Tag: marrëveshja

  • Marrëveshja e paqes, shpërthejnë festimet në Gaza e Tel Aviv/ Flasin palestinezët dhe izraelitët: Do Zoti e kanë seriozisht

    Marrëveshja e paqes, shpërthejnë festimet në Gaza e Tel Aviv/ Flasin palestinezët dhe izraelitët: Do Zoti e kanë seriozisht

    “Pengjet do të kthehen, të hënën do të kthehen të gjithë”: Ky mesazh që presidenti i SHBA-së Donald Trump i përcolli përmes telefonit, ishte muzikë për veshët e familjarëve të pengjeve gjatë vizitës së tyre në Uashington.

    “Ne besojmë se do ta përmbushni misionin, të bekuar qofshin paqebërësit“, iu përgjigj kreut të shtetit amerikan familjari i njërit prej izraelitëve që mbahen ende nga Hamasi në Gaza.
    Në të dy krahët, lajmi i arritjes së armëpushimit ngjalli entuziasëm: Familjet e pengjeve izraelite hodhën fishekzjarrë, ndërsa palestinezët duartrokitën dhe brohoritën me shpresën se gjakderdhja do të ndalet.
    “Shpresoj për një ndryshim real. Më në fund, kemi një marrëveshje të prekshme. Për të parën herë ndiej se vërtet mund të shohim fundin e këtij konflikti”, shprehet Ana Komhan, banore e Tel Aviv.
    “Faleminderit Zotit për këtë armëpushim dhe për ndaljen e vrasjeve. Nuk jam vetëm unë i lumtur, i gjithë Rripi i Gazës është i lumtur, të gjithë njerëzit arabë, gjithë bota është e lumtur për armëpushimin dhe për fundin e gjakderdhjes”, Abdelmajid Abedrabbo, banor i Gazës.
    Shpresa për paqen megjithatë, vazhdon të rrethohet nga një mosbesim i justifikuar, duke marrë parasysh se edhe më parë palët i janë afruar asaj, vetëm që më pas t`i shihnin përpjekjet e armëpushimit të shembeshin.
    “Nuk na ka zënë gjumi nga gëzimi. I lutemi Zotit që këtë herë ta kenë seriozisht dhe të arrihet një pushim zjarri i përhershëm, i cili t`i japë fund luftës. Kemi vuajtur shumë, dy vjet luftë, mundime, gjenocid, shtypje, uri dhe padrejtësi. Shpresojmë që të gjitha palët të jenë serioze në qëndrimet e tyre”, thotë Umm Fadi Shunnar, banore e zhvendosur e Gazës.
    Në të vërtetë, marrëveshja e shpallur nga Trumpi të mërkurën vonë dha pak hollësi dhe la shumë pyetje të hapura që mund akoma mund të bëjnë që ajo të dështojë, ashtu siç ka ndodhur me përpjekjet e mëparshme për paqe. Zbatimi i saj do të përbënte një arritje të rëndësishme në politikën e jashtme për presidentin republikan, i cili kishte premtuar të sillte paqe në konfliktet kryesore botërore, por ka hasur në vështirësi për t’i realizuar ato shpejt, si në Gazë, ashtu edhe për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
     

    Top Channel

  • Konflikti në Lindjen e Mesme/ Marrëveshja armëpushimit në Gaza mund të nënshkruhet brenda 48 orësh

    Konflikti në Lindjen e Mesme/ Marrëveshja armëpushimit në Gaza mund të nënshkruhet brenda 48 orësh

    Marrëveshja e armëpushimit në Gaza mund të nënshkruhet brenda 48 orësh, raporton newssky.
    Zyrtarët izraelitë besojnë se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet brenda këtyre orëve. Presidenti Donald Trump mund të udhëtojë në Lindjen e Mesme nëse arrihet një marrëveshje, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
    Midis atyre që marrin pjesë në bisedimet në Sharm el-Sheikh janë përfaqësues të Hamasit dhe Izraelit, si dhe ndërmjetës nga SHBA-të, Katari dhe Egjipti.
    Hamasi dhe Izraeli kanë shkëmbyer tashmë një listë pengjesh dhe të burgosurish që do të lirohen si pjesë e një marrëveshjeje , sipas një zyrtari të Hamasit, shkruan CNN.

  • Izraeli dhe Hamasi drejt arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh brenda 48 orëve të ardhshme!

    Izraeli dhe Hamasi drejt arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh brenda 48 orëve të ardhshme!

