Tag: marrëveshjen

  • “Shekulli i poshtërimit të Europës sapo ka filluar”/ Analiza e Politico: Si marrëveshja tregtare e Von der Leyen me Trump e la BE-në të pambrojtur

    “Shekulli i poshtërimit të Europës sapo ka filluar”/ Analiza e Politico: Si marrëveshja tregtare e Von der Leyen me Trump e la BE-në të pambrojtur

    Pas humbjes nga britanikët në Luftën e Parë të Opiumit, dinastia Qing nënshkroi në vitin 1842 një traktat që e dënoi Kinën me më shumë se 100 vjet shtypje të huaj dhe kontroll kolonial mbi politikat tregtare.

    Ishte traktati i parë i ashtuquajtur “i pabarabartë”, i imponuar nga fuqia ushtarake dhe teknologjike e kohës.
    Politico shkruan se diçka e ngjashme po ndodh sot me Bashkimin Evropian. Pas vizitës së presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, në resortin e Donald Trump në Skoci për të nënshkruar një marrëveshje tregtare të diskutueshme, BE po shihet si pala e dobët, e varur dhe e detyruar të pranojë kushte të njëanshme.
    Kritikët e quajtën marrëveshjen “akt nënshtrimi”, “disfatë të qartë politike për BE-në” dhe “kapitullim ideologjik e moral”. Por, vetëm pak ditë më vonë, Trump kërcënoi me tarifa të reja nëse Brukseli nuk tërhiqet nga rregullat e veta digjitale, duke paralajmëruar se mund të ndalojë eksportet e teknologjive vitale të mikroçipave drejt Evropës.
    “Është një reflektim i dobësisë sonë strategjike,” pranoi Komisioneri për Tregtinë, Maroš Šefčovič, duke e lidhur marrëveshjen me varësinë evropiane nga SHBA për mbrojtjen dhe përballjen me Rusinë. Edhe Sabine Weyand, drejtoreshë e përgjithshme për tregtinë në Komision, paralajmëroi: “Po paguajmë çmimin pse e injoruam zgjimin që na dha mandati i parë i Trumpit. Dhe shpresoj të mos e përsërisim të njëjtën gjë tani.”
    Politico bën një paralele historike: ashtu si perandoria kineze që refuzoi të modernizonte ushtrinë dhe teknologjinë, edhe Evropa pas Luftës së Ftohtë uli shpenzimet e mbrojtjes dhe mbeti prapa në teknologjitë kyçe. Sot, SHBA ka kartat ushtarake e teknologjike, ndërsa BE nuk mund të përballet as me Rusinë pa ndihmën amerikane.
    Trump, nga ana e tij, e pagëzoi marrëveshjen si “sistemi i Turnberry-t”, duke e krahasuar me rendin financiar të Bretton Woods pas Luftës së Dytë Botërore. Por teksti i katërfaqesh i marrëveshjes është aq i paqartë, sa që lë hapësirë për presion të ri nga Uashingtoni.
    Mario Draghi paralajmëroi se kjo është provë e qartë se Evropa rrezikon “të bëhet e parëndësishme, ose edhe më keq, nëse nuk arrin të reformohet”. Ai e theksoi boshllëkun në siguri: “Evropa është e paarmatosur në një botë ku marrëdhëniet tregtare drejtohen nga gjeopolitika e siguria, e jo nga efikasiteti.”
    Çfarë mund të bëjë BE?
    Ekspertët thonë se rruga për të shmangur “shekullin e poshtërimit” është investimi masiv në mbrojtje, teknologji dhe integrimin e mëtejshëm të tregut të brendshëm. Ish-kryeministri italian Enrico Letta dhe Mario Draghi kanë kërkuar reforma institucionale që të rrisin konkurrueshmërinë e bllokut.
    Ministri francez për Evropën, Benjamin Haddad, kërkoi investime të mëdha në inteligjencën artificiale, kompjuterët kuantikë dhe teknologjitë e gjelbra: “Siç bëjnë amerikanët, edhe ne duhet të mbrojmë industrinë tonë sovrane.”
    Ndërkohë, BE po përpiqet të zgjerojë marrëveshjet tregtare me vende si India, Indonezia dhe bllokun Mercosur në Amerikën Latine, duke shpresuar të shmangë varësinë absolute nga SHBA.
    Por Politico e mbyll analizën me një pyetje thelbësore:
    A do të arrijë Evropa të bëhet qendër e tregtisë së lirë në një botë gjithnjë e më të fragmentuar — apo do të mbetet një fushë beteje mes SHBA-së dhe Kinës?

