Kompania minerare MMG, e mbështetur nga Kina, është e sigurt se do të fitojë miratimin e Bashkimit Evropian për një marrëveshje prej 500 milionë dollarësh për të blerë asetet e nikelit të kompanisë Anglo American, pavarësisht shqetësimeve për dominimin e Pekinit në zinxhirët e furnizimit me minerale kritike.
Troy Hey, drejtori i përgjithshëm për marrëdhëniet korporative në MMG, konfirmoi se rregullatorët antitrust të BE-së kishin shprehur rezerva lidhur me pronësinë me shumicë kineze të grupit. Por ai tha se kompania ishte “e bindur” se do të marrë miratimin e BE-së, duke qenë se nuk operon aktualisht në tregun e ferronikelit, dhe as në Brazil, ku ndodhen asetet e Anglo-s për nikel. Evropa është një treg kryesor për biznesin që MMG po përpiqet të blejë.
“Nga pikëpamja e konkurrencës, jemi shumë të bindur që si pjesëmarrës të rinj në këtë treg… dhe me një kërkesë shumë të fortë në Evropë, jemi në një pozitë të mirë”, tha Hey për Financial Times.
Ai shtoi se biznesi i nikelit i Anglo-s ka një bazë të fortë klientësh evropianë, ndaj të cilëve MMG është 100 për qind e angazhuar t’u shërbejë.
Marrëveshja e arritur në shkurt midis kompanive Anglo American dhe MMG, e cila është dy të tretat në pronësi të kompanisë shtetërore kineze China Minmetals, ka tërhequr kritika nga grupe që thonë se do të forcojë kontrollin e Kinës mbi metalet thelbësore për tranzicionin energjetik.
Kjo marrëveshje është pjesë e planit të ristrukturimit të Anglo-s, që erdhi pasi kompania refuzoi një ofertë blerjeje nga rivali BHP. Më vonë, Anglo njoftoi një bashkim të madh prej 50 miliardë dollarësh me grupin kanadez Teck Resources.
Instituti Amerikan i Hekurit dhe Çelikut ishte një nga grupet që kundërshtoi marrëveshjen mes dy kompanive Anglo dhe MMG, duke i kërkuar Shtëpisë së Bardhë të ndërhynte, pasi sipas tyre, marrëveshja do të rriste ndikimin e Kinës mbi nikelin, një material kyç për automjetet elektrike dhe çelikun inox.
Por Hey argumentoi se pronarët kinezë të MMG-së, e cila është e listuar në bursën e Hong Kongut, do të ofrojnë mbështetje të nevojshme në një treg nikel që po përballet me vështirësi dhe rënien e çmimeve që nga viti 2022.
“Keni një aktor që është në gjendje të investojë dhe të rritet, që mund të menaxhojë një aset në mënyrë afatgjatë dhe të qëndrueshme, dhe të vazhdojë të prodhojë këto produkte që kanë kërkesë të lartë, veçanërisht në tregjet evropiane, aziatike dhe amerikane”, tha ai.
Hey shtoi se priste që BE të merrte një vendim para fundit të vitit. Marrëveshja ende nuk është dorëzuar formalisht për shqyrtim nga autoritetet e konkurrencës në Bruksel, dhe një përpjekje për miratim të shpejtë përmes një procedure të thjeshtuar u tërhoq në maj.
Ndërkohë, autoritetet braziliane hapën javën e kaluar një hetim për këtë shitje pas një ankese nga një konkurrent. Autoriteti kryesor antitrust në Brazil, Cade, tha se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se marrëveshja do të bllokohet. Hey tha se MMG është në kontakt me autoritetet braziliane.
Ai gjithashtu tha se kompania po kërkon mundësi të reja në tregun e bakrit. “Bakri është objektivi ynë numër një… megjithëse mundësitë e reja janë të vështira për t’u gjetur”, tha ai. Pothuajse 80 për qind e të ardhurave të kompanisë për gjashtëmujorin deri më 30 qershor vinin nga biznesi i bakrit.
Tag: marrëveshja
-

