Tag: marrëveshjen

  • Hamasi shpall fundin e luftës dhe armëpushimin e përhershëm, detaje mbi marrëveshjen e paqes

    Hamasi shpall fundin e luftës dhe armëpushimin e përhershëm, detaje mbi marrëveshjen e paqes

    Përfaqësuesi i lartë i Hamasit, Khalil Al-Hayya, shpalli sot zyrtarisht fundin e luftës në Rripin e Gazës dhe fillimin e një armëpushimi të përhershëm, duke konfirmuar kështu marrëveshjen e Fazës së Parë të mbështetur nga SHBA.
    Në një fjalim televiziv, Al-Hayya theksoi se grupi ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se konflikti në Gaza ka përfunduar përgjithmonë.
    Pikat kryesore të marrëveshjes
    Shefi i Hamasit në mërgim bëri të ditur se marrëveshja e arritur përfshin disa elemente kyçe, të cilat pritet të lehtësojnë menjëherë situatën humanitare dhe të shënojnë hapat e parë drejt paqes:
    Shpallja zyrtare e ndërprerjes së luftimeve dhe hyrja në fuqi e një armëpushimi të përhershëm.Marrëveshja parashikon lirimin nga Izraeli të të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë që mbahen të burgosur.
    Pika kufitare e Rafahut do të hapet në të dyja drejtimet, duke lejuar lëvizjen e njerëzve dhe hyrjen e ndihmave humanitare.
    Kjo shpallje vjen pas marrëveshjes së arritur me Izraelin për shkëmbimin e pengjeve kundrejt të burgosurve dhe për ndërprerjen e luftimeve, duke shënuar kthesën më të madhe në konfliktin dyvjeçar. Tani pritet një reagim zyrtar nga qeveria izraelite lidhur me shpalljen e armëpushimit të përhershëm.

  • Putin reagon për marrëveshjen ndaj Gazës: Mbështesim përpjekjet e Trump…

    Putin reagon për marrëveshjen ndaj Gazës: Mbështesim përpjekjet e Trump…

    Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për marrëveshjen e propozuar për armëpushim në Gaza, duke shpresuar se bisedimet do të çojnë në rezultate pozitive.
    Gjatë fjalës së tij të mbajtur në një samit në Taxhikistan, Putin tha se Rusia dëshiron të shohë marrëveshjen të zbatohet me sukses dhe është e gatshme të mbështesë çdo përpjekje për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit.
    “Ne shpresojmë vërtet që këto nisma të presidentit të Shteteve të Bashkuara do të zbatohen në praktikë”, tha presidenti rus.
    Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska mbështet fazën e parë të marrëveshjes për Gazën midis Izraelit dhe Hamasit.

  • Putin: Mbështesim përpjekjet e Trump për armëpushimin në Gaza

    Putin: Mbështesim përpjekjet e Trump për armëpushimin në Gaza

    Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për marrëveshjen e propozuar për armëpushim në Gaza, duke shpresuar se bisedimet do të çojnë në rezultate pozitive.
    Gjatë fjalës së tij të mbajtur në një samit në Taxhikistan, Putin tha se Rusia dëshiron të shohë marrëveshjen të zbatohet me sukses dhe është e gatshme të mbështesë çdo përpjekje për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit.
    “Ne shpresojmë vërtet që këto nisma të presidentit të Shteteve të Bashkuara do të zbatohen në praktikë”, tha presidenti rus.

    Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska mbështet fazën e parë të marrëveshjes për Gazën midis Izraelit dhe Hamasit.

  • Trump: Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë të marrëveshjes, hapet rruga për armëpushim

    Trump: Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë të marrëveshjes, hapet rruga për armëpushim

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të një marrëveshjeje paqeje për armëpushimin në Gaza.
    Nëse qeveria izraelite do ta miratojë këtë marrëveshje në mbledhjen e kësaj të enjte(9 tetor), vendimi do i hapte rrugën përfundimit të luftës, lirimit të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, si dhe tërheqjen e forcave izraelite dhe hyrjen e ndihmave në Gaza.
    Po ashtu, nëse kjo marrëveshje do të miratohet sot, atëherë armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë. Nga ana e tij, Hamasi është pajtuar me marrëveshjen .
    Udhëheqësit botërorë, familjet e pengjeve izraelite dhe palestinezët e zhvendosur nga lufta e kanë mirëpritur marrëveshjen.
    Marrëveshja përcakton që 250 të burgosur palestinezë dhe 1,700 banorë të Gazës të ndaluar nga forcat izraelite që nga fillimi i luftës do të lirohen.
    Po sipas marrëveshjes, Izraeli do të lejojë 400 kamionë me ndihma të hyjnë në Gaza çdo ditë , me numrin që do të rritet gradualisht në fazat e mëvonshme.
    Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Hamasi do të lirojë 20 pengjet e gjalla gjatë fazës së parë.
    Negociatat për marrëveshjen u zhvilluan në Egjipt . Përveç qeverisë egjiptiane, Katari, SHBA-të dhe Turqia gjithashtu ndihmuan në ndërmjetësimin e bisedimeve.

