Tag: marrëveshjen

  • E KRYER/ Karlo Ançeloti ka arritur marrëveshjen me Brazilin, nga “mbretërit” e Europës te rekordmenët e botës

    E KRYER/ Karlo Ançeloti ka arritur marrëveshjen me Brazilin, nga “mbretërit” e Europës te rekordmenët e botës

    Karlo Ançeloti do të largohet nga Reali i Madridit. Trajneri italian ka zhvilluar një sezon të dobët, teksa deri në këto momente është në garë vetëm për La Ligën. Madrilenët rrezikojnë të mbeten pa trofe, çka e bën të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit me Ançelotin.
    Fabricio Romano ka njoftuar se italiani ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e Brazilit. Karlo Ançeloti ka rënë dakort në parim për të drejtuar verdheblutë në Kupën e Botës 2026. Marrëveshja do të jetë e vlefshme duke nisur që në qershor, pa pritur Kupën e Botës e Klubeve. Nga “mbretërit” e Europës, Ançeloti do të ketë mundësinë të drejtojë rekordmenët e Botës. Brazili është ekipi kombëtar me më shumë Kampionate Botërore./Sport Ekspres/

  • Shqipëria pezullon marrëveshjen për lëvizjen pa viza me Bjellorusinë

    Shqipëria pezullon marrëveshjen për lëvizjen pa viza me Bjellorusinë

    Këshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Republikën e Bjellorusisë.

    Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

    Sipas vendimit të bërë publik, Shqipëria ka vendosur të ndërpresë përkohësisht marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2020 për lëvizjen e lirë të qytetarëve pa nevojën e vizave midis dy vendeve.

    Kjo marrëveshje, e cila u miratua fillimisht me vendimin nr.152, datë 19 shkurt 2020, nuk do të zbatohet më për shtetasit bjellorusë.

    “Pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë“, thuhet në dokumentin zyrtar të qeverisë.

    Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shtetasit e Bjellorusisë do të duhet të pajisen me vizë për të hyrë në territorin shqiptar.

    Po ashtu, është shfuqizuar edhe vendimi i mëparshëm nr.295, datë 15 maj 2024, i cili kishte vendosur pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes. Ky vendim i ri e shfuqizon atë dhe vendos një pezullim të plotë.

    Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare, duke formalizuar kështu rregullin e ri për hyrjen e shtetasve bjellorusë në Shqipëri.

  • Juventus? Jo! Osimhen arrin marrëveshjen me klubin e ri për 80 milionë euro

    Juventus? Jo! Osimhen arrin marrëveshjen me klubin e ri për 80 milionë euro

    20 Prill 2025

    17:59

    Telesport

    Mediat turke raportojnë se Victor Osimhen sezonin e ri do të luajë në Premier League. Nigeriani do të largohet nga Galatasaray në fund të këtij sezoni, ku pritet të festojë titullin kampion dhe më pas do të zyrtarizohet te klubi i ri.
    Sipas raportimeve në fjalë, Napoli ka arritur marrëveshjen verbale me Manchester United për transferimin e sulmuesit nigerian për një shifër rreth 80 milionë euro. Sipas burimeve në fjalë, “Djajtë e Kuq” i kanë propozuar sulmuesit nigerian një kontratë 5-vjeçare dhe një pagë prej 15 milionë euro neto në sezon.
    Për Osimhen interesohet shumë edhe Juventus, por shifra e kërkuar nga Napoli iu është dukur shumë e ekzagjeruar bardhezinjve. Propozimi i tyre ishte huazim me të drejtë blerjeje pas një sezoni, propozim që është refuzuar nga Napoli.
    Në anën tjetër, Manchester United po përgatitet për një revolucion të vërtetë, e sheh Osimhen si përforcimin ideal për të udhëhequr sulmin e tyre. Nigeriani pëlqehet shumë nga Ruben Amorim, i cili iu ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e tij me patjetër dhe mesa duket dëshira e portugezit do bëhet realitet.