Evropa në udhëkryq, të pranojë Kinën si furnizues të nikelit apo të rezistojë?
-

“Zbutet” Irani, pranon inspektimet bërthamore/ Vuloset marrëveshja me IAEA
Me një qëndrim dukshëm më të zbutur, Irani ka arritur me organizmin mbikëqyrës të OKB-së për energjinë bërthamore një marrëveshje për rinisjen e inspektimeve në disa objekte të republikës Islamike, përfshirë ato të bombarduara nga SHBA-të dhe Izraeli, gjatë konfliktit të shkurtër me shtetin hebre.
Sipas informacioneve të drejtuesit të IAEA, Rafael Grossi, kjo agjenci ka arritur me Iranin një ujdi për të rifilluar inspektimet.
“Marrëveshja e arritur me ministrin e Jashtëm iranian, Abas Aragchi është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, edhe pse ka ende shumë për të bërë sa i takon vënies së saj në jetë“, u shpreh Rafael Grossi, shef i IAEA.
Marrëveshja mbi modalitetet praktike u arrit në Kajro. Aragchi vetë u shpreh se pakti me IAEA-n merr parasysh shqetësimet e Iranit, duke krijuar gjithashtu një kornizë për bashkëpunim të vazhdueshëm.
“Kjo marrëveshje krijon një mekanizëm praktik për bashkëpunim që pasqyron si situatën e jashtëzakonshme të sigurisë së Iranit ashtu edhe kërkesat teknike të agjencisë“, tha Abas Aragchi, ministër i jashtëm i Iranit.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara i justifikuan sulmet e tyre ndaj Iranit me argumentin se ai ishte shumë afër zhvillimit të bombës bërthamore. Pas sulmeve që shënjestruan centralet e tij kryesore atomike, Irani e pezulloi në muajin korrik bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. L
idershipi iranian ka vazhduar përgjatë gjithë kohës të insistojë se programi bërthamor i vendit shërben vetëm për qëllime civile. Marrëveshja vjen në sfondin e një kërcënimi të vazhdueshëm nga fuqitë evropiane për të rivendosur sanksione të gjera kundër Iranit, të cilat u hoqën sipas një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015 midis regjimit të ajatollahëve dhe fuqive të mëdha.Top Channel
-

“Opozita ka 10 vjet që humb vota rrugës”, Shehi: Duhet rrëzuar marrëveshja Rama-Berisha
Për ndryshimin e status quo-s në të cilën ka hyrë vendi, Dashamir Shehi pati në “Off the Record” dhe disa këshilla për opozitën.
Sipas Shehit, opozita duhet të mbajë rreth vetes njerëz të ndershëm dhe të zotë, teksa ngulmoi se është shumë e rëndësishme që të prishet marrëveshja e 2009 mes Ramës dhe Berishës që mban në këmbë këtë sistem.
“Opozita duhet të japë një shembull që të mbajë ata më të ndershmit, më të zotët, dhe jo ata mbas kryetarit se nuk vjen njeri nga mbrapa atje poshtë. Sepse edhe ky është difekt opozitar. Gjithnjë është kjo fjala bashkim, do bashkohemi rreth teje? Jo do të bashkohemi për idetë.
Ta rrëzojmë marrëveshjen e pistë 2009 Rama e Berisha. Po si vjen mirë Berishës nuk bashkohet për këtë punë se ai e ka bërë. Më shumë ai e ka bërë se ishte kryeministër. Nga ky sistem vjen dhe forma politike. Po të ishte një ligj tjetër do të kishim një situatë tjetër. Opozita ka 10 vjet që humb vota rrugës për shkak të këtij ligji dhe nuk do ta ndryshojë. Ditën që ndryshohet ky ligj bie absolutizmi i liderit të partisë”, tha Shehi. -