    Bisedimet e ndërmjetësuara mes Izraelit dhe Hamasit po përqendrohen në ndalimin e luftimeve, tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë, sipas një raporti të Reuters.
    Burime të afërta me negociatat kanë konfirmuar për agjencinë se pika më e ndjeshme e diskutimit është mekanizmi i tërheqjes së Izraelit.
    Hamasi kërkon një afat të qartë dhe të detyrueshëm, i cili do të lidhet me lirimin gradual të pengjeve dhe do të garantojë tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza.

    Sipas të njëjtave burime, Hamasi ka dorëzuar tashmë listat me pengjet që mban dhe emrat e të burgosurve palestinezë që kërkon të lirohen, duke shprehur një optimizëm të kujdesshëm për ecurinë e bisedimeve. Lista përfshin disa nga emrat më të njohur të të burgosurve palestinezë, të cilët nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjeve të mëparshme për armëpushim.
    Një burim palestinez që ndjek nga afër negociatat bëri të ditur se në listë përfshihen Maruan al-Barghouti, figurë e rëndësishme e lëvizjes Fatah, si dhe Ahmed Saadat, udhëheqës i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirje në sulme që kanë shkaktuar vdekjen e civilëve izraelitë.
    Marrëveshja mund të arrihet brenda 48 orëve
    Burime pranë negociatave thanë për Reuters se një marrëveshje për armëpushim në Gaza mund të arrihet brenda 48 orëve. Dy burime izraelite konfirmuan se marrëveshja është “shumë afër”, me njëra prej tyre që shprehu mundësinë që njoftimi zyrtar të bëhet brenda 24 orëve.
    Një burim i tretë tha se marrëveshja mund të përfundohet brenda dy ditëve të ardhshme dhe lirimi i pengjeve të nisë në fillim të javës që vjen. Një zyrtar amerikan konfirmoi gjithashtu se ka pasur përparim, duke deklaruar se marrëveshja mund të arrihet “brenda disa ditësh”.
    Në një tjetër sinjal pozitiv, një zyrtar izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se qeveria izraelite ka filluar punën për një draft paraprak të një rezolute për armëpushim, e cila do të paraqitet për miratim në kabinetin qeveritar në rast se arrihet marrëveshja.
    Sipas ligjit izraelit, çdo vendim për lirimin e të burgosurve palestinezë në kuadër të një marrëveshjeje për pengjet, duhet të miratohet më parë nga qeveria.
     

  • Marrëveshja për armëpushimin në Gaza, Rubio: Çarmatimi i Hamasit nuk do të jetë i lehtë

    Marrëveshja për armëpushimin në Gaza, Rubio: Çarmatimi i Hamasit nuk do të jetë i lehtë

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është shprehur se marrëveshja e paqes për Gazën, e cila përfshin çarmatimin dhe çmobilizimin e Hamasit, “nuk do të jetë e lehtë”.
    Në një intervistë për NBC News, ai theksoi se, ndonëse Hamasi ka pranuar “në parim” marrëveshjen, realizimi i kësaj faze përbën një sfidë të madhe.
    “Do ta dimë shumë shpejt nëse Hamasi është serioz apo jo, nga mënyra se si do të shkojnë këto bisedime teknike dhe logjistika,” tha Rubio, duke nënvizuar rëndësinë e diskutimeve që pritet të zhvillohen nesër në Egjipt mes delegatëve të Hamasit, Izraelit dhe SHBA-së.
    Në lidhje me çështjen e pengjeve të mbetur, Rubio shprehu shpresën se ata do të lirohen “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm drejt paqes.

  • Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

    Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

    Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.
    Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.
    Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare, shkruan A2 CNN.
    Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë. Nga 1 maj deri më 30 Shtator.
    Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë qe 3 muaj me kontrolle.

  • Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri

    Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri

    Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.
    Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.
    Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare.
    Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë: Nga 1 Maj deri më 30 Shtator dhe Nga 1 Nëntor deri më 28 Shkurt
    Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi nderkohe qe 3 muaj me kontrolle.

  • Marrëveshja ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Rama: Është për mbrojte jo për sulm! Nëse ka “tërbim” nga Serbia..

    Marrëveshja ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Rama: Është për mbrojte jo për sulm! Nëse ka “tërbim” nga Serbia..

    Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë këtë vit, e “tërboi” Serbinë. 
    Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, tha se kjo nuk është aleancë për të sulmuar dikë, por thjesht një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak mes tri shteteve demokratike. 
    “Ne nuk kemi bërë aleancë për të shkuar në luftë me asnjëri. Kemi bërë marrëveshje mes tre shtetesh demokratike për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Nuk është aleancë ushtarake për të shkuar në sulm. Në këtë rast, siç e thatë ju, në rast se ka tërbim, është thjesht prapambetje, është produkt i prapambetjes”. 
    “Halli nuk është kur shohim produkte të prapambetjes në qasjen e Serbisë, halli është kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur”, deklaroi Edi Rama në këtë intervistë. 