  • E bujshme!!! Aston Martin bën ofertën marramendëse për Max Verstappen, ja detajet

    E bujshme!!! Aston Martin bën ofertën marramendëse për Max Verstappen, ja detajet

    18 Prill 2025

    11:25

    Telesport

    Një mal me para për marrëveshjen e shekullit. Shuma e cila mund të sjellë Max Verstappen tek Aston Martin është vërtet astronomike. Holandezi, i cili duket se ka vendosur të largohet nga Red Bull në fund të këtij sezoni, do ta gjente veten duke nënshkruar kontratën më të pasur në historinë e Formula 1.
    Bëhet fjalë për 264 milionë euro për tre vitet e ardhshme (2026-2028). Mund të duket si fantazi, por është realitet për faktin e thjeshtë se ky megatransferim do të financohej nga fondi sovran i Arabisë Saudite. Ata kanë vendosur të marrin pronësinë e Aston Martin, aktualisht në duart e Lawrence Stroll, i cili ka shprehur synimet për ta shitur atë.
    Paratë për arabët nuk janë një problem. Interesi saudit në botën e garave të Formula 1 ka shpërthyer vitet e fundit, pas marrëveshjes me Liberty Media për të organizuar garën në Jeddah. Fondi sovran zotëron tashmë 20% të aksioneve të Aston Martin. Paga e Verstappen pothuajse do të dyfishohej, nga 50 në 88 milionë euro në vit.
    Tek Aston Martin mbërriti më herët gjeniu i aerodinamikës Adrian Neëey nga Red Bull. Për të mos përmendur marrëveshjen me Honda për furnizimin e njësive zyrtare të gjeneratës së ardhshme. Max do të ribashkohej me drejtorin teknik me të cilin punoi te Red Bull dhe markën japoneze që ka kontribuar në të gjitha triumfet e tij.

  • Berlini: “JO zgjerimit të BE”/ Rama duhet të ndryshojë sllogan

    Berlini: “JO zgjerimit të BE”/ Rama duhet të ndryshojë sllogan

    Berlini: “JO zgjerimit të BE”/ Rama duhet të ndryshojë sllogan

    Ndërsa Edi Rama në Shqipëri po bën fushatë me të vetmen kartë që i ka mbetur, futjen e Shqipërisë në BE dhe paisjen e qytetarëve shqiptarë me pashaportë Evropine, një sinjal që e rrëzon këtë propagandë ka mbërritur nga Berlini. Në marrëveshjen e konkluduar mes dy partive të mëdha CDU dhe SPD për të qeverisur Gjermaninë, një ndër pikat e programit të dakordësuar është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit. Në marëveshjen e koalicionit që do të drejtohet nga kancelari Mertz thuhet: Në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Zgjerimi i BE-së kërkon një konsolidim të brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht”.

    Këtë ka konfirmuar sot edhe gazeta e madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në një artikull të gjatë të titulluar: “Refuzimi i zgjerimit të BE-së”. Autori i saj është gazetari dhe specialisti i njohur i rajonit tonë Michael Martens.

    Ai e ka ripostuar këtë artikull në rrjetin e tij social “X”- ish Twitter duke e përforcuar edhe me një shënim:

    “Qeveria e re gjermane, në marrëveshjen e saj të koalicionit, është shprehur në mënyrë të qartë kundër zgjerimit të BE-së – pra, kundër pranimit të anëtarëve të rinj me status të plotë” ka shkruar Martens.

    Pak ditë më parë edhe gjermania Bild kishte përforcuar këtë lajm duke bërë lidhjen me zhgënjimin që do të shkaktojë ai në rajonin tonë, ku po flitet gjithnjë e më shumë se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më afër BE-së; “Kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan: qeveria e re gjermane në thelb po ndalon zgjerimin e BE-së. Pasi ajo këmbëngul në një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes”.

    Të shtunën në hapjen e fushatës elektorale të partisë së tij kryeministri Rama mbajti një fjalim të gjatë në të cilin u vu re se pranimi në BE ishte i vetmi premtim i tij zgjedhor. Duke anashkaluar të gjitha mosarritjet, shokët e vet që kanë përfunduar në burg dhe korrupsionin galopant Rama ka vendosur ta joshë elektoratin me pashaportën evropiane si pjesë e projektit “Shqipëria 2030”. Slogani i fushatës së tij eshte: “Vetëm me Edin në BE”. Edhe të gjithë drejtuesit e qarqeve nuk harruan të përsërisin që ky është një objektiv që vjen si vokacion që nga koha e Sekënderbeut dhe të cilin mund ta realizojë vetëm rimishërimi i heroit kombëtar në kohën e sotme.