    Top Channel

  • Katari akuzon Izraelin se po përpiqet të ‘shtyjë’ marrëveshjen e paqes

    Katari akuzon Izraelin se po përpiqet të ‘shtyjë’ marrëveshjen e paqes

    Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është “në tryezë”, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, “nëse Izraeli dëshiron të japë një përgjigje… kjo varet nga ata”.

    Sipas mediave të huaja, duke folur gjatë një konference javore për median, Dr. Majed al-Ansari thotë se diskutimet për zhvendosjen e vendit të diskutimeve nga Doha janë thjesht “manovrim taktik i përpjekjes për të vonuar marrëveshjen” nga Izraeli.

    “Nuk mendoj se bashkësia ndërkombëtare është budallaqe, ne e kuptojmë se çfarë nënkuptojnë këto manovra”, thotë ai, duke shtuar “gjëja kryesore tani është që izraelitët duhet të kthehen me një përgjigje për atë që është në tryezë”.

    “Gjë që përsëri është diçka për të cilën ata kanë rënë dakord në të kaluarën, dhe tani e kanë mohuar”, thotë Ansari.

    Siç sapo kemi raportuar, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha më parë se ai do të pranonte një marrëveshje vetëm nëse të gjithë pengjet do të liroheshin menjëherë dhe një zyrtar izraelit i tha BBC javën e kaluar se nuk është i interesuar për “marrëveshje të pjesshme”. 

  • Von der Leyen mbron marrëveshjen e tarifave me Trump: Po të mos e bënim, do festonin Moska e Pekini

    Von der Leyen mbron marrëveshjen e tarifave me Trump: Po të mos e bënim, do festonin Moska e Pekini

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbrojtur marrëveshjen e tarifave të arritur me Presidentin Donald Trump nga kritikat e fundit.

    Në një artikull të botuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung, ajo e përshkroi marrëveshjen si një vendim të vetëdijshëm që garanton stabilitet dhe parashikueshmëri, duke shmangur përshkallëzimin dhe konfrontimin.
    “Imagjinoni sikur dy fuqitë kryesore ekonomike të botës demokratike të mos kishin arritur një marrëveshje dhe të kishin nisur një luftë tregtare – të vetmit njerëz që do të festonin do të kishin qenë Moska dhe Pekini”, shkruan von der Leyen.
    Ajo thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik global dhe shmangien e tensioneve midis vendeve demokratike.

    Top Channel

  • Konfirmohet marrëveshja SHBA-BE, tarifa 15% për barnat dhe makinat

    Konfirmohet marrëveshja SHBA-BE, tarifa 15% për barnat dhe makinat

    Janë dashur pothuajse katër javë për të arritur marrëveshjen, por tashmë Uashingtoni dhe Brukseli kanë dalë me një deklaratë të përbashkët që vulos marrëveshjen mbi tarifat doganore mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

    Dokumenti është fryt i takimit në Skoci mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
    Pas shpalljes së marrëveshjes për vendosjen e tarifave prej 15%, më 27 korrik, u krijua shumë paqartësi rreth sektorëve dhe produkteve të përfshira apo të përjashtuara, llogaritjeve të tarifave totale dhe angazhimeve reciproke. Vëmendje e veçantë iu kushtua sektorëve farmaceutikë dhe të gjysmëpërçuesve.

