Fabrizio Romano dhe jo vetëm, raportojnë se Malick Thiaw mund të quhet lojtari më i ri i Newcastle. “Qymyrxhinjtë” kanë arritur marrëveshjen me Milanin për transferimin e mbrojtësit gjerman për 40 milionë euro, bashkë me bonuset.
Ditë më parë, Newcastle kishte arritur marrëveshjen personale me lojtarin, por Milan kishte refuzuar, por oferta e fundit e anglezëve ka qenë në pritshmëritë e kuqezinjve.
Në anën tjetër, Igli Tare, i cili ndodhet aktualisht në Angli, një nga arsyet për të arritur marrëveshjen me Newcastle, ka në listë dy emra për të forcuar mbrojtjen e kuqezinjve.
I pari është qendërmbrojtësi i Parmës, Giovanni Leoni, për të cilin ka interes të madh edhe nga Inter, por edhe nga shumë klube të tjera të njohura. Parma e vlerëson 18-vjeçarin 40 milionë euro.
Emri i dytë në listën e Igli Tares është qendërmbrojtësi i Fiorentinës, Pietro Comuzzo, 20 vjeç, për të cilin klubi vjollcë kërkon jo më pak se 25 milionë euro.
Tag: marrëveshjen
-

Malick Thiaw drejt Newcastle për 40 milionë euro, Tare ka në listë dy emra për të forcuar mbrojtjen
-

Newcastle arrin marrëveshjen personale me lojtarin, Milan refuzon ofertën 30 milionë euro
6 Gusht 2025
22:12
Telesport
Malick Thiaw, qendërmbrojtësi i Milanit vazhdon të mbetet në qendër të merkatos. Gjermani është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Milan, gjë që ka ngjallur interesin e shumë klubeve të njohura.
Florian Plettenberg i “Sky Sport Germany” raporton se Newcastle ka arritur marrëveshjen personale me lojtarin, për një kontratë deri në vitin 2029. “Qymyrxhinjtë” i kanë ofruar Milanit 30 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin gjerman, por drejtuesit e kuqezinjve kanë refuzuar.
Është trajneri Max Allegri që ka kërkuar qëndrimin e 24-vjeçarit, pasi e sheh si një element të rëndësishëm për sezonin e ri. E vetmja mënyrë që Thiaw të largohet, është që Milan të transferojë më parë një qendërmbrojtës tjetër, gjë që duket e vështirë të ndodhë.
Po sipas raportimit në fjalë, është edhe Leverkusen që po ndjek situatën e lojtarit dhe po përgatit një ofertë për Milanin ditët në vijim. -

Tesla vë “bast miliardash” për të mos humbur Elon Musk
Tesla ka miratuar një paketë aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë për drejtorin ekzekutiv Elon Musk, me qëllim që ta mbajë në krye të kompanisë në një moment kyç për të ardhmen e saj.
Kjo lëvizje vjen pasi një gjykatë në Delaware rrëzoi marrëveshjen e mëparshme të shpërblimit të Musk nga viti 2018, e cila kapte vlerën e 56 miliardë dollarëve dhe konsiderohej si më e madhja në historinë e korporatave amerikane.
Tesla e justifikon paketën e re si të domosdoshme për të ruajtur angazhimin e plotë të Musk, sidomos në një kohë kur konkurrenca në fushën e inteligjencës artificiale dhe robotikës po rritet ndjeshëm. Kompania është në një fazë tranzicioni nga prodhues makinash elektrike drejt një firme që fokusohet gjithnjë e më shumë te AI dhe teknologjitë e avancuara, ku përvoja dhe vizioni i Musk konsiderohen të pazëvendësueshme.
Nëse gjykata vendos të rikthejë marrëveshjen e vitit 2018, Tesla thotë se Musk do të heqë dorë nga shpërblimi i ri për të shmangur përfitimin e dyfishtë. Musk nga ana e tij po apelon vendimin e gjykatës, duke pretenduar se ishte e gabuar dhe se shpërblimi duhet të vendoset nga vetë aksionerët.
Analistët vlerësojnë se Tesla nuk mund të përballojë një drejtues gjysmë të angazhuar në kohën kur firmat më të mëdha të teknologjisë, si Meta dhe Microsoft, po ofrojnë shuma të mëdha për të tërhequr talentet më të mira të AI-së. Përveç Tesla-s, Musk mban pozita drejtuese edhe në kompani të tjera si xAI, Neuralink dhe The Boring Company. -