    Por, ndryshe nga propaganda që thotë se Shqipëria do të mbyllë 35 kapitujt deri në vitin 2027- një objektiv tepër optimist- për tu bërë anëtare e BE-së Shqipëria duhet të marë edhe votën e veçantë të vendeve anëtare që duhet të shprehen secili me miratim në kuvend ose me anë të referendumit të çdo pranimi të ri. Që para se ky proces të ndodhë ka ardhur goditja e parë e rëndë dhe jo nga një shtet i çfardoshëm por nga Gjermania qeveria e re e së cilës ka vendosur ti thotë jo zgjerimit./ Lapsi.al

  • Arrihet marrëveshja e emigracionit në Gjermani, zgjerohet lista e vendeve të sigurta

    Arrihet marrëveshja e emigracionit në Gjermani, zgjerohet lista e vendeve të sigurta

    Emigracioni ishte tema dominuese gjatë fushatës elektorale në Gjermani, e ajo u reflektua fort edhe në marrëveshjen e koalicionit që pritet të drejtojë tani vendin.

    Në ujdi janë integruar formulime të rëndësishme si ai i të drejtës bazë për azilin, e cila mbetet e pacenuar.
    Konservatorët ndërkohë kanë vendosur formulimet e tyre: “Ne do ta rregullojmë e emigracionin duke e drejtuar në mënyrë të tillë që të kufizojmë emigracionin e paligjshëm”.
    Konkretisht koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, derisa të ketë një mbrojtje funksionuese të kufijve të jashtëm të BE-së në nivelin e BE-së.
    Ndërkohë, një tjetër pikë në marrëveshjen e koalicionit është zgjerimi i listës së vende të sigurta të origjinës. Për njerëzit që vijnë nga vende të sigurta do të ketë një proces të shkurtuar për azilin.
    Në vendet e sigurta nuk ka rrezik për përndjekje pra nuk ka arsye për të aplikuar për azil. Azilkërkuesit që vijnë nga të tilla vende, duhet të vërtetojnë, se nuk është kështu.
    Kjo ua lehtëson punën autoriteteve për t’i shqyrtuar dhe refuzuar shpejt aplikimet për azil. Deri tani në listën e vendeve të sigurta përfshihen të gjitha vendet e BE-së si dhe dhjetë vende të tjera ndër to Gjeorgjia, Gana dhe Kosova.
    Koalicioni do tani të shtojë edhe vende të tjera në këtë listë. Fillimisht do të shtohen Algjeria, India, Maroku dhe Tunizia.