Librat pjesë e Inteligjencës artificiale, arrihet marrëveshja historike prej 1.5 mld dollarësh
FOTO ILUSTRUESE
SHBA-Anthropic, kompania e inteligjencës artificiale, do të paguajë 1.5 miliardë dollarë për të zgjidhur një padi kolektive të ngritur nga botuesit dhe autorët e librave. Marrëveshja i lejon Anthropic të shmangë gjyqin për pretendimet se ka shkelur të drejtat e autorit duke shkarkuar miliona libra pa leje dhe duke ruajtur kopje dixhitale të tyre. Kompania nuk do të pranojë shkelje.
Zgjidhja është e para e këtij lloji në epokën e inteligjencës artificiale dhe rikuperimi më i madh i të drejtave të autorit në histori. Sipas kushteve të marrëveshjes, Anthropic do të paguajë rreth 3,000 dollarë për libër, me rreth 500,000 libra që pritet të jenë të pranueshëm. Paratë do të shkojnë në një fond zgjidhjeje nga i cili do t’u paguhen mbajtësve të të drejtave, duke përfshirë botuesit dhe autorët, të cilët pretendojnë pjesën e tyre.
“Marrëveshja e sotme, nëse miratohet, do të zgjidhë pretendimet e mbetura të paditësve për trashëgiminë. Ne mbetemi të përkushtuar për të zhvilluar sisteme të sigurta të inteligjencës artificiale që i ndihmojnë njerëzit dhe organizatat të zgjerojnë aftësitë e tyre, të përparojnë zbulimet shkencore dhe të zgjidhin probleme komplekse.”-tha Anthropic në një deklaratë.
Librat njihen si burime të rëndësishme të dhënash – në thelb, miliarda fjalë të lidhura me kujdes së bashku – që nevojiten për të ndërtuar modelet e mëdha gjuhësore të inteligjencës artificiale pas chatbot-eve si Claude i Anthropic dhe rivali i tij kryesor, ChatGPT i OpenAI. -

Putin në Kinë, nënshkruhet marrëveshja për gazin! Moska dhe Pekini forcojnë aleancën strategjike kundër Perëndimit
Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi të martën marrëdhëniet me Kinën si “në një nivel të lartë të paparë”, gjatë një vizite zyrtare në Pekin ku u nënshkrua marrëveshja e shumëpritur për ndërtimin e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë-2”, një projekt strategjik që do të lidhë drejtpërdrejt Rusinë me Kinën përmes Mongolisë.
Pas takimit trepalësh mes Putinit, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit mongol Ukhnaagiin Khurelsukh, kompania shtetërore ruse Gazprom njoftoi se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme, duke i hapur rrugë ndërtimit të një tubacioni që do të transportojë deri në 50 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia perëndimore drejt veriut të Kinës.
Ky projekt energjetik pritet të kompensojë ndjeshëm humbjet që Rusia ka pësuar në tregun europian pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe vendosjes së sanksioneve perëndimore.
Gaz më lirë për Kinën dhe kontratë 30-vjeçare, Putin sfidon Perëndimin, ndërsa Xi kërkon një rend të ri global
Sipas CEO-s së Gazprom, Aleksey Miller, kontrata përfshin një marrëveshje 30-vjeçare furnizimi, ndërsa çmimi i gazit do të jetë më i ulët se ai që Rusia ka aplikuar për vendet europiane.
Takimi i liderëve u zhvillua në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, në një atmosferë të ngrohtë që reflekton aleancën gjithnjë e më të fortë mes dy fuqive, në një kohë kur Moska sfidon izolimin diplomatik dhe Pekini pozicionohet si një rival global i SHBA-së.
Putin përshëndeti lidhjet historike me Kinën që nga Lufta e Dytë Botërore, duke e quajtur bashkëpunimin me Pekinin një aleancë të natyrshme në epokën e re. Nga ana e tij, Xi Jinping e cilësoi presidentin rus si një “mik të vjetër” dhe theksoi se marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë “rezistuar provës së kohës dhe rrethanave ndërkombëtare në ndryshim”.
Putin deklaroi se gjatë samitit kishte ndarë me Xi-n detaje nga bisedimet që pati muajin e kaluar në Alaska me presidentin amerikan Donald Trump, në një përpjekje të SHBA-ve për ta detyruar Rusinë të tërhiqet nga lufta në Ukrainë.
Analistët e shohin këtë vizitë të gjatë si një përpjekje të Kremlinit për të përforcuar mbështetjen ndërkombëtare, ndërsa Perëndimi shton presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Moskës.
Vizita e Putinit në Kinë pritet të kulmojë me pjesëmarrjen e tij në një paradë ushtarake masive në Pekin të mërkurën, ku pritet të jetë i pranishëm edhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, një tjetër aleat i fortë i Rusisë dhe Kinës në frontin kundër rendit perëndimor.
Kjo është vizita më e gjatë e presidentit rus në një vend të vetëm që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, një sinjal i qartë se Moska dhe Pekini po forcojnë partneritetin strategjik në një moment kyç për rishkrimin e ekuilibrave globalë.Top Channel
-