I pakënaqur nga marrëveshja e tarifave, Macron mesazh Trump e von der Leyen: Nuk mbaron këtu
“Nuk mbaron këtu.” Më tepër sesa premtim, tingëllon si kërcënim nga presidenti francez Emmanuel Macron që ka shënjestruaar sërish marrëveshjen me SHBA-të për tarifat dhe punën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shkruan La Repubblica.
“Do të kishim parapëlqyer”, tha zëdhënësja e qeverisë franceze, Sophie Primas, “që kjo marrëveshje të ishte përmbyllur në kushtet e zakonshme të negocimit që do të thotë në një kontekst zyrtar dhe jo në një fushë private golfi në Skoci.”
Vendndodhja tërësisht anti-institucionale dhe sjellja e presidentes kundrejt homologut të saj paraqiti një imazh të papranueshëm: mposhtjen. Parisi është flamurmbajtësi i kritikave dhe kjo anë vetëm po shtohet. Kritikat për marrëveshjen dhe mosbesimin ndaj Donald Trump po dalin më qartë dhe shqetësimi po shtohet. Veç Spanjës, edhe Gjermania ka nisur ta moderojë entuziazmin. Edhe qeveria italiane, nën presionin e shumë kompanive, po shfaq më pak entuziazëm sesa ditët e mëparshme.
Kritika kryesore e Élysée lidhet me qëndrimin e BE-së kundrejt SHBA-ve. “Nuk e kanë mjaftueshëm frikë. Europa nuk e konsideron veten një forcë të pushtetshme. Që të jemi të lirë, duhet të na kenë frikë. Nuk na kanë frikë mjaftueshëm”, tha Macron. Për këtë arsye, “Franca ka mbajtur gjithnjë një pozicion të prerë dhe kërkues. Do të vazhdojë ta bëjë. Ky nuk është fundi i historisë dhe ne nuk do të ndalemi këtu.” Macron po synon “përjashtime të reja” për të “riekuilibruar tregtinë tonë, sidomos te shërbimet.”
E vetmja anë pozitive është “qëndrueshmëria dhe parashikueshmëria” e kushteve nën të cilat do të veprojnë kompanitë e eksportit. Qeveria franceze në veçanti po shtyn drejt përjashtimit për mjetet e aviacionit, verën dhe alkoolin nga tarifa e përgjithshme 15%.
Marrëveshja zyrtare po diskutohet ende, nesër duhet të paraqitet një deklaratë për të zyrtarizuar marrëveshjen dhe pezulluar tarifat e mëparshme. Europa është gati që t’i ngrijë për gjashtë muaj, duke filluar nga 4 gushti. Por ka ende shumë pyetje, boshllëqe dhe dyshime.
Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, konfirmoi se ka ende disa çështje për t’u zgjidhur. E para, taksa web. “Në tavolinë, do të ketë taksa të shërbimit digjital dhe sulm drejt kompanive tona të teknologjisë. Ka ende shumë për të diskutuar.”
Zëvendëspresidentja e Komisionit, Teresa Ribera, u përpoq ta mbronte von der Leyen duke sulmuar përtacinë e qeverive kombëtare. Ndërkohë, Komisioni ka qartësuar disa aspekte të marrëveshjes, sidomos ato që lidhen me energjinë. Angazhimet e ndërmarra nuk janë të detyrueshme për kompanitë që blejnë fizikisht gaz, naftë dhe produkte nukleare. BE do të vetëkufizohet në lehtësimin e kontakteve dhe kontratave. Gjithashtu theksoi se 750 miliardë dollarë në tre vjet përshtatet plotësisht me nivelet e tanishme të importit, sidomos kur merret në konsideratë qëllimi për të eliminuar blerjet nga Rusia që ende arrijnë në 23 miliardë dollarë në vit. -