    Top Channel

  • Gjermani, azilkërkuesit do kthehen që në kufi? Çfarë pritet të ndodhë

    Gjermani, azilkërkuesit do kthehen që në kufi? Çfarë pritet të ndodhë

    Në ditën e parë si kancelar, kështu ka premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme që të kontrollojë vazhdimisht kufirin dhe të kthejë që në kufi azilërkuesit.Pas zgjedhjeve edhe Merz-it iu bë e qartë, se përpara ditës së tij të parë në post, do t’i duhej të negocionte për koalicionin qeverisës. Kështu gjatë bisedimeve për koalicionin me socialdemokratët javët e kaluara është debatuar fort për këtë temë lidhur me formulimet dhe mundësitë ligjore.
    Në marrëveshjen e koalicionit janë vendosur tani formulime të rëndësishme të SPD-së: “E drejta bazë për azilin mbetet e pacenuar. Ne duam të mundësojmë integrimin”, shkruhet.Por edhe konservatorët kanë vendosur formulimet e tyre: “Ne do ta rregullojmë migracionin duke e drejtuar në mënyrë të tillë që të kufizojmë migracionin e paligjshëm.”
    Kontrollet në kufij do të vazhdojnë
    Konkretisht koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, derisa të ketë një mbrojtje funksionale të kufijve të jashtëm të BE-së, në nivelin e BE-së. Asgjë nuk ka të re këtu, por ligjërisht kjo është problematike. Sepse Gjermania përpara shumë vitesh ka nënshkruar Marrëveshjen e Shengenit për Kufijtë. Në bazë të këtij kodi nuk ka kontrolle të vazhdueshme dhe të pakufizuara në kohë ndërmjet shteteve të hapësirësh Shengen.
    Përjashtime kjo marrëveshjen parashikon vetëm në raste të situatave të rrezikshme. Edhe kjo për një periudhë të caktuar kohe. Pra kontrollet kufitare janë në kundërshtim me këtë marrëveshje. Kështu gjykoi më 17 Mars 2025 Gjykata Administrative e Bavarisë lidhur me kontrollet kufitare. Për këtë proces u bë shkak padia e një shtetasi austriak, i cili konsideroi se është kontrolluar në shkelje të ligjit në vitin 2022. Vazhdimi i kontrolleve e vështirëson problemin.
    Fjalia vendimtare në marrëveshjen e koalicionit është e diskutueshme: “Ne do të kthejmë azilkërkuesit në kufi në marrëveshje me fqinjët tanë europiane me të cilët kemi kufi të përbashkët.”
    Për këtë aspekt është debatuar fort derisa Ministria e Brendshme në Vjenë, njoftoi, se nuk do të pranojë personat e kthyer nga Gjermania në Austri. Por Merz i pyetur lidhur me këtë gjatë prezantimit të marrëveshjes së koalicionit, deklaroi, se:
    “Marrëveshje do të thotë në marrëveshje me partnerët europianë”. Ai shtoi: “Ne jemi në dialog intensiv dhe do ta zgjidhim bashkarisht këtë problem.”
    Do të zgjerohet lista e vende të sigurta të origjinës
    Një tjetër pikë në marrëveshjen e koalicionit është zgjerimi i listës së vende të sigurta të origjinës. Për njerëzit që vijnë nga vende të sigurta do të ketë një proces të shkurtuar për azilin. Në vendet e sigurta nuk ka rrezik për përndjekje pra nuk ka arsye për të aplikuar për azil.
    Azilkërkuesit që vijnë nga të tilla vende, duhet të vërtetojnë, se nuk është kështu. Kjo ua lehtëson punën autoriteteve për t’i shqyrtuar dhe refuzuar shpejt aplikimet për azil. Deri tani në listën e vendeve të sigurta përfshihen të gjitha vendet e BE-së si dhe 10 vende të tjera ndër to Gjeorgjia, Gana dhe Kosova.
    Koalicioni do tani të shtojë edhe vende të tjera në këtë listë. Fillimisht do të shtohen Algjeria, India, Maroku dhe Tunizia. Deri më sot për çdo ndryshim të ligjit me zgjerimin e listës së vendeve të sigurta duhej marrë vendimi nga Bundestagu.
    CDU/CSU dhe SPD tani duan ta realizojnë këtë përmes një dekreti ligjor. Në këtë mënyrë lista me vendet e sigurta të origjinës mund të zgjerohet nga qeveria pa qenë e nevojshme të kalojë si procedurë legjislative në parlament./DW

  • Qeveria gjermane/ Marrëveshja e koalicionit për emigracionin, DW: Çfarë është planifikuar tani dhe cilat janë kufizimet ligjore?

    Qeveria gjermane/ Marrëveshja e koalicionit për emigracionin, DW: Çfarë është planifikuar tani dhe cilat janë kufizimet ligjore?

    Migracioni ishte tema dominuese në fushatën elektorale dhe për një kohë të gjatë temë debatesh ndërmjet kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve. Çfarë është planifikuar tani dhe cilat janë kufizimet ligjore?

    Në ditën e parë si kancelar, kështu pati premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme që të kontrollojë vazhdimisht kufirin dhe të kthejë që në kufi azilërkuesit. Pas zgjedhjeve edhe Merz-it iu bë e qartë, se përpara ditës së tij të parë në post, do t’i duhej të negocionte për koalicionin qeverisës. Kështu gjatë bisedimeve për koalicionin me socialdemokratët (SPD)javët e kaluara është debatuar fort për këtë temë lidhur me formulimet dhe mundësitë ligjore. Në marrëveshjen e koalicionitjanë vendosur tani formulime të rëndësishme të SPD-së: “E drejta bazë për azilin mbetet e pacënuar. Ne duam të mundësojmë integrimin”, shkruhet. Por edhe konservatorët kanë vendosur formulimet e tyre: “Ne do ta rregullojmë migracioninduke e drejtuar në mënyrë të tillë që të kufizojmë migracionin e paligjshëm.”