  • Shitja e TikTok në SHBA/ Trump jep dritën jeshile por marrëveshja ende pezull

    Shitja e TikTok në SHBA/ Trump jep dritën jeshile por marrëveshja ende pezull

    Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i hap rrugë shitjes së TikTok në SHBA te kompani dhe investitorë amerikanë, duke e konsideruar këtë një hap vendimtar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Megjithëse marrëveshja nuk është mbyllur ende, zyrtarët nga të dyja palët kanë sinjalizuar dakordësi për kornizën e saj, ndërsa priten miratime të tjera rregullatore.
    Sipas Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja parashikon krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët me bazë në SHBA, ku shumica e aksioneve do të zotërohen nga investitorë amerikanë, përfshirë Oracle, firmën e kapitalit privat Silver Lake, si dhe kompani të tjera të lidhura me Michael Dell dhe Lachlan Murdoch. ByteDance do të ruajë një pjesëmarrje jo më të madhe se 20%, ndërsa Oracle do të mbikëqyrë algoritmin dhe të dhënat e përdoruesve.
    Trump deklaroi se kishte marrë miratimin verbal të Presidentit kinez Xi Jinping gjatë një telefonate, megjithëse Pekini nuk e ka konfirmuar publikisht. Një nga pikat më të diskutueshme mbetet algoritmi i TikTok, i cili është subjekt i kontrolleve të eksportit në Kinë. Si kompromis, ByteDance mund të licencojë teknologjinë te sipërmarrja amerikane pas miratimit nga autoritetet kineze.
    Marrëveshja, e cila vlerësohet rreth 14 miliardë dollarë, do të ruajë aksesin e 170 milionë përdoruesve amerikanë. Megjithatë, mbeten pyetje mbi funksionimin e aplikacionit të ri dhe ndikimin që pronësia amerikane mund të ketë mbi përmbajtjen. Takimi i ardhshëm mes Trump dhe Xi në samitin e APEC pritet të japë më shumë qartësi për marrëveshjen historike.

  • Shitja e TikTok në SHBA/ Trump jep dritën jeshile, por marrëveshja mbetet pezull

    Shitja e TikTok në SHBA/ Trump jep dritën jeshile, por marrëveshja mbetet pezull

    Me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar të enjten, Presidenti Trump i hapi rrugë një marrëveshjeje që parashikon shitjen e TikTok në SHBA te disa kompani dhe investitorë amerikanë.

