Tag: marrëveshjen

  • Rama në Izrael për marrëveshjen e partneritetin në shëndetësi/ Qendra Sheba për inovacion do ngrihet në QSUT

    Rama në Izrael për marrëveshjen e partneritetin në shëndetësi/ Qendra Sheba për inovacion do ngrihet në QSUT

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv, rankuar në 8-ta në botë.
    Rama njoftoi se po punohet për të jetësuar marrëveshjen e partneritetit me QSUT, duke nisur nga Onkologjiku ku tanimë ekipi i Sheba dhe ekipi i QSUT kujdesen bashkarisht, për të vazhduar me ngritjen në QSUT të qendrës së Sheba-s për inovacionin dhe inteligjencën artificiale.

  • Trump i jep 75 ditë “jetë” TikTokut në SHBA, presidenti: Mezi presim të nënshkruajmë marrëveshjen e blerjes

    Trump i jep 75 ditë “jetë” TikTokut në SHBA, presidenti: Mezi presim të nënshkruajmë marrëveshjen e blerjes

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dhënë TikTok një zgjatje 75-ditore për të respektuar një ligj që kërkon që aplikacioni ose të shesë asetet e tij në SHBA ose të përballet me mbyllje.

    “Ne nuk duam që TikTok të të mbyllet. Ne mezi presim të punojmë me TikTok dhe Kinën për të mbyllur Marrëveshjen”, shkroi presidenti në Truth Social.
    Platforma aktualisht është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.
    Zgjatja e parë e Trump hyri në fuqi në janar dhe ishte caktuar të skadonte të shtunën.
    Platforma e mediave sociale, e cila ka 170 milionë përdorues në SHBA, fillimisht u mbyll për disa orë përpara se Trump të merrte detyrën, ndërsa aplikacioni përgatitej të mbyllej në SHBA për shkak të një ligji të miratuar nga Kongresi.
    Zgjatja vjen pasi administrata Trump finalizon një plan për të mbajtur aplikacionin popullor në funksion në SHBA.
    “Marrëveshja kërkon më shumë punë për të siguruar nënshkrimin e të gjitha miratimeve të nevojshme”, shtoi Trump.
    Presidenti ka thënë se administrata e tij ishte në kontakt me katër grupe të veçanta të interesuara për një marrëveshje të mundshme për blerjen e TikTok, megjithëse ai nuk i ka përmendur ato.

    Top Channel

  • Trump i jep 75 ditë “jetë” TikTok-ut në SHBA, presidenti: Mezi presim të nënshkruajmë marrëveshjen e blerjes

    Trump i jep 75 ditë “jetë” TikTok-ut në SHBA, presidenti: Mezi presim të nënshkruajmë marrëveshjen e blerjes

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dhënë TikTok një zgjatje 75-ditore për të respektuar një ligj që kërkon që aplikacioni ose të shesë asetet e tij në SHBA ose të përballet me mbyllje.
    “Ne nuk duam që TikTok të të mbyllet. Ne mezi presim të punojmë me TikTok dhe Kinën për të mbyllur Marrëveshjen”, shkroi presidenti në Truth Social.
    Platforma aktualisht është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.
    Zgjatja e parë e Trump hyri në fuqi në janar dhe ishte caktuar të skadonte të shtunën.
    Platforma e mediave sociale, e cila ka 170 milionë përdorues në SHBA, fillimisht u mbyll për disa orë përpara se Trump të merrte detyrën, ndërsa aplikacioni përgatitej të mbyllej në SHBA për shkak të një ligji të miratuar nga Kongresi.
    Zgjatja vjen pasi administrata Trump finalizon një plan për të mbajtur aplikacionin popullor në funksion në SHBA.
    “Marrëveshja kërkon më shumë punë për të siguruar nënshkrimin e të gjitha miratimeve të nevojshme”, shtoi Trump.
    Presidenti ka thënë se administrata e tij ishte në kontakt me katër grupe të veçanta të interesuara për një marrëveshje të mundshme për blerjen e TikTok, megjithëse ai nuk i ka përmendur ato.

  • Mali i Zi miraton marrëveshjen për ndërtimin e urës mbi Bunë, projekti 20 milionë euro drejt realizimit

    Mali i Zi miraton marrëveshjen për ndërtimin e urës mbi Bunë, projekti 20 milionë euro drejt realizimit

    Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e një ure të re mbi lumin Bunë, duke i hapur rrugën një projekti të rëndësishëm infrastrukturor që do të lidhë Velipojën me Ulqinin.
    Marrëveshja, e nënshkruar në shkurt 2023 nga kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, u ratifikua më parë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe hyri në fuqi në qershor 2023.
    Ura e re, e gjatë 380 metra dhe me tre harqe, do të mundësojë kalimin e automjeteve, këmbësorëve dhe biçikletave, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet mes dy vendeve. Projekti synon jo vetëm të lehtësojë lëvizjen, por edhe të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik në rajon.
    Financimi, i vlerësuar në 20 milionë euro, do të ndahet në mënyrë të barabartë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Studimi dhe projektimi u përgatit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
    Me ndërtimin e kësaj ure, pritet që udhëtimi midis Ulqinit dhe Velipojës të shkurtohet ndjeshëm, duke krijuar një rrugë të re dhe më të shpejtë për banorët dhe turistët.

  • Parlamenti i Malit të Zi ratifikon marrëveshjen, gati nisja e ndërtimit të urës mbi lumin Buna

    Parlamenti i Malit të Zi ratifikon marrëveshjen, gati nisja e ndërtimit të urës mbi lumin Buna

    Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin e urës u nënshkrua në Podgoricë më 27 shkurt 2023 nga kryeministrat e dy vendeve, Dritan Abazoviç dhe Edi Rama. Marrëveshja mes dy vendeve është ratifikuar më parë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe më pas botuar në Fletoren Zyrtare në qershor të vitit 2023.
    Objektivi i përgjithshëm i projektit është ndërtimi i Urës që përmirëson lidhjet ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke krijuar kushte për shfrytëzimin maksimal të potencialeve natyrore dhe kulturore, si dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe social në rajon. Hartimi i projektit është përgatitur me burimet financiare të palës shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).
    Ura do të jetë e gjatë 380 metra me 3 harqe dhe do të përdoret nga makinat, kalimtarët dhe biçikletat. Kjo urë do të shkurtojë rrugën nga plazhi i madh i Ulqinit deri në Velipojë.
    Projekti pritet të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe sipas marrëveshjes do të bashkëfinancohet në masën 50% nga secili vend, duke përfshirë kostot totale të ndërtimit, mbikëqyrjes së punimeve dhe shërbime të tjera që lidhen me realizimin e projektit.