    Kontrollet në kufij do të vazhdojnë

    Konkretisht koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, derisa të ketë një mbrojtje funksionuese të kufijve të jashtëm të BE-së në nivelin e BE-së. Asgjë nuk ka të re këtu, por ligjërisht kjo është problematike. Sepse Gjermania përpara shumë vitesh ka nënshkruar Marrëveshjen e Shengenit për Kufijtë. Në bazë të këtij kodi nuk ka kontrolle të vazhdueshme dhe të pakufizuara në kohë ndërmjet shteteve të hapësirësh Shengen. Përjashtime kjo marrëveshjen parashikon vetëm në raste të situatave të rrezikshme. Edhe kjo për një periudhë të caktuar kohe. Pra kontrollet kufitare janë në kundërshtim me këtë marrëveshje. Kështu gjykoi më 17 mars 2025 Gjykata Administrative e Bavarisë lidhur me kontrollet kufitare. Për këtë proces u bë shkak padia e një shtetasi austriak, i cili konsideroi se është kontrolluar jashtë ligjit në vitin 2022. Vazhdimi i kontrolleve e vështirëson problemin.

    Fjalia vendimtare në marrëveshjen e koalicionit është e diskutueshme: “Ne do të kthejmë azilkërkuesit në kufi në marrëveshje me fqinjët tanë europiane me të cilët kemi kufi të përbashkët.” Për këtë aspekt është debatuar fort derisa Ministria e Brendshme në Vjenë, njoftoi, se nuk do të pranojë personat e kthyer nga Gjermania në Austri. Por Merz i pyetur lidhur me këtë gjatë prezantimit të marrëveshjes së koalicionit, deklaroi, se: “Në marrëveshje do të thotë në marrëveshje me partnerët europianë. Ai shtoi: “Ne jemi në dialog intensiv dhe do ta zgjidhim bashkarisht këtë problem.”

    Do të zgjerohet lista e vende të sigurta të origjinës

    Një tjetër pikë në marrëveshjen e koalicionit është zgjerimi i listës së vende të sigurta të origjinës. Për njerëzit që vijnë nga vende të sigurta do të ketë një proces të shkurtuar për azilin. Në vendet e sigurta nuk ka rrezik për përndjekje pra nuk ka arsye për të aplikuar për azil. Azilkërkuesit që vijnë nga të tilla vende, duhet të vërtetojnë, se nuk është kështu. Kjo ua lehtëson punën autoriteteve për t’i shqyrtuar dhe refuzuar shpejt aplikimet për azil. Deri tani në listën e vendeve të sigurta përfshihen të gjitha vendet e BE-së si dhe dhjetë vende të tjera ndër to Gjeorgjia, Gana dhe Kosova. Koalicioni do tani të shtojë edhe vende të tjera në këtë listë. Fillimisht do të shtohen Algjeria, India, Maroku dhe Tunizia. Deri më sot për çdo ndryshim të ligjit me zgjerimin e listës së vendeve të sigurta duhej marrë vendimi nga Bundestagu. CDU/CSU dhe SPD tani duan ta realizojnë këtë përmes një dekreti ligjor. Në këtë mënyrë lista me vendet e sigurta të origjinës mund të zgjerohet nga qeveria pa qenë e nevojshme të kalojë si procedurë legjislative në parlament./DW/

  • Beleri: Rama prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias, ‘babai i tij politik’ është Erdogani!

    Beleri: Rama prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias, ‘babai i tij politik’ është Erdogani!