    Nga takimi i sotëm në Bruksel i Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (CoRePer) doli dokumenti që përcakton pikat kryesore të marrëveshjes, e cila më pas do të formalizohet në një tekst juridikisht të detyrueshëm.
    Angazhimet e BE-së: Investime, blerje çipash, energjie dhe pajisje ushtarake
    Siç shkruan “La Repubblica”, në draftin e deklaratës së përbashkët konfirmohet tarifa standarde 15% për mallrat evropiane të eksportuara në SHBA, që do të zbatohet gjithashtu në sektorët: farmaceutikë dhe automobilistikë.
    Ndër angazhimet kryesore të Brukselit janë:
    -Heqja e tarifave evropiane për të gjitha mallrat industriale amerikane;
    -Konfirmimi i blerjeve të gazit të lëngshëm natyror (LNG), naftës dhe produkteve të energjisë bërthamore, me një vlerë totale prej 750 miliardë dollarësh deri në vitin 2028;
    -Kompanitë evropiane planifikojnë të investojnë rreth 600 miliardë dollarë në sektorë strategjikë në SHBA deri në vitin 2028;
    -BE-ja do të blejë të paktën 40 miliardë dollarë në çipa të inteligjencës artificiale nga kompani amerikane për qendrat e veta të llogaritjes;
    -Rritje të blerjeve të pajisjeve ushtarake dhe të mbrojtjes nga SHBA-të.
    Gjithashtu, BE-ja do të ofrojë qasje preferenciale për një gamë të gjerë produktesh detare dhe bujqësore nga SHBA-të, duke përfshirë produktet si:
    -Arra, mish derri dhe bizoni (Ka i egër i Amerikës Veriore),
    -Vaj luledielli,
    -Produkte të qumështit,
    -Fruta dhe perime të freskëta ose të përpunuara.
    Angazhimet e SHBA-ve: Farmaceutikë dhe makina me tarifë 15%
    Edhe Shtëpia e Bardhë ka njoftuar marrëveshjen mbi deklaratën e përbashkët. Sipas saj:
    Nga 1 shtatori, SHBA-të do të aplikojnë vetëm tarifën për:
    -Medikamentet bazë,
    -Pararendës kimikë,
    -Aeroplanë dhe pjesë të tyre,
    -Lëndë të para natyrore që nuk gjenden në SHBA (si për shembull tapeti nga Evropa).
    Për më tepër, SHBA-të kanë garantuar se rezultatet e hetimeve tregtare sipas Seksionit 232, që përfshijnë produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit, drutë e prerë, nuk do të çojnë në tarifa më të larta se 15% për BE-në në këto sektorë.
    Tarifat prej 15% do të zbatohen gjithashtu për makinat dhe pjesët e tyre të prodhuara në Evropë, nëse pranohen dhe njihen standardet teknike reciproke SHBA-BE.
    Gjithashtu, SHBA-të angazhohen të rrisin eksportin e teknologjisë drejt Evropës, me kusht që BE të rrisë standardet e saj të sigurisë.
    Në dokument përfshihen gjithashtu angazhime reciproke për:
    -Heqjen e barrierave jotarifore, si rregulloret e brendshme, normat, standardet e sigurisë dhe shëndetit;
    -Negociata për një marrëveshje njohjeje reciproke në fushën e sigurisë kibernetike;
    -Fuqizimin e mbrojtjes së të drejtave të punës të njohura ndërkombëtarisht.

  • Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draft-marrëveshjen dhe grupin negociator

    Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draft-marrëveshjen dhe grupin negociator

    Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negoicator për njohjen e pensioneve me Greqinë.
    “Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht politik nga pala greke për të iniciuar zyrtarisht marrëveshjen”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e MEKI.
    Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do i duhen Shqipërisë e Greqisë për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për qytetarët e dy vendeve.
    “Duhet të kemi parasysh që këto marrëveshje shoqërohen me koston përkatëse financiare, por ato hapin një mundësi të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve që të sigurojnë të drejtat e tyre pensionale. Përveç aspektit financiar, është thelbësor koordinimi i ngushtë mes dy palëve dhe përkushtimi politik, pasi çdo vonesë mund të zgjasë procesin mbi pesë vite. Ne besojmë se, me vullnet dhe bashkëpunim të përbashkët, njohja e pensioneve do të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme.”
    Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Zvicrën, Kroacinë, Italinë dhe së fundmi me Serbinë.
    “Me konkludimin e të gjithë marrëveshjeve që ne kemi në proces, ky numër do të shkojë në 21. Dhe unë e theksova që përpos vendeve të BE po përpiqemi të kemi marrëveshje edhe me ato shtete me të cilat kemi shkëmbime të shpeshta tregtare.”
    Ndërkohë veç Greqisë, përpjekje për negociata ka edhe me Holandën, Poloninë, Finlandën, Moldavinë, Slloveninë, Australinë, Norvegjinë apo Suedinë.