    Ky urdhër është një hap i rëndësishëm procedurial drejt përfundimit të marrëveshjes, por ajo ende nuk është mbyllur. Edhe pse zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë kanë sinjalizuar dakordësi për kornizën e marrëveshjes, ajo pritet të kërkojë ende miratime rregullatore nga të dy vendet. Lista e plotë e investitorëve që marrin pjesë në marrëveshje nuk është bërë ende publike.
    Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Trump tha se udhëheqësi kinez Xi Jinping i kishte dhënë miratimin për marrëveshjen dhe se ai ishte i sigurt që ajo do të përfundonte.
    “Pata një bisedë shumë të mirë me Presidentin Xi,” tha Trump, duke iu referuar një telefonate të premten mes tyre. “Folëm për TikTok dhe çështje të tjera, por për TikTok ai na dha dritën jeshile.”
    Pekini nuk e ka konfirmuar publikisht miratimin e Xi-t, dhe as nuk ka dhënë përditësime për ecurinë e marrëveshjes që nga raundi i fundit i bisedimeve tregtare me SHBA-në në Madrid javën e kaluar, ku zyrtarët kinezë thanë se kishin arritur një “konsensus të përgjithshëm për kornizën” e marrëveshjes.
    Urdhri ekzekutiv i së enjtes përcakton se marrëveshja përbën një shitje të kualifikuar sipas ligjit të ri që ose ndalon aplikacionin ose e detyron të shitet, ligj që u miratua me mbështetje të fortë dypartiake vitin e kaluar. Ky ligj, që hyri në fuqi në janar, ndalon TikTok-un në SHBA nëse kompania mëmë, ByteDance, nuk shet rreth 80% të aseteve të saj amerikane te investitorë jo-kinezë. Trump e ka shtyrë disa herë zbatimin e ligjit.
    “Kam përcaktuar që kjo shitje e propozuar do t’u mundësojë miliona amerikanëve që përdorin TikTok çdo ditë të vazhdojnë ta përdorin, duke mbrojtur njëkohësisht sigurinë kombëtare,” thuhet në urdhërin ekzekutiv. Ai gjithashtu shton se marrëveshja për transferimin e kontrollit të aseteve të TikTok në SHBA do të përfshijë edhe platformat e tjera të njohura të ByteDance, si Lemon8 dhe CapCut.
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha të hënën se pritet që Trump ta zgjasë edhe me 120 ditë të tjera pezullimin e zbatimit të ligjit, në mënyrë që të përfundojnë dokumentacionet dhe miratimet rregullatore të marrëveshjes. Së fundmi, Trump e kishte shtyrë afatin deri më 16 dhjetor — që do të thotë se, nëse marrëveshja përfundon, transferimi zyrtar i aseteve të TikTok do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.
    ByteDance gjithashtu pritet të nënshkruajë këtë javë një marrëveshje që përcakton kornizën e marrëveshjes me një ose më shumë nga investitorët e rinj.
    Sipas Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja do t’i kalojë kontrollin mbi operacionet e TikTok në SHBA dhe një kopje të algoritmit, një ndër komponentët më të diskutueshëm, një sipërmarrjeje të përbashkët me bazë në SHBA. Kjo kompani do të përbëhet nga investitorë amerikanë në shumicë — përfshirë Oracle dhe ndoshta firmën e kapitalit privat Silver Lake, CEO-n e Dell-it, Michael Dell, dhe Fox Corp. të Lachlan Murdoch — dhe do të drejtohet nga një bord drejtues me shumicë amerikanë. ByteDance pritet të ruajë një pjesëmarrje jo më të madhe se 20%.
    Oracle do të mbikëqyrë algoritmin e aplikacionit, si dhe çështjet e të dhënave dhe privatësisë, sipas Shtëpisë së Bardhë.
    Pekini ka këmbëngulur që marrëveshja të jetë në përputhje me ligjet dhe rregulloret kineze, të cilat e kanë vendosur algoritmin e TikTok nën kontrolle eksporti. Zyrtarët dhe këshilltarët qeveritarë kinezë kanë sugjeruar se në vend që të shitet algoritmi, ByteDance mund ta licencojë teknologjinë për sipërmarrjen e re amerikane, pasi të marrë miratim për eksport nga qeveria kineze.
    Sipërmarrja e përbashkët me bazë në SHBA pritet të ketë një vlerë rreth 14 miliardë dollarë, tha nënpresidenti JD Vance gjatë nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv të enjten. Asetet e TikTok në SHBA më parë ishin vlerësuar ndërmjet 20 deri në 100 miliardë dollarë, në varësi të përfshirjes së aksesit në algoritëm.
    Megjithatë, mbeten ende shumë pyetje të hapura për marrëveshjen, përfshirë nëse përdoruesit amerikanë do të duhet të shkarkojnë një aplikacion të veçantë të TikTok për SHBA-në pasi marrëveshja të përfundojë. Dhe ndonëse marrëveshja pritet të ruajë aksesin për 170 milionë përdorues amerikanë, disa kanë filluar të shprehin shqetësime për algoritmin e TikTok — i cili përcakton se çfarë shikon çdo përdorues — që do të kontrollohet nga një grup investitorësh ku përfshihen edhe aleatë të Trump-it.
    Ndërsa Trump deklaroi të enjten se do të donte që algoritmi i TikTok të ishte “100% MAGA,” si ai ashtu edhe Vance u përpoqën të zbusin shqetësimet se pronësia e re e aplikacionit do të shtyjë një perspektivë të caktuar politike.
    Kjo marrëveshje pritet të hapë rrugën për takimin e parë ballë për ballë mes Trump dhe Xi që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë. Dy liderët diskutuan për marrëveshjen e TikTok në telefon të premten dhe pritet të takohen muajin e ardhshëm në Samitin e APEC në Korenë e Jugut.

    Top Channel

  • Mesi eviton kthimin te Barça, gati kontrata e re me Inter

    Mesi eviton kthimin te Barça, gati kontrata e re me Inter

    Lionel Mesi është gati të rinovojë kontratën e tij me Inter Majemi, duke e bërë praktikisht qëndrimin e tij në Florida të fundit të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

    Negociatat janë në një fazë të avancuar, me të dyja palët e vendosura për ta përfunduar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur. Është e mundur që marrëveshja e re të përfshijë edhe një rol në klub pasi kampioni i botës me Argjentinën të varë këpucët në ‘gozhdë’.

    Në fund sipas asaj që raporton ESPN, pasi marrëveshja të ratifikohet, ajo do t’i dërgohet Major League Soccer për miratim përfundimtar.

    Vazhdo leximin