    Eurodeputeti Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për Breaking në TopNews me gazetarin Xhoi Malësia, ku ka folur për drejtësinë shqiptare, marrëdhëniet me Greqinë, gjyqin në Strasburg dhe miqësinë e Ramës me presidentin turk, Erdogan.
    Beleri tregoi se si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vuri sërish në diskutim vendimin e gjykatave shqiptare për dënimin e tij, i cili kaloi nëntë muaj e njëzet e dy ditë në paraburgim, dhe u lirua me kusht në 2 shtator të vitit 2024.
    Fredi Beleri akuzohej për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje.
    “Strasburgu pranoi parimisht se arresmimi im kishte parregullsi. Drejtësia në Shqipëri nuk funksionon ose është me regji. Unë do ti shkoj deri në fund kësaj beteje, nuk do bëj marrëveshje me qeverinë shqiptare”, tha Beleri në Breaking.
    Eurodeputeti u ndal te pronat e Himarës dhe patriotizmin që përflitet në media. Sipas tij nuk është koha e patriotizmit por e demokracisë dhe zbatimit të ligjit.
    Beleri: Qeveria Shqiptare po vidhte pronat, në Bashkinë e Himarës nuk ka drita dhe ujë. Nëse nesër bëhet një luftë greko-shqiptarë larg qoftë, do të shohim secilin se cilin mbron dhe kë? Në demokraci ne e shohim se si maten qytetarët duke paguar taksat dhe respektuar ligjet. Prandaj nuk është kohë lufte që të flasim për patriotizme, nuk kam bërë fushatë për helenizimin.
    Beleri foli dhe për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ai u shpreh se Rama prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias për shkak të Erdoganit.
    “Rama e prishi marrëveshjen Bushati-Kotzias. Këtë e ka thënë vetë zoti Ditmir Bushati se ishim shumë afër marrëveshjes në intervista me gazetat greke. Ai ka zgjedhur të ketë baba politik, Erdoganin një diktatator që ka burgosur gjysmën e opozitës në Turqi” u shpreh Beleri.
    Kujtojmë se Eurodeputeti, Fredi Beleri është ankuar në Gjykatën e Strasburgut se paraburgimi i tij fillestar nuk ishte i bazuar në arsye përkatëse dhe të mjaftueshme dhe se autoritetet nuk morën parasysh masa alternative përpara se të urdhëronin ndalimin e tij në burg.

  • Tarifat ndaj Kinës prishën “marrëveshjen”! Si do të veprojë Trump për TikTok?

    Tarifat ndaj Kinës prishën “marrëveshjen”! Si do të veprojë Trump për TikTok?

    Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se do të shtyjë përsëri zbatimin e ligjit të shitjes ose ndalimit të TikTok për 75 ditë. Vonesa vjen pasi njoftimi i tarifës së Trump prishi një marrëveshje që ishte vendosur për të transferuar kontrollin e operacioneve të aplikacionit në SHBA në pronësi amerikane.
    “Administrata ime ka punuar shumë për një marrëveshje për të shpëtuar TikTok dhe ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm. Marrëveshja kërkon më shumë punë për të siguruar që të gjitha miratimet e nevojshme janë nënshkruar,” tha Trump në një postim në Truth Social.Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që zyrtarizon vonesën e zbatimit.  Njoftimi vjen vetëm një ditë përpara se ndalimi të hynte në fuqi, pasi Trump e vonoi me 75 ditë fillestare kur mori detyrën në Janar.
    “Një marrëveshje u finalizua të mërkurën dhe Trump pritej ta nënshkruante zyrtarisht atë në një urdhër ekzekutiv këtë javë”, tha një burim për CNN.
    Urdhri do të kishte nisur një periudhë 120-ditore për të përfunduar financimin dhe dokumentacionin për marrëveshjen, e cila do të kishte parë një sërë kapitalesh sipërmarrëse, fonde të kapitalit privat dhe gjigantë të teknologjisë të investonin në një kompani që do të kontrollonte operacionet e TikTok në SHBA. Pronari i TikTok me bazë në Kinë, ByteDance, do të kishte mbajtur 20% të aksioneve në kompaninë spinoff.
    Që marrëveshja të jetë në përputhje me ligjin, ByteDance mund të zotërojë jo më shumë se 20% të platformës. Ai gjithashtu thekson se operacionet e aplikacionit në SHBA nuk mund të koordinohen me ByteDance në algoritmin e aplikacionit ose praktikat e shkëmbimit të të dhënave.
    Investitorët e rinj dhe ekzistues amerikanë të TikTok, ByteDance dhe administrata Trump kishin rënë dakord të gjithë për marrëveshjen, tha burimi, por kjo ndryshoi pasi Trump njoftoi tarifën e tij shtesë prej 34% ndaj Kinës. Përfaqësuesit për ByteDance informuan Shtëpinë e Bardhë të enjten në mëngjes se Kina po tërhiqej nga marrëveshja derisa të zhvilloheshin negociatat në lidhje me tarifat.