  • Zhegrova arrin marrëveshjen me Juventusin, zbulohen detajet e kontratës

    Zhegrova arrin marrëveshjen me Juventusin, zbulohen detajet e kontratës

    Edon Zhegrova është gjithnjë e më afër Juventusit. Gazetari italian, Nikolo Shira, ka bërë me dije se futbollisti shqiptar ka dhënë dritën e gjelbër për këtë transferim. Sipas tij, lojtari nga Kosova ka arritur marrëveshjen e tij personale me klubin bardhezi. Bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare, e cila do e mbajë të Zhegrovën në qytetin e Torinos deri në vitin 2030.
    Zhegrova do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit, plus bonuse. Tashmë mbetet vetëm arritja e marrëveshjes me klubin francez të Lilës. Juventusi po punon në këtë drejtim, teksa po kanë në favor faktin se kontrata e Zhegrovës përfundon verën e ardhshme dhe francezët rrezikojnë ta humbasin lojtarin me paramtra 0./Sport Ekspres/

  • Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

    Khamenei i gatshëm për dialog me SHBA-në mbi marrëveshjen bërthamore

    Udhëheqësi më i lartë i Iranit, Ali Khamenei, ka dhënë dritën jeshile për rinisjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara lidhur me marrëveshjen bërthamore, sipas burimeve të afërta me udhëheqjen iraniane, raportoi Reuters.
    Ky zhvillim përfaqëson një lëvizje strategjike për Teheranin, pasi zyrtarët e tij më të lartë e konsiderojnë dialogun me Uashingtonin si rrugën më të sigurt për të shmangur një krizë të re diplomatike dhe për të ruajtur stabilitetin e regjimit.
    Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e njohur si JCPOA, u arrit pas negociatave mes Iranit dhe gjashtë fuqive kryesore botërore. Dokumenti parashikonte që Irani të kufizonte aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
    Megjithatë, në vitin 2018, SHBA u tërhoq nga pakti dhe vendosi sanksione të reja ndaj Teheranit, duke shkaktuar përshkallëzim të tensioneve dhe veprime të njëanshme nga Irani që dolën jashtë kushteve të marrëveshjes.
    Që prej atëherë, përpjekjet për të rifilluar marrëveshjen kanë ngecur për shkak të mospajtimeve mbi shkallën e heqjes së sanksioneve dhe kërkesave për garanci të reja.
    Vendimi i Khamenei për të lejuar rifillimin e bisedimeve përfaqëson një ndryshim domethënës në politikën e tij, duke pasur parasysh skepticizmin e kahershëm ndaj dialogut me SHBA-në. Kjo lëvizje vjen në një moment sfidues për Iranin, i cili përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, pakënaqësi të brendshme dhe tensione të ashpra në arenën ndërkombëtare, veçanërisht me Izraelin dhe aleatët perëndimorë.

  • De Winter firmos me Milanin

    De Winter firmos me Milanin

    Milan ka mbyllur me sukses marrëveshjen për mbrojtësin belg Koni De Winter, duke finalizuar një operacion të shpejtë dhe efikas në merkato.

    Ish-lojtari i Genoas ka mbërritur sot në Milano, ku pasdite kreu vizitat mjekësore në klinikën “La Madonnina” dhe më pas nënshkroi kontratën pesëvjeçare me kuqezinjtë, me një pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon plus bonus.
    Kartoni i tij i kushtoi Milanit 18 milionë euro, me mundësi për 2 milionë të tjerë në formë bonusesh. De Winter do të jetë gati për sfidën e së dielës kundër Barit në “San Siro”, në kuadër të Kupës së Italisë.

    Ai do të zëvendësojë Malick Thiaw, i cili u transferua te Newcastle. Negociatat u kryen në kohë rekord nga administratori Furlani dhe drejtori sportiv Tare, të cilët e mbyllën marrëveshjen brenda 48 orëve
    Për De Winter, ky është një hap i madh në karrierë, pasi pas eksperiencave me Empolin dhe Genoan, ai rikthehet të luajë për një klub të madh. Mbrojtësi është formuar në akademinë e Juventusit dhe debutoi në Champions League nën urdhrat e Massimiliano Allegrit në vitin 2021 kundër Malmoe-s.
    Pikërisht trajneri Allegri ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të transferimit të tij, duke e njohur mirë aftësinë dhe fleksibilitetin taktik të lojtarit.
    Marrja e De Winter shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen e mbrojtjes së Milanit, por edhe një forcim i menjëhershëm për sezonin aktual, ku kuqezinjtë synojnë të jenë protagonistë në të gjitha frontet.