  • Topa obuz dhe helikopterë- Çfarë armatimesh do të marrë Shqipëria nga Izreli?

    Topa obuz dhe helikopterë- Çfarë armatimesh do të marrë Shqipëria nga Izreli?

    Edi Rama dhe Benjamin Netanyahu

    TIRANË-Në shtator të këtij viti u arrit një marrëveshje bashkëpunimi Shqipëri-Izrael për kapacitetet mbrojtëse. Në marrëveshja e publikuar në Fletoren Zyrtare pala jonë synon forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit dhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak për ta bërë kapacitetin mbrojtës shqiptar në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Konkretisht janë tre kontrata me të cilat parashikohet të blihet armatim izraelit, i cili do të montohet nga vetë izraelitët. 
    Por çfarë do të blejë Shqipëra nga Izreli?
    Në marrëveshjen e parë e emërtuar ATMOS, ndryshe Sistem i armatimit të vetëkomanduar  të montuar  në  automjet do të blihen topa obuz lëvizës 155 milimetër, me kalibër 52. Në marrëveshjen e dytë të quajtur SPEAR – do të blihen sisteme  mortaje 120 milimetër të  montuar dhe në marrëveshjen e tretë të njohur si Sistemi “Kuadkopter” që janë një lloj helikopterësh parashikohet që produktet  dhe  sistemet e kuadkopterëve të montohen duke përjashtuar vetëm 10 platformat e para.

    Në vendim thuhet se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë angazhohet të integrojë dhe zhvillojë në vend me kapacitete të reja mbrojtëse, me mbështetjen teknike dhe monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.
    Kjo marrëveshje parashikon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, bashkëpunim strategjik me Izraelin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, projekte të përbashkëta dhe shkëmbime teknologjike në dobi të sigurisë kombëtare./ZËRI

  • “Marrëveshje me Emiratet Arabe”/ Rama: Do vendosen kamera inteligjente në çdo cep të vendit

    “Marrëveshje me Emiratet Arabe”/ Rama: Do vendosen kamera inteligjente në çdo cep të vendit

    Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Alban Koçiut si ministre e re e Brendshme, foli për një marrëveshje të re që, sipas tij, do të ndryshojë rrënjësisht nivelin e sigurisë në vend. 
    “Kemi bërë marrëveshjen më të rëndësishme për sigurinë, marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara që tanimë, më në fund u kolaudua dhe do të na japë mundësinë të kemi qytete inteligjente, mbulim me kamera inteligjente tërësore nga rrugët, tek shkollat, për të na dhënë një nivel sigurie që nuk e kanë edhe vende të mëdha europiane. Do të mbulojmë me kamera inteligjence qytetet më të mëdha dhe akset kryesore në vend. Do të ketë një video regjistrim brenda shkollave, i cili do të jetë i aksesueshëm nga policia e shtetit”, deklaroi Rama. 
    Kreu i qeverisë shtoi me ironi se procesi ishte vonuar për shkak të administratës dhe procedurave burokratike: “Mirëpo hajde gjeje me juristët e policisë, një histori pa mbarim sepse kjo administratë këtu dhe ajo tek Lana e Ministrisë së Jashtme kanë një thënie të vjetër: lëre siç është se është më mirë.” 

  • Deportimi i parë nën marrëveshjen Britani-Francë: Emigranti dëbohet pas kalimit të Kanalit La Mansh

    Deportimi i parë nën marrëveshjen Britani-Francë: Emigranti dëbohet pas kalimit të Kanalit La Mansh

    Vjen edhe deportimi i parë i një emigranti, i cili me varkë të vogël kaloi Kanalin La Mansh. Tashmë ai ka zbarkuar në Paris, sipas marrëveshjes Britani-Francë, raporton BBC.

    Burri, një shtetas indian, u largua nga Britania e Madhe të enjten në mëngjes me një aeroplan të Air France.

    Qeveria britanike po nis një apel kundër një vendimi të Gjykatës së Lartë për të bllokuar përkohësisht deportimin e një burri eritrean për shkak të “skllavërisë moderne”.

    Mbërritja në Francë, e konfirmuar nga Ministria e Brendshme, vjen pak më shumë se një muaj pasi vendet ranë dakord për një skemë pilot njëvjeçare të shkëmbimeve të emigrantëve me shpresën se kjo do të ndihmojë në pengimin e kalimeve me varka të vogla.

    “Ky është një hap i parë i rëndësishëm për të siguruar kufijtë tanë”, tha Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood.

    “Kjo u dërgon një mesazh njerëzve që kalojnë kufirin me anije të vogla: nëse hyni në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, ne do të përpiqemi t’ju largojmë”, shtoi ajo.

    Më herët të enjten, Presidenti i SHBA-së Donald Trump u pyet në një konferencë të përbashkët për shtyp në Chequers se çfarë këshille do t’i ofronte Sir Keir Starmer për kontrollin kufitar.