Vinicius prish marrëveshjen e dakordësuar me Perez, kërkon të paguhet sa Mbappé
Rinovimi i kontratës së Vinícius Júnior ishte mbyllur, ose më mirë të themi dakordësuar. Real Madridi dhe përfaqësuesit e lojtarit brazilian kishin rënë dakord prej javësh për një kontratë të re, që do ta zgjaste marrëveshjen aktuale (e vlefshme deri në 2027) dhe që përmirësonte ndjeshëm kushtet financiare. Mungonte vetëm momenti i duhur për ta zyrtarizuar, por papritur, Vinicius ndryshoi mendim.
Sipas asaj që raportoi Antón Meana në “Cadena SER”, sulmuesi e ka prishur marrëveshjen pasi ka kërkuar që të paguhet sa Kylian Mbappé. Kjo kërkesë i ka befasuar drejtuesit sportivë të klubit, të cilët nuk janë dakord as me lëvizjen e lojtarit, as me mënyrën se si ajo u bë. Në klub mendojnë se kushtet e dakorduara ishin të drejta dhe nuk kanë ndërmend (për momentin) t’i barazojnë shifrat e francezit.
Gazetari Toño García, në të njëjtën radio, shtoi se lojtari ndodhet me pushime i qetë dhe nuk ka nxitim për të rinovuar, por zbuloi edhe shumën që kërkon braziliani: mbi 25 milionë euro në vit, kërkesë që e bën negociatën shumë të vështirë, pasi marrëveshja është larg. Kjo e ndërlikon shumë rinovimin. Meana tha qartë: “Nëse kushti për të qëndruar te Real Madridi është që të fitojë sa Mbappé, atëherë nuk do t’ia japin dhe nuk do të qëndrojë”.
Marrëdhënia mes Vinicius dhe klubit madrilen tashmë ishte delikate. Braziliani vazhdon të thotë se dëshiron “të shkruajë histori” me Real Madridin, por sezoni i fundit ishte i parregullt dhe ndikimi i tij ra ndjeshëm në fund. Ai humbi rëndësinë në fushë, as Xabi Alonso nuk e konsideron më të paprekshëm. Sjellja e tij jashtë fushe gjithashtu ngre dyshime, si brenda dhomave të zhveshjes, ashtu edhe në një pjesë të tifozërisë.
Situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga interesi i vazhdueshëm i klubeve arabe. Në shkurt, përfaqësues të Vinicius u takuan me drejtues të lartë të “Saudi Pro League” në Pragë. Nuk pati një ofertë zyrtare, por u diskutuan shifra marramendëse: deri në 300 milionë euro, për ta kthyer në sportistin më të paguar në planet.
Sipas Ben Jacobs, prej disa javësh sauditët po përgatisin një superofertë prej 350 milionë euro. Opsion që mbetet i gjallë dhe në pritje, në rast se rinovimi dështon. Megjithatë, Toño García thekson se Vinicius nuk ka pasur asnjë kontakt me palën saudite që nga dhjetori i vitit të kaluar, pra prej më shumë se 8 muajsh.
Nga ana tjetër, Real Madridi nuk ka panik. Drejtuesit e bardhë besojnë se oferta tashmë e dakorduar ishte më se e drejtë dhe se Vinicius nuk është në pozicion për të bërë presion. Por me kalimin e kohës, në zyrat e klubit po shqyrtojnë mundësinë e shitjes, nëse mbërrin një ofertë e parezistueshme. Kontrata aktuale e Vinicius skadon në verën e vitit 2027, dhe nëse nuk rinovon, vera e vitit 2026 mund të jetë rasti i fundit për ta shitur me fitim.
Mbërritja e Mbappé i ka tronditur balancat. Në fushë, Vinicius kaloi nga favoriti për “Topin e Artë” në një lojtar të fishkëllyer nga tifozët, pas një fundsezoni zhgënjyes. Jashtë fushe, pavarësisht marrëdhënies së mirë që shfaq publikisht me francezin, Vinicius kërkon të paguhet njësoj dhe nuk ndihet i vlerësuar si blerja e madhe e Florentino Pérez. -

