazh të qartë udhëheqjes ruse se administrata Trump është e përkushtuar ndaj një procesi paqeje të përqendruar në një Ukrainë të lirë, sovrane dhe të begatë në afat të gjatë,” tha ai. “Është koha që kjo luftë mizore dhe pa kuptim të marrë fund.”
    Ai shtoi se Korporata Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar do të punojë ngushtë me qeverinë e Ukrainës për të ngritur fondin sa më shpejt.

    Top Channel

  • Bayern arrin marrëveshjen verbale me talentin gjerman, Leverkusen kërkon 150 milionë euro

    Bayern arrin marrëveshjen verbale me talentin gjerman, Leverkusen kërkon 150 milionë euro

    30 Prill 2025

    11:32

    Telesport

    Sipas “Footmercato”, skuadra e Bayern Munich dhe mesfushori Florian Wirtz kanë arritur një marrëveshje verbale përpara afatit kalimtar të verës.
    Lojtari gjerman është në shënjestrën e disa prej klubeve kryesore evropiane, në veçanti bavarezëve, Real Madrid dhe Manchester Cit, të cilët nuk janë dorëzuar dhe ende e duan 21-vjeçarin.
    Gjithsesi, mësohet se Bayern ka marrë “OK” e Wirtz për transferimin këtë verë edhe pse ai ka një kontratë e cila skadon më 30 qershor 2027.
    Pasi Bayern të ketë finalizuar marrëveshjen me lojtarit do të duhet të fillojnë negociatat me Bayer Leverkusen, skuadrën që ka në pronësi kontratën. Skuadra kampione e Gjermanisë kërkon mbi 150 milionë euro për ta lënë të lirë.

  • Plazhi i Madh i Ulqinit nuk jepet me qira, presidenti nuk dekreton marrëveshjen me Alabbar

    Plazhi i Madh i Ulqinit nuk jepet me qira, presidenti nuk dekreton marrëveshjen me Alabbar

    Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i ktheu Parlamentit për rishqyrtim një marrëveshje për bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Nëse do të dekretohej, kjo marrëveshje do t’i hapte rrugë zhvillimit të Plazhit të Madh të Ulqinit, ku parashikohej që t’i jepej me qira për 99 vite kompanisë së biznesmenit arab Mohamed Alabbar.
    Presidenti Milatoviç tha se marrëveshja do ta vinte vendin në disavantazh.
    “Ligji parashikon një sërë detyrimesh për Malin e  Zi, ndërsa nuk përmban asnjë detyrim konkret për palën tjetër, që do të siguronte mbrojtjen e interesave të shtetit tonë,” tha presidenti në argumentet e vendimit të tij. “Me këtë qasje, Qeveria e ka vënë Malin e Zi në një pozitë të pabarabartë në raport me palën tjetër kontraktuese,” sqaroi ai.
    Marrëveshja e firmosur nga kryeministri malazez Milojko Spajiç në Dubai në fillim të muajit synonte të tërhiqte më shumë investime të huaja, por edhe të zhvillonte më tej turizmin. Zyra e Milatoviçit tha se kishte shumë pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen në fjalë, për të cilat publiku nuk kishte marrë përgjigjet e duhura nga qeveria.
    Ligji u miratua nga Kuvendi më 23 prill dhe u kundërshtua nga deputetët shqiptarë.
    Komuna e Ulqinit është kategorikisht kundër marrëveshjes dhe në qytet janë mbajtur disa tubime proteste, të cilat kanë deklaruar se Plazhi i Madh nuk është në shitje.
    Kundërshtime ka pasur edhe nga aktivistët e shoqërisë civile dhe ambientalistët, të cilët e cilësojnë Plazhin e Madh të Ulqinit si xhevahirin e rivierës së tyre bregdetare.
    Kthimi i ligjit nga presidenti Milatoviç shënon përplasjen e fundit mes tij dhe kryeministrit Spajiç.