  • 90 ditë më shumë për të shmangur tarifat…

    90 ditë më shumë për të shmangur tarifat…

    SHBA dhe Kina kanë zgjatur marrëveshjen e tregtisë me 90 ditë, vetëm pak orë para se dy ekonomitë më të mëdha të botës t’i rrisnin tarifat njëra-tjetrës, raporton BBC.
    Të hënën, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për të vazhduar marrëveshjen deri më 10 nëntor, ndërsa edhe Pekini njoftoi se do të zgjaste pezullimin e tarifave.
    Kjo do të thotë se SHBA do të ruajë taksën e importit për produktet kineze në 30%, kurse Kina 10% për  mallrat amerikane.
    Më herët gjatë këtij viti, Uashingtoni kishte kërcënuar se do të aplikonte tarifat deri në 145% në produktet kineze, kurse Pekini u përgjigj me tarifa 125% në dërgesat amerikane. Tarifat u tkurrën pas bisedimeve në muajin maj në Gjenevë.
    Zgjatja e afatit do të lejojë më shumë kohë për negociata të mëtejshme për të “zgjidhur mungesën e ekuilibrit në tregti” dhe “praktikat e padrejta të tregtisë”, tha Shtëpia e Bardhë. Gjithashtu citon një deficit prej 300 miliardë dollarësh ndaj Kinës në 2024, shuma më e madhe krahasuar me partnerët e tjerë tregtarë. Bisedimet synojnë rritjen e aksesit të eksportuesve amerikanë në Kinë dhe adresimin ndaj çështjeve të sigurisë kombëtare dhe ekonomisë, thuhet në deklaratë.
    Një zëdhënës për ambasadën kineze në Uashington tha: ”Bashkëpunimi në dobi të Kinës dhe SHBA-ve është rruga e duhur, shtypja dhe kufizimi nuk do të çojnë askund.” Në deklaratë, Kina u bëri thirrje SHBA-ve që të hiqnin kufizimet “e paarsyeshme” të tregtisë, të bashkëpunonin për t’u sjellë përfitime  kompanive në të dyja anët dhe të ruanin qëndrueshmërinë e prodhimit global të gjysmëpërçuesve.
    Të hënën, ndërsa u përgjigjej gazetarëve, Trump nuk tha se po zgjaste marrëveshjen, por tha se bisedimet po shkonin “mirë”. Një ditë më parë, ai i bëri thirrje Pekinit që të blinte fasulet amerikane të sojës.
    Megjithatë, pavarësisht marrëveshjes, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë goditur këtë vit pasi shifrat e qeverisë amerikane tregojnë se importi ndaj mallrave kineze në qershor të këtij viti thuajse u përgjysmua krahasuar me 2024.
    Në gjashtë muajt e parë të vitit, SHBA importoi mallra me vlerë rreth 165 miliardë dollarë nga Kina duke  shënuar rënie me 15% nga e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Eksportet amerikane në Kinë ranë me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë në dy vite.

  • Juventus arrin marrëveshjen personale me yllin e Premier League, por duhet sakrifikuar dikush

    Juventus arrin marrëveshjen personale me yllin e Premier League, por duhet sakrifikuar dikush

    11 Gusht 2025

    19:54

    Telesport

    Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera të njohura si Atalanta, Napoli, Roma apo edhe Olimpique Marseille, por Juventus është treguar më i shpejtë dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin. Palët kanë rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me rrogë 3milionë euro neto në sezon.
    Tani vjen pjesa më e vështirë për bardhezinjtë, pasi duhet të bien dakord me Brighton. Kujtojmë që O’Riley u transferua vetëm verën e kaluar nga Celtic te Brighton për 29 milionë euro dhe klubi anglez e vlerëson tani të paktën 40 milionë euro.
    Për të siguruar shumën e kërkuar nga Brighton, Juventus duhet të sakrifikojë njërin nga mesfushorët që nuk bën pjesë në planet e Igor Tudor dhe që janë: Douglas Luiz, Weston McKennie dhe Fabio Miretti.
    Më afër shitjes është braziliani Douglas Luiz, për të cilin ka një interes të shtuar nga disa ekipe angleze, por nuk përjashtohet as ideja e një shkëmbimi kokë më kokë mes tij dhe O’Riley.