Igli Tare “peshkon” në Angli, arrin marrëveshjen për pasardhësin e Teo Hernandezit
Igli Tare ka gjetur zëvendësuesin e Teo Hernandezit. Krahu i majtë i mbrojtjes së Milanit do t’i besohet Pervis Estupinjanit. Futbollisti nga Ekuadori është pjesë e Brajtonit në Ligën Premier. Lojtari 27-vjeçar është një nga elementet më të spikatura të klubit anglez, me të cilin ka zhvilluar paraqitje mjaft pozitive.
Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshjen verbale mes tyre për këtë transferim. Milani do të paguajë 17 milionë euro plus 2 milionë të tjera shtesë për kartonin e Estupinjanit. Ndërkohë vetë mbrojtësi i majtë do të firmosë një kontratë afatgjatë me klubin kuqezi. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes./Sport Ekspres/ -

Benfica mposht konkurrencën e madhe dhe sidomos Porto-n: thuajse siguron yllin e kampionatit brazilian. Detajet dhe shifrat
Benfica po i afrohet gjithnjë e më shumë transferimit të Richard Ríos nga Palmeiras duke mundur konkurrencën. Me sinjalin pozitiv të kolumbianit, me të cilin ata tashmë kanë një marrëveshje pesëvjeçare page, klubi portugez mbërriti me drejtorin e tyre në São Paulo këtë të shtunë, për të përfunduar marrëveshjen me Palmeiras.
Drejtori ekzekutiv Rui Pedro Braz është përgjegjës për drejtimin e negociatave dhe do të takohet me bordin e klubit për të zyrtarizuar propozimin përfundimtar për marrëveshjen. Benfica është në dijeni të dëshirës së Palmeiras për 30 milionë euro, por ende po përpiqet të jetë fleksibël me një pjesë të asaj shume, duke vendosur objektiva të shkallëzueshëm si bonuse midis “të lehtë, mesatare dhe të vështirë” bazuar në arritjet individuale dhe arritjet kolektive.
Lojtari tashmë ka bërë zgjedhjen e tij për skuadrën portugeze dhe ia ka shprehur pikëpamjet e tij Palmeiras, duke e lënë klubin të lirë të marrë një vendim. Porto, rivali i tyre më i madh, bëri një ofertë zyrtare prej 15 milionë eurosh për 50% të të drejtave ekonomike të mesfushorit, nëpërmjet presidentit André Villas-Boas, por Palmeiras e refuzoi atë.
Pas një qasjeje fillestare në Brazil në fillim të kësaj jave, Rui Pedro Braz u kthye në Lisbonë me skenarin dhe ia paraqiti atë presidentit Rui Costa. Legjenda e Benfica-s dhe Milanit foli drejtpërdrejt me Ríosin rreth rëndësisë dhe rëndësisë së nënshkrimit të tij, derisa erdhi “ok” e lojtarit dhe i lejoi drejtorit ekzekutiv të kthehej në São Paulo me besimin për të mbyllur marrëveshjen.
Palmeiras mban 70% të të drejtave, ndërsa Guarani mban 13.4% dhe Flamengo 6.6% të tjera. 10% e mbetur i përket lojtarit, i cili hoqi dorë nga të drejtat e tij dhe ia cedoi ato klubit për një shitje më të lehte. -