Prishet marrëveshja, Guehi nuk lëviz nga Crystal Palace
1 Shtator 2025
21:16
Telesport
Megjithëse ishte raportuar se do të transferohej te Liverpool, Marc Guehi pritet të qëndrojë te Crystal Palace.
Mbrojtësi i kombëtares angleze kishte përfunduar pjesën më të madhe të vizitave mjekësore dhe pritej transferimi prej 41 milionë eurosh, me kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030.
Fabrizio Romano konfirmon që marrëveshja ka kolapsuar dhe Guehi do të vijojë te Palace. -

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez: Marrëveshja paramartesore që po çmend rrjetin!
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez duket se janë në prag të martesës, por mediat spanjolle kanë vënë re një detaj që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve: një marrëveshje paramartesore me shifra të jashtëzakonshme.
Sipas thashethemeve, në rast ndarjeje, Georgina do të përfitonte një ndihmë mujore prej 121 mijë dollarësh, si dhe prona luksoze në Madrid dhe Lisbonë me vlerë 5.6 milionë dollarë. Për më tepër, thuhet se marrëveshja përfshin një pension të përjetshëm prej rreth 110 mijë dollarësh në muaj.
Fëmijët e çiftit nuk mbeten pas: sipas raportimeve, ata do të marrin 500 mijë dollarë çdo muaj për të ruajtur stilin e tyre të jetesës. Marrëveshja dyshohet gjithashtu të përfshijë 2 milionë dollarë në vit për shpenzime personale, dy makina luksoze, pushime të mbuluara dhe udhëtime private me avion.
As Ronaldo, as Georgina nuk kanë konfirmuar ekzistencën e këtij dokumenti, por spekulimet kanë ndezur debat në media dhe rrjete sociale.
Ekspertët e botës së futbollit e cilësojnë këtë si një nga marrëveshjet më të shtrenjta paramartesore në historinë e sportit, duke rikthyer vëmendjen mbi jetën luksoze të futbollistit dhe partneres së tij.
Pavarësisht mungesës së konfirmimit zyrtar, diskutimet dhe reagimet online nuk kanë të ndalur, duke e bërë këtë çështje një nga temat më të ndjekura të javës. -

E KRYER/ Arrihet marrëveshja për transferimin e Asllanit, mesfushori shqiptar do të luajë në Torino
Pritjes duket se i ka ardhur fundi. Është arritur marrëveshja për transferimin e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar do të jetë lojtari më i ri i Torinos. Lajmin e ka konfirmuar i pagabueshmi i merkatos, Fabricio Romano.
Gazetari italian bën me dije se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një huazim me vlerë 1.5 milionë euro. Gjithashtu Torinoja do të ketë një opsion për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar për vlerën e 12 milion eurove, si dhe një klauzolë shitjeje. Nëse Asllani do të qendrojë në Torino përtej huazimit 1-vjeçar, atëherë do të nënshkruajë për 3 sezone me klubon italian./Sport Ekspres/ -

“Marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet”/ Takimi Trump-Zelensky, flet ekspertja: Asnjë pikë kthese
Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se takimi që do të zhvillohet midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të shënojë pikë kthese.
Në një intervistë televizive, Sotiri u shpreh se Rusia ka avantazh në fushëbetejë dhe shtoi se marrëveshja e paqes do të dojë kohë që të arrihet.
“Kemi një Rusi që ka një avantazh në fushëbetejë, Ukraina po pëson një kolaps. Duke pasur parayssh këtë kontekst, kemi kërkesa kontradiktore. Kemi vendet e BE dhe vetë Ukraina që kërkon një armëpushim, por nga ana tjetër, kemi Rusinë që nuk e ka në interesa armëpushimin, pasi është pala fituese në këto momente.
Mund të themi që edhe vizita e radhës e Zelenskyt me shpurën diplomatike në Uashington, nuk do të ketë pikë kthese në diskutime. Jemi larg dhe kemi rrëzuar konceptin e shkëmbimit të territoreve. Edhe vetë narrativa që kemi dëgjuar tani, e shkëmbimit të territoreve, ka të bëjë vetëm me lëshimin e territorevge nga ana e Ukrainës. BE ka interes vetjak, kërcënimi rus është në kufijtë e BE.”, theksoi ajo.