    “I thashë kryeministrit se do ta ndaloja, dhe nuk ka rëndësi nëse thërrisni ushtrinë, nuk ka rëndësi se çfarë mjetesh përdorni”, tha Trump.

    Në përgjigje, Starmer tha: “Kjo është një çështje që po e marrim jashtëzakonisht seriozisht, kemi arritur një numër marrëveshjesh bashkëpunimi me vende të tjera sepse ky është një problem në të gjithë Evropën.

    “Ne arritëm marrëveshjen e kthimit me Francën dhe pavarësisht sfidave ndaj asaj skeme që keni parë në ditët e fundit, një fluturim u nis në orën 06:15 të mëngjesit të sotëm duke kthyer me sukses dikë në atë skemë.”

  • Irani miraton inspektime të reja bërthamore nga OKB-ja

    Irani miraton inspektime të reja bërthamore nga OKB-ja

    Bota E Diel, 14 Shtator 2025 16:07Një person kalon pranë një bilbordi ku shfaqen fotografitë e shkencëtarëve bërthamorë iranianë të vrarë gjatë sulmeve izraelite. Teheran, 29 gusht 2025.
    Këshilli Suprem për Siguri Kombëtare i Iranit ka miratuar një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) për të rinisur inspektimet, sipas një deklarate të këtij këshilli të publikuar nga mediat iraniane më 14 shtator.
    Marrëveshja e arritur në Kajro më herët gjatë javës mes Iranit dhe kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara është shqyrtuar dhe pranuar, tha Këshilli për Siguri përmes një njoftimi.

    Këshilli përsëriti qëndrimin e Qeverisë për ta zhbërë marrëveshjen nëse ka “veprime armiqësore” kundër Iranit apo ndërtesave të tij bërthamore. Ai tha se do të jetë i përfshirë në miratimin e çdo mase të re.
    Të martën, Irani dhe IAEA u pajtuan për një udhërrëfyes për inspektimet, të nënshkruar nga shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
    Bisedimet për marrëveshjen u ndërmjetësuan nga Egjipti.
    Agjencia e OKB-së për mbikëqyrje bërthamore kishte zhvilluar negociata me përfaqësuesit iranianë për javë të tëra për rinisjen e inspektimeve bërthamore. Fokusi ishte kryesisht për vendndodhjen e më shumë se 400 kilogramë uranium, që sipas IAEA-s, janë afër pastërtisë që kërkohet për armë bërthamore.
    Teherani nuk ka treguar vendndodhjen dhe gjendjen e këtij materiali që nga sulmet ndaj ndërtesave të tij bërthamore në qershor, të kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Irani ka shprehur frikën se nëse publikon imazhe të tilla atëherë mund të rinisin sulmet izraelite.
    Politikanët e linjës së ashpër janë shprehur kritikë për marrëveshjen.
    Në qershor, Izraeli dhe Irani zhvilluan një luftë 12-ditore. Izraeli së bashku me SHBA-në sulmuan ndërtesat bërthamore të Iranit, përfshirë edhe uzinën nëntokësore të Fordout.
    REL

  • E BUJSHME/ Mungon vetëm firma, Juventusi arrin marrëveshjen për Zhegrovën

    E BUJSHME/ Mungon vetëm firma, Juventusi arrin marrëveshjen për Zhegrovën

    Edon Zhegrova do të jetë lojtari i Juventusit. Fabricio Romano ka njoftuar se klubi italian tashmë ka arritur marrëveshjen verbale edhe me Lilën. Klubet kanë gjetur më në fund gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin, ndërsa akordi personal me sulmuesin shqiptar ishte arritur më herët.
    Fabricio Romano ka raportuar në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” se Zhefeova do të udhëtojë drejt Torinos sapo Juventusi të japë dritën e gjelbër. Tashmë mbetet vetëm miratimi i La Ligës për kalimin e Niko Gonzalezit drejt Atletikos./Sport Ekspres/

  • Fiorentina “blindon” Kean, gjithçka e përfunduar për rinovimin deri më 2030

    Fiorentina “blindon” Kean, gjithçka e përfunduar për rinovimin deri më 2030

    30 Gusht 2025

    8:30

    Alfred Lleshi

    Fiorentina ka “blinduar” Moise Kean. Klubi vjollcë ka arritur marrëveshjen për rinovimin e sulmuesit të kombëtares italiane deri në vitin 2030.
    Kean, i ardhur nga një sezon me 25 gola, u tentua nga disa klube, veçanërisht ato saudite gjatë kësaj merkatoje, por ai preferoi të qëndronte në Firence dhe të punonte me agjentin e tij për zgjatjen e kontratës aktuale.
    Megjithëse ka mbërritur në qytet, ende nuk është finalizuar blerja e Nicolussi Caviglia për shkak të një detaji që duhet rregulluar në marrëveshjen me Venezia. Palët janë në pritje të “ok”-it për firmosjen e kontratës.