Ministrat e BE-së e diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën
Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës, tha të martën shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.
Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së takohen sot në Bruksel, pas një marrëveshjeje të re për ndihmat në Gazë, e cila është arritur kryesisht nga Kallas dhe ministri i jashtëm izraelit, Gideon Saar.
Saar u takua me liderët e BE-së të hënën, pasi javën e kaluar u pajtua të lejojë hyrjen e ushqimit dhe karburantit të domosdoshëm në enklavën bregdetare me 2.3 milionë banorë.“Ne kemi arritur një mirëkuptim të përbashkët me Izraelin për të përmirësuar vërtet gjendjen në terren, por nuk ka të bëjë me dokumentin, por me zbatimin e tij”, tha Kallas para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme.
“Përderisa gjendja nuk është përmirësuar vërtet, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për armëpushim.
Hollësitë e marrëveshjes mbeten ende të paqarta, por zyrtarët e BE-së kanë hedhur poshtë çdo bashkëpunim me Fondin Humanitar të Gazës të mbështetur nga Izraeli për shkak të shqetësimeve etike dhe të sigurisë.
Hapja e më shumë pikave kufitare dhe lejimi i më shumë kamionëve me ndihma për të hyrë në Gazë është prioritet, por zyrtarët thonë se përfundimisht duan të krijojnë një pikë vëzhgimi në pikën kufitare Kerem Shalom.
Shtete evropiane si Irlanda, Holanda dhe Spanja po bëjnë gjithnjë e më shumë thirrje për rishikim të marrëdhënieve të BE-së me Izraelin pas luftës në Gazë.
Një raport i Komisionit Evropian gjeti “tregues” se veprimet e Izraelit në Gazë po shkelin detyrimet për të drejtat e njeriut të përfshira në marrëveshjen që rregullon marrëdhëniet me BE-në, por blloku është i ndarë për mënyrën se si të veprojë në këtë rast.
Presioni publik për sjelljen e Izraelit në Gazë e bëri të mundur këtë marrëveshje të re humanitare edhe pa armëpushim, tha ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp.
“Ajo forcë e 27 shteteve anëtare të BE-së është ajo që dua ta ruaj tani”, tha ai.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno, tha se hollësitë e marrëveshjes po diskutohen ende dhe se BE-ja do t’i vëzhgojë rezultatet për të parë nëse Izraeli po e zbaton marrëveshjen.
“Nuk e dimë nëse do të dimë si funksionon”, tha ai. “Është shumë e qartë që kjo marrëveshje nuk është fundi. Ne duhet ta ndalim luftën”.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.
Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.
Prej atëherë, lufta e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 58.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
BE-ja ka parë hyrjen e disa kamionëve me ndihma në Gazë, por “jo mjaftueshëm”, tha Hajda Lahbib, komisionarja e BE-së për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave.
“Situata është ende shumë e rrezikshme, shumë e dhunshme, me bombardime që vazhdojnë në terren, kështu që partnerët tanë humanitarë nuk mund të veprojnë. Ky është realiteti, kemi nevojë për një armëpushim”, tha ajo./REL -

Manchester Citry nënshkruan marrëveshjen e jashtëzakonshme, do të përfitojë 1 miliardë euro në 10 vite
15 Korrik 2025
14:36
Telesport
Manchester City, një nga klubet më të pasura në botë, pritet të bëhet edhe më i pasur falë rinovimit të kontratës me sponsorin teknik Puma.
Nga kjo marrëveshje, skuadra e “citizens” do të përfitojë 100 milionë euro në vit, deri në vitin 2035, për një total prej 1 miliard eurosh.
Kjo shifër rekord përmbys marrëveshjen e mëparshme, e cila skadonte në vitin 2029.
Partneriteti u njoftua nga vetë Manchester City, ndërsa thashethemet rreth shifrave u zbuluan nga e përditshmja britanike “The Guardian”. -

Juventus mbyll marrëveshjen me Porto për Conceiçao, sot pritet zyrtarizmi i portugezit, ja detajet
14 Korrik 2025
10:49
Telesport
Këto janë orë vendimtare për të ardhmen e Francisco Conceiçao. Juventus pritet të finalizojë sot negociatat me Porto në lidhje me blerjen e anësorit portugez, i cili mbërriti në huazim nga klubi portugez një vit më parë.
Marrëveshja është ende në fazat e fundit të finalizimit të detajeve, pasi 22-vjeçari është pothuajse e sigurt se do të jetë i pranishëm në kampin stërvitor që do të fillojë më 24 korrik nën drejtimin e Igor Tudor.
“Record” raporton se Conceiçao, i cili zotëron 20% të aksioneve në kontratën e tij, do të heqë dorë nga pjesa që duhej të merrte: Kjo do t’u lejojë bardhezinjve të përfundojnë marrëveshjen me një çmim më të ulët.
Domethënë, 25 milionë euro, plus bonuse. Një zbritje e vogël nga shuma 30 milionë euro të përcaktuara nga klauzola e tij e lirimit, e cila skadon të martën. Nga ana tjetër, paga e anësorit do të rritet, duke arritur në 5 milionë euro krahasuar me 2.5 milionë euro neto që ai ka fituar deri më tani.
Në këtë mënyrë, Juventus do ta rimbursonte Conceiçao për tërheqjen e mësipërme. “Tymi i bardhë” pritet të dalë së shpejti, madje njoftimi zyrtar mund të mbërrijë që sot.